Potesta e opozitës, policia “blindon” Tiranën, 800 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 19:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Burime nga policia bëjnë me dije se mbi 800 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA në rast nevoje.

Ndërkohë në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz. Do të ketë edhe 5 autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh.

Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.

Kryepolici Ilir Proda ka zhvilluar mbledhje dje me vartësit e tij lidhur me mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë nga policia gjatë protetës. Kryepolici dhënë porositë lidhur me detyrat e policisë për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestës. Bëhet me dije se Proda u ka kërkuar vartësve që të kenë kujdes dhe të mos provokohen nga protestuesit dhe të ruajnë qetësinë. Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm u ka kërkuar që ndërhyrjet të jenë të minimizuara vetëm në raste nevoje dhe mos të krijohen përplasje të provokuara.

Habit djali i Trump: NATO e bombardoi Serbinë që të mbulonte skandalin Clinton-Lewinsky 

Donald Trump Jr, djali i presidentit amerikan Donald Trump, Donald Trump Jr, zhvilloi një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç tre ditë më parë në Beograd.Gjatë atij takimi, Trump Jr e ftoi Vuçiçin në podacatin e tij, në fillim të të cilit ai bën një përshkrim të Serbisë si një shtet që qëndron për sovranitet dhe kufij të sigurt dhe tregon vendndodhjen e Serbisë në hartën e Europës, duke shfaqur një hartë ku Kosova është pjesë e Serbisë.

Më tej, ai prek edhe temën e fushatës së bombardimeve të NATO-s, ku si të mirëqenë e merr një teori konspirative që ka qarkulluar asokohe.

Donald Trump Jr. beson se bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë pasturi si qëllim shpërqëndrimin e vëmendjes së publikut nga skandali mes ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton dhe një praktikanteje në Shtëpinë e Bardhë, Monica Lewinsky.

Tensionet në Kosovë, një rajon me shqiptarë etnikë në Serbi, u përshkallëzuan në një konflikt të hapur në vitin 1998. NATO më pas e bombardoi Serbinë më 1999, që rezultoi me tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. Kjo erdhi në pikën më të lartë të skandalit mes Bill Clinton dhe Monica Lewinsky. Dhe shumë njerëz, veçanërisht tani pas një periudhe reflektimi, shumë e shohin këtë bombardim si një shpërqendrim nga ai dështim për Bill Clintonit”, tha Trump Jr.

Qëlloi me thikë vëllanë e mitur në banesë, hetohet 19-vjeçarja 

Një 19-vjeçare, identifikuar me inicialet B. M., është nën hetim nga Policia e Shkodrës për plagosjen e vëllait të saj të mitur, 7 vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në banesën e saj, ku 19-vjeçarja ka përdorur një thikë për të dëmtuar vëllain. Fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që B. M. është dërguar për trajtim në Spitalin Psikiatrik të Shkodrës për arsye të shëndetit të saj mendor.

Për këtë ngjarje, ndaj saj është regjistruar procedim penal për veprat “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. M., 19 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi ditën e djeshme në banesën e saj, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllain e saj të mitur, 7 vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shtetasja B. M., është dërguar në Spitalin Psikiatrik Shkodër për të marrë asistencën e nevojshme,  pasi vuan nga shëndeti mendor.

Balluku prezanton kandidatet per deputet te PS FIER

Ne pasditen e djeshme drejtuesja politike e qarkut Fier Belinda Balluku ka prezantuar kandidatet per deputet te Bashkise se Fierit.Takimi eshte zhvilluar ne sallen e Teatrit “Bylis”. Balluku ka prezantuar emrat per cdo kandidat si pjese e listes qe perfaqeson vlerat e komunitetit fierak per ta cuar drejt rezultatit te shumepritur.

✅ Erjo Mile
✅ Ceno Klosi
✅ Gerta Dhima
✅ Mariglen Hoxha
✅ Ramion Kurti
✅ Zaira Gjika

Një skuadër përfaqësuese, dinjitoze dhe e përkushtuar për të qenë zëri i çdo fieraku i kw cilesuar kwndidatet drejtuesja politike e qarkut Fier Belinda Balluku

Hapja e tunelit të Murrizit, Rama: Dëshmi e faktit kokëfortë se s’ka kala që ne nuk e marrim

Nga dje, udhëtimi drejt Dibrës dhe anasjelltas kryhet brenda 90 minutave.

Hapja e tunelit të Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën shkurton kohën e lëvizjes nga Tirana në Dibër me gati 3 orëKryeministri Edi Rama ndau sot pamje të ceremonisë së hapjes së tunelit.

Pamje të shumëpritura të dorëzimit të tunelit “kokëshkëmb” të Murrizit, dëshmi e faktit kokëfortë se s’ka kala që ne nuk e marrim”, tha Rama.
Kryeministri uroi veçanërisht dibranët.

Ta gëzojnë bashkimin me Tiranën”, tha ai.

I shumëpritur për të gjithë banorët e Dibrës, dhe jo vetëm, tuneli i Murrizit i cilësuar edhe si shtylla kurrizore e rrugës së Arbrit, përbëhet nga dy tunele, nga tuneli kryesor me një gjatësi prej  3789 dhe tuneli i emergjencës me gjatësi 3781m, i përbërë nga 11 hyrje dhe dalje.

Rruga e Arbrit, një nga arteriet më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore në Shqipëri, përfundimi i së cilës sjell një lehtësim të madh në lidhjen mes Tiranës dhe Dibrës.Ky projekt madhor ka përfshirë ndërtimin e 54 kilometra rrugë me 10 kilometra tunele dhe 1.4 kilometra ura.

Nëna e dehur perplas foshnjën e saj 5 muajshe ne Vlore

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Vlorë, ku raportohet se një grua ka përplasur në tokë fëmijën e saj 5 muajsh.Ngjarja ka ndodh mbremjen e djeshme në lagjen “Pavarësia”, ku nëna rreth 35 vjeç, teksa ishte e dehur ka përplasur disa herë në tokë të miturin.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë për t’i marrë fëmijën por ajo ka kundërshtuar me forcë efektivët. Pasi foshnja është marrë nga policët, është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ku raportohet se nuk ka lëndime. Megjithatë, mjekët po i bëjnë një skaner për të parë organet e brendshme.

Nëna e alkoolizuar është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje, ndërkohë që raportohet se ajo është e divorcuar.

Nuk i bindet ndalimit të policisë ,shkakton aksident , 3 mjete të përfshira

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.Një automjet tip ML, me ngjyrë të zezë, nuk i është bindur urdhrit të ndalimit nga policia duke shkaktuar një aksident zinxhir. Në përpjekje për t’u larguar, ai ka goditur dy makina, duke përfshirë edhe një mjet të Policisë së Burgjeve, të cilin e ka nxjerrë nga rruga. Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që automjeti të godasë edhe një shtyllë ndriçimi.

Në vendin e quajtur rrethi Çoles automjeti “Mercedes-Benz”, me drejtues shtetasin Kelian Llakaj ka përplasur automjetin e markës Toyota, me drejtues shtetasin Redjon Skendo, më pas drejtuesi i automjetit “Mercedes-Benz” është larguar nga vendngjarja dhe ka goditur, në rrugën Gjergj Kastrioti në afërsi të vendit të quajtur Vola, automjetin e markës “Ford” me shtetasen Adelina Hysni Kasaj (Kosta) e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën, punonjëse e I.E.V.P Vlorë.

Drejtuesi i mjetit “Mercedes-Benz” është larguar sërish nga vendngjarja ku ka kaluar në drejtim të Zvërnecit, i janë vënë në ndjekje shërbimet e Komisariatit dhe të Drejtorisë ku pas 30 minuta ndjekje, ky drejtues ka aksidentuar motomjetin e Shigjetave si dhe Automjetin e Shqiponjave duke vënë në rrezik serioz jetën e tyre.

Nga kryerja e testit të alkoolit rezulton në gjendje të dehur në masën 1.25 mg/l dhe testi i dytë 1.29 mg/l

Nesër protesta e opozitës/ Kërkohet dy orë leje, mbi 1000 efektivë të shtunën në terren

Protesta kombëtare e thirrur nga opozita të shtunën e 15 marsit kundër mbylljes së Tik Tok-ut ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit.Leja e kërkuar në polici nga organizatorët e tubimit është 2 orë, duke nisur nga ora 19:00 deri në orën 21:00.

Sipas shkresës dorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, PD ka njoftuar se qytetarët do të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së kryeministrisë.

Që me nisjen e protestës e deri në përfundim të saj, nga Policia Rrugore do të bllokohen të gjitha rrugët që lidhen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe do të ketë devijime në disa prej tyre.

Në terren do të jenë rreth 1 200 efektivë. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA, nëse do të duhet ndërhyrja e tyre. Ndërsa punonjës të Gardës së Republikës do të marrin në ruajtje institucionet e rëndësisë veçantë

Si në çdo protestë, të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundërgaz. Përgjatë bulevardit do të vendosen kamera me rezolucion të lartë, për të identifikuar tubuesit e dhunshëm.

Kordoni me efektivë policie para Kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj do të vendoset një orë para nisjes së protestës. Një pjesë tjetër e efektivëve do të qëndrojnë në godinat e tjera, si Parlamenti, Bashkia e Tiranës apo Ministria e Brendshme nëse nga protestuesit mund të ketë ndonjë marshim të mundshëm.

Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës, si dhe për të mbajtur nën vëzhgim personat që në protestat e mëparshme kanë kryer akte dhune.Detyrat e lëna nga drejtuesit e policisë për vartësit e tyre janë që të mos provokohen nga protestuesit, si dhe të mbahen nën vëzhgim ata persona që në protestat e mëparshme kanë kryer akte dhune.