Fier – Hetim për vd*kjen e një 63-vjeçari në spitalin rajonal, dyshohet për neglizhencë mjekësore

Një 39-vjeçar nga Patosi ka kallëzuar në Policinë e Fierit se njerku i tij ka humbur jetën si pasojë e neglizhencës gjatë trajtimit mjekësor në spitalin rajonal.

Sipas njoftimit zyrtar, më datë 30.10.2025, shtetasi A. Y., 39 vjeç, banues në Patos, ka kallëzuar se në Spitalin Rajonal të Fierit ka humbur jetën njerku i tij, shtetasi A. Z., 63 vjeç, për shkak të dyshimeve për neglizhencë në trajtimin mjekësor.

Aktualisht, po punohet për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes së 63-vjeçarit, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme hetimore.

Fier – Arrestohet në flagrancë 41-vjeçari që kanosi me th*ke bashkëshorten

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin J. Ç., 41 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës bashkëshorten e tij, pas një konflikti për motive të dobëta në banesë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës i përdorur gjatë ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Kanosja” në kuadër të dhunës në familje.

Veliaj flet në Kushtetuese: Prita 9 muaj për këto 9 minuta! 

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka nisur mbrojtjen e tij në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkon rikthimin në detyrë. 9 muaj pas arrestimit të tij, Veliaj në daljen e tij të parë publike, po paraqet argumentet kundër vendimit që e ka cilësuar të padrejtë. 

“Shumë e nderuar, dua t’ju falënderoj me respekt të fortë. Kam pritur 9 muaj për këto 9 minuta. Beteja ime vjen është e gjatë.”, tha ai.

Vlorë, 65 vjecari italian ndërron jetë duke bërë palestër

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim, pas vdekjes së një shtetasi italian gjatë ushtrimeve fizike.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më datë 30 tetor 2025, në një palestër në qytetin e Vlorës, ku shtetasi F. C., 65 vjeç, banues në Itali, ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës për ekzaminime mjeko-ligjore, ndërsa Prokuroria ka nisur veprimet procedurale për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Bankers Petroleum: “70% e punonjësve tanë janë me ne prej më shumë se 10 vitesh”

Bankers Petroleum Albania është krenar që është sot një ngapunëdhënësit më të respektuar dhe më të qëndrueshëm në vend. Fakti që rreth 70% e punonjësve tanë janë pjesë e kësajkompanie për më shumë se 10 vjet është një pasqyrim i asaj qëpërfaqëson Bankers, një kompani që vlerëson njerëzit, trajtimine drejtë dhe kushtet e sigurta të punës. Gjatë kohërave të mirapor dhe atyre sfiduese, punonjësit tanë kanë qëndruar pranëkompanisë, dhe kompania gjithmonë ka qëndruar pranë tyre.Kjo qëndrueshmëri e përbashkët është themeli i suksesit tonë.

Ne respektojmë të drejtën e çdo punonjësi për t’u organizuardhe për të shprehur shqetësimet e tyre, por besojmë fuqimishtse ato duhet të bazohen në fakte, vërtetësi dhe respekt tëndërsjellë. Mbi të gjitha, duam të sigurojmë çdo anëtar të ekipittonë se ne qëndrojmë pranë tyre dhe i vlerësojmë ata si asetintonë më të rëndësishëm, forcën lëvizëse për një të ardhmepozitive dhe të qëndrueshme për të gjithë ne.

Bankers Petroleum Albania operon në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar të punës dhe me Marrëveshjen Kolektivetë nënshkruar me sindikatën në dhjetor 2024. Që nga fillimi, kompania ka punuar me transparencë dhe respekt me sindikatën, dhe kjo marrëveshje pasqyron frymën tonë tëbashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

Të gjitha praktikat e punësimit, të kompensimit dhe kushtet e punës rishikohen rregullisht për të siguruar përputhshmëri tëplotë me standardet ligjore dhe të industrisë. Struktura jonë e pagave përmbush dhe tejkalon kërkesën ligjore për punonjësit e naftës dhe gazit, duke siguruar që asnjë punonjës të mospaguhet më pak se 150% të pagës minimale kombëtare. Përveçpagës bazë, punonjësit marrin bonuse, shpërblime të lidhura me performancën dhe mbulim shëndetësor që shkojnë përtejdetyrimeve ligjore. Kompania gjithashtu siguron kompensim tëdrejtë për orët shtesë, turnet e natës, punën në festat zyrtare dhelejet vjetore.

Shëndeti dhe siguria e punonjësve janë thelbësore në gjithçkaqë bëjmë. Bankers Petroleum Albania mban disa nga standardetmë të larta të sigurisë dhe shëndetësore në vend dhe nëindustrinë rajonale të naftës dhe gazit.

Ne operojmë me Shërbim Mjekësor në fushë 24/7. Mjekë tëkualifikuar janë të pranishëm në vendet operative 24 orë nëditë, duke ofruar mbështetje të menjëhershme mjekësore dhemonitorim të vazhdueshëm shëndetësor për të gjithë punonjësit.

Ne garantojmë sigurim shëndetësor gjithëpërfshirës. Çdopunonjës dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë(bashkëshorti/ja dhe fëmijët) përfitojnë nga sigurimi privatmjekësor që përfshin:

Pagesë të plotë të pagës gjatë lejes mjekësore (14 ditë, duke tejkaluar kërkesat ligjore).

Sigurim jete për incidente në vendin e punës dhe jashtë vendittë punës.

Mbulim i plotë për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme duke përfshirë edhe ato malinje, si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj.

Kontrolle mjekësore vjetore në klinika të njohura.

Mbështetje financiare për lindjen e fëmijëve dhe nevoja të tjeramjekësore.

Kultura jonë e sigurisë është ndërtuar mbi parandalimin, vigjilencën dhe përmirësimin e vazhdueshëm.

Të gjithë punonjësit që punojnë në terren janë të pajisur me pajisje mbrojtëse personale (PPE) të çertifikuara që inspektohenrregullisht, zëvendësohen dhe përmirësohen, dhe mendimi ipunonjësve merret parasysh sa herë që kompania shqyrtonpërdorimin e pajisjeve të reja mbrojtëse personale.

Ne zhvillojmë programe të shpeshta trajnimi për sigurinë qëmbulojnë tema thelbësore si:

-Ndërgjegjësimi për sigurinë H₂S.

-Puna në lartësi;

-Hyrja në hapësira të kufizuara dhe përgatitjet para hyrjes.

-Siguria nga zjarri dhe reagimi ndaj emergjencave.

– Ndërgjegjësim për shëndetin dhe sigurinë, si dhe orientimindustrial në vendin e punës për të gjithë punonjësit dhekontraktorët..

Punonjësit kryejnë mbi 2,100 orë trajnimi në vit, dhe ne sigurohemi që çdo personel i nënkontraktorëve të përmbushëgjithashtu standardet tona të rrepta të sigurisë.

Bankers Petroleum Albania zbaton procedura të brendshme tërrepta, duke përfshirë:

Kufijtë e shpejtësisë dhe kontrollet e lëvizjes brenda zonaveoperative.

Sisteme moderne monitorimi me sensorë dhe kamera.

Inspektime të rregullta — mbi 2,400 inspektime të sigurisëteknike të kryera në vit në zona, platforma dhe sistemembrojtjeje nga zjarri. Të gjitha pajisjet e kompanisë janë tëçertifikuara dhe të inspektuara në përputhje me standardetndërkombëtare.

Ne krenohemi shumë me faktin se  21 vite aktivitet, Bankers Petroleum Albania nuk ka regjistruar kurrë njëincident fatal  vendin e punës  punonjësve  sajnjëdëshmi e angazhimit tonë  palëkundur ndaj sigurisë.

Bankers Petroleum Albania është një nga kompanitë e pakta  Shqipëri  ofron shërbime kaq  shumtashëndetësore dhe sigurie për punonjësit dhe familjet e tyre.

Përtej pagave, kompania ofron një sërë përfitimesh qëdemonstrojnë përkushtimin tonë të vazhdueshëm ndajmirëqenies dhe dinjitetit të punonjësve:

Dieta ushqimore prej 13,200 lekësh në muaj, që tejkalonstandardet kombëtare.

Transport për punonjësit në terren dhe dietë mujore fikseudhëtimi për stafin e zyrës.

Ndihmë humanitare dhe emergjente për punonjësit dhe familjete tyre gjatë sëmundjes, fatkeqësive apo humbje të pronës.

Bankers Petroleum Albania riafirmon pozicionin e saj si një ngakompanitë më të pajtueshme, më të ndërgjegjshme përshëndetin dhe më të fokusuara te fuqia punonëtore në vend.

Kultura jonë e fortë e sigurisë, mbulimi gjithëpërfshirësshëndetësor dhe respektimi i rreptë i Kodit të Punës pasqyrojnëangazhimin tonë të vazhdueshëm për të mbrojtur dhembështetur çdo anëtar të familjes Bankers.

Me pranga në duar, mbërrin në Gjykatën Kushtetuese Erion Veliaj

Kryebashkiaku i pezulluar i Tiranës Erion Veliaj ka mbërritur nga paraburgimi i Durrësit në Gjykatën Kushtetuese.

Veliaj doli me pranga nga furgoni i Drejtorisë së Burgjeve, për të hyrë në sallën e Gjykatës Kushtetuese, ku do të ankimojë shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.

Veliaj do të jetë i pranishëm në seancën publike me relatore Sonila Bejtjan ku do të përballet me qeverinë dhe Presidencën për shkarkimin e propozuar.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00.

Për herë të parë, Shqipëria dhe Italia mbledhje të përbashkët mes dy qeverive në Romë

Italia dhe Shqipëria do të mbajnë një mbledhje të përbashkët mes dy vendeve.

Mësohet se mbledhja do të mbahet në muajin nëntor në Romë. 

Në këtë mbledhje, pritet që të nënshkruhen disa marrëveshje partneriteti mes dy vendeve.

Kjo është hera e parë që dy vendet bëjnë një mbledhje të përbashkët. Por po ashtu është hera e parë që Italia nënshkruan marrëveshje me një vend jashtë unionit evropian.

Fier/Pengoi lëvizjen me automjetin që parkoi në mënyrë të parregullt, procedohet penalisht 39-vjeçari.

Bllokohet automjeti.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kontrolleve me objektiv konstatimin e rasteve të parkimeve të gabuara të mjeteve, që bëhen shkak për pengimin e qarkullimit, evidentuan në lagjen “29 Nëntori”, një tjetër rast të tillë.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. H., 39 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. 

Gjithashtu, u bllokua automjeti që drejtonte ky shtetas.

Materialet procedurale për të dyja rastet iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.