Situata e zjarreve ne vend /16 vatra, 4 ende aktive, ne fshatin Seman i Ri, një banesë u përfshi nga flakët

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten ende aktive.Këto vatra janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Finiqit, Tiranës, Vorës, Durrësit, Fierit, Kuçovës, Poliçanit, Hasit, Vaut të Dejës, Matit dhe Mirditës.

Bashkia

Elbasan: Në vendgrumbullimin e mbetjeve vijon puna për shuarjen e plotë të flakëve.
Gjatë ditës së djeshme u ndërmorën veprime për hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve, ndërsa një grup ekspertësh ishte në terren për matjen e ndotjes së ajrit. Forcat operacionale do të vijojnë edhe sot punën për shuarjen e plotë të zjarrit.Bashkia Finiq:

Vatra mes fshatit Grazhdan (njësia Livadhja) dhe fshatit Malçan (njësia Dhivër). Situata është më e qetë dhe intensiteti i zjarrit ka rënë. Zjarri po monitorohet nga një mjet zjarrfikës me 3 efektivë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor në fshatin Malçan.

* Bashkia Tiranë: Në fshatin Bulticë, njësia Vaqarr, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Terreni i vështirë e bën të pamundur kalimin e mjeteve. Sot do të vijojë ndërhyrja me forca operacionale dhe helikopterin Cougar.

* Bashkia Has: Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, në një sipërfaqe me pyll pishe. Era dhe terreni i thyer e bëjnë të vështirë ndërhyrjen, por puna për kontrollin e flakëve vijon.

Zjarret janë regjistruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Bashkia Fier: Në fshatin Seman i Ri, një banesë u përfshi nga flakët. Pronari u transportua në Spitalin Rajonal dhe banesa pësoi dëme në orendi dhe pajisje elektroshtëpiake.

– Bashkia Vorë: Në fshatin Fushë Prezë, një hangar me bar u përfshi nga flakët duke shkaktuar djegien e 1600 dëngjeve me bar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan:

– 21 automjete zjarrfikëse

– 190 forca operacionale

– 35 efektivë të Forcave të Armatosura

– 2 automjete zjarrfikëse ushtarake

– 4 kamionë vetëshkarkues

– 1 traktor me zinxhirë

– 1 helikopter Cougar

– 1 grup ekspertësh për matjen e ndotjes së ajrit

– 29 automjete të firmave private

Strukturat e Mbrojtjes Civile janë të angazhuara maksimalisht në koordinimin dhe mbështetjen e të gjitha operacioneve për menaxhimin e emergjencave nga zjarret.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje lokale të dobëta në disa qarqe. Sa i përket zjarreve, pritet nivel rreziku “I LARTË” pothuajse në të gjitha qarqet. Vetëm në qarqet Durrës, Korçë dhe Vlorë pritet nivel “I MODERUAR”, me rrezik lokal “TË LARTË” në zona të caktuara (Durrës – Jug, Korçë – Qendër, Vlorë – VeriQendër).

Shqiptar i pare qe vendoset Komandant i USS Pearl Harbor

Alban Dervishi është i pari shqiptar që merr gradën e kapitenit të parë dhe që komandon që nga 27 qershori anijen USS Pearl Harbor, anije e flotës luftarake të SHBA-ve.Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzoi sot Alban Dervishin për rolin e tij të ri si Komandant i USS Pearl Harbor.Ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës u zhvillua në San Diego javën e kaluar.Ky ishte një moment historik dhe rëndësishëm në karrierën e tij.

Vlorë! Makina përplas të moshuarin te vijat e bardha

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë në shëtitoren Lungomare.Një makinë e llojit Renault Clio e cila drejtohej nga një shtetas i moshuar ka aksidentuar një të moshuar tek vijat e bardha.

Ky i fundit është plagosur rëndë dhe është dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.Policia në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e makinës që aksidentoi të moshuarin.




Fusha e mbetjeve ne Elbasan prej 5 ditesh ne tym e flak

Tashmë në ditën e 5 fusha e mbetjeve urbane në Elbasan vazhdon të çlirojë tym dhe gazra toksik që mbulojmë qytetin.mbetjet vazhdojnë te digjen në thellësi të tyre duke helmuar një qytet të tërë.

Edhe pse është përfshirë disa herë nga flakët në vite të ndryshme, kjo është hera e parë që zjarri ne ladfillin e Elbasanit zgjat me ditë të tëra.Në terren vazhdojnë të jetë të angazhuar forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe bashkive fqinje, emergjencat civile dhe ushtria me mjetet e saj.

Kur temperaturat shënojnë mbi 40 gradë, Elbasani po përballet me një emergjencë mjedisore, mijëra qytetarë prej 5 ditësh thithin ajrin toksik. E vështirë paraqitet situata edhe në bashkitë fqinje mbetjet urbane të të cilave kanë mbetur rrugëve pasi në këto kushte nuk mundet ti depozitojnë më landfillin e Elbasanit.

Mbërrijnë në Gjykatën e Fierit të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, pritet të njihen me akuzat

Sapo kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, të arrestuarit në kuadër të operacionit hetimor të zhvilluar në zyrat qendrore të kompanisë “ Bankers Petroleum” në Fier, Hong Ping Xiao dhe ish – administratori Leonidha Çobo. 

Ata do të dalin sot pranë trupit gjykues ku do të japin dëshminë e tyre pranë trupit gjykues dhe do të njihen me akuzat që rëndojnë mbi ta.

Bankers, aktivitet 20-vjeçar me humbje – Inxhinieri ngre pyetjen: Nëse ka humbje pse kërkon zgjatje kontrate?

Edhe inxhinieri i naftës, Fatmir Shehu, beson se kompania Bankers Petroleum ka kryer evazion fiskal në vendin tonë, për faktin se pavarësisht se ka rezultuar me humbje, ka vijuar aktivitetin në vendin tonë.

Kompania e naftës, Bankers Petroleum, është përfshirë në një hetim nga prokuroria me akuzën e evazionit fiskal për 20 vite. Inxhinieri i Naftës, Fatmir Shehu, deklaroi në studion e TV Scan se nafta është një aset strategjik kombëtar, që zhvillon ekonominë.

Sipas tij, mjafton vetëm fakti që Bankers ka kërkuar një shtyrje të kontratës edhe me 5 vite, që të bën të mendosh se ka qenë fitimprurëse. Por, nëpërmjet fryrjes artificiale të shpenzimeve ka shmangur detyrimet tatimore, duke shkaktuar miliona euro dëm në buxhetin e shtetit.

“Kompania po kërkon shtyrje të afatit. Ky është një sinjal që tregon se Bankers nëse kërkon shtyrje afati nuk është në kushtet e humbjes, por është në kushtet e fitimit. Problem më i madh, mendoj unë, është që në kontratë. Është pranuar që investimet të shlyhen brenda vitit. Ata, për shembull, shpojnë puse dhe investojnë 100 milionë dollarë. Atëhere, nga nafta që shesin brenda këtij viti, do të mbulojnë këto 100 milionë dollarë”, tha Shehu.

Gjithashtu, z. Shehu deklaroi se Shqipëria ka rezerva të mëdha nafte, të cilat mund të nxirren me një kosto të ulët për të qenë konkurrues në treg. Sipas tij, tashmë ka ardhur koha që Shqipëria të ndërtojë rafineritë e naftës, në mënyrë që përpunimi të bëhet në vend.

Kompania Bankers Petroleum mbase ka përfituar edhe nga kushtet e kontratës, sepse sipas marrëveshjes, sapo të mbuloheshin kostot e investimit, kompania duhej të paguante 50% tatim mbi fitimin neto. Zyrtarisht kompania deklaron se ende nuk janë rikuperuar kostot e investimit, por të dhënat financiare dhe hetimi i Administratës Tatimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, tregojnë të kundërtën.

‘Çmendet’ moti në Turqi, reshje të dendura dëbore në verilindje

Reshje të dendura dëbore kanë goditur sot rajonet malore të verilindjes së Turqisë, në një situatë të pazakontë për muajin korrik, ndërkohë që 1.600 kilometra më larg, në bregdetin perëndimor, zjarrfikësit vazhdojnë luftën me flakët që kanë përfshirë zonat turistike.

Ekspertët thonë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu po shkaktojnë ngjarje ekstreme të motit më të shpeshta dhe më intensive, nga thatësirat te valët e nxehtësisë dhe breshëri.

Temperaturat ranë në disa zona malore në brendësi të Rizes, një qytet në bregdetin veriperëndimor të Detit të Zi të Turqisë, që shtrihet rreth 120 kilometra (75 milje) nga kufiri me Gjeorgjinë.

Gencaga Karafazlioglu, një gazetar vendas nga Rize, tha se zona – e cila është e njohur për gjelbërimin e saj të harlisur dhe reshjet e dendura – ishte mësuar me mot të pazakontë, por tha se nuk kishte parë kurrë më parë dëborë në korrik.

“Ka rënë borë për rreth katër ose pesë orë. Jam 65 vjeç, kam jetuar në Rize për pjesën më të madhe të jetës sime dhe kjo është hera e parë që kam parë borë në korrik”, tha ai për AFP-në.

“Në Rize, jemi mësuar me anomalitë e motit. Kemi pasur borë disa herë në mars, por kurrë kaq shumë. Brezi i vjetër thotë se ka parë borë në korrik 30 ose 40 vjet më parë, por kurrë kaq shumë.”

Në Ovit Yaylasi, një pllajë rreth 2,500 metra mbi nivelin e detit, fushat mund të shiheshin të mbuluara me të bardha, qielli sipër i rënduar nga bora, treguan pamjet në mediat sociale.

Reshjet e borës mbuluan një zonë që shtrihej të paktën 100 kilometra, nga pllaja Anzer Yaylasi deri në Parkun Kombëtar të Maleve Kackar dhe më gjerë, në një rajon të njohur për blegtorinë e tij.

“Qyteti i Artvin ishte më i godituri”, tha Karafazlioglu për një qytet 50 kilometra në brendësi të tokës që shtrihet 350 metra mbi nivelin e detit.

Zjarri erdhi ndërsa zjarrfikësit luftuan me një varg zjarresh në provincën e Izmirit, rreth 1,600 kilometra në perëndim, ku temperaturat parashikoheshin të arrinin 40 gradë Celsius (104 gradë Fahrenheit) në ditët në vijim.

Zjarret në Greqi, mijëra të evakuar!

Pas temperaturave përvëluese, zjarret. Europa Juglindore po përballet me një valë të nxehti që po sfidon të gjithë rekordet e mëparshme.Ende i pafashitur, zjarri gjigant në lindje të Kretës në Greqi ka detyruar evakuimin e mijëra njerëzve dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi dhe biznese. Erërat e forta në zonë kanë vazhduar ti vështirësojnë përpjekjet e zjarrfikësve për të vënë flakët nën kontroll.

Zjarrfikësit thonë se kushtet në terren krijojnë vatra të reja, teksa autoritetet kanë urdhëruar evakuimin masiv të hoteleve, dhomave me qira dhe shtëpive në komunën e Fermës.Në fillim të kësaj jave në Turqi janë evakuuar mbi 50 mijë njerëz për shkak të zjarreve në provincën perëndimore të Izmirit, të cilat vazhdojnë të digjen pa fre. Mendohet se një pjese e tyre janë shkaktuar nga linjat elektrike me shkëndijat që kanë ndezur shpejt barërat e thata.

Erërat e forta më pas kanë nxitur përhapjen e flakëve. Rajoni po përballet me një valë të nxehti ekstrem, lagështi të ulët dhe erëra të forta, cka siguron kushte optimale që zjarret të përhapen me shpejtësi.

Të paktën gjashtë persona në Evropë kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të larta, ndërsa kontinenti po përballet me një valë të hershme të nxehtësisë verore.

Rastet e fundit të vdekjes janë regjistruar në Spanjë dhe Itali, ndërsa ka pasur viktima edhe në Francë.