Balluku takim në një fasoneri në Fier

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe drejtuese politike e PS në qarkun e Fierit, vizitoi sot një biznes fason në Portëz (Fier), që prodhon veshje për eksport për kompani gjermane dhe çeke.

Kjo është një nga fasoneritë më të mëdha të Fierit, ku janë të punësuara 200 gra dhe vajza. Aktualisht aty po prodhohen rroba ushtarake për ushtrinë çeke, por edhe uniforma të specializuara pune për tregun gjerman.

Ne e kemi nisur këtë biznes në vitin 2020 me 40 punonjës, sot jemi rreth 230 dhe synojmë të shtojmë staf, për shkak të kontratave të reja që po vendosim me kompani të huaja. Ndërsa një degë tjetër të biznesit tonë e kemi hapur edhe në Berat”, u shpreh sipërmarrësja gjatë bashkëbisedimit me zv.kryeministren Balluku.

Ajo e informoi zv.kryeministren se të punësuarat janë nga zona të ndryshme të qarkut Fier.“Fieri është një nga qarqet më aktive sa i përket linjave të prodhimit, ashtu siç jeni dhe ju një nga pikat më të mëdha të prodhimit, dhe është kënaqësi kur janë plot ndërmarrje që vazhdojnë të kenë nevojë për të zgjeruar krahun e punës”, tha Balluku.

Balluku vlerësoi investimin e kryer në këtë biznes si dhe faktin që ka arritur të krijojë kushte shumë të përshtatshme pune për punonjësit, teksa u njoh dhe me kapërcimin e vështirësisë nga ndryshimet e kursit të këmbimit, ku, siç tha ajo, “ky është një moment që është përballuar nga vetë sipërmarrësi, pa e reflektuar atë në ndryshimin e pagave të punonjësve”.

Ato pak zonja që takova këtu në procese të ndryshme pune, treguan se janë të kënaqura që punojnë këtu, dhe qarku i Fierit mbetet një nga qarqet me nuklat (qendrat) ekonomike më të suksesshme të Republikës së Shqipërisë jo vetëm për çka prodhon, por dhe të angazhimit të njerëzve punëtorë të këtij qarku”, u shpreh Balluku.

Qellohet me armë zjarri dhe humb jeten 67-vjeçari

Dodë Mamli është identifikuar si 67-vjeçari, i cili mbeti viktimë pasditen e sotme pas disa të shtënave me armë zjarri.

Dyshohet se i moshuari u qëllua në afërsi të banesës së tij në fshatin Zhejë, për arsye ende të paditura.

Sakaq, autori i ngjarjes mbetet i paidentifikuar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

GJKKO përgënjeshtron Veliajn

Nisur nga interesimi i lartë dhe i vazhdueshëm nga ana juaj, duke paraqitur dhe kërkesa për informacion, në bazë të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, në lidhje me vërtetësinë e pjesës së procesverbalit të seancës gjyqësore, të datës 12.02.2025, të publikuar ditën e sotme nga personi nën hetim Erion Veliaj, në rrjetin e tij social në “Facebook”, ju bëjmë me dije se nuk është i vërtetë.

Nga verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, etj., të datës 12.02.2025, konkretisht intervali kohor 6:34:02 PM – 6:34:57 PM (të cilit i referohet i hetuari Erion Veliaj në postimin e tij) si dhe nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment.

Ish-kreu i Bashkisë Kavajë Elvis Roshi paraqitet në SPAK

Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi është paraqitur në SPAK.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) dyshohet se po heton Roshin lidhur me një kallëzim të Këshillit të Lartë të Shtetit për disa parregullsi të gjetura gjatë auditimit të vitit 2013-2014 në Bashkinë e Kavajës, kur kreu i bashkisë ishte Roshi.

Hetimi ka të bëjë me abuzime me tendera dhe shpenzime të fondeve publike në fushën e urbanistikës dhe prokurimeve.

Sipas Këshillit të Lartë të Shtetit (KLSH), Elvis Roshi dhe 10 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Kavajës kanë shkaktuar një dëm financiar prej 33 milionë lekësh përmes tenderave për rikonstruksionin e qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.

Deputetja e PS Klotilda Bushka paraqitet në Prokurorinë e Posaçme.

Deputetja e PS është marrë nën hetim nga SPAK pasi akuzohet për kryerjen e veprimeve aktive “që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në rastin e dosjes së kryebashkiakut Erion Veliaj. Kjo është hera e parë që Bushka paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, pasi ka deklaruar se nuk është pyetur asnjëherë nga prokuroria lidhur me këtë çështje.

Grabitja fatale e Çaush Shehajt në Fier, burg përjetë për Musa Gudon, 25 vite burg për bashkëpuntorin Halimi

Vrasja e dy viteve më parë e të moshuarit Çaush Shehaj në Patos , ka çuar në dënimin e tre personave të arrestuar nga prokuroria dhe policia e Fierit.

Një javë më parë Gjykata e Fierit deklaroi fajtor dhe dënoi me burgim të përjetshëm Musa Gudon për akuzën e “Vjedhjes me armë” me pasojë vdekjen e të moshuarit Çaush Shehaj dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Ndërkohë për të njëjtat akuza, me 25 vite burg u dënua nga Gjykata, Ervis Halimi, bashkëpuntori i Musa Gudos.

Ndërsa i mituri Fjorilo Çepele u dënua për “Moskallëzim Krimi” me dy vite burgim. Kurse prokurori i Fierit, Petrit Vukaj, në pretencën e tij kishte kërkuar për Çepelen deklarikmin fajtor dhe dënimin me 7 vjet e 6 muaj burgim për akuzën e “Vjedhjes me armë” kryer në bashkëpunim.

I moshuari Çaush Shehaj, ndodhej në gjumë kur në datën 19 nëntor 2022 është sulmuar dhe goditur disa herë me shtratin e automatikut, duke i shkaktuar plagë, të cilat i kanë sjellë vdekjen në ambientet e spitalit të Fierit.

Kjo ishte hera e dytë që banesa e tij, sulmohej për tu grabitur, pasi rreth 6 muaj më parë, persona të maskuar I kishin marë një shumë të vogël financiare dhe armën e gjahut çifte, që 89-vjeçari e posedonte me leje nga policia.

I moshuari mbante në banesë një shumë prej 2 milion lekë dhe për këtë gjë është porositur dhe nga nipi i tij, që të largonte nga banesa sasinë e parave.

Nisur nga kjo këshillë, Çaush Shehaj, i ka larguar lekët nga shtëpia duke ja dhënë në ruajtje krushkut të vet. Por 6 muaj nga grabitja e parë u sulmua sërish.

Para se të kryenin krimin e rëndë, tre personat së bashku me të dashurën e Musa Gudos, kanë darkuar në një restorant në fshatin Portëz.

Mandej Halimi, Gudo dhe Çepele, kanë vënë në zbatim planin e sulmit për të grabitur banesën e Çaush Shehaj.

Ky i fundit ndodhej në gjumë kur është goditur mizorisht, ndërsa dy personat Ervis Halimi dhe Musa Gudo, i kërkonin se ku i kishte fshehur paratë e mandej e kanë lidhur në fytyrë me qese.

Për shkak të kësaj situate, i moshuari ka humbur ndjenjat ndërsa banorët e fshatit e kanë gjendur në mëngjes me shenja jete, duke e transportuar me urgjencë në spital, por pa mundur t’i shpëtojnë jetën.

Musa Gudo             burgim të përjetshëm

Ervis Halimi           25 vite burgim

Fjorilo Çepele         2 vite burgim

SPAK: 629 masa sigurie në total! 5.1%, “arrest me burg” për korrupsion dhe 30.84% për krimin e organizuar

Në vitin 2024, janë marrë masa sigurimi për gjithsej 629 persona, nga të cilët 236 janë dërguar në arrest me burg.Këto masa janë shpërndarë në mënyrë të ndryshme, ku për individët e akuzuar për korrupsion, masa “arrest me burg” përbën 5.1% të totalit të masave, ndërsa për ata të përfshirë në krimin e organizuar, kjo masë arrin në 30.84% të totalit të masave të sigurisë të regjistruara.

Në vitin 2024, janë dhënë masa sigurimi për 629 persona në total, prej të cilave masa “arrest me burg” është caktuar për 236 persona.

Në vitin 2024, janë dhënë masa sigurimi për 629 persona në total, prej të cilave masa “arrest me burg” është caktuar për 236 persona. 

Nga vlera totale:
• Për Korrupsionin, masa “arrest me burg” zë 5.1% të totalit të masave.
• Për Krimin e Organizuar, masa e sigurisë “arrest me burg” zë 30.84% të totalit të masave të sigurimit të rregjistruara.

Shpërthim pranë konsullatës ruse në France.

Një shpërthim është dëgjuar pranë ndërtesës së konsullatës ruse në Marsejë.

Raportet në mediat lokale sugjerojnë se një shpërthim është dëgjuar pranë konsullatës ruse në qytetin jugor francez të Marsejës.

Policia franceze nuk ka komentuar menjëherë raportet, megjithëse transmetuesi BFM Marseille Provence tha se zjarrfikësit kanë konfirmuar një incident.

Sipas gazetës ruse të lajmeve RBC, konsulli i përgjithshëm në qytet, Stanislav Oranskiy, tha se shpërthimi ndodhi brenda konsullatës. Agjencia ruse e lajmeve Tass raporton se shpërthimi ka të gjitha shenjat e një “sulmi terrorist”. Ministria e Jashtme në Rusi ka kërkuar një hetim për “shpërthimet”, sipas Tass.