Aksident ne Roskovec,makina perplas per vdekje bariun qe po kalonte bagetine ne rruge

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Berat-Roskovec, në fshatin Suk 1, automjeti me drejtues shtetasin Q. M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. A.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga disa bagëti të imëta.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi F. G, i cili po kalonte bagëtitë e imëta në rrugë, ku disa krerë bagëti kanë ngordhur, po si pasojë e përplasjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Alex Soros ri-publikoj foton me Ramën, reagon LaCivita

Aleks Soros ka rikthyer sot fotografinë e vjetër me kryeministrin Edi Rama në rrjetet sociale. Në postimin e tij, Soros thekson se ka vendosur ta ripublikojë foton pas “kërkesave të shumta që ka marrë”.

Pas kësaj, ka reaguar edhe strategu i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, që është dhe një person pranë Donald Trump.

La Civita gjithashtu ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama me Aleks Soros. Ai thotë se Rama nuk është tjetër gjë, përpos se një kukull i Sorosit. Strategu i rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë, njëkohësisht njeriu që do të udhëheqë fushatën e PD për zgjedhjet e 11 Majit, Chris LaCivita, shkruan përmbi foto: “Kukulla dhe padroni”.

Kujtojmë se LaCivita e ka cilësuar më herët Ramën një kukull të Sorosit, duke shtuar se ai nuk mund të jetë një mik i Amerikës, duke qenë njëkohësisht edhe mik i miliarderit të ekstremit të majtë. Kreu i PD Sali Berisha tha përpara disa ditësh se Rama ka fshirë fotot në rrjetet sociale me Aleks Soros.

Kuvendi shkarkon Këshillin Drejtues të RTSH. Me sa vota u shkarkua secili anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH

PD dhe PS janë bërë bashkë, duke shkrirë Këshillin Drejtues të RTSH-së.

Anëtarët që janë shkarkuar sot nga parlamenti janë Gëzim Podgorica, Genc Përmeti, Leka Bungo. Gjithashu janë shkarkuar edhe Ilir Keko, Albert Minga, Dionis Papadhimitri, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani, Mevlan Shanaj, Milena Selimi dhe Ardita Reçi.

Kriza në RTSH nisi pas skandalit në garën për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm. Tanimë procesi është pezulluar.

Gara nxori në pah një sërë abuzimesh të Këshillit drejtues të RTSH-së, nga shpërdorimi i fondeve e deri te konflikti i interesit.

Sa vota morën për lirimin nga detyra secili anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH:

Gëzim Podgorica 89 vota pro, 5 abstenim, 4 kundër.

Genc Përmeti 91 vota pro, 0 abstenim, 4 kundër.

Leka Bungo 95 vota pro, 5 abstenim, 3 kundër.

Albert Minga, 88 vota pro, 6 abstenim, 6 kundër.

Ardita Reçi 92 vota pro, 3 abstenim, 3 kundër.

Dionis Papadhimitri 92 vota pro, 3 abstenim, 2 kundër.

Edmond Tullumani 96 vota pro, 1 abstenim, 3 vota kundër.

Ëngjëll Ndocaj 94 vota pro, 4 abstenim, 4 kundër.

Ilir Keko 89 vota pro, 3 abstenime, 11 kundër.

Mevlan Shanaj 64 vota pro, 12 abstenime, 15 kundër.

Milena Selimi, 93 vota pro, 3 abstenime, 4 vota kundër.

Vota e diasporës! PD-PS konsensus për ndryshimet në Kod, 120 vota pro

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor kundërshton qeverinë për 2 projektligje të cilat u miratuan në fillim të janarit, konkretisht “Paketa e Maleve” dhe disa ndryshime në pr.ligjin “Për tatimin e vlerës së shtuar”, pasi bien ndesh me kodin zgjedhor.

Nisur nga një ankesë e KRIIK (Koaliconi për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara), drejtuar Komisionerit Zgjedhor, nga analiza ligjore e këtij institucioni rezulton se të dyja këto projektligje kanë ndikim të drejtpërdrejtë në sektorin ekonomik dhe tregtar dhe ccdo veprim i tillë, mund të cënojë parimin e barazisë mes aktorëve ekonomikë në prag të zgjedhjeve.

Komisioneri Zgjedhor thotë se ndryshimet e propozuara mund të krijojnë perceptimin e përdorimit të mjeteve ligjore për qëllime elektorale.

Për këtë arsye, përmes vendimit nr.83 dt 11.02.2025,  KOmisioneri i ka kërkuar Kuvendit të mos përfshijë për shqyrtim në seancë plenare këto 2 pr.ligje.

Kuvendi e ka cilësuar të padrejtë vendimin e Komisionerit Zgjedhor dhe përmes një shkrese të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjoncaj, ka kërkuar shfuqizimin e pikës 2 të vendimit nr.83 i cili pengon shqyrtimin e 2 pr.ligjeve në kuvend dhe lejimin e vijimit të procedurave parlamentare.

Për ankesën e Kuvendit, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS, ka lajmëruar të mblidhet ditën e mërkurë dt 19 shkurt, ndërsa të martën, Komisioneri Shtetëror Zgjedhor do të diskutojë të martën raportin “Për vlerësimin e raporteve të monitoruesve të fushatës zgjedhore për periudhën e monitorimit 10 deri më 15 shkurt 2025 dhe shqyrtimin administrativ të disa denoncimeve të PD dhe KRIIK.

Alex Soros publikon foton me kryeministrin Rama

Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, ka publikuar një fotografi me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Në postimin e tij, Soros thekson se ka vendosur ta ripublikojë foton pas kërkesave të shumta që ka marrë.

Ajo që bie në sy është fakti se, ndërsa ai e ka taguar Ramën në postim, fotoja nuk është shfaqur në profilin e kryeministrit shqiptar.

“Rikthim për shkak të kërkesave popullore,” ka shkruar Alex Soros, duke përmendur Ramën në postimin e tij.

Makina përplaset me mjetin e ushtrisë, 2 viktima

Një aksident tragjik ka ndodhur në kthesën e Viroit në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku një mjet është përplasur me një makinë të ushtrisë, duke rezultuar në vdekjen e dy personave.

Raportohet se forcat e emergjencës dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet e nevojshme dhe për të hetuar rrethanat e aksidentit.

Deri më tani, identiteti i viktimave nuk është bërë i ditur, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit vijojnë.

Ngjarjet ne 24 oret e fundit ne Fier e Mallakaster

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin T. D., 48 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin V. F., 42 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Rr. Ll., 30 vjeç, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, gjatë montimit të një kondicioneri në një pallat në Roskovec, njësia e jashtme e pajisjes ka rënë dhe ka dëmtuar një 80-vjeçare (banuese në katin e parë të pallatit). Aktualisht, kjo shtetase është në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit S. Z.,19 vjeç dhe P. S., 18 vjeç, si dhe për një shtetas 17 vjeç, të tre banues në Ballsh, pasi dyshohet se gjatë ndeshjes së futbollit “Bylis-Elbasani”, kanë hedhur lëndë piroteknike në fushë.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-P. Ll., 70 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin M. Ç.;
-E. N., 34 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas 64 vjeç.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen S. Sh., 27 vjeçe, banuese në Divjakë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar automjetin e një 23-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme

Alarmi nga erozioni/ Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar 

Në Shqipëri, ndryshimet klimatike dhe ndërhyrjet në mjedis po shoqërohen me shtimin e erozionit në vijën bregdetare. Zonat më të rrezikuara nga erozioni bregdetar janë Kune- Vaini në Lezhë dhe grykëderdhja e Lumit Buna në Shkodër.

Ndryshimet e shpejta, të vërejtura vitet e fundit në vijën bregdetare të Shqipërisë, dëshmojnë për ndikimin e thellë të ndryshimeve klimatike, zhvillimeve urbane të parregullta, por edhe pasojave që sjellin ndërhyrjet në mjedis. Sipas ekspertëve të mjedisit, 1/3 e vijës bregdetare të Shqipërisë, prej më shumë se 400 km, rrezikohet nga erozioni.

Në mënyrë të vazhdueshme, deti Adriatik po merr sipërfaqe nga plazhet dhe pyjet, me ndikim në ekosistemet natyrore dhe veprimtarinë ekonomike të komuniteteve lokale në bregdet.

Erozioni bregdetar nuk është realisht një fenomen i ri. Është realisht problematikë në bregdetin e Adriatikut, duke filluar nga delta e Lumit Buna duke vazhduar në zonën e Kune Vainit dhe në shumë segmente të tjerë bregdetar. Ai sjell dëmtime shumë të mëdha në ekosistemet bregdetare, por, njëherazi, edhe në shumë drejtime të tjera që kane lidhje me natyrën”, thotë profesor Ervis Krymi, Universiteti i Shkodrës.

Një studim i organizatës mjedisore “Eco Albania” veçon faktin se, erozioni në bregdetin e Adriatikut, më së shumti është i pranishëm në sektorë të gjerë të grykëderdhjes së Semanit, në skajin jugor të gjirit të Durrësit (Karpenit), në jug të Gjirit të Lalzit, grykëderdhjen e lumit Mat, në Tale, Kune-Vain të Lezhës, si dhe disa zona në Velipojë.

Kune Vaini është zona më e prekur në Shqipëri nga erozioni bregdetar. Këtu, banorët dhe bizneset vendase kanë ngritur prita me thasë me rërë, në përpjekje për të frenuar vërshimin e mëtejshëm të detit në territor.

Eksperti i mjedisit Jak Gjini, i cili ndjek në vazhdimësi ecurinë e erozionit në vijën bregdetare të Shëngjinit, thotë se në zonën e Kune Vainit, çdo vit erozioni merr 2-3 metër nga bregu ranor.

“ Në mënyrë të veçantë, në periudhën aktuale, zona është mjaft e ekspozuar ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike dhe shpejtësisë me të cilën po ndodhin këto ndikime. Në mënyrë të veçantë, erozioni bregdetar është i tillë që po tejkalon edhe parashikimet e skenarëve për zonën. Mjafton të kujtojmë se, vetëm në pjesën veriore të grykëderdhjes së Lumit Drin, deti avancon deri në 20 metër në vit dhe e gjithë zona goditet nga stuhitë detare dy herë në vit, duke u bërë mjaft frekuente dhe të pranishme për zonën”, thotë ai.

Stuhitë e herëpashershme detare, përgjatë bregdetit të Shëngjinit, të cilat ndodhin nga muaji tetor, deri në marsin e vitit pasues, shoqërohen me erodimin e bregut të detit dhe dëmtimin e brezit pyjor me pisha.

“ Si rezultat, janë prishur balancat natyrore të furnizimit të bregdetit me sedimente të ngurta duke sjellë ndryshime gjeomorfologjike të fuqishme, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në vlerat natyrore të zonës, por edhe aktivitetin social-ekonomik të kësaj zone si në bujqësi, peshkim, turizëm, aktivitete këto që janë mjaft të rëndësishme për zonën”, thotë ai.

Përveçse në vijën bregdetare Kune Vain, erozioni po shfaqet mjaft agresiv edhe në grykëderdhjen e Lumit Buna. Krahasimi i pamjeve satelitore, nga viti 2012 deri në janarin e këtij viti, dëshmojnë për ndryshimet e thella në deltën e Lumit Buna dhe zhdukjen graduale të ishullit të vogël të Franc Jozefit.

“ Është shumë e rëndësishme që këto ekosisteme bregdetare të mirëmenaxhohen, të merren masa për mbrojtjen e tyre, të ruhet gjithnjë e më tepër nga ndërhyrja në shtretërit e lumenjve, marrjen e inerteve. Ndërhyrjet mund të dëmtojnë sedimentet e shumta përgjatë vijës bregdetare. Po ashtu, është e rëndësishme mbjellja e më shumë pemëve, pasi kjo do të ndihmonte që fenomenet negative të erozionit mos të na godasin përgjatë vijës bregdetare”.

Nëse nuk merren masa të shpejta për të frenuar avancimin e mëtejshëm të detit në brendësi të vijës bregdetare të Adriatikut, sipas ekspertëve të mjedisit, pasojat e erozionit do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë dhe afatgjatë në mjedisin natyror, ekonominë dhe jetën e rreth 430 mijë banorëve që jetojnë përgjatë vijës bregdetare, por edhe në ecurinë e mëtejshme të sektorit turistik, si një nga burimet kryesore të ekonomisë së vendit./VOA