Rreth 6 mijë shqiptarë të përgjuar- SPAK dhe prokuroritë publikojnë raportet

Gjatë vitit 2023 Prokuroria e Posaçme dhe Prokuroritë e rretheve kanë përgjuar 5827 shtetas shqiptarë duke i ndarë në dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kështu hetuesit specialë gjatë vitit që lamë pas për veprën penale të korrupsionit kanë përgjuar 1436 persona, e ndërsa për krim të organizuar 1899 shtetas.

SPAK në raport thotë se metodën e përgjimit e ka përdorur në 186 procedime penale më shumë se një vit më parë.

Ndërsa për krimin e organizuar hetuesit kanë përgjuar 1899 persona në 53 procedime penale.

Edhe prokuroritë e rretheve janë angazhuar edhe në sektorin e përgjimeve. 2675 pajisje fundore në përdorim që u përkasin 2492 subjekteve janë vënë nën monitorim. Në total janë ekzekutuar 1121 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata dhe 456 urdhra/autorizime të prokurorit.

Zgjedhjet vendorë të vitit 2023 nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe nga SPAK dhe prokuroritë e rretheve të cilët kanë hetuar persona të cilët dyshohen se kanë kryer krime zgjedhore.

Në SPAK janë denoncuar 53 raste.

Në vlerësimin e kësaj prokurorie, në 10 prej tyre është vendosur mos fillim procedimi.

Në lidhje me 3 materiale dhe informacione, SPAK ka vendosur mos pranim të akteve dhe ridërgim materiali në Prokurorinë e Përgjithshme.

Po ashtu 4 prej tyre është dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve e ndërsa për 36 prej tyre është vendosur mos fillimi për shkak se nuk janë përfituar element të veprave penale.

Ndërkohë në prokuroritë e rretheve janë regjistruar 25 procedime penale me 19 të pandehur. Janë dërguar për gjykim 14 persona dhe janë dënuar 2 të shtetas.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se peshën më të madhe të procedimeve të regjistruara e përbën vepra penale e “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, për të cilën janë regjistruar 8 procedime penale dhe 6 të pandehur.

Për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” janë regjistruar 5 procedime penale dhe 10 të pandehur.Nga verifikimet rezulton se për Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje janë regjistruar 4 procedime penale dhe është dënuar 1 person.

Dhunoi motrën dhe tentoi ta përdhunonte, arrestohet i riu

Vijon zbatimi i masave të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe goditjen e çdo paligjshmërie.

Shkodër-Dhunoi motrën e tij dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të, në banesë, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari.

Vau i Dejës – Vihet në pranga një 23-vjeçar pasi ka goditur me sende të forta një 24-vjeçar dhe i ka thyer xhamin e automjetit.

Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shkodër kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Q., 24 vjeç, pasi ka dhunuar motrën e tijë, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.

Gjithashtu, në zbatim të planit të masave në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan shtetasin A. D., 23 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë një 24-vjeçar dhe ka thyer xhamin e automjetit të tij. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”. për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Vrau një taksist dhe plagosi disa të tjerë, ekstradohet në Shqipëri Ervin Shahini

Ervin Shahini i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe plagosje është ekstraduar në Shqipëri nga Koreja e Jugut.

50-vjeçari Ervin Shahini alias Spartak Lazaj, 50 vjeç, banues në Tiranë ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Shahini në kohë të ndryshme të vitit 1995, duke përdorur thika, ka vrarë dhe plagosur disa persona që punonin si taksistë.

Pasi i faturonte si taksi, për të shkuar në destinacionet e kërkuara, ky shtetas i godiste drejtuesit e automjeteve, me thikë, iu merrte automjetet dhe largohej nga vendi i ngjarjes.

-Më datë 15 maj 1995, në bashkëpunim me shtetasit A. M. dhe N. K., plagosi me thikë shtetasit P. B. dhe A. A.

-Më datë 10 korrik 1995, plagosi me thikë shtetasin S. H.

-Më datë 27 tetor 1995, vrau shtetasin Xh. A.

-Më datë 27 tetor 1995, plagosi me thikë shtetasin I. I.

Gjatë trazirave të muajit mars të vitit 1997, Ervin Shahini është arratisur dhe është larguar në mënyrë të kundërligjshme, jashtë Shqipërisë.

Drejtoria e Interpolit, që prej vitit 2015, ka shkëmbyer korrespondenca të shumëfishta me zyrat homologe dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese, me qëllim lokalizimin dhe më pas arrestimin provizor të këtij shtetasi, për ta ekstraduar në vendin tonë.

Së fundi, është siguruar informacion se ky person strehohej në Republikën e Koresë. Nga informacionet dhe verifikimet rezultoi se shtetasi Ervin Shahini përdorte identitetin e një shtetasi tjetër shqiptar, për t’iu shmangur arrestimit.

Greqi/ Për t’i shpëtuar dhunës së bashkëshortit, gruaja hidhet nga dritarja

Rastet e dhunës në familje janë në rritje në Greqi. Autoritet kanë ngritur shqetësimin dhe paralajmërojnë të merren masa për të parandaluar ngjarje kriminale, si pasojë e konflikteve të vazhdueshme. Një tjetër rast i dhunës është raportuar së fundmi në Patra në Greqi. Mediat helene kanë publikuar edhe pamje nga momenti kur gruaja për t’i shpëtuar dhunës hidhet nga dritarja.

Një 42-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij 47-vjeçare. Ata fillimisht janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas burri e ka dhunuar fizikisht. Për t’i shpëtuar dhunës fizike, gruaja është hedhur nga dritarja. Menjëherë janë lajmëruar autoritetet dhe pas disa orë kërkimesh kanë bërë të mundur arrestimin e autorit.

https://youtube.com/watch?v=bcOsj0tmVds%3Fstart%3D41%26feature%3Doembed

Gjendet i pajetë ne rruge një 50-vjeçar 

Gjendet i pajetë një 50-vjeçar në Elbasan.

NJOFTIMI
Rreth orës 09:00, në fshatin Vreshtaj, në rrugë, është gjetur trupi i pajetë dhe pa shenja dhune i shtetasit Y. D., 50 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Grupit hetimor po punon për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.

Mbi 100 te denuar ne IEVP ,Fier perfitojne nga amnistia penale

Me 110 vota për, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për amnistinë penale, nga i cili pritet të përfitojnë afër 1.100 të dënuar, 700 nga të cilët do të lirohen menjëherë.Vetem ne institucionin e vuajtjes se denimit ne Fier perfitojne nga amnistia mbi 100 te denuar

Miratimi i amnistisë u bë i mundur pas marrëveshjes që u arrit pak ditë më parë mes shumicës parlamentare dhe një pjese të opozitës, marrëveshje që i dha fund bllokimit dhe tensioneve në seancat plenare.

Rishtypja e kartëmonedhave, cilat prerje do emetohen? 

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar rishtypjen e kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, me prerje 200 lekë dhe 500 lekë. Sipas “Bankës së Shqipërisë”, ky vendim parashikon plotësimin e kërkesave të ekonomisë për para’, në vlerë dhe strukturë, si dhe sigurimin e një furnizimi të rregullt me to, për një periudhë disavjeçare.

Siç dihet emetimi i kartëmonedhave sjell përfitime të mëdha për individët dhe organizatat financiare, duke përmirësuar sigurinë, lehtësimin e transaksioneve dhe lehtësimin e menaxhimit të financave personale.

Hedhja në qarkullim e dy prerjeve të fundit të serisë së re në vitin 2022, ndihmoi në prezantimin e plotë të saj në ekonomi. Emetimi i një serie të re kartëmonedhash dhe shtimi i saj me kartëmonedhën me prerje 10,000 lekë, kanë rezultuar të suksesshme në plotësimin e kërkesave të ekonomisë shqiptare në vlerë edhe në strukturë.

Sipas raportit vjetor të Bankës, gjatë vitit 2023 vlera e monedhave kombëtare në qarkullim arriti në 408 miliardë lekë ose 6.8 miliardë lekë më shumë se një vit më parë. Vihet re një rritje eksponenciale, pasi krahasuar me fundin e vitit 2022 konstatojmë një ulje me 3% të numrit të kartëmonedhave në qarkullim. Kjo rënie dhe rritja e vlerës së tyre në qarkullim ka ardhur për shkak të përmirësimit të strukturës në qarkullim, që lidhet me rritjen e numrit të kartëmonedhave të prerjeve të mëdha, kryesisht 10.000 dhe 5,000 lekë.

Nga ana tjetër, gjatë vitit 2023, u përpunuan rreth 104.5 milionë copë kartëmonedha kundrejt 100.8 milionë copësh në vitin 2022. Ato u kontrolluan njëkohësisht për autenticitet dhe përshtatshmëri për riqarkullim.

Nxjerrja dhe qarkullimi i monedhës kombëtare “lek” është detyrë ekskluzive e Bankës së Shqipërisë. Ajo përcakton format, peshat, masat, modelin dhe karakteristikat e tjera të kartëmonedhave dhe monedhave metalike shqiptare, me kurs ligjor brenda vendit

/SCAN

Kush i zotëron bankat në Shqipëri? 

Bankat luajnë një rol kritik në zhvillimin dhe funksionimin e ekonomisë së një vendi. Roli kryesor i tyre të mbledhin depozita dhe të ofrojnë kredi. Ky funksion siguron likuiditetin në ekonominë vendase dhe inkurajon investimet. Por si është struktura e pronësisë së sistemit bankar në Shqipëri? Sipas të dhënave të publikuara nga ‘Banka e Shqipërisë’ sektori bankar vazhdon të mbizotërohet nga filialet e grupeve të huaja bankare, me origjinë të kapitalit kryesisht nga BE-ja. Ndërkohë që numërohen 11 banka që operojnë në vendin tonë, numër ky i pandryshuar nga viti i kaluar.

‘Scan Intel’ ka analizuar të dhënat e institucionit të Bankës së Shqipërisë për të kuptuar si ka ndryshuar përbërja e kapitalit të bankave ndër vite. Që nga viti 2015 në vendin tonë kapitali  privat i bankave kryesisht vjen nga vendet e BE-së dhe Turqia. Konkretisht ashtu si edhe në vitin e kaluar gjithsej në Shqipëri operojnë 6 banka, kapitali i të cilave është më shumë i huaj, ndër to 5 nga bankat kanë kapital nga vendet e BE-së dhe  vetëm 1  prej tyre e ka shumicën e kapitalit nga Turqia.

Gjithashtu, të dhënat tregojnë se deri në vitin 2021 në vendin tonë kanë qenë prezente dhe kanë ofruar shërbime edhe banka të cilat e kanë patur shumicën e kapitalit të tyre nga Arabia Saudite. Nga ana tjetër, krahas bankave me shumicë të kapitalit privat kemi edhe banka që kapitalin e tyre e kanë më shumë vendas, numri i këtyre të fundit është rritur nga viti në vit. Në vitin 2015 operonin vetëm 3 banka me kapital vendas, në vitin 2019 operonin 4 banka dhe në vitin 2023 operonin gjithsej 5 banka.

Në fund të analizës konkludojmë se prania e një numri më të lartë të bankve që udhëhiqen nga kapitali i huaj krahasuar me bankat me kapital vendas tregon se investimet e huaja në sektorin bankar të Shqipërisë reflektojnë besimin e investitorëve të huaj në potencialin e rritjes dhe zhvillimit të ekonomisë së vendit.

/SCAN