Merr flakë banesa , ndërron jetë 75-vjeçari, jetonte i vetëm

Informacion paraprak

Më datë 19.01.2025, rreth orës 20:00, në rrugën “Myzafer Spaho”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën private të shtetasit R.K, rreth 75 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë.

Si pasojë e zjarrit 75-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ky është 22-vjeçari që humbi jetën sot pas aksidentit në Vlorë

Personi që shihni në foto, është Fatjon Kasaj, 22-vjeçari i cili humbi jetën sot si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Vlorë.

Motori i drejtuar prej tij u përplas me automjetin tip “Yamaha”, të drejtuar nga një 80-vjeçar, përplasje që i ka marrë edhe jetën të riut.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes së rëndë, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Përplasen 2 automjete,të plagosurit transportohen në spital

Një aksident ka ndodhur në Durrës, mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe kanë përfunduar në kanal.

Aksidenti ka ndodhur, pranë fshatit Shën Vlash. Në njërën prej makinave të aksidentuara ndodheshin pesë persona, anëtarë të të njëjtës familjes.  Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Durrësit dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

U hodh nga një ndërtesë, ndërron jetë në spital 58-vjeçari

Informacion paraprak

Më datë 19.01.2025, në afërsi të Tegut, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese shtetasi L.K, 58 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Nga hetimet paraprake rezulton se shtetasi L.K, vuante nga shëndeti mendor dhe dyshohet se si pasojë e depresionit është hedhur nga lartësia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Arrestohen 12 persona për trafik droge, e pësojnë dhe dy efektivë policie

DVP Gjirokastër/Finalizohet faza e tretë e operacionit policor antidrogë të koduar “Andromeda”.

Shkon në 17 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.

Operacioni, si rezultat i një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda proaktive, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Gjatë fazës së tretë u ekzekutuan masat e sigurisë për 12 shtetas (10 prej tyre me masë sigurie “Arrest në burg” ndërsa 2 me masë sigurie “Arrest në shtëpi”), pjesëtarë të një grupi kriminal të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike, në qytetin e Gjirokastrës.

Në vijim të hetimit të kryer me metoda proaktive në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Andromeda”, në drejtimin e Prokurorisë, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional në DVP Gjirokastër dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Gjirokastrës, për shtetasit:

  • H. H., 38 vjeç, D. O., 38 vjeç, K. G., 26 vjeç, B. C., 42 vjeç, R. Gj., 33 vjeç, dhe E. T., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim.
  • I. K., 49 vjeç, E. D., 22 vjeç, E. Ç., 36 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-Si dhe për shtetasin Th. K., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit E. N., 25 vjeç dhe M. F., 23 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me 5 të tjerë të arrestuar në datat 25.10.2024 dhe 13.11.2024, të organizuar si grup, janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, kryesisht në Gjirokastër.

Gjithashtu, në bashkëpunim me AMP, u ekzekutuan masat e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një funksioni apo shërbimi publik”, për shtetasit L. K., 32 vjeç dhe O. B., 29 vjeçe, të dy banues në Gjirokastër, me detyrë punonjës policie në PKK Kakavijë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrolleve të ushtruara për të gjetur provat materiale me qëllim të dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, janë gjetur dhe sekuestruar shuma të konsiderueshme vlerash monetare, lëndë narkotike Cannabis dhe Kokainë, municion luftarak, celularë, automjete, dokumente të falsifikuara, mallra kontrabandë etj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Aksidenti në Vlorë, policia jep detaje: Viktima rreth 30 vjeç, ende nuk është identifikuar!

Informacion paraprak

Më datë 19.01.2025, rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha, Vlorë, një motomjet tip “Yamaha”, është përplasur me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, rreth 30 vjeç, i paidentifikuar ende, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe për identifikimin e drejtuesit të motomjetit që ndërroi jetë.

Vaji i ullirit nën kosto! Fermerët në Mallakastër ankohen për mungesën e tregut

Megjithëse fundviti 2024 ka qenë i mbarë për prodhimin e ullirit ne Mallakaster me rendimente të larta dhe cilësi të mirë, fermerët ndihen të zhgënjyer.Ata theksojnë se mungesa e një tregu të sigurt për vajin e ullirit, i ka detyruar shpeshherë të shesin nën kosto.

“Vaji i ullirit kishte një çmim të mirë në fillim të sezonit, por tani që kemi marrë prodhimin, mungesa e tregut na ka futur në vështirësi të mëdha”, shprehen fermerët.

Fermerët dhe përpunuesit e ullirit bëjnë thirrje për ndërhyrjen e shtetit. Ata kërkojnë certifikimin e vajit të ullirit dhe mundësinë për të depërtuar në tregjet europiane, si një zgjidhje për garantimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë në shumë fshatra.

Mallakastra, dikur një qendër e fuqishme ekonomike falë industrisë së naftës, sot mbështetet te ullishtat dhe prodhimi i vajit, por pa një treg të sigurt, ky sektor duket i rrezikuar.

Aksident i rëndë në Vlorë, automjeti përplaset me motorin, humb jetën një person

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Kote, në rrugën e Lumit të Vlorës. 

Një automjet është përplasur me një mjet motorik.Përplasja ka qenë mjaft e fortë, ndërsa për shkak të aksidentit, raportohet se një person ka humbur jetën.