Raporti i OECD: Shqipëria bën hapa pas në arritjen e standardeve të BE-së

Strasbourg, France - September 13, 2019: Entrance of the Louise Weiss building, inaugurated in 1999, the official seat of the European Parliament which houses the hemicycle for plenary sessions.

Shqipëria renditet e treta ndër ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në lidhje me përparimin e përgjithshëm ndaj Bashkimit Europian. Që nga periudha 2014-2016, rezultati i saj ka pësuar rënie, kryesisht për shkak të dobësimit të performancës në sektorin e Mjedisit të Biznesit, i cili pasqyron një përparim më të ngadaltë në krahasim me BE-në. Ndërsa sektori që na penalizon më shumë është ai i intrastrukturës, ku Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin Perëndimor.

Në rajon, më e avancuar në konvergjencën drejt BE-së është Mali i Zi, i ndjekur nga Serbia. Pas Shqipërisë vjen Maqedonia e Veriut, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina dhe e fundit është Kosova.

Raporti i fundit i OECD-së “Treguesi i Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2025” gjeti se gjatë dy dekadave të fundit, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë shënuar përparim të moderuar në ngushtimin e hendekut të të ardhurave me vendet e Bashkimit Evropian: në vitin 2023, Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë (i matur me fuqinë blerëse) arriti vetëm në 40% të mesatares së BE-së.

Raporti analizon arsyet pse ky proces ecën ngadalë dhe thekson fushat e politikave ku ndërhyrja mund të përshpejtojë konvergjencën. Duke ofruar një kornizë objektive të bazuar në të dhëna, ky tregues shërben si një mjet praktik për të ndjekur rezultatet e politikave dhe reformave, si dhe për të identifikuar se cilat ekonomi po bëjnë përparim të prekshëm drejt ngushtimit të hendekut ekonomik me BE-në.

Raporti i vitit 2025 analizon 35 tregues të ndarë në pesë klasterë të politikave:

-Infrastruktura dhe lidhshmëria

Shqipëria penalizohet nga infrastruktura e dobët

Klasteri më i dobët i Shqipërisë është ai i Infrastrukturës dhe Lidhshmërisë, si për sa i përket pikëve ashtu edhe për renditjen, duke qenë e fundit në rajon. Infrastrukturat e transportit mbeten të pazhvilluara, me rrugë dhe hekurudha të kufizuara. Infrastrukturat digjitale gjithashtu mbeten të pamjaftueshme, duke reflektuar shpejtësitë e ulëta të internetit në ekonomi.

Klasteri i Aftësive është zona e dytë më e avancuar për Shqipërinë në krahasim me BE-në, megjithatë ajo renditet e dyta më e fundit në rajon. Ekonomia ka bërë përparim në rritjen e shkallës së punësimit – më e larta në Ballkanin Perëndimor – dhe në përmirësimin e arritjeve arsimore të forcës punëtore. Megjithatë, performanca mbetet e dobët në fusha kyçe si mësimi gjatë gjithë jetës dhe shpenzimet për kërkimin dhe zhvillimin (R&D).

Klasteri i Mjedisit të Biznesit përballet me sfida, ku Shqipëria renditet më e ulëta në rajon dhe ka ndryshime të mëdha me BE-në. Investimet private dhe aksesimi i financave për bizneset kanë dobësuar me kalimin e kohës, ndërsa niveli i lartë i punësimit informal vazhdon të minojë mjedisin e përgjithshëm të biznesit.

Transformimi Digjital është një fushë relativisht e dobët për Shqipërinë, me një performancë të përgjithshme që renditet e dyta më e fundit në rajon. Përdorimi i internetit është i përhapur dhe adoptimi i teknologjive digjitale nga bizneset është relativisht i lartë, por aftësitë digjitale të popullatës mbeten të kufizuara dhe angazhimi me shërbimet publike digjitale është i ulët. Gjithashtu, sektori i ICT është relativisht më pak i zhvilluar në krahasim me rajonin.

Shqipëria tejkalon mesataren e BE-së në klasterin e “Gjelbër”, falë emetimeve të ulëta të karbonit dhe produktivitetit të lartë të energjisë. Kjo performancë mbështetet nga kapacitetet e avancuara të energjisë rinovueshme të ekonomisë – kryesisht energjia hidroelektrike – dhe struktura e orientuar në shërbime e ekonomisë së saj, që është më pak intensive në energji. Ndryshe nga ekonomitë e tjera të rajonit, Shqipëria ka përmirësuar gjithashtu performancën e saj në këtë klaster që nga periudha 2014-2016, kryesisht falë përparimeve të vazhdueshme në produktivitetin e energjisë.

Raporti evidenton një sërë fushash prioritare për veprim politik në Ballkanin Perëndimor, përfshirë:

Për të mbështetur zgjerimin e bizneseve dhe për të rritur integrimin në treg, kërkohet më shumë investim në infrastrukturë dhe transport, me theks të veçantë te transporti hekurudhor, ku sasia e mallrave të transportuara për kilometër hekurudhe në Ballkanin Perëndimor është aktualisht pak mbi 4% të mesatares së BE-së.

Për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët të përfitojnë nga teknologjitë digjitale dhe ato në zhvillim, dhe për të adresuar mungesën e aftësive digjitale, kërkohet më shumë investim në arsim dhe programe formimi për të rriturit, si dhe nxitje të shtuara për kërkimin dhe zhvillimin. Aktualisht, vetëm 34% e popullsisë së rritur në Ballkanin Perëndimor zotëron të paktën aftësi bazë digjitale, krahasuar me 56% në BE.

Për të përmbushur objektivat mjedisorë të rajonit, politikat duhet të mbështesin përdorimin më efikas të burimeve dhe investime më të mëdha në teknologjitë e gjelbra, pasi sasia e mbetjeve të gjeneruara për njësi të PBB-së është në rritje dhe menaxhimi i tyre përbën sfidë – mbi 83% e mbetjeve bashkiake përfundojnë në landfille, krahasuar me vetëm 23% në BE./ Monitor

INSTAT: Paga mesatare zbret në 82 mijë lekë për periudhën janar-mars 2025.

Paga mesatare në ekonomi ishte 82.2 mijë lekë në tremujorin e parë të vitit, me rënie të lehtë në krahasim me fundin e 2024-s kur arriti rekordin e 83.4 mijë lekëve.

Kjo tendencë rënëse në tremujorin e parë është sezonale, teksa në fund të vitit pagat janë gjithnjë e më të larta si rrjedhojë e shpërblimeve të fundvitit.

Ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pagat vijojnë rritjen dyshifrore.Sipas INSTAT gjatë tremujorit të parë 2025, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri ishte 82.210 lekë, me një rritje prej 11,6%, krahasuar me tremujorin e parë 2024.

Pagat sipas aktiviteteve ekonomike dhe profesioneve

Aktivitetet ekonomike me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare:
o Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit

o Informacioni dhe komunikacioniRritja më e madhe e pagës, krahasuar me tremujorin I 2024:
o Administrata publike, sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale: +16,7%Rritja më e vogël, krahasuar me tremujorin I 2024:
o Industria: +5,2%

Profesionet me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare:
o Menaxherë, Ligjvënës, Drejtorë ekzekutivë

o Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)

Rritja më e madhe e pagës, krahasuar me tremujorin I 2024:
o Forcat e armatosura dhe Specialistë me arsim të lartë përkatësisht prej 23,1% dhe 13,7%

Rritja më e vogël, krahasuar me tremujorin I 2024:
o Punonjës të kualifikuar të bujqësisë pyjeve dhe peshkimit: +5,3%

Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe është vërejtur ulje e numrit të punonjësve me pagë minimale dhe një rritje e numrit të punonjësve me paga më të larta./Monitor

Gjendet i pa j*të me pl*gë në gjoks 65 vjecari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Xibërr të Klosit, ku një trup pa jetë u gjet me disa plagë të shkaktuara prej goditjeve me thikë në gjoks.

Mesohet se viktima quhet Selim Velsula 65-vjeç, i cili  mendohet të jetë vrarë. Policia ka arrestuar shpejt autorin e dyshuar të vrasjes së Selim Velsulës, i cili u gjet i vdekur me plagë të marra në gjoks si pasojë e përdorimit të një mjeti prerës.

Autori është Hazbi Velsula, kushëriri i tij. Ende nuk dihen shkaku i këtij krimi, për më tepër që autori i dyshuar ka lidhje familjare me viktimën.

Digjet nje kamioncine ne Fier-Lushnje

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marë flakë në ecje automjeti tip kamioncinë, me drejtues shtetasin A. N., 23 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Ekstradohet nga greqia në Shqipëri 26-vjeçari nga Berati

Njoftimi:

Policia e Shtetit/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.

Plagosi rëndë, me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit me të, në Kuçovë, kapet në Greqi dhe ekstradohet në Shqipëri, 26-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u lokalizua dhe u kap nga Policia greke, si dhe u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, B. A., 26 vjeç, i lindur në Kuçovë.

Në vitin 2023, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ai akuzohet se në vitin 2023, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, ka plagosur rëndë, disa herë, me mjet prerës (thikë), shtetasin E. B., gjatë një konflikti të çastit me të.

Ndërron jetë turisti i huaj teksa vizitonte Butrintin me një grup turistesh

 Një turist i huaj i ndodhur me një grup vizitorësh në Butrint, nuk është ndjerë mirë ditën e sotme.

Mësohet se pas kësaj menjëherë është njoftuar ambulanca e Sarandës teksa gjatë rrugës për në spital,turisti është përkeqësuar më tepër dhe ka humbur jetën.




Paraprakisht dyshohet se shkak të jetë bërë një atak kardiak që ndoshta mund të ketë ardhur nga temperatura e lartë.

Gjithashtu mësohet se trupi i të ndjerit ndodhet në morgun e spitalit dhe do të dërgohet për në institutin e mjekësisë ligjore në Tiranë për ekspertizë.

Policia FIER Njoftim -Disa te arrestuar per vepra te ndryshme penale

-Z. B., 68 vjeç, banues në Portëz, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.  

•Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:  

-G. E., 43 vjeç, banues në Berat dhe R. N., 45 vjeç, pasi në fshatin Ferras, automjeti që drejtonte shtetasi G. E., në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin bujqësor që e drejtonte shtetasi R. N., 45 vjeç, pa leje drejtimi. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi F. V., 65 vjeç, pasagjer në mjetin bujqësor, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;   

-R. D., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;  

-N. G., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;  

-P. H., 46 vjeç, banues në Mallakastër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;  

-K. M., 42 vjeç, banues në Levan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi; 

-F. S., 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Kerc*noi me pis*olet sportive 25 vjecarin ne FIER, arrestohet 48 vjecari

SDrejtoria Vendore e Policisë Fier 

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:     

-A. M., 48 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasin K. K., 25 vjeç, e ka goditur atë me send të fortë (levë) dhe e ka kanosur me pistoletë sportive. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale leva dhe pistoleta sportive;