Qarkullonte i armatosur, i riu tenton t’i arratiset policisë, por më pas vihet në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lokalizimi”.

Operacioni, nga Policia e Kurbinit, me mbështetje të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Qarkullonte i armatosur dhe tentoni t’iu largohej shërbimeve të Policisë, pas ndjekjes dhe ndërhyrjes profesionale, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari i kërkuar për krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje.

Në momentin e kapjes, Policia i gjeti 19-vjeçarit, një armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë Shkodër (FKS), në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas i kërkuar qarkullonte në qytetin e Mamurrasit dhe dyshohej se ishte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operaconin policor të koduar “Lokalizimi”.

Shtetasi në kërkim, sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi.

Falë ndjekjes dhe ndërhyrjes profesionale, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin P. N., 19 vjeç, banues në Mamurras.

Në momentin e kapjes së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën në automjetin e tij, 1 armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak, që i posedonte 19-vjeçari.

Shtetasi P. N. ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Më datë 25.03.2023, në Kurbin, shtetasi P. N. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të baneses së shtetasve K. N dhe E. N.

Në vijim të veprimeve procedurale janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit, municioni luftarak, automjeti me të cilin lëvizte ky shtetas dhe një celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Reagon Balla per protesten e kultivuesve te luleshtrydhes ne Kafaraj e Frakull

Drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla , ne nje deklarate per mediat ka reaguar ne lidhje me protesten e sotme te fermereve te luleshtrydhes ne Kafaraj duke iu bashkuar shqetesimit te tyre. Balla ka shpjeguar se kjo situate ka ardhur si shkak i deziformimit te disa mediave e portaleve te vendeve fqinje per te prishur imazhin e cilesise se produkteve shqiptare teksa u ka bere thirrje kultivuesve qe ne kete periudhe te shmangin perdorimin e pesticideve per te patur prodhim teresisht bio.

Nderkohe Balla ka injoruar deklaratat e kreut te PL – se Ilir Meta , persa i perket procesit te anetaresimeve te reja ne Partine Socialiste qe i ka kinsideruar si “ nje milione pemet e pyllit orbital ne Tirane, ku ka thene se pergjigjen do ta marre ne rezultatet e zgjedhjeve te 2025- es.

Balla gjithashtu ka hedhur poshte dhe deklaratat e kreut te demokrateve greke Loverdhos i cili pas vizites se Bejlerit ne burgun e Fierit u shpreh se ne Shqiperi nuk ekziston ligji dhe se vendi yne nuk ka asnje shans per tu pjese e Bashkimit Europian. “ Eshte nje keqardhje e madhe politizimi deri ne kete nivel i procesit gjyqesor dhe ju e dini fare mire qe ne nuk i komentojme ne asnje rast vendimet e gjyqesorit pasi drejtesia e re kerkon mbeshtetje dhe do ua japim gjithmone” ka thene nder te tjera Balla.
Keto deklarata Ministri Brendeshem dhe drejtuesi politik i PS Qarkut Fier Taulant Balla i ka bere pas ceremonise se rivitalizimit te bustit te ish futbollistit te Apolonise dhe Kombetares Kujtim Majaci

Hapi zjarr ndaj policisë greke, arrestohet shqiptari i rrezikshëm

Policia greke ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, i cili dyshohet se në 8 shkurt ka hapur zjarr ndaj efektivë të skuadrës “DIAS” të policisë greke. Ngjarja atëherë ndodhi në rrugën Paiania-Makropoulo, ku policia tentoi të ndalonte një automjet por drejtuesi nuk i’u bind urdhrit duke hapur zjarr. Policia u kundërpërgjigj me të shtëna por nga përplasja nuk pati dëme në njerëz.

Ngjarja në fakt lidhej me tentativën e vjedhjes së kompanisë “ALYKON” në të njëjtën ditë, kompani e cila ishte tentuar të vidhej edhe në 13 janar. Pas ngjarjes së 8 shkurtit, pranë kompanisë polica gjeti automjetin e shtetasit shqiptar S. Sinaj, 20 vjec dhe brenda tij patentën e babait të tij, shtetasit Andon Sinaj, 51 vjec nga Vlora. Pikërisht tek këta shtetas u ngritën dyshimet dhe u zhvilluan hetime.

Pas analizimit të pamjeve filmike, dëshmive dhe hetimeve të tjera të zhvilluara këtë periudhë, u arrit të identifikohej si autor i tentativës së vrasjes së efektivëve të policisë, vjedhjes dhe tentativës së vjedhjes pikërisht 51 vjecari Andon Sinaj. Të enjten policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij dhe në një servis makinash që ka në pronësi në Paiania të Athinës. Gjatë kontrollit të servisit u gjetën 4 kamera që filmonin një rrugë publike, një shkop dhe një xhaketë që rezulton se e kishte veshur gjatë ngjarjes. Në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 5.5 gram marijuanë dhe një kapuc që rezulton se e ka veshur gjatë përplasjes me policinë. Gjithashtu rezulton se në momentin e arrestimit ai mbante veshur rrobat që kishte edhe gjatë përplasjes me policinë.

Andon Sinaj sipas policisë greke konsiderohet me rrezikshmëri, pasi jo vetëm ka hapur zjarr me pistoletë ndaj policisë, por në të shkuarën ka qëlluar më armë edhe ndaj një personi tjetër pa arritur ta dëmtojë ndërkohë që rezulton i dënuar më parë me 12 vjet burg për cështje droge. Pas daljes nga burgu ishte urdhëruar deportimi i tij, por rezulton se ai vazhdonte të qëndronte në Greqi pa dokumentacionin e nevojshëm.

Gjatë marrjes në pyetje ai nuk i ka pranuar ngjarjet në kompaninë “ALYKON” dhe përplasjen me armë me policinë greke.

Karnavalet në Greqi, dy të rinjë shqiptarë plagosin 25-vjeçarin

Një sherr brutal është regjistruar në Rodos të Greqisë. Pas konfliktit verbal, të rinjtë kanë përshkallëzuar sherrin në përdorimin e thikave. Si pasojë e ngjarjes është plagosur një 25-vjeçar. Autorët janë dy të rinj me origjinë nga Shqipëria.

Në fillim ka pasur një sherr verbal mes 25-vjeçarit dhe një 17-vjeçari shqiptar, por më pas situata ka agravuar në plagosje. Si pasojë e sherrit festimet për karnavalet u ndërprenë. I plagosuri nuk është identifikuar ende për mediat greke.Dy shqiptarët ende të paidentifikuar janë vënë në pranga, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për të zbardhur shkaqet e konfliktit.

Rajmonda Balili reagon ndaj vendimit te SPAK: Nuk jam dakord me pezullimin nga detyra

Ish-kryebashkiakja e Patosit ka përfunduar në dyert e SPAK. Rajmonda Balili është nën akuzën për abuzimin me tenderat në kohën kur ishte kryebashkiake e Patosit.

Balili ka bërë një deklaratë për mediat, ku është shprehur se nuk është dakord me pezullimin nga detyra, teksa u shpreh se ka ardhur vetë të njihet me hetimet.

Rajmonda Balili: Nuk kam qenë në shqipëri kur është dhënë masa. Kam ardhur vetë të njihem me hetimet. Jam marrë në pyetje më parë. Nuk mund ta them nr sa tendera ka marrë pjesë “Genti 001” dhe ç’problem ka. Ato kanë qenë baza materiale. Do t’i përgjigjem drejtësisë patjetër, nuk jam dakord me pezullimin nga detyra”

Ajo është pezulluar nga detyra si prefekte e qarkut Fier me vendim të GJKKO. Gjithashtu Balili akuzohet edhe për favorizim të një kompanie në dy raste. Ish-kryebashkiakja a bashkëpunuar me 6 zyrtarë të bashkisë gjatë kohës që ajo e drejtonte.

Ish-kryebashkiakja e Patosit paraqitet në SPAK

Ish-kryebashkiakja e Patosit Rajmonda Balili është paraqitur në SPAK, pasi mungoi në seancën e rivlerësimit të sigurisë.

Mësohet se Balili nuk mori pjesë në seancën e rivlerësimit të masave të sigurisë, pasi ndodhej jashtë vendit. Balili ka masën e ‘pezullimit nga detyra’ për veprën penale ‘shkelje e barazisë në tendera’.

Gazetari Ermal Vija në një raportim të drejtpërdrejtë për ABC News tha se “Bëhet fjalë për dy tendera kur mbante detyrën e kryetares së bashkisë së patosit sipas prokurorisë Balili kanë favorizuar një kompani për marrjen e  dy tenderave. Nga ana tjetër Balili është shprehur se nuk ka bërë favorizim dhe se gjithçka do ia lejë në dorë drejtësisë. Përveç Balilit janë të dyshuar dhe disa anëtarë apo inxhinierë në bashkinë e Patosit.”

Kush nuk justifikon vlerën e automjetit që zotëron, do të hetohet/ Nga 2025, pasuritë e shqiptarëve futen në ‘sitë’!

Nga viti i ardhshëm, kush ka një makinë luksoze do të duhet të justifikojë burimin e parave që ka blerë mjetin. Për të vërtetuar se paratë me të cilat është blerë automjeti nuk janë përftuar nga aktivitete të paligjshme, do të krahasohet vlera e makinës me të ardhurat personale që zotëruesi i saj ka pasur gjatë këtij viti.

Ky ballafaqim pasurie nis me personat që kanë detyrim plotësimin e DIVA-s, ku referuar të dhënave zyrtare këtë vit duhet të dorëzojnë këtë deklaratë afro 106 mijë qytetar, nga të cilët 75 mijë kanë të ardhura mbi 2 milionë lekë.

Por ky është vetëm hapi i parë pasi do të ketë edhe ballafaqime të të ardhurave me pasuri të tjera që kanë qytetarët të cilët pas një analize të tatimeve do të vlerësohen me risk, pra për të cilët ka dyshime që të ardhurat e fituara janë më të larta se ato të deklaruara.

Brenda këtij viti parashikohet të ngrihet sistemi i hetimit pasuror që do të batohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bashkë me atë të Transportit Rrugor. Në rastet kur do të gjendet se vlera e automjetit nuk justifikohet, zotëruesi do të çohet për hetim.

Në përpjekje për të luftuar informalitetin dhe pastrimin e parave, brenda vitit 2026 pritet të ngrihet edhe Regjistri i Pasurive të Tatimpaguesve./A2

Investimi 1 miliard dollarë i dhëndrit të Trump në Sazan, Rama reagon për herë të parë

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për herë të parë edhe mbi projektin e paraqitur nga dhëndri i ish-Presidentit Trump lidhur me investimin e rreth 1 miliardë dollarë në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec.

Teksa i drejtohej asamblesë socialiste, ai tha se ishulli ku do të investojë një nga firmat më prestigjoze të hotelerisë në botë, kthehet në një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe.
Edi Rama: Këto ditë Jared Kushner, një sipërmarrës i madh amerikan dhe dhëndri i ish-Presidentit Trump shpalli publikisht ambicien për të investuar në dy sipërmarrje të mëdha në Shqipëri. Po ata që deri dje na tregonin Malin e Zi dhe Maqedoninë si shembuj të paarritshëm për zhvillimet në turizëm dhe investimet e huaja direkte, sot flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit nga kthimi në një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe. Delirojnë për rrezikun e shkatërrimit të një parku kombëtar imagjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur nuk ka qenë kurrë përveçse nga ushtarët e Enver Hoxhës që prisnin me dylbi zbarkimin e flotës së shtatë amerikane në Shqipëri dhe zbulojnë pastaj me rregull treshi se si doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura. Hija e ish-Presidentit amerikan dhe frika provinciale në fakt nga zemërimi i tij, ju kujtohet si thoshin atëherë për mua kur u zgjodh, po ja ku jam këtu sot, i pengon ata më gojështhururit që t’i bashkëngjiten këtyre zërave dhe të shohin rrufetë e akuzave dhe të shpifjeve në këtë rast, për mua djalin e paudhë që doli nga thesi i parave të Soros që kam hyrë në një mega aferë korruptive për djalin për shpirt të armikut më të betuar të Soros.

E vërteta që ka rëndësi në këtë mes nuk është se sa pa lidhje janë këto alarme për rrezikun që i kanoset natyrës shqiptare nga ndryshimet e ligjit të zonave të mbrojtura apo nga zbarkimi në Sazan i firmës më prestigjoze të hotelerisë në botë, e cila ka ndërtuar një dyzinë strukturash në zonat përrallore të UNESCO-s, në Azi dhe Lindjen e Mesme. E vërteta që ka rëndësi në këtë mes është që Shqipëria kampione e turizmit në rajon në 2030 nuk është një slogan për të ushqyer iluzionin e një të nesërme të ndritur, por një projekt gjeopolitik dhe ekonomik që po formësohet me plane dhe masa konkrete që krijojnë hapësirën e mundur për këtë zhvillim historik.