Rama e Balluku vizitojnë fermën në Divjakë

Kryeministri, Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishin sot në fermën “Vjen” në Divjakë.Ky është një tjetër shembull, i një sipërmarrjeje familjare, ku falë punës dhe mbështetjes nga AZHBR, është ngritur një industri të prodhimit dhe të përpunimit të qumështit

Një prej pronarëve të fermës tha se para katër viteve kishin 1050 krerë bagëti, sot kanë 1700 të tillë dhe projeksionet janë që në dy vitet e ardhshme të shkohet në dy mijë krerë.

Jemi munduar të rritemi në numër krerësh, po të rritemi aq sa të kemi numër voluminoz ushqimi për pjesën më të madhe të punëve dhe ushqimin ta kemi ta prodhuar në vend.

Prodhojmë 19 tonë qumësht çdo ditë, dhe e shesim në katër fabrikat kryesore në Shqipëri. Kemi bërë investime me trajtimin e ujërave të mbetjeve, me ndihmën e IPARD-it dhe qeverisë shqiptare para katër vitesh, kemi kaluar nga çobanë e bujq në fermerë me informacion për çdo kafshë, në litra qumësht, aktiviteti që kryhet etj”, u shpreh sipërmarrësi.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama tha se “risia tjetër, është edhe linja e financimit të Bankës së Shqipërisë me 250 milionë euro.

“Aty ju mund të aksesoni lirisht se jeni biznes i madh, dhe me atë mbështetja bëhet edhe më e madhe. Plus që duhet të bëjmë kapërcimin, të hyjmë në BE sepse direkt na vijnë 300 milionë euro në vit”, u shpreh Rama.

Pas sherrit për pronat i dogji 2 automjetet xhaxhait, shpallet në kërkim 30-vjeçar

 30-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka djegur dy automjete në pronësi të xhaxhait të tij.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, ndërsa gjithçka duket se ka ndodhur pas një konflikti për pronat.

30-vjeçai i shpallur në kërkim është identifikuar si shtetasi Marjus Xhepa.

Tiranë

I vuri zjarrin 2 automjeteve, gjatë natës, identifikohet dhe shpallet në kërkim 30-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ishin djegur 2 automjete të parkuara në oborrin e banesës së shtetasit G. Xh., 66 vjeç, kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore.

Nga veprimet e para hetimore është identifikuar autori i dyshuar, shtetasi M. Xh., 30 vjeç, i cili dyshohet se për motive pronësie, ka djegur 2 automjetet e xhaxhait të tij.

Vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Si ka nisur kjo jave per valutat kryesore ne kursin e kembimit?

Dollari amerikan duket që ka kaluar një fundjavë relativisht të qetë teksa vazhdon edhe këtë të hënë të blihet me 91 lekë dhe të shitet me 92 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane sakaq edhe ajo nuk ka pasur luhatje të vlerës gjatë fundjavës duke u blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 99 lekë dhe duke u shitur me 99.6 lekë.

Franga zvicerane gjithashtu e ka nisur këtë javë në vlera të qëndrueshme pasi është blerë këtë mëngjes me 102.4 lekë dhe është shitur me 103.4 lekë.

Paundi britanik ka regjistruar rritje të kuotës këtë të hënë duke u blerë sot me 117.4 lekë dhe duke u shitur me 118.4 lekë në raport me javën që lamë pas referuar tregut të brendshëm valutor.

Censi i bujqësisë shtyhet për në 2026-ën – Shkak, zgjedhjet.

Censi i Bujqësisë, i cili përfshin numërimin e fermave dhe të bagëtive në të gjithë vendin do të shtyhet për në vitin 2026.

Edhe pse ishte planifikuar të kryhej këtë vit, pas Censit të popullsisë dhe banesave, arsyeja e shtyrjes lidhet me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të cilat mbahen më 11 Maj 2025.

INSTAT ka nisur fazën përgatitore për implementimin e Censit të Bujqësisë, i cili do të luajë rol vendimtar në përditësimin e informacionit statistikor të nevojshëm në nivel lokal dhe rajonal dhe pasqyrimin e ndryshimeve në që kanë ndodhur në këtë sektor në më shumë se një dekadë.  

Aktualisht po punohet për ngritjen dhe vënien në funksion të platformës elektronike të grumbullimit të të dhënave, ndërsa anketimi në terren do të bëhet vitin  e ardhshëm.

Një modul pyetjesh, u përfshirë në pyetësorin e Censit të Popullsisë dhe Banesave, me qëllim krijimin e listës së fermave bujqësore, e cila do të shërbejë si bazë zgjedhje për censin e ardhshëm të bujqësisë, kjo për arsye të mungesës së regjistrit administrativ të fermave.

Anketues të trajnuar do të vizitojnë njësitë ekonomike bujqësore në mbarë vendin, për të mbledhur të dhëna bazuar në pyetësorin e Cens. Do të ndiqen procedura të standardizuara për të ruajtur konfidencialitetin dhe saktësinë gjatë gjithë procesit të mbledhjes së të dhënave. Censi i Bujqësisë do të sigurojë informacione mbi module të veçanta, në të gjitha fermat bujqësore që kanë të bëjnë me: ujitjen, praktikat e menaxhimit të tokës, makineritë dhe pajisjet dhe pemëtarinë, të cilat rrjedhin nga zbatimi i rregulloreve të Komisionit Evropian mbi Vrojtimet Strukturore të Fermave, me vit reference vitin 2023, për vendet anëtare të BE.

Censi i Bujqësisë do të sigurojë gjithashtu të dhëna për strukturën e bujqësisë, veçanërisht për njësitë e vogla administrative.

Baza materiale për kryerjen e këtij procesi është ajo e përdorur për Censin e Banesave 2023, ndërsa ende nuk është llogaritur një kosto totale.

 INSTAT do të bashkëpunojë edhe me institucione të tjera, veçanërisht me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për krijimin e një kornize/liste të besueshme dhe të përditësuar për t’u përdorur për mbledhjen e të dhënave në terren.

Një strategji e dedikuar komunikimi do të zhvillohet dhe finalizohet për Censin e Bujqësisë, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të nxjerrë në pah rëndësinë e Censit të Bujqësisë në audiencën e synuar.

Ky proces fillimisht ishte parashikuar të kryhej gjatë periudhës Tetor- Dhjetor 2024.

Paraja që qarkullon jashtë bankave, pranë një rekordi të ri

Pas rënies së ndjeshme në muajin Janar, volumi i parave që qarkullojnë jashtë bankave në vend ka shënuar një rritje në muajin e dytë të vitit aktual. Në fund të shkurtit, volumi i parave në qarkullim jashtë sistemit bankar rezultoi në vlerën prej 440.2 miliardë lekësh, ose rreth 4.4 miliardë euro, nga 438.1 miliardë lekë në Janar.

Nga të dhënat shohim se vlera e parasë në qarkullim jashtë kanaleve bankare në muajin Shkurt është afuar pranë rekordit të muajit Dhjetor kur vlerësohej në rreth 440.6 miliardë lekë.
Shifrat janë shumë më të larta po t’i karahasojmë me vitet e mëparshme. Madje, vlera për muajin shkurt është shifra e dytë më e lartë pas dhjetorit, që nga viti 2003. Krahasuar me Janarin e vitit 2025, shuma e parave që qarkullojnë në ekonomi është afërisht 2 miliardë lekë më e lartë.

Rritja e parasë në qarkullim jashtë kanaleve bankare është një fenomen që u shtua veçanërisht gjatë periudhës së Pandemisë, kur qytetarët tërhoqën shumë para’ për shkak të pasigurisë. Ndërkohë, vlen të theksojmë se një masë kaq e madhe parash jashtë bankave është tregues i qartë të informalitetit të lartë të ekonomisë shqiptare.

Për të ulur nivelin e parasë jashtë bankave, është e nevojshme të merren masa për formalizimin e ekonomisë. Kjo përfshin përmirësimin e sistemit të tatimeve dhe rritjen e transparencës në transaksionet financiare. Për këtë arsye shpesh është diskutuar kufizimi i përdorimit të parasë cash, që nga ana tjetër sjell edhe shumë përfitime.

Ndërkohë, edhe pse rritja konstatohet përgjatë vitit të pandemisë, rekordet janë regjistruar sifdomos në fund të vitit 2022. Kjo ka ndodhur për shkak të inflacionit, si dhe rritjeve të normës bazë të interesit nga ana e bankës së Shqipërisë.

Përplasi të foshnjen e saj në tokë, procedohet 37-vjeçarja në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të premten në lagjen Pavarësia të Vlorës, ku një nënë rreth 37-vjeçare, në gjendje të dehur nga alkooli, ka përplasur disa herë fëmijën e saj 5-muajsh në tokë.

Në momentin e ngjarjes, forcat e policisë kanë ndërhyrë për të marrë fëmijën, por nëna ka kundërshtuar me forcë, duke krijuar një situatë të tensionuar.

Blutë bëjnë me dije se 37-vjeçarja është proceduar, ndërkohë që foshnja është marrë nën kujdes nga shërbimet sociale.

“H. L., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi më datë 14.03.2025, dyshohet se ka keqtrajtuar foshnjën e saj 5 muajsh. I mituri ndodhet në kujdesin e shërbimeve të qendrës sociale në Vlorë, ndërkohë që punohet për trajtimin e mëtejshëm të rastit”, njofton policia.

Berisha “Detyrim Paraqitje” ne SPAK permend pergjimet per Veliajn

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar pas daljes nga SPAK se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj “është mbushur me çimka në të gjitha anët”, duke iu referuar përgjimit të tij në qeli.

Sipas tij, ministri Ulsi Manja ka shkuar natën “si mik” tek Veliaj, por në të njëjtën kohë ka urdhëruar vendosjen e pajisjeve të përgjimit në ambientet e tij.

Berisha pretendon se Veliaj është përgjuar kudo, madje edhe në telefon fiks, në shtrat dhe tavolinë.

“Atë e kishin mbushur me çimka në të gjitha anët,” tha ai, duke akuzuar qeverinë për tejkalim të kufijve ligjorë në përdorimin e përgjimeve.

“Njeri më të pabesë, më të zi në shpirt, më të pakarakter se ai nuk ka. Ulsi Manja ka shkuar natën si mik duke iu lëpirë Erion Velisë dhe ka urdhëruar vendosjen e çimkave në të gjitha mjediset. Ai është pjesë e këtij kurthi. Nëse donin të vendosnin çimka nuk duhet të merrnin ministra, por të merrnin lejen e gjykatës. Ata edhe në biruca kanë disa garanci. Mos të bëj unë avokatin e Erion Veliajt, mos të zë vendin e Maks Haxhisë.
Erion Veliaj është regjistruar edhe duke folur në telefon fiks. Edhe duke fjetur në shtratin e tij, edhe duke u ulur në tavolinë. Atë e kishin mbushur me çimka në të gjitha anët. Çdo i burgosur megjithatë ka të drejtat e tij. Përdorimi i kurtheve, t’i çosh Uluziun dhe të kryesh këto veprime, kalon çdo përmasë”, tha Berisha.

Rama: Anëtarësimi në BE me rëndësi jetike, nuk do ta humbim trenin e negociatave

Patjetër që të gjitha zgjedhjet kanë qenë të rëndësishme ku hyjmë për të fituar, dhe kanë pasur peshën e vet mbi fatin dhe ecurinë e vendit. Këto zgjedhje kanë një peshë specifike të rëndësishme, këto janë të parat që kanë një rëndësi të posaçme gjeo-politike. Mundësia e hyrjes së Shqipërisë në BE është reale e prekshme dhe aktuale. Besoj nuk ka qenë asnjëherë e dyshuar nga partnerët tanë evropiane që vendi ynë do të jetë anëtare në BE por asnjë herë si sot kjo nuk ka qenë diçka konkrete dhe aktuale. 

Është hapur një dritare që nuk do të qëndrojë e hapur aty gjithmonë. Si rezultat i të gjitha përpjekjeve të bëra dhe i arritjeve të realizuara ne kemi mundësi ta shfrytëzojmë këtë moment dhe ky është një nga ato ku treni i historisë kalon përpara nesh dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm, treni ndalon shumë pak në stacion nuk rri pafundësisht sepse e tillë është mënyra se si zhvillohet historia. Ne nuk duhet ta humbim këtë tren dhe nuk do ta humbim. 
Sot duke parë ndryshimet tektonike që kanë nisur në të gjithë botën, këtu ka një punë e diskutim për të bërë më njerëzit, ka nevojë që në fushatë e kontakte tu flasim njerëzve për rëndësinë e ndryshimit të statusit tonë. E lidhin futjen në BE me episode sporadike ose momente që u kanë mbetur në tokë, kjo është me rëndësi jetike për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke hyrë në BE Shqipëria mund të sigurojë lirinë individuale për çdo njeri. Liria individuale është e kërcënuar në vendin tonë”, tha Rama.