Berisha: Protesta më 24 janar më e fuqishmja që ka parë Tirana

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mblodhi të enjten grupin parlamentar ku bëri thirrje për nisjen e betejës pa kthim për largimin sa më parë të Edi Ramës nga pushteti.

Sipas Berishës, shqiptarët dhe gjithë bota presin nga PD që ta nxjerrë vendin nga kjo krizë e paprecedentë, ndërsa theksoi se opozita nuk do t’i zhgënjejë duke nisur nga protesta e 24 janarit, që siç tha do të jetë më e madhja ndonjëherë.

“Do ngremë në këmbë çdo shqiptar deri në largimin e tij, çdo ditë që kalon është ditë që nuk ka legjitimitet për të, një njëri që shndërron zgjedhjet në farsë, që vjedh qytetarët, që shkel ligjin, duhet me çdo kusht të bëhet përgjegjës para ligjit. Të shkojë kur të dojë, vrimë miu nuk do gjejë në rast se vazhdon të bllokojë Kushtetutën dhe ligjin, është apel për dinjitetin e çdo shqiptari.
Asnjë kryeministër nuk ka guxuar të veprojë në këtë mënyrë. PD nuk vjen në pushtet me zor kurrë por do hapë rrugën për zgjedhje të ndershme. Qytetarët presin nga opozita dhe ne nuk do i zhgënjejmë. Kemi caktuar një datë proteste të fuqishme, më të fuqishmen që ka parë ndonjëherë Tirana, por jemi të betuar deri në largimin e këtij pushteti”, tha Berisha.

Zbardhen emrat e të burgosurve që u transferuan në IEVP Peqin dhe Fier

Jan zbuluar emrat e të burgosurve të transferuar në IEVP të sigurisë së lartë Peqin dhe Fier, operacion i ndërmarrë ditën e djeshme pas arratisjes së Altin Ndocit. 

Bëhet fjalë për:
1- Agim Gjini – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
2- Lulëzim Selimi – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
3- Algert Rrapi – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
4- Enea Kume (vellai i deputetit te PS Loer Kume ) – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
5- Elvis Ndreca – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
6- Dhimiter Nina – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
7- Endri Seiti – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
8- Aldi Zonja – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
9- Erind Lasku – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
10- Artur Hoxhosmani – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
11- Artion Çaushllari alias Gjika – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
12- Armando Ndreca – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
13- Armand Marvataj – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
14- Astrit Avdyli alisa Balliu- Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
15- Samuel Alfonso Moreno Serrano ( shtetas nga venezuela ) – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
16- Braniol Liço alias Ago – Nga IEVP Durres në IEVP Fier
17- Orges Molla – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
18- Dorian Beu – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
19- Lulzim Berisha – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
20- Emirjan Beu – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
21 – Juxhin Koka – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
22- Enkeli Kërtalli – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
23 – Jose Ramos Zacarias Rodrigues Vasques ( shtetas nga venezuela ) Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
24- Skënder Sufaj – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
25- Gëzim Thartori – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
26- Ismail Zeneli – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
27- Geis Sejfullai – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
28- Klajdi Merkaj – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
29- Ervin Zeqiri – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
30- Klevis Hoxhosmani – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
31- Morel Kërtalli – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
32- Maksim Ndoci – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
33- Saimir Bilaçaj- Nga IEVP Durres ne IEVP Fier

Vendimi i SHBA për vizat, Spiropali: Nuk janë bllokuar lëvizjet dhe udhëtimet për shqiptarët

Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali reagoi lidhur me vendimin e DASH për bllokimin e vizave për 75 vende, përfshirë Shqipërinë.

Sipas Spiropalit, SHBA nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e  shqiptarëve, por ka ndryshuar politika e imigracionit për lejet e qëndrimit.

Ajo akuzoi opozitën se po mundohet të nxijë Shqipërinë, ndërkohë që vendi ynë siç tha “sot respektohet e çmohet kudo dhe është më aktiv se kurrë”.

“Ndërkohë që Shqipëria sot respektohet e çmohet kudo dhe është më aktive se kurrë, disa të udhëhumbur në Tiranë kanë vënë kujën se SHBA-të, sipas tyre, kanë ngrirë dhe bllokuar vizat për shqiptarët.

Fabula e tyre e çartur shkon aq larg, sa deklarojnë se partnerët tanë historikë dhe strategjikë, e kanë futur Shqipërinë në listën e zezë. E paimagjinueshme!

Në fakt, të dyja këto, janë fund e krye trillime politike. E vërteta është se vendimi i fundit i SHBA-ve nuk ka bllokuar lëvizjen dhe udhëtimin e qytetarëve shqiptarë drejt SHBA-ve. Kurrsesi! Nuk janë bllokuar as vizat për qëllime turistike, studentët, biznesi, vizita te familjarët apo evente të lidhura me punën.

Askush nuk ndalohet të udhëtojë dhe të vizitojë si turist, student, qytetar apo edhe zyrtar, por rregullat e Qëndrimit në SHBA do të ndryshojnë në linjë me politikën e tyre të imigracionit.

Pra nuk bëhet fjalë për një vendim që targeton Shqipërinë, por për një rishqyrtim lidhur me procesimin e vizave për qëllime imigrimi në SHBA për 75 vende, përfshirë 5 vende të Ballkanit Perëndimor. 

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se do të pezullohet përpunimi i vizave të imigracionit deri në rishikim zyrtar, dhe ky vendim vjen si pjesë e masave të administratës amerikane për të kufizuar abuzimet me avantazhet që ofron sistemi amerikan i migracionit.

Pra shkurt dhe thjesht, vendimi nuk ka të bëjë asgjëkundi me fabrikime nga më të çuditshmet për nongrata imagjinare mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.

Përtej gjithë kësaj tymnaje, një e vërtetë e madhe është e qartë si drita e diellit: Shqipëria ka qenë dhe mbetet aleati dhe partneri strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vend mik me të cilin na bashkon një rrugë e gjatë dhe e pandashme vlerash dhe qëllimesh.

Fermerët grekë sërish në protestë, Policia Kufitare: Ja kur bllokohet aksi Kakavijë-Janinë

Sërish protestë nga fermerët grekë, duke sjellë kështu paralizime dhe në akset rrugore që lidhin Shqipërinë me Greqinë. 

Përmes një njoftimi, Policia Kufitare e Kakavijës sqaron se nga ora 12:30 me orën greke do të bllokohet aksi Kakavijë-Janinë. 

“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 12:30 (me orën greke) deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.”, sqaron policia.

Shtohen masat pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i të dënuarve drejt burgut të Fierit

Pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndocit nga spitali, autoritetet kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për forcimin e sigurisë në sistemin penitenciar. Si pjesë e këtyre masave, ka nisur transferimi i personave me rrezikshmëri të lartë nga institucionet e vuajtjes së dënimit në Durrës drejt burgut të Fierit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se lëvizja e të dënuarve po kryhet nën masa të rrepta sigurie, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të ngjashme dhe rritjen e kontrollit mbi personat me precedentë të rëndë penalë. Burgu i Fierit konsiderohet një strukturë me kapacitete më të përshtatshme sigurie për këtë kategori të dënuarish.

Operacioni “Gjurmimi” në Fier/ Arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik dr*ge

DVP Fier/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, operacioni i koduar “Gjurmimi”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.

Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Fier dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 23-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga bashkëpunimi me partnerët italianë, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Gjurmimi”, si rezultat i të cilit u kap në qytetin e Fierit dhe u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi:

-E. F., 23 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Riminit, Itali, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi, në Itali.

Arratisja e Altin Ndocit, Ministria e Drejtësisë shkarkon drejtorin e burgut të Durrësit

Ministria e Drejtësisë shkarkon drejtorin e burgut të Durrësit, Indrit Cerloj. Vendimi vjen pas arratisjes spektakolare nga Spitali i Durrësit të paraburgosurit Altin Ndoci, një prej emrave më kontroversë të botës së krimit.

Mesohet se katër zyrtarë të burgut janë vënë në pranga.
Në mesin e të arrestuarve janë zv.shefi i policisë së burgut, Dezdemon Pazaj, punonjës i Policisë së Burgjeve, dhe kryeinfermieri Aulon Quku.

Ata akuzohen për shkelje të rënda të detyrës gjatë shoqërimit të Ndocit për vizitën mjekësore, duke mos informuar as drejtorin e burgjeve dhe as policinë e shtetit për itinerarin e planifikuar.

Nga hetimet e para rezulton se më 13 janar 2026, Altin Ndoci ka kryer konsultë mjekësore me mjekun e institucionit të vuajtjes së dënimit, i cili rekomandoi vizitë te mjeku kirurg në Spitalin Rajonal Durrës. I paraburgosuri është shoqëruar sipas itinerarit të përcaktuar: IEVP Durrës – Spital Rajonal Durrës – kthim në IEVP.
Gjatë trajtimit mjekësor në pavionin infektiv, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Punonjësit e policisë e kanë shoqëruar, por ai ka kundërshtuar dhe i ka goditur, duke arritur të arratiset.Pas ngjarjes, drejtori dhe i gjithë zinxhiri drejtues i institucionit të paraburgimit janë pezulluar nga detyra.

Prokuroria po heton nëse Ndoci ka pasur bashkëpunëtorë brenda burgut për të realizuar arratisjen, si dhe arsyet pse një personazh me rrezikshmëri të lartë shoqërore u vendos në një institucion paraburgimi me siguri të ulët.
Altin Ndoci ishte transferuar në Durrës në vitin 2020 dhe ndodhej në gjykim në dosjen “Plumbi i Artë” për vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Urucit, si dhe për vrasje për llogari të organizatës kriminale të drejtuar nga Franc dhe Hajdar Copja. Dëshmitë e ish-drejtorëve të burgjeve pritet të merren gjatë hetimeve për të sqaruar përgjegjësitë në këtë arratisje.

Policia Fier: Arrest për dr*gë në Patos, një i shpallur në kërkim për mashtrim dhe disa procedime penale

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan shtetasin M. M., 32 vjeç, banues në Patos, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, me një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin A. Y., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash një 46-vjeçareje, nëpërmjet mashtrimit.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-D. F., banues në fshatin Bishan, Fier, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte një shtetas;
-K. Ç., 31 vjeç, dhe K. H., 28 vjeç, të dy banues në Fier, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushte një 39-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit L. M., 52 vjeç, dhe P. D., 51 vjeç, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Gjatë konfliktit, shtetasi L. M. ka kanosur me sëpatë, shtetasin P. D., ndërsa ky i fundit i ka dëmtuar shtetasit L. M., mjetin bujqësor (zetor).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Lushnjë/Dje, në fshatin Ardenicë, shtetasi A. B., 64 vjeç, duke punuar tokën, me mjet bujqësor, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. Ai po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Fier/Rreth orës 09:00, në fshatin Levan, shtetasi P. M., 45 vjeç, ka humbur jetën, dyshohet për shkak të arrestit kardiak.