U perdoren armët zanore në tubimin e Beogradit

Thirrjet u shtuan në Serbi për një hetim të pavarur mbi raportet se forcat e sigurisë përdorën një armë zanore të ndaluar kundër turmave në një tubim të madh paqësor kundër korrupsionit fundjavën e kaluar, megjithëse autoritetet e mohuan me forcë.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe zyrtarët e opozitës në Serbi pretendojnë se një armë e tillë, e cila lëshon një rreze të drejtuar për të paaftësuar përkohësisht njerëzit, u përdor në protestën e së shtunës, edhe pse ajo është e ndaluar në Serbi.

Ata thanë se do të paraqesin padi në gjykata ndërkombëtare dhe vendase kundër atyre që urdhëruan sulmin.
Presidenti autoritar dhe pro-rus i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mohoi sërish se pajisja e kontrollit të turmave ishte përdorur, duke e quajtur atë një “gënjeshtër të ligë” të synuar për të “shkatërruar Serbinë.”

Ai tha se së shpejti do të ftojë Byronë Federale të Hetimeve të SHBA-së (FBI) dhe gjithashtu Shërbimin Federal të Sigurisë të Rusisë (FSB) për të hetuar pretendimet.

“Është e rëndësishme që historia të shohë se si ata gënjyen,” tha ai, duke iu referuar atyre që pretendojnë se u përdor arma zanore.

Zyrtarët serbë kanë pranuar në mënyrë të tërthortë se policia kishte shtuar armën e kontrollit të turmave në arsenalin e saj rreth dy vjet më parë, por këmbëngulin se ajo nuk u përdor gjatë protestës së së shtunës.

Në peticionin e saj online, të nënshkruar nga mbi gjysmë milioni njerëz, lëvizja opozitare “Ndryshimi” i kërkoi Kombeve të Bashkuara, Këshillit të Evropës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë një hetim të pavarur “për përdorimin e një arme zanore më 15 mars kundër protestuesve paqësorë në Beograd.”

Peticionit kërkon që hetimi “të përfshijë aspektet mjekësore, ligjore dhe teknike të ndikimit të saj në shëndet dhe të drejtat e njeriut.”

Ish-presidenti serb Boris Tadiç gjithashtu tha se “do të kërkojë ndihmë ndërkombëtare për të përcaktuar të vërtetën rreth ngjarjeve që shkaktuan një shkelje të rëndë të sigurisë publike dhe rrezikuan shëndetin dhe jetën e qytetarëve serbë në protestën e së shtunës.”

Qindra mijëra njerëz zbritën në kryeqytetin e Serbisë të shtunën për të protestuar kundër vdekjes së 15 personave nga shembja e një strehe në një stacion treni më 1 nëntor. Demonstratat pothuajse të përditshme që nisën si përgjigje ndaj tragjedisë kanë tronditur pushtetin dhjetëvjeçar të Vucicit, me shumë që fajësojnë aksidentin për korrupsionin e përhapur në qeveri.

Pamjet nga protesta tregojnë njerëzit duke qëndruar në heshtje për 15 minuta për viktimat e stacionit të trenit kur papritmas një tingull i mprehtë shkakton panik. Një fotograf i Associated Press në vendngjarje tha se njerëzit filluan të shpërndaheshin në panik, duke lënë rrugën kryesore të qytetit pothuajse bosh teksa ranë mbi njëri-tjetrin.

Ekspertët e sigurisë thonë se ata që ekspozohen ndaj armës përjetojnë dhimbje të mprehta në veshë, çorientim dhe panik. Ekspozimi i zgjatur mund të shkaktojë çarje të daulles së veshit dhe dëmtime të pakthyeshme të dëgjimit.

Shumë prej atyre që thonë se ishin në epiqendrën e sulmit të dyshuar u ankuan në mediat sociale për dhimbje të forta koke, të përziera dhe çorientim.

Disa ekspertë të sigurisë kanë pretenduar se pajisja amerikane Long Range Acoustic Device (LRAD) — një mjet i specializuar që emeton valë zanore me frekuencë të lartë në distanca të mëdha — u përdor gjatë protestës. Këto pretendime nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Vuçiç, i cili thotë se protestat e udhëhequra nga studentët universitarë janë pjesë e një komploti perëndimor për ta rrëzuar nga pushteti, ka paralajmëruar se të gjithë ata që përhapin dezinformata do të mbajnë përgjegjësi në gjykatë.

Borë ne pranvere ! Në Stëblevë trashësia e dëborës arrin në 10 cm

Pak ditë pasi festuam pranverën, rikthehet dimri.Reshjet e dëborës kanë mbuluar zonat malore. Në Stebleve trashësia e dëborës ka arritur rreth 10 cm.

Ndërkohë rruga është e kalueshme dhe pa probleme.Prani te dëborës ka edhe në Qafë Thanë. Nuk ka probleme ne qarkullimin e mjeteve në aksin nacional.

205 milionë lekë për pastrimin e bregdetit – Hapet tenderi në prag të sezonit turistik për plazhe më të pastra

Me afrimin e sezonit veror turistik, Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka shpallur hapjen e tenderit për shërbimin e pastrimit të zonës bregdetare për bashkitë Vlorë, Himarë dhe Sarandë. Fondi limit i përllogaritur në total është është dyqind e pesë milion e katërqind e gjashtëdhjetë e një mijë e katërqind lekë.

Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, operatori i shërbimit është i detyruar të bëje grumbullmin dhe transportin e mbetjeve nga pikat e grumbullmit të tyre deri ne pikën fundore të depozitimit të tyre. Ky shërbim do të kryhet jo më pak se 2 herë për çdo zonë, brenda fashës orare 18.00-06.00.

Organizimi i procesit të punës duhet të bëhet në mënyrë të tillë që të gjitha punimet të kryhen brenda orëve të natës, duke filluar jo më parë se ora 18.00, me qëllim që në orën 06.00 zona e kontraktuar të jetë krejtësisht e pastër.

Gjithashtu në dokument theksohet se, autoriteti kontratues ka të drejtë të inspektojë në çdo kohë dhe në përfundim vendet e grumbullimit të mbetjeve për të parë kryerjen e shërbimeve, respektimin e standarteve të kërkuara, rregullave dhe cilësisë së kërkuar dhe për të vendosur ndalesa, penalitete dhe gjoba për mospërmbushjen e tyre.

Operatori i shërbimit ka për detyrë të kryejë grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve urbane që depozitohen në ambjente publike brenda zonës së kontraktuar edhe në rast se hidhen larg pikave të miratuara të grumbullimit të tyre. 

Ndërkohë, viti 2024 ishte një vit i begatë sa i përket turizmit në Shqipëri, ku u shënua një numër rekord turistësh të cilët vizituan vendin tonë.

Sipas shifrave zyrtare të bëra të ditura nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Shqipërinë e vizituan 11.7 milionë vizitorë të huaj përgjatë vitit 2024, me një rritje prej 15.2% krahasuar me vitin 2023.

Rama me te rinjte ne FIER-Në 11 maj, keni shansin të bëni histori, për vendin dhe veten tuaj.

Edi Rama: Më vjen shumë mirë që sot, Partia Socialiste këtu në qarkun që është historikisht është pagëzuar si kryeqyteti i socialistëve, i dha të rinjve dhe të rejave, jo thjesht një mesazh me fjalë, por një mesazh me shembuj që në 11 maj e kanë vetë në dorë që të jenë të superpërfaqësuar.

Një brezi mund t’i vijë ose mund të mos i vijë shansi për të bërë histori. Brezi i atyre që i dhanë goditjen e fundit regjimit komunist iu dha shansi të bëjnë histori. Ishte ai brez që në ’91-’92, me votën e tyre bënë histori, duke e futur Shqipërinë në një sistem të hapur.Në 11 maj, keni shansin të bëni histori, për vendin dhe veten tuaj.

Rama në Fier, reagon Gazment Bardhi

Deputeti i PD Gazment Bardhi, pjesë e listës së kandidatëve për qarkun e Fierit, ka reaguar pas takimit në Fier, të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se objektivat e Edi Ramës janë si premtimet kur erdhi ne pushtet

Lista e PS në Fier si bunker ndaj SPAK!

Edi Rama paska ardhur për shëtitje sot në Fier, ku krah Belindës paska shpallur objektivat e PS në Fier! Objektivat e Edi Ramës janë fiks si premtimet e tij kur erdhi në pushtet. Njëlloj si shëndetësia falas, njëlloj si legalizimet falas, njëlloj si subvencionet në bujqësi, njëlloj si ulja e taksave apo rritja e pensioneve.

Gjatë vizitës disa orëshe harroi t’u shpjegonte qytetarëve të Fierit pse iu ka vënë në krye njeriun e dyshuar për miliona euro abuzime, njeriun që është zyrtarisht nën hetim nga SPAK për korrupsion e shpërdorim detyre, njeriun që arrogancën e ka të vetmen armë të saj. Harroi t’u shpjegojë pse strehoi në listën e kandidatëve të PS “mallrat e importit të Belindës” Ceno Klosin apo Klevis Jahajn të akuzuar më shumë se një herë për korrupsion e abuzim me pushtetin në SPAK.

Meqënëse harroi t’ua sqarojë, përgjigjen do e marrë më 11 Maj. Fieri dhe fierakët i përbuzin matrapazët, hajdutët dhe kandidatët për burg! Fieri dhe fierakët e përbuzin arrogancën!

Rama nga Fieri:Vota e 11 majit është pasaporta europiane

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Fieri se Partia Socialiste do të thyejë një rekord në vota dhe do të sigurojë së paku 10 deputetë nga ky qark.

Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë, Rama tha se nuk ka shans që një tjetër forcë politike të fitojë në Fier, duke theksuar se kush nuk voton PS-në, voton kot.

Ai e quajti objektiv të arritshëm marrjen e 10 deputetëve, por shtoi se nëse PS punon më fort, mund të arrijnë më shumë se kaq. Kryeministri parashikoi një rezultat spektakolar në këtë qark.

Edi Rama: Në Fier do thyejmë rekord në vota. Në Fier nuk ka shans askush tjetër, përpos PS. Ata nuk kanë çfarë të fitojnë. Kush nuk voton PS-në, hedh votën kot.

Do jetë rezultat spektakolar. Objektivi ynë është minimumi 10 deputetë. Pastaj, nëse punojmë më fort, mund të kemi edhe më shumë se kaq deputetë në parlament.

Rama në Spitalin Memorial në FIER

Kryeministri Edi Rama ka vizituar Spitalin Memorial në Fier, duke theksuar se sistemi shëndetësor i Shqipërisë është një shembull të suksesshëm.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka përmendur nisjen e një “rrugëtimi të ri” në këtë spital, që ka filluar katër vjet më parë, duke theksuar se ky është një model i suksesshëm për zhvillimin e shëndetësisë.

Rama shtoi se autonomia menaxheriale që ka marrë Spitali Memorial do të jetë një shembull për të tjerët. Ai njoftoi gjithashtu se ky spital do të marrë edhe autonominë financiare, ndërsa disa spitale të tjera do të përfitojnë nga e njëjta autonomi në vitet që vijnë. Kryeministri theksoi se bashkëpunimi me aleatët është thelbësor për ndërtimin e një sistemi shëndetësor me cilësi, ku çdo hap i mundshëm mundëson përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Kryeministri Edi Rama në Spitalin Memorial të Fierit: Këtu nisi një rrugëtim i ri katër vite më parë. Sistemi shëndetësor në vend është kthyer në shembull. Autonomia menaxheriale nis nga ju. Memoriali do të marrë edhe autonominë financiare, ndërsa pesë spitale të tjera do të marrin autonominë financiare pas disa vitesh. Në bashkëpunim me aleatët, ne duhet të kemi sistem shëndetësor me cilësi.

https://www.facebook.com/share/v/1DNxi24XcS/?mibextid=wwXIfr

Fleta e votimit për 11 majin, përcaktohet renditja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar me short renditjen e subjekteve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas përfundimeve të këtij procesi, Koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do të jetë në krye të listës, ndërsa Partia Socialiste është pozicionuar më poshtë në fletën e votimit në vendin e pestë.

Ilirjan Celibashi, Kryetari i KQZ-së:

“Koalicioni ‘Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ do të ketë numrin e parë në fletën e votimit. Partia Socialiste është renditur në një nga pozicionet e mëvonshme.”

Më tej, sipas shortit, Partia Mundësia e Agron Shehajt do të jetë e dyta në radhë, ndërsa Partia “Lëvizja Atdheu” është pozicionuar në vendin e tretë. Koalicioni Euroatlantik, i drejtuar nga Lulzim Basha, është renditur në vendin e katërt.

Në vijim të listës, Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, i drejtuar nga Lapaj dhe Shabani, do të mbajë një nga numrat pasues, ndërsa Aleanca Kombëtare Shqiptare e Elena Kocaqit është renditur menjëherë pas tij.

Aleanca Demokracia e Re e Edmond Stojkut dhe Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”, me drejtues Shehin dhe Alibeajn, përmbyllin renditjen e subjekteve zgjedhore për këto zgjedhje.