Përfshihet nga flakët një qendër tregtare në Vorë

Përfshihet nga flakët një qendër tregtare në Marikaj të Vorës.

Ende nuk dihen detaje sa i përket shkakut të zjarrit apo dëmet që ka shkaktuar.

Zjarrfikësit në vendngjarje, po punojnë për shuarjen e zjarrit në godinën e përbërë nga disa butiqe veshjesh.

Flakët po përhapen me shpejtësi si pasojë e erës së fortë, por e ndikuar edhe nga materialet që gjenden brenda në godinë.

14 vite nga demonstrata e PS-së, Rama: Kush po vonon drejtësinë

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot 14 -vjetorin që nga ngjarja e 21 janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues të pafajshëm. 

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë. 

““Drejtësia vonon po nuk harron”, thotë populli dhe sot kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë…”, shkruan Rama. 

Në 21 janar 2011 mbetën të vrarë Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Publikohen për herë të parë pamjet e Ilir Metës nga burgu

Gazetari Bledi Mane ka publikuar pamje ekskluzive nga burgu 313 në Tiranë, aty ku mbahet ish-presidenti Ilir Meta që prej muajit tetor.Teksa ka ndarë videon në rrjetet sociale të Metës në rrethimin e jashtëm të burgut, gazetari shprehet se ish presidenti ka mbetur i izoluar totalisht.

“Video ekskluzive. Burgaxhiu Ilir Meta dikur mburrej që e thyente në mes më të mirin por planet iu prishën pa iu realizuar. Ish presidenti i republikës, ish kryetari i parlamentit, ish kryeministri Meta shihet i burgosur e i izoluar totalisht në rrethimin e jashtëm të Burgut 313 në Tiranë”-shkruan Mane krahas videos.

Administrata Trump , mbyll aplikacionin për azilkërkuesit

Administrata Trump i ka dhënë fund menjëherë përdorimit të një aplikacioni për azilkërkuesit që donin të hynin legalisht në SHBA.Aplikacioni i quajtur CBP One që lejonte emigrantët të aplikonin të hynin legalisht në Shtetet e Bashkuara, është nxjerrë jashtë funksionin pak minuta pasi Trump mori detyrën.

Kjo lëvizje mbyll një rrugë për ata që duan të futen në SHBA.Zyrtarët e Sigurisë Kombëtare të administratës Biden thonë se aplikacioni ndihmonte në uljen e kalimeve të emigrantëve duke ofruar një mënyrë të rregullt për të aplikuar.

Me mbylljen e aplikacionit dhe kufizimet e vendosura nga administrata e Trump, kufiri amerikan është teknikisht i mbyllur për azilkërkuesit.

Aplikimet aktuale janë anuluar të gjitha, sipas CBP.

Donald Trump , SHBA tërhiqet nga marrëveshja e Parisit për klimën

Administrata Trump thotë se do të tërheqë SHBA-në nga marrëveshja e Parisit për klimën, një pakt i nënshkruar nga pothuajse çdo vend për të reduktuar emetimet dhe për të mbajtur rritjen e temperaturës mesatare globale nën nivelet para-industriale.

Kjo është hera e dytë që SHBA tërhiqet nga marrëveshja e vitit 2015. Këtë e bëri një herë më parë gjatë mandatit të parë të Trump, megjithëse kjo u anulua nga presidenca e Biden në 2021.

Tërheqja do të thotë që SHBA do t’i bashkohet Iranit, Libisë dhe Jemenit si të vetmet vende në botë jashtë paktit.

Njoftimi u bë në një dokument të shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë të hënën pasdite pas inaugurimit të Trump.

Trump ka sinjalizuar në mënyrë të përsëritur gjatë fushatës se ai dëshiron të rrisë shpimet dhe prodhimin e naftës dhe gazit në SHBA,  një premtim që ai e bëri edhe një herë gjatë fjalimit të tij inaugurues të hënën.

SHBA është tashmë prodhuesi kryesor i naftës në botë, pas Arabisë Saudite dhe Rusisë.

“Nga sot do kemi vetëm dy gjini”/ Trump: Do rimarrim Kanalin e Panamasë nga Kina, Gjiri i Meksikës do të quhet Gjiri i Amerikës

Donald Trump u rikthye në krye të SHBA-së, pasi u betua në Capitol si Presidenti i 47-të i vendit.

Në fjalën e tij hapëse, ai premtoi se do të sjellë paqen në botë, teksa u shpreh se Gjiri i Meksikës, do të quhet Gjiri i Amerikës.

Do forcoj një shoqëri që i jep fund racizmit dhe bazohet te merita. Nga sot do kemi dy gjini, mashkull dhe femër.

Këtë javë do të nënshkruaj një urdhër që luftëtarët tanë të mos përballen me eksperimente ndërkohë që janë në detyrë.

Forcat tona do të kenë një mision, të luftojnë armikun e Amerikës.

Njësoj si në 2017-ën, do forcojmë dhe do kemi ushtrinë më të madhe në botë. Krenaria më e madhe është që do të jem paqebërës, bashkues dhe unifikues.

Nga dje, përpara se të merrja detyrën, pengjet në Lindjen e Mesme po kthehen te familjet e tyre.

Amerika do të rimarrë vendin e merituar si vendi më i madh, më i respektuar, do të admirohet në të gjithë botën, nga sot do të ndryshojmë emrin e Gjirit të Meksikës, do ta quajmë Gjiri i Amerikës.

Presidenti McKinley e bëri vendin tonë shumë të pasur, me talent. Ai ishte një biznesmen i natyrshëm. 

Gjërat e mëdha që bëri, duke përfshirë dhe Kanalin e Panamasë që i është dhënë një vendi tjetër, kur SHBA-ja ka shpenzuar më shumë se në çdo vend tjetër.

Jemi trajtuar në mënyrë shumë të gabuar dhe Panamaja na ka premtuar se qëllimi i marrëveshjes është shkelur, me anijet amerikane që nuk janë mirëpritur si duhet, e cila përfshin dhe Marinën Amerikane”, tha Trump.

Meloni, e vetmja lidere Europiane e ftuar nga Trump në ceremonine e betimit

Teksa sytë e të gjithë botës janë fokusuar në ceremoninë e Inagurimit të Donald Trump si president I 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mediat ndërkombëtare I kanë bërë jehonë jo vetëm prezencës së dhjetëra liderëve botëror por gjithashtu edhe mungesës së disa prej tyre.  

Giogia Meloni Kryeministja e Italise eshte e vetmja Lidere e Larte Europiane që do të marrë pjesë në ceremoninë e Betimit të Donald Trump.

Republikani dhe stafi i tij duket se kanë zgjedhur të injorojnë tërësisht liderët e Unionit 27 antetaresh dhe jo vetem pasi Kryeministri Britanik Keir Starmer, Kancelari Gjerman Olaf Scholz dhe Kryetarja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen nuk morën një ftesë për të ndjekur ceremoninë.

Ne vend te kesaj Trump duket se ka zgjedhur te ftoje ne ceremonin e tij te inagurimit ato qe ai deshiron te jene lideret e rinje te europes duke perfshire perfaqesues te se djaththes Ekstreme ne Gjermani apo edhe Nigel Farage nga Partia Reforma ne Britani.

Jane 7 krere shtetesh qe do te ndjekin betimin e Donald Trump si presidenti i 47 i shteteve te Bashkuara duke perfshire presidentin e Argjentines Javier Milei , Presidentin e Ekuadorit , Presidentin e El Salvadorit, Ish presidentin e Brazilit dhe ish kryeministrin Polak.

Trump ftoi ne ceremonine e tij te Inagurimit edhe Presidentin Xi Jinping ne nje kohe kur nje lufte tregtare mes Washingtonit dhe Pekinit eshte me prane se kurre. Xi Jinping nuk do te jete pjese e ceremonise se Trump kete te hene megjithate Pekini ka derguar ne Washington Zevendespresidentin Kinez. Sipas të dhënave nga Departamenti Amerikan I Shtetit, të dhëna këto që datojnë që nga vitit 1874, Washingtoni zyrtar nuk ka ftuar kurrë një lider Kinez në Inagurimin e një Presdienti.

Sherr me thika mes dy shoqeve, njëra përfundon në pranga, tjetra në spital

Dy vajza të moshës 20-vjeç janë zënë me thika pasditen e së dielës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një apartament në kompleksin Deliorgji në Tiranë. dy vajzat nga Durrësi ishin shoqe me njëra tjetrën por janë konfliktuar për motive banale.

Një nga vajzat ka shkuar në apartamentin e shoqes së saj dhe pas një debati e sipër një nga vajzat ka marrë thikën dhe ka goditur shoqen e saj. Një nga vajzat është arrestuar, ndërsa vajza e dëmtuar është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga komisariati numër 2 thanë se vajzat ishin nën efektin e alkoolit. Pasi kanë konsumuar alkool ato kanë nisur të debatojnë dhe më pas janë konfliktuar.