Lëkundje termeti në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 4 ballë ka goditur Shqipërinë këtë pasdite, në orën 18:01.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 13 km, me epiqendër në koordinatat 41.590°N dhe 20.150°E, rreth 40 km në veri-lindje të Tiranës dhe 12 km në lindje të qytetit të Burrelit.

Tërmeti u ndje në disa zona të vendit, përfshirë Tiranën dhe rrethinat e saj, si dhe në qytetin e Burrelit.

Vrau Martin Canin, 14-vjeçari kërkon lirinë Gjykata merr vendimin

Autori i vrasjes së 14-vjeçarit Martina Cani ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë

Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën duke lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg”

Prokuroria kërkoi burg për Mario Përlleshaj të cilin e akuzon si autor të vrasjes së bashkëmoshatarit Martin Canit.Kujtojmë që ngjarja ndodhi para disa javësh pranë shkollë ”Fan Noli” në Tiranë, ku pas një sherri me thikë, mbeti i vdekur 14-vjeçari, Martin Cani.

Makina perplas 63 vjecarin , humb jeten, shoqerohet ne polici shoferi

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 12:55, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, shtetasi G. I., 54 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin N. H., rreth 63 vjeç, këmbësor.

Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi N. H. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë shoqëruan drejtuesin e automjetit, shtetasin G. I., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Fier-Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim

DVP Fier/Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin J. H., 32 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim. Për këtë shtetas, Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi në vitin 2021, dyshohet se duke u prezantuar si administrator i një kompanie ndërtimi, ka falsifikuar dokumentet për legalizimin e disa apartamenteve, në këmbim të shumave të ndryshme monetare.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier ndaluan shtetasin A. G., 22 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 10.12.2024, në aksin rrugor “Fier-Seman”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin K. S., 50 vjeç, që lëvizte me motomjet, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ngjarjet ne 24 ore ne Fier, njoftim i policise

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin A. Z., 24 vjeç, banues në Patos, që ia ka caktuar Gjykata, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi dyshohet se më datë 04.05.2024, i ka vënë flakën automjetit të shtetasit A. G., 31 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin E. T., 32 vjeç, banues në fshatin Kolsh, Divjakë, pasi ka përndjekur një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. K., 23 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke organizuar lojra fati me celular, në një lokal në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë. Për këtë rast u procedua penalisht edhe pronari i lokalit, shtetasi A. K., 46 vjeç, banues në Lushnjë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur 16 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Gjithashtu u procedua penalisht një tjetër shtetas i mitur 17 vjeç, pasagjer në automjet, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një send të ngjashëm me pistoletën sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SHBA mesazh të prerë para zgjedhjeve: Nuk merremi me njerëz të përfshirë në korrupsion

Ambasada amerikane, në një reagim që ka bërë këtë të martë, thotë se SHBA i qendron pozicionit të saj, për personat e përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. 

I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë.

Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë.

Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor”, thuhet në një deklaratë nga e ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, e publikuar nga Ambasada amerikane në Tiranë.

Shpërthim në Moskë, vritet shefi i forcave mbrojtëse bërthamore

Një oficer i rangut të lartë i ngarkuar me Trupat e Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë (RKhBZ) është vrarë në një shpërthim në Moskë, tha Komiteti Hetues i Rusisë.

Gjeneral-lejtnant Igor Kirillov dhe ndihmësi i tij u vranë nga një bombë e fshehur në një skuter jashtë hyrjes së një ndërtese në Moskë herët më 17 dhjetor, tha komiteti në një deklaratë, duke shtuar se një hetim është hapur.

Incidenti ndodhi një ditë pasi shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës raportoi se prokurorët ukrainas ngritën një akuzë kundër Kirillov, duke e akuzuar atë si përgjegjës për përdorimin e armëve kimike kundër trupave ukrainase gjatë luftës së nisur nga pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia.

Komiteti hetimor tha se shpërthimi ndodhi jashtë një pallati në Ryazansky Prospekt, një rrugë në kryeqytetin rus që fillon rreth 7 kilometra në juglindje të Kremlinit.

“Igor Kirillov, kreu i forcave të mbrojtjes kimike, biologjike dhe nga rrezatimi, të forcave të armatosura të Federatës Ruse, dhe ndihmësi i tij u vranë”, tha komiteti hetimor.

Fotot e postuara në kanalin rus Telegram Astra treguan atë që dukej se ishin dy trupa të shtrirë në dëborë jashtë derës së dëmtuar të një ndërtese apartamentesh.

Pas analizimit të imazheve të një makine të parkuar pranë ndërtesës së banesës, Astra raportoi se automjeti ishte i Kirillovit.

RKhBZ janë forca speciale që veprojnë në kushte të kontaminimit radioaktiv, kimik dhe biologjik.

Sipas biografisë së tij zyrtare, Kirillov mori pjesë në krijimin dhe miratimin e sistemit të flakëhedhësve të rëndë TOS-2 “Tosochka” nga Ushtria Ruse, si dhe në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Ukraina nuk ka komentuar ende mbi informacionin.

Kirillov dhe RKhBZ u vendosën në listën e sanksioneve të Britanisë në tetor për përdorimin e agjentëve të kontrollit të trazirave dhe raporteve të shumta për përdorimin e agjentit toksik vdekjeprurës, kloropicrin, në fushën e betejës. /rel

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen 3 persona

Një aksident ka ndodhur në mesnatë në hyrje të qytetit të Beratit, në vendin e quajtur “Dogana”.Një automjet, tip ‘Hyundai’, që po qarkullonte në drejtim të qytetit të Beratit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Makina është rrokullisur dhe më pas ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur 3 shtetasit që ndodheshin brenda në mjet. Të plagosurit mësohet se janë dy vëllezër dhe një grua, janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat.

Burime nga spitali i Beratit kanë konfirmuar se të plagosurit kanë marrë plagë të shumta dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit, për të nxjerrë edhe shkaqet e tij.