DALIN SHIFRAT/ Si u gllabëruan nga “Bankers” 4 miliardë euro nga nafta e Patos-Marinzës pa paguar asnjë lek tatim për shtetin

Rrëmbimi i një prej pasurive më të mëdha publike të shqiptarëve, naftës së Patos Marinzës, tashmë është aq flagrant sa që nuk mbulohet dot më as me manovra në bilancet financiare.

Të dhënat zyrtare tregojnë se nga viti 2006 e deri në fund të vitit të kaluar, kompania Bankers Petroleum ka realizuar 4 miliardë euro të ardhura neto, pa përfshirë rentën minierare, nga shitja e naftës në Patos Marinzë.

Për të njëjtën periudhë, kompania që tani zotërohet nga kinezët, ka deklaruar rreth 800 milionë euro fitime neto.

Por pavarësisht këtyre shifrave, kompania që la pas vitin e 20-të të shfrytëzimit të vendburimit të Patos-Marinzës, nuk ka paguar asnjë lek tatim mbi fitimin për buxhetin e shtetit.

DALIN SHIFRAT/ Si u gllabëruan nga "Bankers" 4 miliardë euro

Bankers Petroleum vijon të deklarojë se ende nuk ka rekuperuar plotësisht kostot për shfrytëzimin e vendburimit, edhe pse kompania ka arkëtuar lumenj parash nga shitja e naftës.

Dhe teksa shteti duket i pafuqishëm për të disiplinuar shpenzimet në letra të kompanisë, pasoja është rrëmbimi i miliarda eurove duke lënë pas vetëm puset e ndryshkur, mjedisin e helmuar dhe vendburimin e tharë.

Faktori magjik rSipas marrëveshjes koncesionare mes qeverisë dhe Bankers Petroleum, kompania kanadeze do të shfrytëzojë vendburimin e Patos Marinzës pa pagar tatim fitim deri në momentin që ajo të rekuperonte plotësisht kostot e investuara, ose ndryshe i ashtuquajturi faktori r të dilte mbi 1.

Pasi të arrihej kjo vlerë, atëherë kompania do të paguante tatim fitimi në masën 50 për qind. Pra fitimi nga shfrytëzimi i naftës do të ndahej gjysmë për gjysmë me shtetin shqiptar.Vetë Bankers kishte planifikuar që faktori R>1 të arrihej që në fund të vitit 2013 dhe rrjedhimisht kompania të niste pagesën e tatimit mbi fitimin në shtet, por kjo u shty tre herë.

“Pas shtyrjes në vitin 2013, në angazhimet e kontraktorit ishte parashikuar që faktori R>1 do të arrihej brenda vitit 2015, por në të vëretëtë kjo vlerë nuk është arritur as në vitin 2016,”-thuhej në një raport të KLSH-së të para disa viteve.

Megjithatë pas 2016, kaluan dhe 8 vjet të tjera. Por faktori r nuk u ngjit asnjëherë në vlerën 1, edhe pse Bankers ka fituar miliarda nga nafta. Kjo e bën këtë një nga rastet unikale, ku një vendburim i gatshëm nafte shfrytëzohet për plot 20 vjet nga një privat, pa paguar asnjë qindarkë tatim fitimi.

E vetmja taksë që Bankers paguan në shtet është renta minerare, e cila është sa 10 për qind e prodhimit bruto.

Por shumë që kompania ka paguar për këtë taksë është shumë më e vogël se sa fitimi që ajo ka vetëdeklaruar në këto vite.

Vetëm dy vitet e fundit kompania ka regjistruar mbi 110 milionë euro fitime neto, ndërkohë që paratë nuk dihet se ku shkojnë.

Me shumë gjasa, rekordi i Bankers do të thellohet më tej. Kompania po shkon drejt përfundimit të koncesionit 25 vjeçar dhe me shifrat e raportuara së fundmi, ekziston rreziku që r të mbetet poshtë nivelit 1 deri në fund të koncesionit.

Kjo e bën Patos Marinzën, një nga pasuritë më të mëdha publike të shqiptarëve, ndoshta mallkimin më të madh të tyre.

Sepse miliardat e fituara nga ajo pasuri u tretën me manovra bilancesh, fatura offshore, vjedhjet e menaxherëve dhe tek nënkontraktorët që deklaronin fitime marramendëse./PRAPASKENA

Mbyllet Tik Tok në SHBA! Aplikacioni tashmë nuk është funksional

Tik Tok ndaloi së funksionuari në SHBA gjatë orëve të vona të së shtunës, pak para se të hynte në fuqi ligji për mbylljen e aplikacionit.

Aplikacioni nuk ishte më i disponueshëm në App Store të Apple për iOS ose në Play Store të Google.  Kongresi amerikan miratoi një ligj në prill që detyron kompaninë mëmë ByteDance ose t’ia shesë Tik Tok një pronari jo-kinez ose të përballet me një mbyllje totale. Ajo zgjodhi këtë të fundit.

Tik Tok tha se investimi “thjesht nuk është i mundur: jo komercialisht, jo teknologjikisht, jo ligjërisht”. Kompania e mbajti atë linjë deri në fund.

Zhdukja e aplikacionit po diskutohej dhe planifikohej prej pesë vitesh. Donald Trump fillimisht propozoi një ndalim të Tik Tok në mesin e vitit 2020 me urdhër ekzekutiv, i cili nuk pati sukses.

Anëtarë të ndryshëm të Kongresit propozuan masa që do të bënin të njëjtën gjë, vetëm një kaloi. Ligji për Mbrojtjen e Amerikanëve nga Aplikimet e Kontrolluara nga Kundërshtarët e Huaj u bë ligj, duke detyruar Tik Tok të shitet ose të ndalohet.

“Në SHBA është miratuar një ligj që ndalon Tik Tok-un, për fat të keq, kjo do të thotë që ju nuk mund ta përdorni Tik Tok për momentin. Jemi me fat që Presidenti Trump ka treguar se do të punojë me ne për një zgjidhje për të rivendosur Tik Tok sapo të marrë detyrën. Ju lutemi qëndroni të sintonizuar”, thuhet në një mesazh për përdoruesit që përpiqen të përdorin aplikacionin.

Tik Tok argumentoi se bllokimi i një aplikacioni të dashur nga shumë njerëz do të shkelte të drejtat e tyre të lirisë së fjalës, por nuk arriti t’i bindë.

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat! 

Një aksident ka ndodhur pas mesnatës në aksin nacional Lushnjë-Berat.Një automjet tip “Golf 7” ka dalë nga rruga pranë kryqëzimit të fshatit Qerret. Makina është përplasur me bankinat anësore të rrugës, të cilat depërtuan mjetin në brendësi.

Si pasojë e këtij aksidenti ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit E. F., i cili udhëtonte i vetëm.

 është transportuar drejt Spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën e parë, ku sipas mjekëve gjendja e tij është e mirë me pak dëmtime të lehta.

Vendi ku ndodhi aksidenti është një njollë e zezë në këtë aks rrugor ku ka pasur aksidente të shumta me pasojë vdekjen.

Edhe pse njihet i tillë deri tani asnjë masë nuk është marrë për të zgjidhur këtë problematike.

Platforma e-Albania me asistenten virtuale “DIELLA” do te jete se shpejti në shërbimin tuaj

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Diellën, asistenten virtuale që do të asistojë qyetatarët gjatë ndërveprimit me platformën e-Albania.

Postimi i Ramës:

dhe me Diellën, ndihmësen tuaj zadrimore që sapo ka dalë nga inkubatori i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t dhe për disa muaj do të jetë gati jo vetëm t’ju asistojë gjatë ndërveprimit tuaj me platformën e-Albania po edhe t’i kryejë shërbimet për ju me një lutje të vetme, ju uroj të diel sa më të qetë????

https://www.facebook.com/share/v/1EkhY1T6Se/?mibextid=wwXIfr

“Makinat deri në 1500 kubikë, gati 10% zbritje në sigurim” 

Rregullorja e re e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, e cila hyri në fuqi këtë vit dhe që parashikon llogaritjen e primeve të sigurimit mbi bazën e faktorëve të riskut, si vjetërsia e makinës, qarku ku është regjistruar, mosha dhe eksperienca e drejtuesit të automjetit, e të tjera, është ndeshur së fundmi me shumë pakënaqësi nga përdoruesit e automjeteve.

Në një deklaratë për mediat, Kryetari i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, Kadri Morinaj, u shpreh se skema e re e sigurimit të makinave, bonus-malus, garanton një përllogaritje të drejtë të primit të sigurimit për çdo drejtues automjeti.

Nga 1 janari ka filluar rregullorja e re, e cila nuk do të thotë në asnjë moment rritje të primit të sigurimit në 30%, por ka disa faktorë risku të cilat secili duhet të marrë haku e vet dhe rishpërndarja e riskut merr parasysh duke filluar nga kubikazhi i makinës, që do të thotë, një makinë me 1300 deri në 1500 kubikë dhe ulet çmimi i saj, shkon te haku, dhe një makinë me 2000, 2500, 3000 kubikë, do të marrë atë që i takon. Një person që ka një makinë Ferrari, apo Lamborghini, deri dje ka paguar 185 mijë lekë. Të gjitha makinat deri në 1300, 1500 kubikë, ata kanë një zbritje nga 3% deri në 10%”.

Përcaktimi i çmimit të sigurimit mbi bazën e faktorëve të riskut është një praktikë që ndiqet prej vitesh në vendet e Bashkimit Evropian.

Klajdi Çitozi, Anëtar i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë: “U realizua me këtë ligj, u rrit transparenca ndaj publikut. Sot, çdo kush, po të hyjë në faqen e AMF, ka formulën se si llogariten dëmet shëndetësore, gjë që më përpara nuk ishte”.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 2% më shumë ose mbi 70 mijë klientë janë dëmshpërblyer në vitin 2024. Pagesa e dëmeve në vlerë është rritur rreth 25% më shumë se në vitin 2023. Pagesa e dëmeve motorike është rritur me rreth 35%.

SCAN

Turizmi rriti importin e mishit – Përgjatë vitit 2024 erdhën 48.6 mijë ton. Brazili solli sasinë më të madhe

Përgjatë vitit të shkuar, me rritjen e numrit të turistëve, edhe importi i mishit në vend ka ndjekur të njëjtën trajektore, duke përmbushur kërkesat gjithnjë e në rritje, si të konsumatorëve vendas, ashtu edhe të atyre të huaj.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2024, u importuan rreth 48 mijë e 600 ton mish, përfshirë edhe të brendshmet që janë të konsumueshme.

Ky trend i rritjes së importit është veçanërisht i dukshëm gjatë muajve të verës, kur niveli i importit arrin kulmin. Gjatë periudhës qershor-gusht, u regjistrua 13 mijë e 250 ton mish i importuar.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rritja është me 12%, ndikuar padyshim nga sezoni turistik, që ka shtuar kërkesat për ushqim, duke bërë që restorantet dhe shërbimet e tjera të importojnë më shumë mish për të përmbushur nevojat e turistëve të huaj dhe jo vetëm.

Për sa i përket vendeve nga ku ka ardhur mishi, ato që kanë eksportuar më shumë në Shqipëri janë Greqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Paraguai, Italia dhe Brazili.

Nga vendet e mësipërme, Brazili ka mbajtur pozitat kryesore, duke kontribuar me sasinë më të madhe të mishit të importuar në Shqipëri.

Gjatë vitit të shkuar, rreth 12 mijë e 300 ton mish erdhën nga ky vend, duke përbërë një katërtën e totalit të importit, ose 25%.

Makina del jashtë rruge ne Fier-Vlore dhe përfundon në kanal

Një aksident u regjistrua mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin e vjetër Vlorë-Fier në afërsi të fshatit Çerkovinë, ku një automjet ka përfunduar përmbys në një kanal.Si pasojë, një person rreth 55-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital.

Për shkak të rrethanave të aksidentit, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e shërbimeve të zjarrfikëses për të nxjerrë të plagosurin nga makina.

Në vendngjarje janë mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Berisha nga Fieri:”T’i shndërrojmë këto muaj në muajt e betejës tonë fitimtare”

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së tij me mbështetësit në Fier, është ndalur te minimumi jetik dhe pensionet. Ai ka deklaruar se PD, do të vendosë 200 euro minimumin jetik dhe sipas tij kjo do të ndryshojë jetën e 57 përqind të pensionistëve në Shqipëri që nuk marrin pension të plotë.

Berisha u ndal edhe tek Porti i Durrësit, teksa u shpreh se 1.3 miliardë euro që janë planifikuar nga shuma për ndërtimin e Portit do të merren nga PD dhe do u shpërndahen qytetarëve rroga dhe pensione.

Prandaj dhe ju duhet të uleni me çdo banor të këtij rrethi, të uleni.
Kemi premtuar 200 euro minimum jetik dhe me këto 200 euro ndryshojmë jetën e 57 përqind të pensionistëve në Shqipëri që nuk marrin pension të plotë. Ndryshojmë jetën e të gjithë pensionistëve në fshat. Ndryshojmë jetën e çdo qytetarit të papunë. Ndryshojmë jetën e çdo qytetari në ndihmë ekonomike.
Pse kjo?
Po një qeveri që zgjidhet nga qytetarët e vet, detyrë parësore ka të mbrojë interesat e tyre. 
Vetëm një kolonialist që urren kombin që ka pushtuar, mund të lerë 16 milionë euro për 780 mijë pensionistë.
Do i thonë se ku i gjen ky lekët? Secilit do u jepni dy sqarime. Kur ky zotëria ishte kryeministri, buxheti nuk ishte 8 miliardë, ishte më së shumti 4 miliardë. Por buxheti ndahej, fondi për rrugët dhe fondi për qytetarët. A u dyfishuan rrogat? Të dalë një arsimtar, një infermier, një mjek që të thotë nuk u dyfishuan rrogat.
Por sigurisht nëse vepron siç vepron ky që lë një të dhjetën për rrogat dhe një të 512-tën për pensionet, natyrisht njerëzit do flasin me vete, natyrisht njerëzit do vuajnë për kafshatën.
Atëherë pra, shtroni pyetjen, si ka mundësi me një buxhet sa gjysma e këtij, u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë nga Hani i Hotit në Koshovicë të Gjirokastrës. Si ka mundësi që u dyfishuan rrogat, u dyfishuan pensionet? Sigurisht se paratë ndaheshin.
Çfarë ndodh sot? Ku shkojnë paratë e tjera? Paratë e tjera shkojnë në xhepat e qeveritarëve.
Sepse miqtë e mi, jeni dëshmitarë, këtë rrugën që lidh Lushnjen me Fierin, e kemi ndërtuar me 1 milion euro kilometrin.
Rrugën nga Shkëmbi i Kavajës gjer në Lushnje, përveç segmentit që kemi gjetur, e kemi ndërtuar me 1.2 milion euro kilometrin.
Bajpasi i Fierit ishte në projekt me 2.3 milion euro kilometri, që është 27 metra i gjerë, me gjithë ato vepra arti.
U fut Edi Rama me Vali Bizhgën dhe e transformoi çmimin. 
Pra, ku do i gjejmë paratë? Paratë janë sepse këta ndërtojnë rrugën me 10-fishin, me 15-fishin e çmimit. A janë rritur çmimet e ndërtimit gjatë këtyre viteve? Po. Sa janë rritur? Çmimet janë rritur gjithsej 35 përqind. 
Pra nëse ka kushtuar 1 milion euro, sot duhet të kushtojë 1.3 milionë euro, jo të kushtojë 15 milionë euro. Këta vjedhin 90 përqind të atyre që prokurojnë.
Ku do i gjejmë paratë? 1.3 miliardë euro do i marrim nga Porti i Durrësit. Po mbyll portin mijëravjeçar për të ndërtuar në Porto Romano me 1.3 miliardë euro portin e ri. Jo, nuk do ndërtohet. Ato 1.3 miliardë do u shpërndahen qytetarëve rroga dhe pensione.
Dhe u garantoj një gjë ju, që ky është vetëm fillimi.
Ky është vetëm fillimi dhe është me rezerva të forta se mund të themi edhe më shumë.
Ky bazament është i shkëlqyer që ne të ecim dhe të dalim sërish në krye.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ju duhet të shkoni tek çdo qytetar i Fierit, tek çdo pensionist.Garantoj rritje progresive me 15-20 përqind gjersa të dalim në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet.

Të vërtetat e këtij programi duhet të jenë Leva e Arkimedit e juaj për të bindur çdo qytetar të këtij rrethi.

Shkoni tek fermerët, çfarë kanë lënë këta për fermerët këtë vit? 31 milionë euro. Kanë lënë ekzakt 0.9 përqind të prodhimit të përgjithshëm të brendshëm. Fermerët i japin vendit 19 përqind të prodhimit të përgjithshëm të brendshëm. A mund të imagjinohet kund në botë kjo? Keni dëgjuar ju të flitet më për fermerët, të flitet për ullinjtë, të flitet për lopët e racës? Nuk ekzistojnë më në fjalor.

Myzeqeja arriti në 35 mijë kokë lopë race. Myzeqeja arriti me dhjetëra e qindra sera. Çdo gjë degradoi me Ballkanin e Hapur. Çdo gjë degradoi me ndërprerjen e subvencioneve.Do subvencionohet fermeri për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti.

TVSH-ja për përpunuesit do jetë e njëjtë në shitje dhe blerje.

Absolutisht do mbrohen prodhimet e fermerëve shqiptarë.

Përsëri u kthemi projekteve tona, nga 4 milionë kaluam në 11 milionë rrënjë ullinj. Do ecim drejt 20 dhe drejt 50 milionë rrënjë ullinj në kodrat e mbarë Shqipërisë, nga Hani i Hotit gjer në Gjirokastër.

Pra, do i rikthejmë fermerit tonë suksesin, mundësinë e pasurimit me djersën e tij.

E njëjta gjë me bizneset. I shkatërruan bizneset me konkurrenc të pandershme, me narkoeurot. Nuk ka sukses më në biznes. 

Falimentojnë njëri pas tjetrit. Përgjysmim i taksave për bizneset, garantim i konkurrencës së ndershme. Prerja me gërshërët e ligjit e të gjitha lidhjeve me krimin.

Do t’i kapim kriminelët atje ku të jenë, kudo që të jenë. 

Sepse aty ku rrinë në Dubai, në Aruba apo kudo tjetër, përcjellin helm në Shqipëri.
Paratë e tyre janë para toksike, para që shkatërrojnë ekonominë shqiptare.

…Ja urdhëro, as ata 31 milionë euro nuk ua japin fermerëve, ua vjedhin.

Ai 8 miliardë do ndahet mirë. Nuk do ndahet kurrë në këtë mënyrë.

Do jepet karta e konsumatorit. Rroga minimale nuk do jetë kurrë nën 500 euro. Sipërmarrësve do u kompensohet çdo gjë që humbasin nga rritja e kësaj rroge.

Ne kemi pra një program, i cili përmbys shpërndarjen e të ardhurave dhe vendos qytetarin në epiqendër.

Kemi një program që i jep goditje të fortë mjerimit, e zhduk nga Shqipëria mjerimin, siç e kanë zhdukur kombe të tjera.

Kemi një program që barazon fermerin shqiptar me fermerët e rajonit.

Kemi një program që mbështet fuqishëm biznesin.

Ndaj dhe kërkohet të takojmë, të bisedojmë çdo ditë me qytetarët e Fierit, me fermerët e Fierit dhe të ecim të sigurt drejt fitores.

Dhe njëherë ju falënderoj dhe në emër tuaj i çoj një përshëndetje vëllazërore nënkryetarit të PD, deputetit, martirit të fjalës së lirë, Ervin Salianji.

E garantoj se ata, të cilët u sollën si xhelatë të fjalës së lirë, do përgjigjen me rreptësinë më të madhe para ligjit.

Edi Rama ndoqi rrugën e të atit, ndaj dhe do i japim atë që meriton.

Edhe njëherë, le t’i shndërrojmë këto muaj në muajt e betejës tonë fitimtare.

Rrofshi ju, rroftë Fierit, fitore, fitore.

Është radha jonë.
Është radha jonë.
Është radha jonë!