Ditë zie në Maqedoninë e Veriut per 59 viktimat dhe 155 të plagosurit në klubin e nates

Flamujt janë ulur në gjysmë shtizë në Maqedoninë e Veriut.Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e hershme të mëngjesit të djeshme në Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti në një klub nate.

Në lidhje me ngjarjen, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur shtatë ditë zie. Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski ka paralajmëruar përgjegjësi penale për të gjithë të përfshirët.

Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski ka thënë se sipas informacioneve të marra, zjarri ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi në koncertin e bendit ADN.

Ministria e Brendshme, në koordinim me Zyrën e Prokurorit Publik ka thënë se janë 20 të dyshuar, 15 prej të cilëve janë ndaluar nga policia.

Në mesin e të vdekurve është edhe një zyrtar policor.

Makina del nga rruga, përfundon në spital drejtuesi

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para pas mesnatës, teksa raportohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bllok dyqanesh.

Raportohet se drejtuesi i automjetit është plagosur dhe për pasojë ka përfunduar në spital.

Sakaq, automjeti ka pësuar dëme të mëdha, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të përplasjes.

Aksident masiv në aksin Lezhë – Laç, lëndohen disa persona

Një aksident i katër fishte është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Lezhë-Laç, në afërsi të Urës së Milotit.4 makina janë përfshirë në ktë aksident ku shkak dyshohet të ketë qënë një parakalim i gabuar dhe shpejtesia tej normave të lejuara.

Burime bejnë me dije se disa persona kanë mbetur të lënduar të cilët e kanë marrë shërbimin mjeksorë në vendin e ngjarjes, pasi nuk kanë patur lëndime të shumta.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Kapet në kufi 34-vjeçari nga Fieri ne kerkim per trafik lëndësh narkotike

Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Vlorë, Policia Kufitare në hyrje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim Xh. Z., 34 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Apelit Vlorë më datë 22.12.2016, e ka dënuar këtë shtetas me vendim penal të formës së prerë, me 3 vjet e 3 muaj e 27 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të veprimeve shtetasi Xh. Z., iu dorëzua shërbimeve të DVP Vlorë, ku nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u bë ndalimi i tij dhe referimi i materialeve për veprime të mëtejshme në Prokurori.

Digjen 5 ha me plepa ne Mallakaster

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

•Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori pasi në fshatin Rromës, ka rënë zjarr në tokën në pronësi të shtetasit I. A., 45 vjeç, ku për pasojë janë djegur pesë hektarë me plepa dhe paulonja. Po punohet për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

 KQZ miraton listat e kandidatëve për deputetë të partive dhe koalicioneve në garë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka miratuar në mbledhjen e sotme listat e kandidatëve për deputet për secilën parti politike që merr pjesë në zgjedhjet e 11 majit.

Seanca u mbajt sot në orën 12:00, ku u shqyrtuan kërkesat për miratimin e listave shumëemërore të disa subjekteve zgjedhore, të cilat do të garojnë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë.

Sekuestrohen rreth 100 mijë euro dhe mallra kontrabandë. Procedohen penalisht 6 persona

PKK Rinas/Kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Si rezultat i kontrolleve intensive në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare kanë evidentuar dhe goditur tre raste të tentativës për të nxjerrë nga Shqipëria, euro dhe lekë, pa i deklaruar sipas ligjit në kufi.

Gjithashtu, është goditur një rast i tentativës për të futur mallra kontrabandë në vendin tonë.

Si dhe dy raste të falsifikimit të dokumenteve.

Procedohen penalisht 6 shtetas.

Sekuestrohen 99 270 euro, 1.240.000 lekë të rinj, dy dokumente të falsifikuara dhe mallra të ndryshme kontrabandë.

1-Shërbimet e Policisë Kufitare të Komisariatit Rinas, kanë intensifikuar kontrollet në bashkëpunim me autoritetet doganore të aeroportit me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Si rezultat i kontrolleve në dalje, janë evidentuar dhe goditur tre raste të mosdeklarimit të të hollave dhe konkretisht:

1-Është proceduar penalisht shtetasi ukrainas O. R. 43 vjeç, i cili do udhëtonte nga Rinasi për në Dubai.
Gjatë kontrollit këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan 76000 euro të cilat tentoi ti nxirrte nga Shqipëria pa i deklaruar në kufi.

2- U procedua penalisht shtetasi shqiptar M. F., 34 vjeç, i cili do udhëtonte drejt Parisit, ku gjatë kontrollit shërbimet e policisë i gjetën dhe sekuestruan 11370 euro të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi sipas ligjit. Shtetasit te mësipërm iu refuzua dalja nga R.Sh.

3- U procedua penalisht shtetasi shqiptar A. Ch, 41 vjeç, i cili do shkonte në Bolonja, pasi gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 11900 euro dhe 1.240.000 lekë të rinj, të cilat si kishte deklaruar sipas ligjit në kufi. Shtetasit te mësipërm iu refuzua dalja nga R.Sh.

4-Njëkohësisht u proceduan penalisht për veprën penale ”Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave, ose i vizave”, shtetasit:
-D. L., 28 vjeç, banues në Kamëz. Ky shtetas është paraqitur tek sporteli i Policisë Kufitare, me qellim udhëtimi në Spanjë. Gjatë kontrollit të dokumentacionit, Policia i gjeti një kartë identiteti Italiane me te dhënat e një shtetasi italian dhe me fotografi të ngjashme si e tij. Nga verifikimi i kryer në laboratorin e verifikimit të dokumenteve dyshohet se këtë dokument ky shtetas e ka falsifikuar.

-E. K., 40 vjeç, i cili do udhëtonte për në Barcelonë. Në dalje të R.SH, ky shtetas u kalua për kontroll në vijën e dytë sepse rezultonte dhe i kthyer ne kategorinë Deportiv. Nga kontrolli i kryer në çantën e shpinës shërbimet e Policisë i gjetën një pasaportë italiane me të dhënat e një shtetasi italian dhe me fotografi të ngjashme si fotografia e tij. Pasaporta Italiane u kalua ne laborator për ekzaminim, ku nga ekzaminimi rezultoi e dyshuar e falsifikuar. Në këto kushte shtetasit E. K, iu refuzua dalja nga R.SH.

5-Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me ato doganore u godit një rast i tentativës për futje të mallrave kontrabandë, ku u procedua për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, shtetasi S. Q. 27 vjeç, banues në Tiranë.
Punonjësit e Policisë në PKK Rinas, ndaluan për kontroll jashtë zonës doganore shtetasin S. Q., i cili po sillte mallra nga Kina. Gjatë kontrollit këtij shtetasi iu gjeten në dy valixhe dhe në një çante sportive, një sasi mallrash të ndryshme, të pa shoqëruara me fature përkatëse, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar në zyrën doganore Rinas për zhdoganim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Shkelje në karburante ,gjobiten 40 subjekte

40 subjekte të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike janë gjobitur nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industral gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN, vlera totale e masave administrative arrin në 16.85 mln lekë, ndërkohë që disa prej shkeljeve të konstatuara lidhen me ushtrimin e veprimtarisë jo në përputhje me kërkesat ligjore dhe teknike, mungesë të dokumentacionit të nevojshëm apo refuzim të kontrollit.

Po ashtu, shumë prej subjekteve janë penalizuar, pasi nuk kanë plotësuar në kohë detyrat e lëna nga inspektorët, ndërsa pjesë e penalizimeve me gjobë janë edhe subjektet që tregtojnë karburant jashtë normave të lejuara. Kështu në një rast është konstatuar përmbajtja e squfurit 41.9 mg/kg, teksa norma e lejuar maksimale është 10.0 mg/kg.

Në një rast tjetër, në produktin gazoil ka rezultuar me shmangie e standardit të pikës së flakërimit, nga 41.0°C, që është norma minimale e lejuar, në 55°C. Ndërsa nuk mungojnë as rastet kur subjektet kanë refuzuar kontrollet nga inspektorët e ISHTI.

Vlerat e gjobave janë të ndryshme, në varësi të shkeljeve të konstatuara, duke variuar nga 50 mijë, që është më e ulta, në 1.5 mln lekë që është më e larta.