Frikë nga një shpërthim vullkanik/ Italia përgatitet për evakuime të mundshme mes lëkundjeve të tërmeteve

Një zonë e Italisë jugore pranë Napolit ka përjetuar një rritje të aktivitetit sizmik gjatë ditëve të fundit. Campi Flegrei (Fushat Phlegraean) është një zonë vullkanike pranë Napolit, malit Vezuv dhe Pompeit.

Peizazhi i paqëndrueshëm u trondit nga një tërmet me magnitudë 4.4 të mërkurën mbrëma, i cili, së bashku me një dridhje në maj, ishte më i forti në 40 vjet.

Në maj, qindra banorë dhe të burgosur të një burgu të grave në qytetin bregdetar të Pozzuoli u evakuuan dhe shkollat ​​u mbyllën.

Banorët janë paralajmëruar se evakuimet mund të zbatohen sërish nëse aktiviteti sizmik vazhdon.

Qeveria ka caktuar 500 milionë euro për evakuime dhe ndërhyrje të sigurisë, si forcimi i ndërtesave.

Campi Flegrei është një krater vullkanik aktiv dhe më i madhi i këtij lloji në Evropë. Shpërthimi i fundit i madh i supervullkanit ishte në 1538.

Tani, një grumbullim i magmës ose gazeve nën sipërfaqe po shkakton një rritje të aktivitetit sizmik. Zona përjeton një fenomen të njohur si bradyseism, ku toka ngrihet dhe bie për shkak të presionit nën sipërfaqe.

Megjithëse shkencëtarët thonë se një tjetër shpërthim së shpejti nuk ka gjasa, shumë nga njerëzit që jetojnë në zonën e kuqe direkt ngjitur me Campi Flegrei thonë se jetojnë në ankth të vazhdueshëm.

Trump bisedon me Putinin: Kursejua jetën ushtarëve ukrainas në Kursk. Do të ishte një masakër e paparë që nga Lufta e Dytë Botërore!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i kërkoi homologut të tij rus Vladimir Putin që t’ua kursejë jetën mijëra ushtarëve ukrainas të rrethuar nga forcat e Moskës në rajonin e Kurskut. Këtë e pohoi vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë në një mesazh në rrjetin social Truth, ku njoftoi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me shefin e Kremlinit.

“Ka një shans shumë të mirë për t’i dhënë fund kësaj lufte të tmerrshme, të përgjakshme. Por tani mijëra pjesëtarë të shërbimit ukrainas janë plotësisht të rrethuar nga ushtria ruse, në një pozitë shumë të keqe dhe të cenueshme. Unë i kërkova me forcë presidentit Putin që t’u kursejë jetën. Do të ishte një masakër e tmerrshme, e paparë që nga Lufta e Dytë Botërore. Zoti i bekoftë të gjithëve!!!”, përfundon presidenti amerikan në mesazhin e tij.

“Ne jemi dakord me propozimet për të ndaluar veprimet ushtarake,” tha Putin dje në një konferencë shtypi pas bisedimeve me liderin bjellorus Alexander Lukashenko , duke theksuar se ky propozim do të pranohet vetëm nëse ky hap çon në paqe të qëndrueshme.

“Kjo ndërprerje (e armiqësive) duhet të çojë në paqe të qëndrueshme dhe të eliminojë shkaqet rrënjësore të kësaj krize”, shtoi kreu i shtetit. Situata në rajonin e Kurskut “është plotësisht nën kontrollin e Rusisë dhe njësitë (të Forcave të Armatosura të Ukrainës) që pushtuan territorin tonë janë plotësisht të izoluara”, vazhdoi presidenti rus.

“Grupi i armatosur (ukrainas) që pushtoi territorin tonë është i izoluar. Ky është izolim total dhe kontroll total i fuqisë së tyre të zjarrit. Nëse do të ketë një rrethim fizik në ditët në vijim, askush nuk do të mund të largohet nga ai territor. Do të ketë vetëm dy mënyra: dorëzohu ose vdis. Në këto kushte, mendoj se do të ishte shumë pozitive që pala ukrainase të vendose një armëpushim prej të paktën 30 ditësh dhe ne jemi në favor të kësaj”, tha Putin.

BE është shtëpia juaj”, Marta Kos batuta në Elbasan: Kam vendosur 2 verore, një për Shqipërinë dhe një për Unionin

Komisionerja e zgjerimit Marta Kos ndodhet sot në Elbasan.

Marta Kos: Shqipëria po bën një punë shumë të mirë, ka ende shumë reforma për t’u bërë por nëse bëhen, në fund të 2027 do të jetë edhe fundi i procesit.
BE ëhstë shtëpia juaj, tani duhet të bëni detyrat, por së shpejti shpresoj që pas punës së bërë me pasion, BE të mos ketë 27 vende anëtare por 28.
Kam dëgjuar se veroret sjellin fat, kam vënë dy sot, një për ju dhe një për BE, që të jenë fatsjellëse.

Tuneli i Llogarasë-ARRSH hap tenderin 311 milionë lekë për mirëmbajtjen


Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur hapjen e tenderit për mirëmbajtje pajisjesh dhe operimi i Tunelit të Llogarasë. Fondi limit i përllogaritur është 311 milionë lekë.

Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, kontraktori në cilësinë e Menaxherit të Tunelit do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe mirëfunksionimin e tunelit, ambientet përreth tij, si dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe sistemeve të operimit të tunelit. Menaxheri i Tunelit është organi, publik ose privat, përgjegjës për menaxhimin e një tuneli rrugor në fazën përkatëse, i cili do të sigurojë shërbimet e kërkuara të menaxhimit/operimit të tunelit dhe shërbimet e kërkuara të mirëmbajtjes dhe funksionimit të pajisjeve të tij.

Si objektiv themelor, do të sigurojë mbi të gjitha sigurinë, efektivitetin dhe efiçencën në punë, operimin sa më ekonomik të tunelit dhe akseseve të tij në përputhje me qëllimet e Direktivës së BE.  Gjithashtu do të sigurojë mirëmbajtje efektive për makineritë operuese dhe të gjitha punimet e montimit që janë të domosdoshme për mbarëvajtjen e punës në tunel.

Ndërkohë, punimet për ndërtimin e tunelit nisën në 15 nëntor të vitit 2021, pas garës tenderuese të zhvilluar që u fitua nga një konsorcium turk. Tuneli i Llogarasë është  hapur zyrtarisht që në 5 korrik 2024, për të lehtësuar aksesin e qarkullimit të mjeteve drejt jugut të Shqipërisë

Tuneli i Llogarasë ka një gjatësi prej 6 km, ndërsa shkurton kohën e aksesimit të jugut të vendit me rreth 45 minuta. Ai është pjesë e seksionit rrugor Orikum – Himarë pjesë e Autostradës Vlorë – Sarandë, ndërkohë që ai nis nga Ura e Shën Elizës dhe del në Urën e Palasës, duke evituar tërësisht Qafën e Llogarasë.

Qumështi, më i shtrenjtë në Shqipëri se në BE 

Inflacioni i përgjithshëm për muajin Shkurt rezultoi 1.9%, sipas publikimit më të fundit të INSTAT. Një nga kategoritë që ka shënuar rritjen më të lartë është ajo e produkteve “Qumësht, djathë dhe vezë”, e cila renditet ndër sektorët kryesorë mes grupit të ushqimeve me një normë inflacioni prej 2.8%. 

Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kjo kategori ka shënuar një rënie prej 2.1 pikë përqindje, pasi në shkurt të vitit 2023 inflacioni për këtë grup produktesh ishte 4.9%.

Ndërkohë, sipas të dhënave të Eurostat, çmimi i qumështit në vendet e Bashkimit Europian ka pësuar një rritje të ndjeshme. Në tremujorin e fundit të vitit 2024, çmimet e qumështit në BE u rritën mesatarisht me 15.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Rritjet më të mëdha u regjistruan në Irlandë (+43.7%), Lituani (+33.2%), Belgjikë (+30.8%) dhe Suedi. 

Por si ka qenë trendi në Shqipëri? 

Të dhënat tregojnë se edhe në vendin tonë çmimi i qumështit ka pësuar ndryshime gjatë tremujorit të fundit të vitit 2024. Në tetor, një litër qumësht kushtonte 156.2 lekë, në nëntor çmimi u rrit lehtë në 156.4 lekë, ndërsa në dhjetor ra në 155.9 lekë.  Nga ana tjetër, nëse i referohemi sërish listës së çmimive nga INSTAT, një litër qumësht në Janar të këtij viti kushtontë rreth 155.7 lekë.


Pavarësisht rritjes së ndjeshme të çmimit të qumështit në Europë, ai vijon të mbetet më i ulët se në Shqipëri. Për tremujorin e fundit të vitit 2024, çmimi mesatar i qumështit në vendet e BE-së ishte rreth 0.53 euro për litër, ekuivalent me rreth 53.3 lekë, që është dukshëm më i ulët se çmimi në tregun shqiptar.

10 aprovime licencash në 2 muaj per energjine diellore, projektet pozicionohen në Qarkun e Fierit  

Viti 2025 ka nisur me një numër të lartë licencash për prodhimin e energjisë nga dielli. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, në total për 2 muajt e parë të vitit janë licencuar 9 kompani për impiante të vegjël me kapacitet deri në 3 MW. 8 nga 9 centralet e licencuar parashikohet të pozicionohen në Qarkun e Fierit. Po ashtu, është licencuar edhe një impiant i madh 100 MW, gjithashtu i parashikuar për t’u zhvilluar në Darzezë të Fierit.

Këto licenca vijnë pas atyre të vitit 2024 që shënoi dhe vlerën më të lartë nga pikëpamja e kapacitetit për aktivitetin e prodhimit të energjisë nga ky burim energjie. Në total gjatë vitit që shkoi u licencuan mbi 303 MW energji diellore për 17 kompani që tashmë kanë marrë dritën jeshile, duke rritur kapacitetin që pritet të instalohet nga ndërtimi i parqeve.

Licencat e para për prodhimin e energjisë nga dielli u dhanë në vitin 2018, për të kaluar në vitet 2019 – 2021, përgjatë të cilëve u licencuan vetëm 6 MW. Pas kësaj periudhe filloi të shënohej një rritje e ndjeshme e numrit të kompanive dhe kapacitetit të planifikuar për t’u instaluar. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022 u licencuan 15 kompani për projekte me kapacitet të instaluar të parashikuar prej 225.143 MW, ndërsa gjatë vitit 2023 u dhanë 9 licenca për një kapacitet total prej 102 MW.

Aktualisht, numërohen 62 kompani që kanë marrë licencat e tyre në aktivitetin e prodhimit të energjisë nga dielli, ndërkohë që projektet e tyre arrijë në rreth 731 MW. Dhënia e këtyre lejeve merr një rëndësi të veçantë në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, duke qenë se aktualisht vendi është i varur ndjeshëm nga energjia ujore.

63 vjecari ne FIER ngacmonte sek*ualisht ne rruge 14 vjecaren, prangoset nga policia

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

•Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin H. P., 63 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se në rrugë, ka ngacmuar seksualisht një shtetase 14-vjeçe.

•Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 40 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale, fotografi të ish-bashkëjetueses së tij, me mbishkrime fyese.

•Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. P., 35 vjeç, banues në Fier, pasi në aksin rrugor “Libofshë-Fier”, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. B., 80 vjeç, banues në Petovë. Nga përplasja është dëmtuar 80-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Sot Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste 

Sot festohet Dita e Verës, një festë me origjinë të lashtë. Dita e Verës filloi të festohej masivisht në të gjithë Shqipërinë në dekadat e fundit, por rrënjët i ka në qytetin e Elbasanit.Jo vetëm rrënjët, por dhe gjithë traditat, gatimet dhe mënyra e festimit, janë ekskluzivitet i kësaj zone.

Elbasani ka meritën se ka mbajtur “gjallë” për shekuj këtë festë, dhe gjithë ritet e saj. Edhe në kohën e diktaturës, ku kjo festë pothuajse u shua në gjithë Shqipërinë, në Elbasan festohej si festa më e madhe e vitit, çdo 14 mars.

Gjithashtu një detaj i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e “verores”, një byzylyk prej fijesh të bardha dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë.

Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, që dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi.Tashmë edhe Tirana ka vite që organizon aktivitet të shumta për këtë ditë si: koncerte, panaire dhe aktivitete të tjera.

Origjina e festës i ka gjurmët në tempullin e Zanës së Malit të ndërtuar pranë lumit Shkumbin në Elbasan.

Zana ishte perëndia e gjuetisë, pyjeve dhe natyrës dhe dilte vetëm në datën 14 Mars, e cila shënonte fillimin e Verës, kjo në atë kohë njiheshin vetëm dy stinë, dimri dhe vera.

Kjo legjendë u kalua brez pas brezi dhe festivali i Ditës së Verës është i njohur për traditën dhe vlerat e veçanta kulturore. Simboli i kësaj feste është ballokumja.

Për këtë ditë te veçantë çdo familje ka recetën e saj të ruajtur ndër vite.

Më parë festohej në Elbasan, tani është bërë festë kombëtare.