Zjarri katastrofik në klub/ Arrestohen organizatorët e festës

Institucionet zyrtare kanë konfirmuar se 51 persona kanë humbur jetën nga zjarri katastrofik që mbrëmë përfshiu diskotekën Pulse në Koçan.

Policia ka ndaluar disa persona të lidhur me organizimin e festës, ndërsa hetimet vijojnë për përcaktimin e përgjegjësisë, sipas medias vendase.

Ministri i Brendshëm ka paralajmëruar një konferencë për media në orën 9 të mëngjesit, në të cilën priten më shumë detaje për tragjedinë.

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut! Klubi i natës ishte mbushur plot me njerëz, ja si u përhap zjarri

Detaje të reja mësohen nga tragjedia në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Të paktën 50 persona kanë humbur jetën në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, pas një shpërthimi zjarri në një klub nate, kanë njoftuar autoritetet përmes agjencisë së lajmeve MIA. Numri i të plagosurve ende nuk është i saktë, por disa prej tyre janë dërguar për trajtim në spitalet e Shtipit dhe Shkupit.

Për momentin, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi shkakun e zjarrit dhe mënyrën se si ai është përhapur. Sipas mediave vendase, shpërthimi i zjarrit ka ndodhur për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë një performancë nga grupi muzikor maqedonas DNA. Në momentin e shpërthimit, klubi ka qenë i mbushur plot me njerëz.

Pasi ka shpërthyer zjarri, zjarrfikësit, ambulancat dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Në mëngjesin e sotëm, shumë të afërm janë parë përpara klubit në Koçan, të shqetësuar për familjarët e tyre, pasi nuk e dinë nëse ata janë ende gjallë apo jo.

Një grua ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë: “Po kërkoj mbesën time. Nuk na lejojnë të hyjmë dhe nuk dimë ku është ajo. Telefoni i saj është në funksion, por ajo nuk përgjigjet. Ishim në spitalin në Koçan dhe në Shtip, disa janë dërguar në Shkup. Ndoshta është e plagosur dhe nuk mund të përgjigjet. Diku duhet të na tregojnë urgjentisht ku të kërkojmë.”

Drejtori i Qendrës për Menaxhim të Krizave, Stojançe Angellov, ka deklaruar se ndodhet në Koçan, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Pançe Toshkovski dhe Drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev. Autoritetet kanë njoftuar se do të japin më shumë informacione më vonë gjatë ditës.

KQZ shqyrton sot listat e kandidatëve për deputet

Njoftimi i KQZ:

Seancë publike ditën e Dielë, datë 16.03.2025 në orën 12:00 me këtë rend dite:

Çështje për shqyrtim rishtas:

  1. “Për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e listave shumemërore të subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
  2. “Për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e listave shumemërore të subjektit zgjedhor “Partia Socialdemokrate”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
  3. “Për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e listave shumemërore të subjektit zgjedhor Partia “Koalicioni Euroatlantik”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
  4. “Për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e listave shumemërore të subjektit zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
  5. “Për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e listave shumemërore të subjektit zgjedhor Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
  6. “Për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e listave shumemërore të subjektit zgjedhor Partia “MUNDËSIA”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
  7. “Për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e listave shumemërore të subjektit zgjedhor Partia “Aleanca Demokracia e Re”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

Të paktën 50 persona të vdekur si pasojë e zjarrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut

Të paktën 50 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate, kanë thënë autoritetet maqedonase për agjencinë e lajmeve MIA.

Numri i të plagosurve nuk dihet, por një pjesë e tyre janë transferuar në klinikat në Shtip dhe Shkup.

Autoritetet ende nuk kanë treguar se si është përhapur zjarri dhe çfarë e ka shkaktuar atë.

Sipas mediave lokale, zjarri është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga bendi maqedonas DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz.

Mediat lokale kanë thënë se pas shpërthimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit, ambulanca, dhe zyrtarët policorë.

Këtë mëngjes, shumë njerëz janë parë përpara objektit në Koçan, tejet të brengosur për familjarët e tyre, meqë nuk e dinë nëse janë të gjallë apo të vdekur.

“Po kërkoj mbesën time. Nuk po na lejojmë të hyjmë dhe nuk e dimë ku është ajo. Telefoni i saj është duke punuar, por ajo nuk po përgjigjet. Ishim në spitalin në Koçan, në Shtip, disa njerëz i kanë dërguar në Shkup. Ndoshta është e plagosur dhe nuk mund të përgjigjet. Dikush duhet të na tregojë me urgjencë ku të kërkojmë”, ka thënë një grua për Radion Evropa e Lirë.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim të Krizave, Stojançe Angellov ka bërë të ditur se është në Koçan, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Pançe Toshkovski dhe Drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev.

Autoritetet kanë thënë se do të deklarohen më vonë gjatë ditës.

Rama ironizon Berishën për protestën kundër mbylljes së TikTok

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryedemokratin Sali Berisha për protestën kundër mbylljes së TikTokNë “Facebook”, kreu i qeverisë ka postuar një video bufash, ashtu siç ai quan Berishën dhe në sfond dëgjohet zëri i Berishës, të cilën kur gazetarët e pyetën pse nuk hyri sot live në TikTok, pasi rrjeti social vazhdon të jetë i hapur, u përgjigj se ‘sot, flasin vetëm të rinjtë.Demokratët organizuan këtë mbrëmje një protestë para Kryeministri kundër mbylljes së TikTok, por ndonëse Berisha paralajmëroi një tubim masiv, shifrat e pjesëmarrësve nuk tregonin të njëjtën gjë

“Bravo që ke ardh”/ Berisha premtim djalit të mitur: Gjyshi do t’ju hapë TikTok-un

Teksa kryedemokrati Sali Berisha po jepte deklaratën për mediat në fund të protestës, një djali i mitur iu afrua.Berisha ndërpreu fjalën dhe ftoi adoleshentin të afrohej pranë tij, duke i premtuar se rrjetin social TikTok do ta hapë në 12 maj, nëse fiton zgjedhjet.

Gjyshi do të të çlirojë TikTok-unë në 12 majBerisha: Hajde, hajde, bravo që ke ardhur.

Djali: O Sali, o hero.

Berisha: Gjyshi do ta hapë TikTok-un në 12 maj

Djali: Jam nga Tropoja unë.

Zjarr i madh në Tragjas të Vlorës, era e fortë veshtireson situatën!

Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Tragjas të Vlorës.

I ndihmuar dhe nga era e fortë, zjarri po përparon me shpejtësi.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur mjetet e zjarrfikëses dhe forca për të bërë të mundur shuarjen.Situata paraqitet e vështirë për shkak të erërave të forta.

Drejt zonës ku është zjarri në afërsi te fshatit Tragjas janë nisur tre mjete të zjarrfikësve dhe 12 punonjës.


Protesta kundër mbylljes së TikTok, Berisha i bashkohet të rinjve, marshon drejt Kryeministrisë

Kryetari i PD, Sali Berisha i është bashkuar të rinjve pranë selisë së PD.Berisha është nisur nga shtëpia e tij.

Lideri i opozitës po marshon bashkë me protestuesit drejt Kryeministrisë.