Sekuestrohen mbi 100 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, arrestohet 40 vjeçari

Port, Durrës/Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Aseti”.

Evidentohet dhe goditet një tjetër tentativë për të lëvizur shuma të mëdhaja parash, pa i deklaruar në pkk.

Sekuestrohen 108 960 euro dhe 600 franga, të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale.

Arrestohet në hyrje të Shqipërisë, 40-vjeçari të cilit iu gjetën paratë në furgonin që drejtonte.

3 ditë më parë, Policia e portit të Durrësit sekuestroi 223 200 euro të dyshuara produkt i krimeve dhe vuri në pranga poseduesin e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve ne kufi, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Aseti”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi J. Z., 40 vjeç, banues në Dibër.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në furgonin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 108 960 euro dhe 600 franga, që tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar në pkk.

Së bashku me paratë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, furgoni që drejtonte i arrestuari, si dhe 2 celularë dhe pasaporta e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me partnerët, vijon puna për të dokumentuar burimin e parave të sekuestruara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Jep dorëheqjen kryetarja e Lëvizjes së Gruas në Partinë e Lirisë

Postimi i Esmeralda Demirajt:

Të nderuar miq, mbështetës dhe simpatizantë që më keni shoqëruar në shumë beteja e sfida elektorale që prej anëtarësimit tim dhe angazhimit të hershëm në ish-LSI dhe Partinë e Lirisë sot,

Ndjej detyrimin moral të ndaj sot me ju vendimmarrjen time për dorëheqjen nga kjo parti, duke hequr dorë nga çdo funksion që kam mbajtur deri më sot, si:

Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Partinë e Lirisë për Shqipërinë,

Anëtare e Kryesisë së Partisë së Lirisë dhe e Kryesisë Ekzekutive,

Anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar,

Nënkryetare e Komisionit të Organizimit të Tiranës,

E deleguar politike në Njësinë Administrative Nr. 4, Tiranë, për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Gjatë 14 viteve të mia në parti, kam pasur privilegjin të kontribuoj në disa pozita kyçe dhe në fushata të ndryshme elektorale për zgjedhjet parlamentare (kandidate në vitin 2021) dhe zgjedhjet lokale (kandidate në vitin 2023). Angazhimi im ka pasur një qëllim të vetëm: të jem zëri i atyre që besuan tek unë, të përfaqësoj shqetësimet, shpresat dhe nevojat e qytetarëve me përkushtim dhe ndershmëri. Si profesioniste e ligjit, kam mundur të jem një zë i fortë, veçanërisht për të drejtat e grave dhe vajzave, duke mbrojtur mundësitë dhe kushtet që duhet t’u ofrojmë atyre për t’u dhënë vendin dhe mbrojtjen që u takon në familje, shoqëri e kudo.

Besova fort se politika është një mjet për të sjellë ndryshim dhe për të mbrojtur interesat reale të qytetarëve. Megjithatë, kur kushtet nuk të lejojnë të bësh atë që ke premtuar, kur ndjen se nuk mund t’u shërbesh më njerëzve siç duhet, atëherë largimi bëhet zgjedhja më e drejtë dhe më e ndershme.

Ndjej se puna dhe kontributi në parti i secilit prej nesh duhet njohur dhe vlerësuar në mënyrën e duhur. Pasi kam pasur mundësi të reflektoj dhe analizoj, kam marrë vendimin se është koha për të ndaluar dhe për të kërkuar mundësi të tjera që më ofrojnë një mjedis ku vlerësimi dhe respekti janë të ndërsjella, dhe ku meritokracia është parimi udhëheqës.

Duke ju falenderuar nga zemra, me përulësi dhe mirënjohje të thellë, ju garantoj se misioni ynë i përbashkët nuk ka mbaruar. Unë kurrë nuk do të resht së besuari në vlerat dhe parimet që duhet të jenë pjesë e pandashme e politikës në vendin tonë. Kurrë nuk do të resht së besuari se e ardhmja i përket guximtarëve dhe vetëm shqiptarëve

Nuk u kandidua për deputet, Dashnor Sula reagon ashpër

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit për një arsye të vetme sipas tij “sepse jam “SPAKIST””

“Listë fituese apo listë për një përfitues?! Partia Demokratike ka hyrë në fazën finale të listës për betejën e 11 majit. Por a po respektohen kriteret e Statutit të PD dhe te trumbetuara ne media?!

Ndonëse 70-80% e kryesisë së PD defakto ishin kundër primareve, referuar statutit dhe insistimit të PD, primaret u zhvilluan. Si një deputet i qarkut të Elbasanit që përfaqësoj Bashkitë Elbasan, Peqin, Cërrik, Belsh dhe Gramsh, pas 4 vitesh deputet u futa me bindjen pa bërë kulisa të brendshme për të parë a kisha mbështetjen e demokratëve për ri përfaqësuar edhe një mandat. Faleminderit demokratëve, të Elbasanit, Peqinit, Cërrikut, Gramshir e Belshit, dola i pari si më i votuar.

Në 4 vite si deputet kam denoncuar kontrabandën e naftës, braktisjen e bujqësisë e shumë të tjera.
Instituti i Studjimeve Politike më ka renditur disa herë te 10 deputetët më aktivë të Parlamentit në Opozitë Bërje.
Çdo ditë kam mbrojtur interesin e votuesve duke denoncuar në media dhe duke mbrojt edhe Partinë Demokratike. Kam takuar mijëra Shqiptarë në diasporë në këto 2-3 muajt e fundit me një objektiv dhe dëshirë të vetme, ti bind të kontribojne për të bërë vendin e tyre të begatë. Jam pritur me shumë respekt siç edhe i vlersojë

Por, të dashur miq, sapo jam njoftuar se nuk do të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit për një arsye të vetme; sepse jam “SPAKIST”.
Për asnjë moment gjatë kësaj legjislature nuk kam vënë në dyshim vetëm një gjë: mbështjetjen time në çdo dalje në foltoren e Parlamentit të strukturave të Reformës në Drejtësi, SPAK dhe GJKKO-së. Kam besuar dhe besuar dhe vazhdoj të besoj se ato po vazhdojnë ti bëjnë një shërbim të madh këtij vendi, kanë futur në burg njerëz me pushtet, që pak vite më parë as mund të mendoheshin se do të ishin në këtë situatë.

Për mua kjo është një medalje që më vendoset pas 3 mandatesh deputet, po të kihet parasysh se jam mbështetës i atyre strukturave të Drejtësisë, të cilat nga cdo sondazh i bërë, dalin si institucionet më të besuara në vend. Për veten nuk kam asnjë keqardhje, kur e nisa këtë rrugë në 2005 as e kisha menduar se do rrija në politikë për 20 vjet. Të vetmen keqardhje e kam për demokratët e qarkut të Elbasanit dhe ata mijëra që kam njohur e takuar këto 2-3 muajt e fundit në Diasporë. Në fund kam edhe një mesazh për ata që janë ngujuar në kullë e po bëjnë listën e qarkut të Elbasanit, jo kushdo që do të futet në atë listë të mbyllur mund t’i gëzojë votat e demokratëve të Elbasanit, Peqinit, Cerrikut, Belshit dhe Gramshit. Keq më vjen, por nuk i keni bërë mirë llogaritë… ftoj të gjithë demokratët që për më shumë të më ndjekin sot në orën 21:00 në media”-shkruan Sula.

Shpallen ne kerkim nga Policia 4 te rinje ne FIER, goditen nje punonjes te burgut

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

•Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier:
-shpallën në kërkim shtetasit A. M., 36 vjeç, E. N., 37 vjeç, E. R., 31 vjeç dhe M. P., 31 vjeç, të katërt banues në Fier, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier;
-shpallën në kërkim shtetasin A. B., 38 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan.
Punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për 2 rastet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Nga nesër Shqipëria pa TikTok, AKEP urdhër: Bllokoni aksesin më 13 mars!

Sot është afati i fundit që qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të kenë akses në aplikacionin TikTok.

Pas vendimit të qeverisë për mbylljen e aplikacionit për një periudhë 1-vjeçare, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka kërkuar zyrtarisht mbylljen e aksesit në TikTok në Shqipëri.

Në një e-mail të dërguar të gjitha subjekteve ISP (ofruesve të shërbimeve të internetit), AKEP ka kërkuar që të bllokojnë aksesin në TikTok deri më 13 mars.

Kjo masë është marrë pas një urdhri nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Njoftimi i AKEP:
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) me shkresën nr. 1196 prot., datë 10.03.2025 (administruar në AKEP me nr. 359/2 prot., datë 10.03.2025), ka kërkuar marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacionin TIK TOK dhe infrastrukturën e tij digjitale në territorin shqiptar, duke ndërmarrë veprimet e mëposhtme:
Bllokimi i IP-ve të TikTok në territorin e Shqipërisë.
Bllokimi i DNS-ve te TikTok në territorin e Shqipërisë.
Bllokimi i SNI (Server Name Indications) të TikTok në territorin e Shqipërisë.
Bllokimi i IP-ve të kompanisë ByteDance në territorin e Shqipërisë.
Në shkresën e AKSK-së citohet baza ligjore (Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 151 datë 6.3.2025) dhe listën e të gjitha IP-ve dhe domaineve, për të cilat kërkohet bllokimi i aksesit.
Bazuar në germën ç), të pikës 2 të nenit 30 të ligjit nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” dhe germës e), pika 1, të nenit 9, si dhe pikës 9 të Aneksit E, të Rregullores së AKEP nr. 47 datë 26.10.2017 “Për zbatimin e regjimit të Autorizimit të Përgjithshëm”, çdo operator/sipërmarrës që ofron shërbime/rrjete të komunikimeve elektronike sipas regjimit të autorizimit të përgjithshëm, duhet të respektojë kufizimet e transmetimeve të përcaktuara me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme nga AKSK.
Për sa më lart, ju përcjellim shkresën e AKSK-së.
Gjithashtu, secili sipërmarrës (ISP), duhet te paraqese konfirmim me shkrim në AKEP dhe për dijeni AKSK, për mbylljen e aksesit IP-ve dhe domaineve të cituara në shkresën e AKSK, brenda datës 13 mars 2025.

Lëvizja Bashkë dorëzon në KQZ listat e kandidatëve për deputetë

Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori ka dorëzuar në KQZ listat e kandidatëve për 12 qarqet të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit. Në Qarkun e Tiranës lista e Lëvizjes Bashkë kryesohet nga Redi Muço, ndërsa Arlind Qori renditet i dyti.

Qarku Fier



Adoleshenti plagos me thikë 48-vjeçarin 

Një 48-vjeçar është plagosur me thikë nga një 48-vjeçar në Tropojë, në rrethana ende të paqarta.Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 08:40, kur sipas policisë, 18-vjeçari me iniciale F. S. ka goditur me mjet prerës shtetasin me iniciale A. M..

I plagosuri është dërguar për mjekim në spitalin e Gjakovës, ndërkohë që autori i dyshuar është vetëdorëzuar dhje po merret në pyetje.

Ajola Xoxa në GJKKO ankimon vendimin për bllokimin e llogarive bankare

Ajola Xoxa është paraqitur mëngjesin e sotëm në GJKKO, në seancën e shtyrë dy ditë më parë lidhur me kërkesën e saj për çlirimin e lekëve të saj.Kujtojmë se bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj ka ankimuar vendimin për bllokimin e llogarive bankare.