Shpërthen tritoli në një lokal pranë stadiumit, nuk ka të lënduar

Një sasi eksplozivi u vendos gjatë orëve të para të mesnatës në një bar-lokal pranë stadiumit të Lezhës.Mesohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 dhe fatmirësisht nu ka shkaktuar dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Menjëherë pas shpërthimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve, të cilët ende mbeten të panjohur.

Ngjarja ka krijuar shqetësim te banorët dhe bizneset përreth, ndërsa policia po punon për të siguruar prova që mund të çojnë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Përgjimi në burg i Veliajt, Berisha: U urdhërua nga Rama dhe u zbatua nga Ulzi Manja!

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar në lidhje me përgjim në burg të Erion Veliajt, ku flet për një sulm të organizuar mediatik ndaj magjistratëve Ols Dado dhe Erion Bano, teksa u përdor nga SPAK në seancën e Apelit për ta lënë në burg.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se këto përgjime u urdhëruan nga Edi Rama dhe u zbatuan nga Ulsi Manja përmes Drejtorisë së Burgjeve.

Sipas liderit demokrat, ishte vetë Ulsi Manja i cili u investua personalisht, duke e tërhequr në një vendqendrim tjetër për të liruar dhomën për vendosjen e çimkave, si dhe i lejoi telefonin, në mënyrë që të fliste me ato që donin.

Berisha rikujton denoncimin e tij, më 19 Shkurt, se vëllai i Veliajt, Arbër Veliaj kishte ardhur nga Vjena dhe pas takimit me të vëllain në burg, kishte nisur shpërndarjen e çantave me para për mediat.

Në këtë skenar, sipas Berishës, dalin Mero Baze dhe Carlo Bollino, të cilët kanë dëshmuar në hetuesi për porositë dhe pagesat që kanë marrë nga i vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj.

Berisha e konsideron Veliajn si kurbanin e parë të Ramës për zgjedhjet e 11 Majit, për ta mbajtur PS-në edhe pas disfatës në zgjedhje.

Reagimi i plotë:

Kurthi Rama-Uluziu dhe Lal Vjedhësi – Kurbani i 11 Majit!


Në një operacion përgjimesh si në filma, në qelitë e burgut qeveritar në Durrës, u faktua se Lal Vjedhësi, siç e kisha denoncuar disa javë më parë, nga qelia, në bashkëpunim me Mjerot dhe Karlon e qeverisë, kishte montuar dhe paguar një fushatë të egër terrori mediatik kundër prokurorit Dado dhe gjykatësit Bano.

Kurthi ishte organizuar nga Edi Rama, i cili kishte urdhëruar regjistrimin e telefonatave dhe bisedave në dhomë.

Në të vërtetë, qytetari dixhital që informoi javë më parë se Lali Vjedhësi kishte thirrur nga Vjena dhe kishte ngarkuar vëllanë e tij, Arbër Velia, për të drejtuar këtë fushatë, sot njofton se përgjimi i Lali Vjedhësit është urdhëruar nga Edi Rama dhe zbatuar nga Uluzi Manja përmes Policisë së Burgjeve, e cila varet direkt nga ministri Manja, dhe askush tjetër nuk mund të vendoste përgjues në qelitë qeveritare të burgut të VIP-ave në Durrës.

Sipas tij, vetë Uluziu u investua personalisht, duke e tërhequr në një vendqendrim tjetër për të liruar dhomën për vendosjen e çimkave, sikundër është po Uluziu, që në zbatim të kurthit i lejoi telefonin, në mënyrë të fliste me ato që donin.

Po kështu, në këtë skenar dalin edhe njerëz të besuar të qeverisë, si Mero dhe Bolino. Thuhet se këta të fundit kanë dëshmuar në hetuesi për porositë dhe pagesat që kanë marrë nga vëllaçko, Arbër Velia.

Operacioni i fundosjes përfundimtare të Lal Vjedhësit u shoqërua edhe me sulmet e ashpra të Ramës ndaj Etjen Xhafës dhe videot e shpërndara ku shihet Erion Velia me çantë shpine, para arrestimit, në zyrën e Xhafës.

Si përfundim, mund të thuhet se kurbani i parë i madh i zgjedhjeve të 11 majit u ther sot, dhe se me këtë kurth, Rama siguroi postin e kryetarit të PS-së pas disfatës zgjedhore të 11 majit 2025.

Ish-missi shqiptar që u arrestua sot/ Zbulohet e dashura e Safet Bajrit

Eria Ago mësohet se është e dashura e Safet Bajrit e cila u arrestua së fundmi.

Ajo akuzohet se ka gisht në vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në lagjen Kiras në vitin 2018, në afërsi të banesës së tij.

Sipas akuzave të SPAK, Ago akuzohet për përkrahjen e  autorit të krimit dhe është vendosur në pranga që më datë 26 shkurt ndërsa akutalisht raportohet se ndodhet në burgun e grave në Pogradec.
Emri i saj  nuk mbetet i panjohur për togat e zeza.
Kjo edhe pse prej kohësh ishte kthyer në një “biznesmene” dhe kishte hapur një butik rrobash në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, në rrugën Myslim Shyri.
Gjtihastu ajo është përmendur edhe në përgjimet që futën në burg Hermes Nikajn, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”.
Në vitin 2020, përgjimet e Nikajt, kanë nxjerrë në skenë edhe emra të njohur të showbizit shqiptar.
Një nga protagonistet në këtë rrjet prositucioni është edhe ish-missi, Eria Ago.

Në përgjime, Ago kërkohet nga Anjeza Bena për të kryer marrëdhënie intime. Mesazhet përcillen përmes “Zogut të Tiranës”.

Biseda e përgjuar nga prokuroria:

Zogu: Hiç,do takoj një shok se nuk e kisha takuar ka kohë

Anjeza: Po do kemi ndonjë gocë, për naj sfilatë më thuaj, 1 ose 2, kemi një rast shumë të mirë, po “E” (përmend emrin e një vajze) i the ti?

Zogu: Jo nuk e kam ba hala muhabetin, ka qenë shumë e hallakatur, as nuk e kam takuar

Anjeza: Ça bëhet mo?

Zogu: Asgjo, të zakonshmet. Tërhiqe mos e këput

Anjeza: Po si të gjithë

Zogu: Si të gjithë, çfarë do bëjmë?

Anjeza: Ti s’more hala dhuratën e ditëlindjes. Ti je rehat komplet, do më kujtosh se ta kam nda parfumin

Zogu: E di, po po.

Anjeza: Po më shif noj p…,s’ka ndoj p…

Zogu: Se di ça të them shpirti jote, aman ku ti gjej

Anjeza:Po për qef o shpirt, si do njeri për hall

Zogu:E di e di, por çfarë të them unë, këto janë.

“Duke ju përshendetur të gjithëve që jeni duke lexuar këtë status dhe më gjërë. Dua të ndaj me ju një deklarate të fortë për sa i përket titujve të sotshëm në portale, në kronikën rozë dhe në shumë faqe të medha në rrjete sociale. Nuk do duhej në këto komente të tejzgjatemi në reflektim, por të mos besojmë në atë çfarë është shkruar sot mbi emrin tim, qellimit për të hedhur balte mbi figuren time publike dhe mbi moralin tim tashmë është një objektiv i deshtuar për ata gazetare apo menaxhues portalesh. Shpifja e tyre duke besuar ne ndërgjegjen tuaj dhe në pafajësinë time më bënë të ndihem mirë në këto momente. Nuk dua të shfaqem si njeri që dua të mohoj të vërtetën, por si një vajzë që vjen nga një familje e lartë dhe me plot moral, unë nuk kam pasur kurr nevoje të mbeshtetem tek një partner, si pasoje e nevojës ekonomike, sepse puna ime e palodhshme dhe kontributi i familjes time më bënë që unë të kem atë çfarë dua. Dua të theksoj që nuk mohoj njohjen me Hermesin, sepse ai ka nje lidhje miqsore me mua dhe familjen time, por vetem kaq. Duke ju përshëndetur dhe duke besuar serisht që ju keni besim në ndërgjegjen dhe në figuren time dua ta mbyll me një shprehje: Çdo moment fjalët tona janë gënjeshtra dhe vetëm veprimi ynë është e vërteta!,”-shkruante ajo.

Pas kësaj ngjarje, emri i Eria Agos u zhduk nga mediat dhe vëmendja e publikut, por la pas një sërë intervistash kur e paraqiste veten si balerinë, më pas si modele në shume sfilata mode, gjithashtu dhe figurante nëpër klipe të ndryshme muzikore. Madje kishte përfaqësuar edhe Shqipërinë në “Miss Tourism Queen 2013”. Në një nga intervistat që kishte dhënë atë kohë fliste dhe për dashurinë./ Zëri

Rama/Rinovim i PS-Qarku i Fierit me ndryshimin më të madh

Sipas kryesocialistit Edi Rama parimi kryesor i listës së kandidatëve lidhet me hapjen e PS.Në kuadër të kësaj filozofie hapje për të cilën këmbëngul Edi Rama janë 24 deputetë aktual nga grupi parlamentar i PS të cilët mbetën jashtë listave të hapura dhe të mbyllura mes tyre dy politikanë karriere si Petro Koci dhe Nasip Naço. Disa prej tyre sollën në sallën e Kuvendit reagimet e para.

Shumica e pjesës së mbetur nga ky grup parlamentar e gjen veten në listën e hapur me një probabilitet jo të favorshëm për të qenë në parlamentin ardhshëm..

Në këtë listë janë vendosur emra me peshë e kontribute në PS siç janë Pandeli Majko, Damian Gjiknuri, Fatmir Xhafaj,Erion Brace,Klotilda Bushka, Mimi Kodheli ,Xhemal Qeralia,Olta Xhacka, Toni Gogu, Blerina Gjylameti dhe Ermonela Felaj

Në listën finale dërguar në KQZ,  Edi Rama ka preferuar që më shumë se gjysmën e kabinetit qeverisës ta fusë në listën e mbyllur e pjesën tjetër në atë të thapur.

Ministrat Anila Denaj, Blendi Gonxhe dhe Ervin Hoxha do të duhet të luftojnë vetë nëse do të duan një vend në parlament ndryshe nga kolegët e tyre Igli Hasani, Petrit Malaj dhe Delina Ibrahimaj me vende të garantuara nga PS në listën e mbyllur.

Për herë të parë në karrierën e tij politike Taulant Balla ministër për marrëdhëniet me parlamentin dhe drejtues politik i diasporën, nuk do të garojë në qarkun Elbasan me fokus në kështjellën e tij Librazhdin. Balla është në listën e mbyllur të Tiranës, ndërsa kujdestarinë e Librazhdit e merr Bora Muzhaqi, ministre shteti për Rininë edhe ajo në listën e mbyllur të Elbasanit.

Nëse lista e PS analizohet në të 12 qarqet, qarku me ndryshim më të madh është ai i Fierit drejtuar prej Belinda Balluku. Përveç Antoneta Dhimës e gjithë lista është kompozuar me figura totalisht të reja.

Deputetët aktual të PS në Listë të Hapur

Pandeli Majko

Damian Gjiknuri

Fatmir Xhafaj

Erion Braçe

Klotilda Bushka

Mimi Kodheli

Xhemal Qeralia

Olta Xhaçka

Toni Gogu

Blerina Gjylameti

Ermonela Felaj

Fadil Nasufi

Eni Zake

Ilirjan Pendavinji

Vullnet Sina

Florenc Spaho

Saimir Hasalla

Luan Duzha

Alban Xhelili

Erjon Meka

Ilir Ndraxhi

Arben Pëllumbi

Etilda Gjonaj

Etjen Xhafaj

Ornaldo Rakipi

Deputetët aktualë të PS jashtë liste

Nasip Naço

Petro Koçi

Klevis Xhoxhi

Lavdrim Krashi

Ilir Metaj

Gerta Duraku

Bujar Çela

Eduard Ndreca

Niko Kuri

Anduel Tahiraj

Paulin Sterkaj

Shpresa Marnoi

Laert Duraj

Baftjar Zeqaj

Mirela Pitushi

Ismet Beqiraj

Lindita Buxheli

Tatiana Piro

Ilir Topi

Bardhyl Kollçaku

Pranvera Resulaj

Teuta Rama

Agron Çela

Denis Deliu

GJKKO dënon me 3 vite e 1 muaj burg ish kryebashkiakun e Himares ,Jorgo Goron

Gjykata e posaccme shpalli fajtor Jorgo Goron duke i dhene denimin me 3 vite e 1 muaj burg per shkak te gjykimit te shkurtuar 2 vjet 20 dite si dhe heqien e te drejtes per 5 vjet te mos kryeje asnje funksion publik.

Greqi/Shqiptari v*au me thikë bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Publikohen fotot e viktimave, do të prehen në Shqipëri

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas i dha fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i katit të dytë.

Sipas mediave greke, varrimi i gruas do të bëhet  më 14 mars në Shqipëri. Gjithashtu edhe ndërsa varrimi i 53-vjeçarit do të bëhet në atdhe në ditët në vijim.

Ndërkohë dy vajzat e çiftit shqiptar, 16 dhe 21 vjeçe, të cilat humbën papritur prindërit, ndodhen në gjendje shoku dhe mësohet se nuk kanë mundur të dëshmojnë në polici.

Në fotot e publikuara nga autori në rrjetet sociale tregojnë momente familjare, nga udhëtimet me bashkëshorten dhe vajzat, momente nga pushimet dhe me miqtë e tyre.

Sipas vëllait të 44-vjeçares, i cili sapo u informua shkoi në banesën ku ndodhi vrasja, çifti nuk po debatonte, duke u shprehur se ishin njerëz të qetë.

Duke folur për median greke, një mikeshë dhe kolege e ngushtë e 44-vjeçares, tha se nuk mund ta besojë atë që ndodhi, pasi ajo shkonte në punë çdo mëngjes me viktimën: “Ajo më thoshte se kishte probleme me burrin e saj, por nuk më dha asnjë detaj. Ishte gjithmonë e buzëqeshur dhe përballonte gjithçka pa u ankuar, pavarësisht vështirësive që po kalonte”.

Adriatik Lapaj :Ja pse vendosa babanë të parin në listën e mbyllur të Beratit

Adriatik Lapaj ka shpjeguar në një reagim në Facebook arsyen pse vendosi babanë e tij Ferman Lapaj, si kandidatin për deputet në listën e mbyllur, duke kryesuar në qarkun e Beratit.

Sipas Lapajt, listat e mbyllura të koalicionit “Nisma – Shqipëria Bëhet” janë të përbëra nga prindërit dhe familjarë të kandidatëve si garanci për listat e hapura, në të cilat garojnë emrat kryesorë si vetë ai, por edhe Endri Shabani e Pano Soko.

Të gjithë anëtarët e kryesive të koalicionit tonë garojnë në listë të hapur, përfshirë dhe kryetarët. Lista e hapur do të thotë që nuk ka rëndësi renditja e kandidatit. Në fund renditja do të bëhet sipas votave që merr secili.”, sqaron më tej Adriatik Lapaj.

Vodhën shuma parash, në 3 dyqane në FIER,pranga 2 hajduteve

Fier

Gjatë 2 ditëve të fundit, vodhën shuma parash, në 3 dyqane në Fier, identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Dy shtetasit, me precedent për këtë krim.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të 3 qytetarëve, për vjedhje në bizneset e tyre, në lagje të ndryshme të qytetit të Fierit, më datë 12.03.2025 dhe më datë 11.03.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë mundësuar identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve të dyshuar të këtyre rasteve.

Konkretisht, janë vënë në pranga, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, shtetasit A. B., 38 vjeç dhe B. B., 35 vjeç, të dy banues në Fier. Gjithashtu, vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.