Komisionerja Kos reagon pas deklaratave të Berishës ndaj Gonzatos: Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm

Komisionerja e BE për Zgjerimin Marta Kos, ka reaguar në mbrojtje të ambasadorit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato përmes një reagimi në X.

Kos reagoi pas deklaratave të kreut të PD Sali Berisha, i cili iu drejtua hapur Gonzatos në lidhje me ligjin për barazinë gjinore që po diskutohet në Parlament.

Berisha iu drejtua Gonzatos ditën e sotme duke i thënë se “ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tua për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare, dhe i them këtu, edhe në statusin tënd je binar”.

Kos u shpreh në reagimin e saj se barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë një pjesë integrale e ligjit të BE-së dhe njehsimi i tyre është pjesë e integrimit evropian.

Ajo theksoi se ligji nuk është kërkesë personale e ambasadorit Gonzato, ndërsa theksoi se çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm.

Dëshmon ne GJykaten e Posacme mjeku nga Fieri që shkoi të mjekonte Nuredin Dumanin

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e radhës kundër të pandehurve në kuadër të mega procesit “Plumbi i Artë”.

– Advertisement –

Në seancën e sotme ka dëshmuar edhe mjeku që shkoi të ndihmonte bashkëpunëtorin e drejtësisë Nuredin Dumanin në Fier pas atentatit tek Kthesa e Cërrikut.

“Më mori dikush një numër në telefon, me tha ka nevojë një njëri për mjekim në shtëpi, më shoqëroi nje person qe çalonte me tha: çfarë do shohësh këtu s’ke punë me fol jashtë. Në banesë ishte edhe një vajzë, nuk asistova në ndihmë mjekësore por i thashë se duhet të operohej. Kur ika me marrë makinën tek spitali kam parë që më ndiqte një person nga mbrapa. Nuk mendova që ishte ai që flitej në televizor pasi nuk përputhej pamja”, dëshmoi mjeku.

Procesi “Plumbi i Artë”, ka zbardhur dhjetëra ngjarje kriminale pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, Skerdi Tases dhe Henrik Hoxhajt.

Rama: Nisim indeksimin e pagave në shtet. Ja kush preket

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin e mirë për fillimin e indeksimit të pagave të punonjësve në shtet, praktikë që deri tani ndiqej vetëm për pensionistët.

“Fillimi i indeksimi i pagave për sektorin publik, qoftë në nivel qendror dhe vendor. Politikë e re pagash që e kombinuar me rritjen e përgjithshme, i shton gati 100 ml euro që në vitin e parë shumës që mandati i 4 do të vërë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse të të gjithë”, tha ai.

Bujqësia merr 16.5 milionë euro më shumë – Si shpërndahen financimet

Rreth 16.2 miliardë lekë, ose 168 milionë euro, do të shpenzohen për sektorin e bujqësisë gjatë vitit 2026. Sipas draftbuxhetit të qeverisë, fondet për këtë sektor janë rritur me 1.6 miliardë lekë (rreth 16.5 milionë euro) krahasuar me buxhetin fillestar të vitit 2025. Megjithatë, ekspertët e konsiderojnë këtë nivel mbështetjeje ende të ulët për të përballuar nevojat e sektorit në rritjen e prodhimit, cilësisë dhe eksportit.

Si shpërndahen fondet

  • Zhvillimi rural dhe mbështetja e fermerëve përbën zërin më të madh në buxhet, me 7.7 miliardë lekë të dedikuara për subvencione, prodhimin bujqësor e blegtoral, si dhe për sektorin agroindustrial. Krahasuar me vitin e kaluar, ky zë ka një shtesë prej 500 milionë lekësh (rreth 5 milionë euro).
  • Ujitja dhe kullimi do të përfitojnë 3.6 miliardë lekë, me një shtesë prej rreth 7 milionë eurosh. Qeveria synon përmirësimin e infrastrukturës hidrike, e cila konsiderohet vendimtare për produktivitetin bujqësor.
  • Siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit do të financohen me 2.9 miliardë lekë, një shtesë prej 3 milionë eurosh. Ky sektor mbetet sfidues, pasi gjatë vitit 2025 disa ngarkesa të produkteve shqiptare për eksport janë kthyer mbrapsht për shkak të mbetjeve të larta të pesticideve.
  • Peshkimi do të mbështetet me 580 milionë lekë, një rritje e lehtë krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa 819 milionë lekë janë planifikuar për këshillimin e fermerëve dhe informacionin bujqësor, me një shtesë prej 60 milionë lekësh.
  • Menaxhimi i qëndrueshëm i tokës bujqësore do të financohet me 25 milionë lekë.

Lehtësira fiskale për fermerët

Përveç rritjes së fondeve, buxheti i 2026 përfshin edhe një politikë të re fiskale që synon të lehtësojë barrën e fermerëve përmes rishikimit të skemës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë. Sipas draftit, fermerët do të kompensohen me 10% të TVSH-së së paguar për blerjen e mallrave dhe shërbimeve të nevojshme për prodhim. Efekti financiar i kësaj mase vlerësohet në rreth -1.5 miliardë lekë në të ardhurat buxhetore.

Kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut foto me simbolin e shqiponjes

Zohran Mamdan, kryetari i ri i Bashkisë së New York-ut shfaqet me shqiponjë. Janë këto fotografi që po kthehen virale në internet, të shkrepura nga i riu me origjinë shqiptare, Erzen Gashi.

Një 37-vjeçar me origjinë shqiptare – i lindur në Slloveni, i rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me baba nga Kosova dhe nënë nga Mali i Zi – ka treguar për Top Channel për takimin e tij me Zohran Mamdan, të riun mysliman me prejardhje afrikano-indiane që fitoi zgjedhjet në New York, në një garë që është cilësuar historike.

“Fotot e Mamdanit ia kam bërë falë një shoku tim, Dritan Fida, që më thirri për një event me komunitetin shqiptar. Ai donte të dinte më shumë për ne, sepse këtu jemi shumë shqiptarë. Duket njeri i vërtetë, i mirë dhe i ëmbël… kollaj mund të flasësh me të, të bësh shoqëri me të,” – tregon Gashi, që jeton në New York prej tri dekadash.

Sipas tij, fitorja e Mamdan është pritur me shumë entuziazëm nga komuniteti shqiptar.

“Fola pak me të. I tregova që jam mysliman dhe emigrant. Shqiptarët këtu janë për të, kanë besim. Ka kohë që nuk ka pasur një atmosferë kaq të mirë. Jetoj prej 30 vitesh në këtë qytet dhe e kam parë duke u bërë më i vështirë, me çmime e shpenzime të larta… Tash emigrantët kanë frikë në gjithë Amerikën, dhe besojmë se ai do të na mbrojë,” – shprehet Gashi.

Fotografia me shqiponjën shqiptare, sipas tij, është kthyer në simbol të shpresës dhe bashkimit. Edhe pse ka studiuar për sektorin shëndetësor dhe punon në një spital, pasioni i tij mbetet fotografia.

“Ja kam dërguar fotot që i bëra atë ditë dhe i kam thënë: nëse keni nevojë prapë, kisha pasur shumë qejf të bashkëpunoja. Më shumë dua fotot dhe videot sesa punën që bëj,” – përfundon ai me buzëqeshje.

Balluku: Shqipëria drejt lidhjes direkte me Italinë përmes një linje nënujore energjie

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ishte këtë të enjte në nënstacionin “Tirana 2”, ku është investuar për rritjen e kapaciteteve transmetuese, të cilat garantojnë përmirësim të furnizimit me energji për rajonin e Durrësit dhe të gjithë zonën Jugperëndimore.Jemi në një nivel të kënaqshëm sa i përket humbjeve. Por unë e them gjithmonë në të gjitha takimet ndërkombëtare që kemi që padyshim, pjesa e operatori të transmetimit është pjesa më e rëndësishme që ka sistemi energjetik i një vendi, pasi është edhe ajo që na lidh me rajonin e fqinjët”, tha ndër të tjera zv.kryeministrja Balluku.

Ajo gjithashtu shtoi: “Duhet thënë që volumet e energjisë elektrike janë rritur shumë në të gjithë rajonit, sidomos gjatë periudhës së verës, duke qenë së Shqipëria është një vend që numri i vizitorëve i shtohet numrit të banorëve duke e rritur me disa fish atë, edhe kërkesën për energji. Dhe gjithë transmetimi që ndodh nga Greqia në Shqipëri dhe anasjelltas, apo edhe linja e Malit të Zi që përdoret për eksportet në Itali janë gjithmonë të ngarkuara. Kjo është arsyeja pse Republika e Shqipërisë, prej kohësh përmes ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë është ulur në tryezën e negociatave me ministrinë italiane për të diskutuar për ndërtimin e linjës nënujore që do të lidhë Shqipërinë direkt me brigjet italiane”.

Përvetësoi 20 milionë lekë nëpërmjet mashtrimit,masë arresti për avokatin për 3 vepra penale

Gavel And Scales Of Justice On Desk In Law Office

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë kërkoi arrestimin e shtetasit D.M. me profesion Avokat pranë Dhomës së Avokatisë, për veprat penale 

“Mashtrimi me pasoja të rënda”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale parashikuar nga neni 143, pg.3, 186 dhe 287 i Kodit Penal. 

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1340, datë 24.11.2024, mbi bazën e kallëzimit me shkrim të shtetasit S.S dhe B.E. dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dhe provave të administruara në kuadër të këtij procedimi penal, rezultoi se ekziston dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova se shtetasi D.M ka përvetësuar pasurinë e viktimave të veprës penale S.S dhe B. E, në vlerën 19.200.000 lekë (të reja) dukepërdorur gënjeshtrën dhe shpërdoruar besimin e viktimave, me qëllim për të përfituar padrejtësisht vlerat monetare dhe duke konsumuar elementët e veprës penale “Mashtrimi me pasoja të rënda dhe më shumë se një herë”, parashikuar nga neni 143, pg.2 dhe pg.3 i K.Penal. 

Gjithashtu duke marrë në konsideratë lëvizjet e kryera në llogarinë bankare ku menjëherë pas kalimit të shumës së parave në llogari bankare nga përmbaruesi, personi nën hetim ka kaluar një pjesë te konsiderueshme të tyre (2.000.000 lekë) në llogarinë e shtetasit E.A  me përshkrimin këst për blerje apartamenti ka të dhëna të mjaftueshme për të dyshuar se personi nën hetim ka konsumuar edhe elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 287 i K.Penal.

Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë me datë 04.11.2025 i ështe drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë me kërkesë për caktimin e masës sësigurimit personal “arrest në burg” per shtetasin D.M.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë me vendimin nr. 561, datë 05.11.2025 ka caktuar masen e sigurimit “arrest ne shtepi” parashikuar nga neni 237 i K.Proc.Penale, mase e cila është ekzekutuar datë 06.11.2025.

Përfundon mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli

Përfundon mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli.

Të pranishëm ishin deputetë të Qarkut të Tiranës, por edhe ekipi që u përcaktua nga PS për të qenë pjesë e fushatës për zonjën Manastirliu si kandidate për Bashkinë e Tiranës.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ndryshoi dinamikën dhe rrjedhjen e ngjarjeve sa i përket fatit të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës dhe pikërisht mbledhja vjen fiks pas disa ditësh pasi gjykata vendosi të rikthejë në detyrë Erion Veliajn dhe rrjedhimisht për të mos patur zgjedhje, të paktën për momentin për Bashkinë e Tiranës.