Përfshihet nga flakët xhamia ne Bulqizë , dëme të mëdha materiale

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shupenzë të Bulqizës, ku një xhami është përfshirë nga flakët duke u djegur në një pjesë të madhe të saj.

Sipas burimeve, zjarri ka rënë rreth orës 06:00, vetëm 10 minuta pasi hoxha ishte larguar nga objekti fetar.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës dhe policisë, zjarri ka qenë i pamundur për t’u shuar, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Aktualisht, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm, ndërsa pritet një ekspertizë për të përcaktuar origjinën e flakëve.

Andi Memeti nga FIERI ,zgjidhet zv/ministër i Financave. Aplikoi në platformën “Deputeti që duam”

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e radhës emërimin e zv/ministrit të ri të Financave. Ai është Andi Memeti, një aplikant i platformës “Deputeti që duam”, e hapur nga Partia Socialiste për të rinjtë që duan të afrohen në politikë.

Në një video në rrjetin social Instagram, Andi thotë se ka studiuar në Britani për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Më pas ai nisi karrierën profesionale në Londër, ku prej 11 vitesh punon në fushën financiare dhe bankare.

Rama bën gati ‘skenën’ ku do të projektojë arritjet e tre mandateve: Së shpejti ‘Shqipëria2030’

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet nga përgatitja e ‘skenës’ ku duket se do të mbajë fjalime gjatë fushatës.  Siç duket skena është menduar si ajo e katër viteve më parë, një skenë rrethore ku pas krahëve të Ramës do të shfaqen në ekran imazhe, video, shifra apo arritjet që PS ka bërë në këtë mandat, por edhe projeksionet që do të arrihen deri 2030 nëse fitojnë zgjedhjet.

“Duke ndjekur përgatitjet për fitoren e 10-të, aty ku katër vjet më parë nisi ndeshja për fitoren e 8-të radhazi…”, shkruan Rama në diçiturën e bashkangjitur në këtë video.

https://www.facebook.com/share/v/1BeZf2Vidd/?mibextid=wwXIfr

SPAK çon për gjykim deputetin e PS, Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë të tjerë

SPAK çon për gjykim deputetin e PS, Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë të tjerë.Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur dërgimin në gjyq të 16 të pandehurve të akuzuar për shkelje në tendera dhe falsifikim dokumentesh, në kuadër të çështjes penale nr. 240/2021 mes tyre edhe deputetin e PS Plarent Ndreca.

Sipas vendimit të datës 20 mars 2025, trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Elsa Ulliri ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dhe ka dërguar çështjen për shqyrtim me një trup gjykues të ri prej tre gjyqtarësh.Të akuzuarit Plarent Ndreca, Denisa Skënderaj, Blendi Kovi, Lira Kolasi, Ferdinant Tarazhi, Grida Isufi, Jonarda Qurku, Lindita Mukaj, Silva Dauti, Denisa Klosi, Julia Hysa, Elora Kokalari dhe Aida Shehi përballen me akuzën e “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, Klejdi Meço, Emiliano Mehmeti dhe Erand Rroboçi akuzohen për “Falsifikim dokumentesh”.

Sipas njoftimit zyrtar, nga 16 të pandehurit, të gjithë, përveç Plarent Ndrecës, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Tentoi të grabisë pikën e këmbimit valutor, policia në vendngjarje, në kërkim autori

Një shtetas ende i paidentifikuar ka tentuar të grabisë një pikë të këmbimit valutor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45, në lagjen “18 Shtatori”, në Gjirokastër.Sipas policisë, autori dyshohet se ka përdorur një send në dukje armë zjarri, duke tentuar të vjedhë pikën e këmbimit valutor.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë administruar kamerat e subjekti, si dhe po kryejnë kontrolle në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit

Udhetimi me taksi, më lirë në Amerikë se në Shqipëri

Sipas platformës Numbeo, Shqipëria renditet në vendin e 6-të në botë për tarifën fikse të taksive, duke u pozicionuar mes 127 vendeve me çmim të lartë për këtë shërbim. Sipas të dhënave, një kilometër me taksi në Shqipëri kushton mesatarisht 3.31 dollarë, çka e bën këtë shërbim më të shtrenjtë krahasuar me shumë vende të zhvilluara. 

Në krye të listës për çmimin më të shtrenjtë qëndron Zvicra, ku një kilometër me taksi kushton 4.45 dollarë. Nga vendet e rajonit, Shqipëria rezulton të jetë më e kushtueshmja për çmimin e taksive. Në Mal të Zi, një kilometër me taksi kushton 1.09 dollarë, dhe kjo shifër e ka renditur në vendin e 77-të në listë. 
Ndërkohë në Serbi, taksia për kilometër kushton 0.93 dollarë, vlerë që e pozicionon atë në vendin e 83-të. Bosnje Hercegovina, nga ana tjetër, renditet po ashtu në vendin e 83-të me një çmim prej 0.84 dollarësh për kilometër. Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë tarifat më të ulëta në rajon, me përkatësisht 0.77 dhe 0.62 dollarë për kilometër. 

Shqipëria spikat edhe në nivel europian, duke u renditur në vendin e 3-të për tarifat më të shtrenjta të taksive. Kjo e pozicionon vendin tonë mbi disa ekonomi të mëdha dhe të zhvilluara si: Japonia me $2.94, Gjermania me $2.73, Mbretëria e Bashkuar me $2.14, Franca me $2.14, SHBA me $1.74 dhe me Italia $1.64.

Nga ana tjetër, vendet me tarifat më të ulëta për këtë shërbim janë Filipinet dhe Kirgistani, ku një kilometër me taksi kushton përkatësisht 0.26 dhe 0.23 dollarë.

Numri i taksive është rritur shumë vitet e fundit në Shqipëri, sidomod ato elektrike. Kjo tendencë është ndikuar kryesisht nga numri shumë i lartë i turistëve në vendin tonë.

SPAK përfundon hetimet, deputeti i PD dërgohet për gjykim

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.27 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurit Qani Xhafa, i akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se më 11 mars 2023, i pandehuri Qani Xhafa, aktualisht Deputet në Kuvendin e Shqipërisë, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Toyota me targa AB 457 IJ, në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme të lehta materiale.

I pandehuri Qani Xhafa ushtron funksionin e Deputetit në Kuvendin e Shqipërisë prej datës 19 Maj 2023.

Erion Veliaj merret në pyetje nga SPAK për dosjen e hetimeve. Me pranga në duar transportohet sërish në Durrës

Për herë të parë kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj po kerret ne pyetje nga Prokuroria e Posaçme.prej orës 10:00 Veliaj ndodhet brenda SPAK-ut ku po merret në pyetje nga agjentët e BKH-së dhe në prani të dy avokatëve të tij.

Kryebashkiaku i Tiranës mësohet se po jep shpjegime mbi hetimet e zhvilluara ndaj tij.Pas deklaratave para hetuesve, Erion Veliaj ka lënë ambientet e SPAK-ut per t’u transportuar serish drejt paraburgimit te Durresit, aty ku po qendron i izloluar.