Mbi 1,000 makina të djegura në natën e Vitit të Ri, të paktën 500 arrestime

Më shumë se një mijë automjete u dogjën dhe më shumë se 400 persona u arrestuan në Francë gjatë natës së Vitit të Ri, njoftoi Ministria e Brendshme.Në total, “u shoqëruan 505 persona” dhe në 403 raste arrestimet u shndërruan në arrestime dhe paraburgim, shpjegoi ministria franceze, duke iu referuar një nate “më të qetë” se ajo përkatëse në vitin 2025, pasi vuri në dukje se u regjistruan “trazira më të kufizuara urbane”.

Megjithatë, vitin e kaluar, në të gjithë Francën u raportuan 420 arrestime dhe 310 arrestime dhe ndalime paraprake.Numri i automjeteve të djegura u rrit, duke arritur në 1,173 krahasuar me 984 në Ditën e Vitit të Ri 2025, sipas të njëjtit burim.

Megjithatë, autoritetet lokale vunë re “një natë më pak të trazuar në periferi sesa vitin e kaluar dhe trazira më të kufizuara urbane”, këmbënguli ministria, duke iu referuar gjithashtu sulmeve më të pakta dhe më pak serioze “kundër forcave që zbatojnë rendin”.

Oficerët e policisë u shënjestruan nga fishekzjarrët në disa qytete, veçanërisht në Nisë (juglindje), Lion (qendër-lindje), Strasburg (lindje) dhe Rennes (perëndim), tha një burim në shërbim për AFP-në.

Rreth 90,000 policë dhe xhandarë, përfshirë 10,000 në Paris dhe periferitë e tij, ishin mobilizuar që nga 31 dhjetori për festimet. Ky numër mbeti i pandryshuar krahasuar me vitin e kaluar. Sipas zyrës së prokurorit të kryeqytetit francez, 125 persona, të moshës 17 deri në 53 vjeç, u arrestuan dhe u lanë në paraburgim në Paris — 33 për dhunë, 15 për pjesëmarrje në grup në tubime me qëllim dhunën ose shkaktimin e dëmeve materiale, 10 për posedim të substancave psikotrope dhe 8 për përdorim droge.

Nisin reshjet e borës në qarkun e Kukësit/ Temperaturat zbresin deri në –16°C

Kanë nisur reshjet e para të borës në qarkun e Kukësit.Bora ka filluar të bjerë në zonat malore mbi 700 metra mbi nivelin e detit, duke sjellë ulje të mëtejshme të temperaturave. Reshje bore janë shënuar edhe në afërsi të tunelit të Kalimashit, përgjatë Rrugës së Kombit, një aks i rëndësishëm për qarkullimin rrugor. Megjithatë, deri në këto momente, bora nuk ka krijuar shtresa që të pengojnë lëvizjen e automjeteve.
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes, pasi gjatë dy ditëve të fundit Kukësi është përfshirë nga temperatura mjaft të ulëta. Në zonat e thella malore termometri ka zbritur nga minus 3 deri në minus 16 gradë Celsius. Situata po monitorohet nga strukturat përkatëse, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë vëmendje të shtuar, sidomos gjatë orëve të natës dhe mëngjesit herët.

Aksident te Rruga e Kombit, përmbyset një ambulancë

Një aksident ka ndodhur te Rruga e Kombit. Mësohet se autoambulancë është e përmbysur në rrugë.

Gjithashtu raportohet edhe për disa makina të përplasura. Ndërkohë theksohet se rruga është e përfshirë nga akulli.

Benzi përplas mjetin ndërkohë që qarkullonte me shpejtësi

Një aksident ka ndodhur pak më parë në rrethrrotullimin e Plukut në Lushnje. Një mjet tip Benz ka përplasur nga mbrapa një mjet tip Volkswagen.

Kjo ka shkaktuar radhë të gjata të krijuara në autostradë në lëvizjen drejt jugut.

Ambulanca dhe policia e qarkullimit në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit si dhe për të disiplinuar trafikun e rënduar.

Shkak i përplasjes dyshohet shpejtësia e lartë e Mercedesit në afërsi të rrethrrotullimit.

Nga sot hyn në fuqi rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet 

Nga ky fillim viti hyn në fuqi dhe vendimi i qeverisë për rritjen e pensioneve nëpërmjet bonuseve mujore ashtu sic njoftoi më herët edhe kryeministri Edi Rama. Rritja do të jetë e përmuajshme sipas kategorive të ndryshme të pensionistëve. Përfituesit në qytet do të marrin shtese rreth 1.800 lekë në muaj, 800 lekë/muaj për pensionet urbane të pjesshme, 1000 lekë në muaj për pensionet rurale, 700 lekë në muaj për pensionet familjare dhe 600 lekë për pensionet e invaliditetit.Kjo skemë e re e panjohur më parë, synon të përmbushë angazhimin e qeverisë për të çuar pensionin minimal në vend 20 mijë lekë dhe pensionin mesatar në qytet 40 mijë lekë.Por cfarë do të përfitojnë konkretisht një pensionist i cili sot merr 27 mijë lekë në muaj?

Në vitin 2029, ai do të marrë 40 mijë lekë në muaj. Edhe për pensionin e dalë nga kontributet në fshat, një individ që sot merr 11 mijë lekë, pas 4 vitesh ai do të ketë pension mujor 18 mijë lekë.

Sot përfitues në skemë e kontributeve shoqërore janë rreth 730 mijë individë, numri i të cilëve shtohet çdo vit me 15 mijë pensionistë. Nderkohe Ministria e Ekonomisë dhe inovacionit ka lajmëruar se brenda vitit 2026 pritet reformimi I skemes se pensioneve me synim rritjen e qendrueshmerise dhe perfitimit.

Deputetja e PS Fier, Antoneta Dhima, ka vizituar në maternitet bebin e parë që lindi në vitin 2026

Deputetja e Partisë Socialiste për qarkun Fier, Antoneta Dhima, ka vizituar në maternitet bebin e parë që lindi në vitin 2026. Foshnja, një djalë, erdhi në jetë me peshë 3 kg e 400 gram dhe gëzon shëndet të plotë.

Deputetja Dhima u njoh nga afër me nënën e re, Matilda Dautaj, nga Ballshi, duke e uruar për lindjen dhe duke përcjellë urimet për shëndet, mbarësi dhe një të ardhme të ndritur për fëmijën dhe familjen e tij. Vizita u vlerësua si një gjest simbolik dhe njerëzor në nisje të vitit të ri, duke përcjellë mesazhe shprese dhe besimi për brezin e ri

20 persona të lënduar nga fishekzjarret. Një 13-vjeçare u godit nga nje pl*mb qorr

Duket se festimet për disa persona në vend nuk kanë shkuar siç duhet. Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, deri në orën 01:30 në rang vendi janë raportuar 20 shtetas të lënduar, pa rrezik për jetën. 

Sakaq, një tjetër ngjarje, fatmirësisht pa pasoja të rënda, u regjistrua në Vaqarr. Një e mitur 13-vjeçare, ka pësuar gërvishtje në parakrah, dyshohet nga një plumb qorr. 

Nga rastet e lëndimit nga fishekzjarrët, 16 janë shënuar në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Fushë-Arrëz dhe 1 në Korçë.

Aksident ne Gjirokaster – Tepelene, humbin jeten 3 te rinje

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Gjirokastër–Tepelenë, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë humbur jetën tre persona, ndërsa një vajzë 20-vjeçare ka mbijetuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Viktimat janë Klejdi Myftari (24 vjeç), Anxhelo Ruci (28 vjeç) dhe Martin Dulaj (26 vjeç), të cilët ndërruan jetë në vendngjarje për shkak të plagëve të rënda të marra nga përplasja e fortë. Ndërkohë, e reja Arsida Demiri (20 vjeçe) u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e Policisë dhe të emergjencës, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes maksimal në rrugë.