Shqiptarët ikin, të huajt vijnë/ Mbi 13 mijë të huaj të punësuar në tregun shqiptar

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) bën të ditur se në 2024-ën janë punësuar në vendin tonë mbi 13 mijë shtetas të huaj me një kontratë të rregullt pune.Rritja e numrit të të huajve ka si arsye rritjen ekonomike që ka pësuar vendi. Në vitin 2024 janë të regjistruar 700 mijë të punësuar në listëpagesat tona, ku rreth 13 mijë janë të huaj që kanë aplikuar për t’u punësuar në Shqipëri”, shprehet drejtoresha e Shërbimit të Tregut të Punës, Gertiola Çepani në një intervistë në media.

Të huajt në tregun e punës dominohen nga italianët, turqit dhe indianët, por nuk mungojnë edhe nga shtetet e tjera. Sektorët kryesorë ku janë siguruar kontratat e punës renditen shërbimi, akomodi, ndërtimi, tregtia dhe industria përpunuese.

Ligji parashikon që të gjithë shtetasit e huaj duhet të sigurojnë një kontratë pune, për të aplikuar më pas për leje qëndrimi në vendin tonë.

Berisha ne Athine me emigrantet : Diaspora, shpresa më e madhe për Shqipërinë.

Gjatë takimit me shqiptarët në Athinë, kreu demokrat Sali Berisha ka theksuar rëndësinë e diasporës shqiptare si forca më e fuqishme për ndryshimin në Shqipëri.

Ai kritikoi ashpër qeverinë e Edi Ramës, duke e akuzuar për shkatërrimin e ekonomisë dhe rritjen e narkotrafikut në vend. Berisha vuri në dukje se 45% e popullsisë ka braktisur Shqipërinë gjatë mandatit të Ramës dhe e cilësoi atë si një armik të popullit shqiptar.

Ai i siguroi emigrantët se janë ata që do të sjellin ndryshimin e vërtetë dhe shprehu besimin se Shqipëria do të ringrihet me ndihmën e tyre.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Të dashur miq!

Sot jemi në një moment historik dhe në fakt historinë po e bëni ju, ua them unë ju.

Çfarë ndodhi me Shqipërinë këto vite. E mbolli nga Pogoni në Alpe në kufi me Plavën e mbolli kanabis në vitin 2015.

Klanet e kanabisit vërshuan drejt Amerikës Latine.

Klanet më të fuqishme të drogës, Sinaloa etj., u pushtuan nga shqiptarët e Edi Ramës.

Ligji u asgjësua. Opozita e cila duhej të ngrinte zërin u godit me të gjitha mjetet.

Gjykatat u futën të gjitha në dorë.

Rrogat e pensionet që ishin më të larta në Rajon, zbritën me shpejtësi dhe sot janë më të ulëta.

Çmime stratosferike se narkoeuro, vetëm një mik i Edi Ramës nga Dubai, ka transferuar 3 miliardë euro në bankat e Europës. Pra ato po i largojnë shqiptarët masivisht.

Atë që i ka bërë Edi Rama Shqipërisë në memorien time, në leximet e mia, nuk ja ka bërë asnjë pushtues gjer sot.

Në 10 vite ka larguar nga Shqipëria 45%. Ju po bëni historinë, por ju duhet ta dini se qyteti i Kolonjës gjithë vitin 2023 pati vetëm një lindje. Shkretim të tillë nuk ka luftë, nuk ka fatkeqësi natyrore, ti ketë bërë një vendi sa i bëri narkoshteti i Edi Ramës, Shqipërisë.

Atëherë a nuk është ky armik ndër më të egrit që kemi njohur në historinë tonë. Ndaj dhe para kësaj alternative, para saj që ai shqiptarët nuk i lejon të votojë, zëri më i fuqishëm, shpresa më e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët jeni ju.

Çfarë po shoh unë, çfarë po konstatoj. Një gjë të jashtëzakoshme. Në një Shqipëri që përjeton problemet më të rënda, po vërshon drejt saj ajo dashuri që do të bëhet eliksiri i vërtetë i shpëtimit të saj.

Ju keni një meritë të madhe, e keni ruajtur atë dashuri, e keni ruajtura të pashuar, të pashtershme dhe kjo që tregoni ju është dashuri për Shqipëri. Ju ngrohni sot me këto qëndrime, zemrat, votrat e shqiptarëve kudo që janë.

Do ti themi prit diasporën se po vjen.

Zgjedhesit e Qarkut Fier dhe në emigracion , gati 53% jashte vendit

Pothuaj 4.63 milionë shtetas shqiptarë figurojnë në gjendjen civile (ky numër merret për bazë nga KQZ-ja për shpërndarjen e mandateve parlamentare nëpër qarqe).

Nga këta 4.63 milionë, pothuaj 3.73 milionë kanë moshë për votim (pra, figurojnë në listën e zgjedhësve të KQZ-së).

Nga këta të fundit, vetëm 1.93 milionë zgjedhës banojnë në Shqipëri (bazuar në ndërthurjen e shifrave të CENS-23 me koeficientët vjetorë të vdekjeve, emigracionit neto, dhe mbushjes së moshës 18 vjeç). Pra, rreth 1.8 milionë zgjedhës janë në emigracion.

Po si është shpërndarja e këtyre shifrave nëpër qarqe?

Bazuar në burimet e mësipërme, është ndërtuar tabela e mëposhtme, ku bie në sy se Qarku Tiranë ka përqindjen më të ulët të zgjedhësve në emigracion (36.5%), ndërsa qarqet Vlorë e Gjirokastër kanë përqindjet më të larta (63.1% dhe 60.2%). Në rang vendi, plot 48.3% e zgjedhësve janë në emigracion.

SHËNIM: Deri më sot, rreth 170 mijë zgjedhës nga emigracioni janë konfirmuar në KQZ për të votuar me postë, nga 1.8 milionë gjithsej. Ndoshta deri më 4 mars, mund të bëhen 200 mijë.

Zgjedhjet për Bundestagun/ DW: Gjermanët vendosën, fitojnë CDU dhe Friedrich Merz! AfD forcë e dytë. Scholz dhe SPD në pikiatë

Zgjedhjet federale 2025 – prognozat e para

Sipas parashikimit të institutit për demoskopinë Infratest-dimap, CDU/CSU pritet të fitojë 29 për qind të votave. AfD-ja 19.5 për qind, kurse SPD dhe të Gjelbërit pritet të fitojnë përkatësisht 16.0 dhe 13.5 përqind të votave.

Sa u përket partive më të vogla, Partia E Majta ndoshta do ta kapërcejë pragun prej pesë për qind dhe do të hyjë në parlament.

Kurse për partinë liberale FDP me kandidatin kryesor Christian Lindner dhe Aleancën Sahra Wagenknecht (BSW) nuk është ende e sigurt nese do të arrijnë të  hyjnë në Bundestag, pra të kalojnë pragun prej pesë përqind.

Ky është parashikimi i parë për zgjedhjet parlamentare 2025 pas mbylljes së qendrave të votimeve:

Gjermani2

DW

Gjysma e popullsisë në Shqiperi , më e vjetër se 39 vjeç

Sipas shifrave nga “Agjencia Europiane e Statistikave”, mosha mediane e popullsisë së Shqipërisë vlerësohet në 38.8 vjeç. Pra, gjysma e popullsisë është më e vjetër se kjo moshë, ndërsa gjysma tjetër më e re.

Por si ka ndryshuar ky tregues ndër vite?

‘Scan Intel’ ka marrë në analizë të dhënat përgjatë dhjetë viteve të fundit për të parë tendencën. Në vitin 2013-të, mosha mediane e popullsisë në Shqipëri vlerësohej në 33.7 vjeç. Rënia është e ndjeshme, me gati 5.1 vite. Pra, plakja e popullsisë po ecën me ritme të shpejta.

Nisur nga të dhënat e Censit për vitin 2023, varësia ndaj të moshuarve, e cila matet si raport i personave mbi moshën e punës me numrin e personave në moshë për të punuar, është thelluar vitet e fundit.

Ndërkohë, mesatarja e Bashkimit Europian vlerësohet në 44.5 vjeç. Mosha mesatare është rritur me 2.3 vjet që nga viti 2013-të, kur ishte 42.2 vjeç. Rritje u regjistruan në të gjitha vendet e BE-së, përveç Maltës dhe Suedisë.

Moshën mediane më të lartë e regjistron Italia me 48.4 vjeç, pasuar nga Portugalia, Bullgaria, Greqia dhe Gjermania.

Ndërkohë, Shqipëria renditet mes vendeve të fundit me moshën mediane më të re, por ndër vendet e para sa i përket ndryshimit në dhjetë vite. Po ashtu, mosha mediane është rritur më shumë në Moldavi, Maqedoni e Veriut, Portugali, Itali dhe Greqi.

https://flo.uri.sh/visualisation/21759886/embed?auto=

Veliaj sulmon sërish Olsi Dadon nga qelia: Menduan se duke më mbyllur brenda do më mbyllnin gojën

Veliaj sulmon sërish Olsi Dadon nga qelia: Menduan se duke më mbyllur brenda do më mbyllnin gojënGoditja qorre e Olsi Dados kundër meje dhe familjes time është kryekëput një “vrasje me pagesë” për llogari të Sali Fundërrinës. Paçavurja e tij e thurrur me gabime trashanike dhe dashakeqësira pa cipë fare, pastaj aktivizimi i kasapit Sali fundërrinist, që si për ironi të fatit mban edhe emrin tim (Erion), bënë realitet largimin tim nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës në mes të fushatës.

Me siguri menduan që duke më mbyllur brenda pa gjyq, do të më mbyllnin gojën dhe s’e kanë menduar keq, se kështu bënte edhe Saliu kur degdiste kolegët mjekë në internim. Por, ky “kolegu” im Ols Angoni as nuk e ka idenë se me kë është ngatërruar, megjithëse e quan veten Bruce Willis hajvani dhe u tregon muskujt atyre ushtarëve të BKH (tani hajde Bruce, jepi, fute edhe këtë tek kërcënimet që i kam bërë kafkës tënde të mbështjellë me shollë).

Nuk e ka idenë, dështaku, dhe nuk ka se si ta ketë në fakt, po do ia mësoj unë, ja kështu, me durim, pak nga pak, derisa t’i dalë boja kësaj menderhanes që gatoi për mue dhe ta neverisin të tërë, mbase përveç atyre që e përdorin si vegël të llojeve të ndryshme.

Nuk ka dyshim tanimë që ky që quhet prokuror, po që në fakt është një “vrasës me pagesë”, e ka shpërndarë ethshëm dosjen e mbushur me idiotësira nëpër gjirizet online të PD-së, ende pa u njohur unë vetë me ç’ka aty, në atë gjirizin e tij privat, por sot si ditë e dielë, po ju gjezdis në faqen 35, pika 19, ku violinisti dështak shkruan:

Gjithashtu, janë deklaruar si të ardhura edhe dietat për t’u shpenzuar jashtë shtetit në takimet zyrtare, si dhe biletat e udhëtimit për jashtë shtetit, të cilat duhet të blihen nga Autoriteti Kontraktor, Bashkia Tiranë nëpërmjet procedurës së prokurimit publik. Ndodhur në keto kushte, lind pyetja kush ja ka mbuluar shpenzimet jashtë shtetit shtetasit Erion Veliaj përderisa ka kursyer dietat…”.

Çfarë tmerri të merresh në vitin 2025 me lodrat e një truri si të Sigurimit të Shtetit në vitin 1975!
Dhe imagjinojeni që vetë ky klloun, në deklarimin e tij të pasurisë për vitin 2009, deklaron: “Të ardhura të përfituara nga dietat”! Jo vetëm kaq, por në të njëjtin deklarim, Bruce Dado deklaron si të ardhura të tijat edhe shumat e “transferuara nga Këshilli i Evropës për dieta udhëtimi”. S’ka asgjë të keqe në këto, të kuptohemi!

E keqja është kjo më pas, kur zëmarrësin dhe zëdhënësin e prokurores së përgjithshme në atë kohë, e kanë armatosur sot me shpatën e SPAK-ut për të prerë koka njerëzish të pafajshëm, me argumenta që vetëm një gjysmë idiot dhe gjysmë kriminel nuk ka turp t’i shkruajë.

Referuar legjislacionit për tatimin mbi të ardhurat, me termin “dieta”, kuptohen shpenzimet për ushqim dhe këto janë ato që marrin të gjithë punonjësit e shtetit nga buxheti i vetë shtetit. Që domethënë, se këto as NUK prokurohen, as nuk ka se si prokurohen, se me logjikën e këtij lëkurë sholle për të marrë dieta punonjësit e shtetit duhet të hyjnë në një tender se kush merr më pak lekë për ushqim! A e kuptoni se sa i paaftë, i pacipë dhe i patru është ky tipi?

Nga ana tjetër, sigurisht që të deklarosh si të ardhur një shumë të caktuar dhe burimin e saj, nuk nënkupton se kjo shumë është kursyer, dhe aq më tepër që këtë shumë mund të ta ketë pasuar një i tretë… siç çuditërisht i lind pyetja këtij prokurori, të cilit i duhet hequr e drejta e profesionit si element i rrezikshëm për logjikën njerëzore dhe i duhet akorduar trajtim mjekësor falas për sasira të frikshme uji në tru!
Është pikërisht deklarimi, në fakt, ai që ligjëron edhe shpenzimin dhe në të kundërt, mosdeklarimi mund të nënkuptojë se shpenzimet e udhëtimit janë mbuluar nga dikush tjetër.

Tani po i ngre edhe unë disa pyetje se u pa puna:
1. Pse qenka habitur prokurori që unë kam deklaruar dietat si të ardhura, kur këtë e paska bërë edhe vetë?
2. Në qoftë se në rastin tim, prokurorit i paska lindur pyetja: “kush ia ka mbuluar shpenzimet jashtë shtetit shtetasit Erion Veliaj përderisa ka kursyer dietat”, a nuk krijohet dyshimi i arsyeshëm se në rastin e shtetasit Ols Dado, mund të kemi të bëjmë me një individ që ka bërë pisllëqe me deklarimet e tij?
3. Pse xhanëm në rastin e tij “dieta” na qenka e ardhur e deklarueshme, ndërsa në rastin tim një autogol i dënueshëm me burg, pa gjyq?
Më tej akoma:
– A ka udhëtuar shtetasi Ols Dado për shërbime brenda dhe jashtë shtetit këto vite?
– A ka marrë dieta për këto udhëtime?
– Apo nuk i ka marrë sepse s’ka pasur nevojë?
– Sepse në qoftë se i ka marrë dhe nuk i ka deklaruar, në rastin më të mirë, ka bërë deklarim të rremë, por në rastin më të keq, lind vetiu pyetja e tij për atë vetë: kush ia ka mbuluar shpenzimet prokurorit që s’paska pasur nevojë për të marrë dietat e shtetit që i takojnë me ligj?
– Po kur udhëton me kontakte të papërshtatshme dhe i kursen dietat, se t’i paguajnë të tjerët, a duhet të deklarohen ato?
Hë-hë-hë Ols Violina…”

“Vijmë vërdallë për një dokument” Rama i pergjigjet komentuesit…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar edhe ditën e sotme një bashkëbisedim me komentuesit përmes platformës “Sy m’sy”.“Në këtë vend vijnë vërdallë për një dokument”-ishte një nga komentet në rrjetet sociale drejtuar kryeministrit Rama dhe përgjigjen e ka dhënë përmes një videoje. Rama thotë se në Shqipëri të marrësh një dokument është më lehtë sesa në vendet fqinje.

“Po jo more miku im Ladi, në këtë vend është më kollaj se në Greqi, është më kollaj se në Itali për të marrë dokumentet sepse i merr nga aty ku je, me celular, pa luajtur vendit hiç, ndërsa për ndërtimet e bëra në pronën e të tjerëve apo dhe në tënden ke shumë të drejtë.

Këtë e kemi peshqesh nga këneta jonë që e bëri Shqipërinë lesh e li, por dhe kjo hap pas hapi po vihet në vend dhe brenda kohës së negociatave me Bashkimin Europian do ta mbyllim dhe këtë plagë të madhe që e trashëguam nga këneta jonë dhe Shqipëria 2030 nuk do ta ketë më këtë problem”-shprehet Rama.

26 parti regjistrohen për zgjedhjet në Shqipëri deri tani

Deri tani, një numër i konsiderueshëm partish ka depozituar kërkesat për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke përfshirë disa parti të njohura dhe të tjera të reja që synojnë të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Nr partive qenkane depozituar kerkesa per regjistrim deri tani: 
1. Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)
2. Partia Lëvizja e Legalitetit (P.L.L)
3. Partia Kombëtare Konservatore Albania (PKKA)
4. Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH/PD)
5. Mundësia (Mundësia)
6. Partia Kristian Demokrate (PKD)
7. Nisma Thurje (Nisma)
8. Partia e Unitetit Kombëtar (PUK)
9. Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)
10. Partia Bashkimi Demokrat (PBD)
11. Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK)
12. Partia e Lirisë (PL)
13. Partia Balli Kombëtar Shqiptar (PBK)
14. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)
15. Lëvizja Bashkë (Bashkë)
16. Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet (PLSHB)
17. Partia Ora e Shqipërisë (POSH)
18. Partia Emigracioni Shqiptar (PESH)
19. Partia Minoriteti Grek për të Ardhmen (MEGA)
20. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve (PMDPSH)
21. Partia Agrare Ambjentraliste e Shqipërisë (PAA)
22. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE)
23. Partia Drejtësia Shoqërore (PDSHSH)
24. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)
25. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare (LDK)
26. Partia Lëvizja Atdheu (LA)