Çfarë u gjet në makinën e djegur me targa të vjedhura të autorëve

Nga këqyrja në makinën e djegur tip Kia, janë gjetur dy armë kallashnikovi një në sediljen para dhe një pas. Ndërkohë që makina e djegur kishte targa italiane të vjedhura.Po punohet nga policia e Vlorës janë marre në pyetje disa persona që kanë qenë në momentin e atentatit si dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë se bizneseve aty pranë.

Ndërkohë që personi i plagosur me një plumb në këmbë Armando Spahiu i cili ishte në një dyqan frutash aty pranë është jashtë rrezikut për jetën.

5500 shqiptarë kanë kërkuar azil për 9 mujorin

Eurostat bëri të ditur se për periudhën janar- shtator 2024, në 27 vendet e Bashkimit Europian ka pasur gjithsej 5485 aplikime për azil nga shtetas shqiptarë.

Në krahasim me te njëjtën periudhë të një viti më parë, aplikimet për azil kanë rënë me gati 20%.

Ndërsa kanali i emigracionit përmes aplikimeve për azil ka ardhur në rënie, tendenca është për ikjen me leje pune. Të dhëna të tjera të Eurostat bënë të ditur se numri i lejeve të qëndrimit për herë të parë të dhëna gjithsej nga shtetet e BE-së për shtetasit shqiptarë që duan të punojnë ka shënuar rritje të ndjeshme që pas pandemisë.

Aplikimet sipas shteteve

Në 2022 u arrit niveli më i lartë rekord, të paktën prej nga viti 2013 që raportohen të dhënat, në 21 mijë. Në 2023 u dhanë 17.6 mijë leje. Ndërkohë që aplikimet për azil në 2023 ishin rreth 9.1 mijë.

Për periudhën janar-shtator 2024, Franca ka vijuar të jetë shteti që pret aplikimet më të mëdha, me 31% të totalit.

Në vend të dytë ka kaluar Italia, me 25%, duke zbritur Gjermaninë në vend të tretë me 20% të aplikimeve për 9 mujorin.

Greqia vijon ende të ketë kërkesa nga azilantë, me 14% të totalit.

Pas Greqisë, renditet Belgjika, me 5%.

Një destinacion që po tentohet së fundmi është dhe Irlanda, ku mesatarisht ka 15-20 aplikime në muaj, ose 125 për 9 mujorin, me një rritje prej 13% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Irlanda është e vetmja që ka parë rritje të aplikimeve, ndryshe nga shtetet e tjera ku është shënuar rënie.

Europa

Në Europë, në shtatorin e këtij viti, 75,755 qytetarë jo të BE-së aplikuan për herë të parë për azil, një ulje me 24 për qind krahasuar me shtatorin e vitit 2023, raporton Eurostat.

Gjithashtu, u regjistruan 6,360 aplikime përsëritëse, duke përfaqësuar një rritje prej 13 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sirianët mbetën grupi më i madh i personave që kërkuan azil në shtator (14,205 aplikantë të parë), të ndjekur nga venezuelianët (5,480), afganët (4,950) dhe turqit (4,455).

Gjermania (18,105), Spanja (12,510), Italia (11,895) dhe Franca (11,535) vazhduan të merrnin numrin më të madh të aplikimeve për herë të parë për azil, duke përbërë 71% të gjithë aplikimeve fillestare për azil në BE.

Shkalla totale e aplikimeve për herë të parë për azil në BE në shtator 2024 ishte 16.9 për çdo 100 mijë njerëz.

Krahasuar me popullsinë e secilit shtet të BE-së (më 1 janar 2024), shkallët më të larta u regjistruan në Greqi (66.0), pasuar nga Qipro (31.9).

Një total prej 2,950 minorenësh të pashoqëruar kërkuan azil për herë të parë në BE, shumica e të cilëve vinin nga Siria (975) dhe Afganistani (380).

Shteti i BE-së që mori numrin më të lartë të aplikimeve për azil nga minorët e pashoqëruar ishte Gjermania (715), pasuar nga Holanda (410), Bullgaria (340), Spanja (320) dhe Greqia (315)./ Monitor

Ky është Kejvin Hajrulla që u plagos mbrëmë, shënjestra e atentatit në Vlorë

Personi që shihni në foto është 30-vjeçari Kevin Hajrulla, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë, pasi u qëllua me armë zjarri nga persona të paidentifikuar teksa ndodhej në automjetin e tij tip “Benz”.

Raportohet se 30-vjeçari është kushëriri i Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si “i forti i Vlorës”.Inez Hajrulla është një emër i njohur për policinë, pasi i ka shpëtuar disa atentateve në Vlorë.

Atentati me armë zjarri në Vlorë, policia jep detaje

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji” në Vlorë, është raportuar një atentat me armë zjarri, ku dy persona janë plagosur.

Shtetasi Kejvin Hajrulla, rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”, është qëlluar dhe plagosur në rrethana ende të paqarta. Përveç tij, gjithashtu ka mbetur i plagosur shtetasi Armand Spahiu, 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.

Pas të shtënave, të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që nuk raportohet për rrezik për jetën e tyre.

Në vazhdim të hetimeve, gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është lokalizuar automjeti i dyshuar i përdorur nga autorët, i cili është gjetur i djegur.

Sakaq, forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/ Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.

Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Gjendet e djegur një automjet në fshatin Panaja të Vlorës

Është gjetur i djegur një automjet në fshatin Panaja të Vlorës, e cila dyshohet se u përket autorëve të dyshuare të atentatit ndaj Kevin Hajrullës dhe një personi tjetër, të dy këta të mbetur të plagosur rëndë.Policia po bën krehjen e zonës dhe po bllokon pikat nga ku mund të kalojnë autorët.

Mesohet se ngjarja ka ndodhur në një kryqëzim në lagjen Çole të Vlorës, ku drejt një automjeti që dyshohet se i përkiste shënjestrës, janë lëshuar një breshëri plumbash, teksa të dy personat janë dërguar menjëherë drejt spitalit

Atentat me armë zjarri në Vlorë, të plagosur 2 persona

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë, ku janë plagosur rëndë dy persona.ngjarja ka ndodhur në një kryqëzim në lagjen Çole të Vlorës, ku drejt një automjeti që dyshohet se i përkiste shënjestrës, janë lëshuar një breshëri plumbash, teksa të dy personat janë dërguar menjëherë drejt spitalit.

Njëri prej të plagosurve dyshohet se është Kevin Hajrulla.Menjëherë pas ngjarjes, është gjetur një makinë që po digjej në fshatin Panaja, e cila dyshohet se i përkiste autorëve.

Arrestohet në Gjermani boksieri i njohur Florian Marku

Boksieri i njohur shqiptar Florian Marku është arrestuar mbrëmjen e sotme në Gjermani.

Ndaj Marku ka qenë në fuqi një dënim me 7 vite burg nga drejtësia greke për një incident në qytetin e Selanikut që ka përfshirë armë dhe plagosje, sipas mediave greke.Marku ka vuajtur edhe më parë një dënim me burg, ndërsa vitet e fundit ai ka qëndruar në Britaninë e Madhe ku ka zhvilluar edhe karrierën e tij.

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, dyshohet për një të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ndërsa sipas raportimeve paraprake dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Çole” të qytetit bregdetar, ndërsa policia ka rrethuar vendngjarjen.