Trump publikon pamjet e Maduros pas kapjes

Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka ndarë një imazh të ri në Truth Social që ai thotë se tregon “Nicolas Maduro në bordin e USS Iwo Jima”.

Kjo është anija që ai më parë i tha Fox News se po sillte udhëheqësin venezuelian në SHBA.

Whatsapp Image 2026 01 03 At 17.32.59

Aksident në rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë, 3 të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar sotëm në rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë, ku janë përplasur dy automjete. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip Mercedes-Benz me targa AA 974 KH dhe një automjet tip Ford (fuoristradë) me targa AB 921 OF.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar tre persona, mes tyre edhe drejtuesi i njërës prej mjeteve. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në urgjencë. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Prokurorja e SHBA: Nicolas Maduro akuzohet në New York për trafik droge dhe armësh

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA, Pam Bondi ka reaguar përmes një postimi në X lidhur me arrestimin e presidentit venezuelian, Nicolas Maduro dhe gruas së tij pas sulmeve në Karakas.

Bondi theksoi se ndaj Maduros janë ngritur disa akuza disa prej të cilave lidhen me drogën të cilën SHBA e cilëson narko-terrorizëm. Sipas saj ata do të përballen me zemërimin e plotë të drejtësisë amerikane.

“Nicolas Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores, janë paditur në Distriktin Jugor të Nju Jorkut. Nicolas Maduro është akuzuar për Konspiracion Narko-Terrorizmi, Konspiracion për Importimin e Kokainës, Posedim të Mitralozit dhe Pajisjeve Shkatërruese, dhe Konspiracion për Posedimin e Mitralozit dhe Pajisjeve Shkatërruese kundër Shteteve të Bashkuara.

Ata së shpejti do të përballen me zemërimin e plotë të drejtësisë amerikane në tokën amerikane në gjykatat amerikane. Në emër të të gjithë Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, do të doja të falënderoja Presidentin Trump që pati guximin të kërkonte llogaridhënie në emër të Popullit Amerikan, dhe një falënderim të madh për ushtrinë tonë të guximshme që kreu misionin e pabesueshëm dhe shumë të suksesshëm për të kapur këta dy trafikantë të dyshuar ndërkombëtarë të drogës”, shkruan ajo.

Njësia sekrete ‘Delta Force’ rrëmbeu Maduron, e njëjta që kapi Saddam Husseinin

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, u kap këtë mëngjes nga anëtarë të Delta Force, njësia kryesore speciale e ushtrisë amerikane. 

Delta Force, një njësi elitare që drejton operacionet speciale të ushtrisë amerikane, ishte gjithashtu përgjegjëse për misionin e vitit 2019, në të cilin u vra ish-udhëheqësi i Shtetit Islamik (ISIS), Abu Bakr al-Baghdadi.

‘Një zhvillim absolutisht i mahnitshëm’ është mënyra se si është përshkruar në orët e fundit në Venezuelë, me ndërhyrjen e ushtrisë amerikane që çoi në kapjen e Presidentit Nicolás Maduro dhe transferimin e tij jashtë vendit. Një zhvillim ‘i krahasueshëm vetëm me operacionin kundër Osama bin Laden dhe kapjen e Saddam Husseinit pothuajse 20 vjet më parë’.

Kështu e përshkroi Nick Paton Walsh, korrespondenti amerikan për sigurinë ndërkombëtare, operacionin e kryer sot nga Shtetet e Bashkuara në Venezuelë.

“Kjo padyshim është ndërhyrja më e ashpër ushtarakegjatë presidencës së Trump deri tani,” shtoi ai. Maduro “është një president që ka marrë ndihmë të konsiderueshme nga Rusia dhe Kina, i rrëmbyer nga kryeqyteti i tij në mes të natës nga ushtria amerikane,” tha ai, duke quajtur ngjarjet e sotme “një moment mahnitës” që “tregon nivelin e lirisë me të cilën Presidenti Trump beson se vepron në nivel global”.

Delta Force është një njësi elitare që specializohet në operacione kundër terrorizmit, shpëtimin e pengjeve, eliminimin e objektivave me vlerë të lartë dhe misione të fshehta të luftës jo konvencionale. E integruar në zinxhirin e komandës së Joint Special Operations Command (JSOC), Delta Force përfaqëson majën e diamantit të operacioneve speciale amerikane, duke ndërhyrë në kontekste globale shumë delikate dhe me rrezik të lartë.

Rikthehet problematika e levizjes në rrugën Elbasan-Librazhd

Rikthehet kaosi në disa segmente të rrugës kombëtare Elbasan–Librazhd deri në zonën e Kthesave të Dragostunjës. Prej orës 13:00, fluksi i shtuar i automjeteve që qarkullojnë në të dyja drejtimet ka krijuar radhë të gjata dhe vonesa të konsiderueshme.

Situata u përkeqësua ndjeshëm gjatë mesditës, për shkak të shtimit të fluksit të automjeteve në qarkullim por edhe për shkakun se disa segmente të rëndësishëm të rrugës, janë pjesë e punimeve që po kryhen për zgjerimin e Korridorit VIII, nga Miraka drejt Urës së Murrashit.

Të gjitha këto segmente prej kohësh dominohen nga gropat dhe janë tejet të rrezikshme për qarkullimin e automjeteve tip autoveturë.

Kjo gjendje detyron drejtuesit e mjeteve të ulin ndjeshëm shpejtësinë, duke sjellë ngadalësim të qarkullimit dhe rrezik për aksidente.

Drejtuesit e automjeteve shprehen të shqetësuar për kushtet e rrugës, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për sistemimin e segmentit problematik, sidomos në një aks me rëndësi të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ndërkohë, policia rrugore ndodhet në terren për menaxhimin e trafikut, ndërsa apelon për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë aks

Rreth 10 mijë emigrantë shqiptarë kanë kaluar pikën kufitare të Kakavijës gjatë orëve të fundit

Rreth 10 mijë emigrantë shqiptarë kanë kaluar pikën kufitare të Kakavijës gjatë orëve të fundit, duke u rikthyer drejt Greqisë pas përfundimit të festave të fundvitit. Fluksi i lartë ka sjellë radhë dhe pritje në kufi, ndërsa autoritetet kanë shtuar sportelet për përpunimin e lëvizjeve.

Ditën e sotme fermerët grekë do të rikthejnë bllokadat në rrugën kombëtara Kakavije-Janinë. Sipas palës greke, prej orës 19:00-22:00 (me orën greke) aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Rritje e re pagash për mjekët dhe infermierët

Bluzat e bardha janë rikthyer sërish në vëmendjen e qeverisë. Gjatë konferencës së fundvitit, kryeministri Edi Rama njoftoi se mjekët dhe infermierët do të përfitojnë rritje page, e cila parashikohet të arrijë deri në 135 euro në muaj, sipas kategorive. Në skemën e re do të përfshihet edhe njohja dhe vlerësimi i vjetërsisë në punë.

Kjo nuk është hera e parë që pagat e personelit shëndetësor rriten. Në vitin 2017, mjekët e urgjencës, reanimacionit dhe shërbimeve të ngjashme përfituan rritje prej 18 mijë lekësh në muaj, ndërsa infermierët dhe teknikët e laboratorëve në urgjencë 12 mijë lekë. Po atë vit, pagat për mjekët në Qendrat Spitalore Universitare u rritën me 6,000–8,000 lekë për mjekun e parë dhe 5,600–7,600 lekë për mjekun e dytë.

Në vitin 2018 u aplikua një tjetër rritje prej 5%. Ndërsa në vitin 2021, në kuadër të mbështetjes për pandeminë Covid-19, pagat e mjekëve dhe infermierëve u rritën me 40%. Si rezultat, paga mesatare bruto e infermierëve u rrit nga 50,890 lekë në 65,700 lekë.

Nga 1 korriku 2022 u aplikua një rritje prej 6%, e ndjekur nga një tjetër rritje prej 7% në vitin 2023. Në vitin 2024, qeveria miratoi një paketë të re, e shoqëruar me riformatim të plotë të skemës së pagave, duke shfuqizuar skemën e vitit 2011.

Këto masa janë prezantuar ndër vite si pjesë e përpjekjeve për forcimin e sistemit shëndetësor dhe mbajtjen e burimeve njerëzore, në një kohë kur Shqipëria përballet me presion të vazhdueshëm mbi stafet, veçanërisht në specialitete dhe shërbime kyçe.

SHBA arreston Maduron, mesazhi i Trump

Arrestohet Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro.
Mesazhi i Presidentit të SHBA Donald Trump:
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, Presidentit Nicolás Maduro, i cili, së bashku me bashkëshorten e tij, është kapur dhe është nxjerrë me avion jashtë vendit. Ky operacion u krye në bashkëpunim me forcat ligjzbatuese të SHBA-së. Detaje të mëtejshme do të pasojnë. Sot, në orën 11:00 paradite, do të ketë një konferencë për shtyp në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!”.