Emigracioni -Të rinjtë përgiysmohen, ikja e tyre dyfishohet.

Shqipëria po hyn në një cikël të shpejtë boshatisjeje. Teksa popullsia e re në moshë është në rënie te shpejtë, ne anën tjeter, emigracioni i të rinjve po perforcohet më tej, në vend që të ulet.

Populisia në grupmoshën 0 – 29 vjeç ishte rreth 1 milioné e 365 mije persona në vitin 2011, por në 2024 ra ne 764 mijé persona, me tkurrje 44%. Ne anën tjetër, nga viti 2015 deri në 2020, emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) ishte rreth -16 mijë persona në vit, 80% e tyre te rinj, ndërsa nga 2020 – 2025 ky tregues eshte mesatarisht -34,5 mije né vit. Emigracioni i te rinjve eshtë rritur më shumë se dyfishi pas pandemisë, teksa asnjë politikë nuk po arrin ta ndalé zbrazjen që po gerryen nga rrênjet ekonomine dhe té ardhmen. Si po ndikon emigracioni ne ekonomi, prodhime dhe çmime dhe çfarë këshillojne ekspertëtForca aktive e punes (pjesa qe punon ose kerkon punë) ka rëne, dhe nga ana tjetër, numri i vendeve te lira te punes eshte rritur.Ne pese vitet e fundit, bizneset raportojne mungesa të medha me punonjes ne bujqesi, ndërtim, turizem, sherbime, tregti, etj. 

Bizneset raportojne veshtiresi ne rekrutim, jo vetem per arsye pagash, por sepse nuk ka kandidate.

Emigracioni ka krijuar nje hendek demografik ne tregun e punes, qe nuk mbushet as me rritje pagash dhe as me trajnime te shkurtra.

Te dhenat zyrtare tregojne se mbi 53% e te punesuarve ne bujqsi jane mbi moshen 50 vjeç dhe te rinjte nuk e trashegojne punën.Rénia e forces punetore ka çuar ne ulje te siperfaqeve te mojella, sidomos ne fruta-perime ne fermat familjare dhe rritje te varesise nga importet ushqimore.

Të dhenat e INSTAT tregojne q deficiti tregtar ne ushqime shtë rritur me 23% që prej 2020-s. Ulja e prodhimit vendas ka krijuar mungesa relative ne treg.Importet zëvendësuese janë më të shtrenjta.Prodhuesit vendas perballen me kosto më të larta për punonjësit, ndërsa produktiviteti bie.

Në vitin 2024, Shqipëria u rendit për herë të parë mbi mesataren e BE-së për çmimet e ushqimeve (102.4% e mesatares së BE-së sipas Eurostat).

Në 2023, çmimet e ushqimeve ishin sa 89,8% të mesatares së BE-së, nga 66,8% në 2014.

Ndërkohë, PBB për frymë në Shqipëri mbetet vetëm 35% e mesatares së BE-së. Konsumatorët paguajnë shumë më tepër për mallra bazë (ushqim, transport, energji).

Studimet e FMN-së tregojnë se emigracioni e pershpejton rritjen e çmimeve, sepse ul ofertën dhe shtrembëron ekuilibrin prodhim-konsum.

Emigracioni zvogëlon ofertën e brendshme, si në rastin tonë, ndërsa konsumi po rritet nga vizitorët e huaj gjithnjë e më të shumtë në numër.

Këto zhvillime kanë rritur varësine nga importet e kushtueshme dhe ulur konkurrencën lokale, pasi bizneset e mbetura dominojne tregun.Nga 2015-2025, indeksi i çmimeve për ushqimet dhe pijet joalkoolike u rrit me 67%, duke u renditur në vend te 10-te nder 40 vende europiane.

 Prodhuesit vendas perballen me kosto te larta inputesh, teksa mungojne subvencionet per bujqesine.

Kjo i detyron prodhuesit vendas te rrisin çmimet e produkteve, duke dobësuar konkurrencën e brendshme ndaj mallrave te importuara.

Prodhimi bujqesor ra me 1.1% me 2024 nga -1.8 me 2023.Ne sektorin e bujqesise ishin te punesuar 32.2% te totalit te punonjesve. 

Te dhena me te detajuara tregojnë se bujqësia eshtë në trajektore rënëse kryesisht për shkak të zhvillimeve negative në fermat familjare, ku ka nje tkurrje te forte te sektorit te blegtorise.

Në dekadën e fundit, numri i kafshëve për qumësht dhe mish gati eshte përgiysmuar prej falimentit të fermave te vogla.

Rënia e popullsisë ne fshatra dhe plakja e saj ka bërë qe fermat e vogla familjare me kafshe te shuhen. Per të njëjtat arsye ka rënë edhe prodhimi bujqesor në fushë.  Fermat familjare per vetëkonsum.Fermat familjare per vetëkonsum jane ne faliment të

vazhdueshëm nga pakesimi dhe plakja e popullsise në fshat. Prodhimi bujqsor po organizohet ne forme biznesesh me serra per eksport. Per shkak te ketij tranzicioni, tani fermerét qe prodhonin per vetekonsum jane kthyer ne konsumatore që nxisin rritjen e importeve te prodhimeve bujqesore nga jashte.

Ne bashkitë e vogla, pothuajse nuk ka më tregje fshatarësh.Familjet shqiptare lënë 39,7% të buxhetit te tyre per ushqime, krahasuar me mesataren europiane prej vetëm 13%.

MONITOR

Bul**zohet dhe dhu*ohet adoleshentja ne FIER , video behet virale

Një rast i rëndë bull*zmi është denoncuar së fundmi nga qytetarët në redaksinë e JOQ Albania, ku disa vajza adoleshente bull*zojnë dhe keqtrajtojnë një bashkëmoshataren e tyre. Ngjarja ka ndodhur në Fier, dhe sipas pamjeve të publikuara nga ana jonë, tre nga vajzat të cilat në video e thërrasin njëra tjetrën me emrat Kejsi, Nenda dhe Marsi, bullizojnë një bashkëmoshataren e tyre. Ato e keqtrajtojnë vajzën adoleshente, duke u kapur për flokësh dhe qellu*r me pëllëmbë. Vajzat e detyrojnë të renë që t’i thotë fjalë ofenduese, madje dhe t’i kërkojë falje. Në një moment vajza me emrin Marsi dëgjohet duke i thënë: “Guxo përmendma emrin tim, thuaj ka thënë Marsi kështu…unë do të rrj*p si pula. Do t’i heq këto leshtë e kokës, do të bëj tullace, do të qeth zero moj k*** femër. Unë të mbajta afër moj, të pranova si motrën time.” Më pas vajzat marrin në telefon një djalë të quajtur Romeo, dhe detyrojnë adoleshenten t’i thotë fjalë banale. Më pas Marsi e qëllon me pëllëmbë dhe e hedh në ferra. “Pershendetje Joq! Nuk dua te me hidhet emri ose kontakti. Shiko cfar ndodh me gocat ne fier. Jan degjeneruar te tera!!! Duhen te meren masa sepse me ka ardhur shum keq per kete gocen. 4 vajza kunder 1? Cfar esht kjo qe sapo pash ??? Edukoni femijet! Nuk eshte nje sjellje normale. Nuk duhet te normalizohet per jeten e perditshme sepse prandaj po meren me qaf fëmijët,” shkruan denoncuesi. JOQ Albania ka kontaktuar me policinë e Fierit lidhur me këtë ngjarje, duke i vendosur në dispozicion pamjet origjinale të pacensuruara, në mënyrë që raste të tilla të mos kalojnë pa ndëshkimin e merituar. Mbetemi në pritje të një përgjigje institucionale, për të bërë të mundur që raste kaq të rënda bull*zimi të ndëshkohen, dhe “viktimat” e tyre të mos ndërmarrin veprime depresive të cilat mund të shkojnë dhe në keqtrajtim të vetes dhe rrezik për jetën.https://x.com/JoqAlbania/status/1941812347456131358?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1941812347456131358%7Ctwgr%5Ebc9abbd46ebe1b9245ef188ae9aea4971daa85ea%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fjoq-albania.com%2Fartikull%2F1284980.html

Gati certifikimi për 140 deputetët e rinj, të hënën vendimi për Elbasanin, Tiranën, Fierin dhe Durrësin

Komisioni Ankimeve dhe Sanksioneve do të marrë të hënën vendimin për katër qarqet që u rihapën kutitë. Elbasani, Tirana, Fieri dhe Durrësi nuk patën lëvizje mandatesh ndërsa hallka e fundit ligjore që i mbetet opozitës është Kolegji Zgjedhor. Tashmë pritet që brenda korrikut me kalimin e të gjithë shkallëve KQZ të ndajë dhe rreth 80 mandatet për parlamentin e ri

E hëna do të mbyllë përfundimisht punën e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve për zgjedhjet e 11 majit.

Trupa me pesë anëtarë do të marrë vendimet për katër qarqet e mbetura dhe që iu nënshtruan rinumërimit, përkatësisht Elbasanin, Tiranën, Fierin dhe Vlorën.

Nga verifikimi I fletëve nuk pati ndryshime në mandate por dha sinjale për të hapur hetim për shkak të numrit të lartë të votave preferenciale në qarkun Fier dhe Durrës.

Nëse KAS rrëzon kërkesat për rivotim të këto katër qarqe, hallka e fundit ligjore për ankimimet e opozitës mbetet Kolegji Zgjedhor, e cila deri më tani ka rrëzuar çdo ankimim të depozituar nga të djathtët.
Pas vendimit të Kolegjit, kryekomisionerit Ilirian Celibashi i hapet rruga për certifikimit e mandateve të fituara në 11 maj ç’ka vulos përfundimisht 140 deputetët e legjislaturës së 11 që nis në shtator.

Nga zgjedhjet e pranverës, PS fitoi me 83 mandate ndërsa PD së bashku me aleatët fituan 50 mandate. Ndërkaq 7 mandate të tjera arritën t’i rrëmbejnë partitë e vogla.

Dyshohet se konsumoi fostoksinë, ndërron jetë 25-vjeçari në Fier

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

-referuan materialet në Prokurori pasi shtetasi Xh. G., 25 vjeç, dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Përplasja me a*më zj*rri në Greqi. Në pranga 12 shqiptarë e grekë

Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar në Policinë Greke, hetoi një konflikt të armatosur që ndodhi në shtator 2024 jashtë një klubi nate në Pire, midis dy grupeve kriminale.

Për këtë rast, njësitë policore të Departamentit të Ndjekjes së Krimeve kundër Jetës dhe Pronës në zona të ndryshme të Athinës, arrestuan 12 individë, shqiptarë e grekë, anëtarë të organizatave, përfshirë një punonjës policie, ndërsa përmes një hetimi të plotë dhe veprimeve të tjera policore, u identifikua pjesëmarrja dhe roli i tyre në ngjarje.

https://youtube.com/watch?v=iihGtInR_oM%3Ffeature%3Doembed

Konkretisht, lidhur me historikun e çështjes, në orët e para të mëngjesit të datës 29.09.2024, jashtë një klubi nate në zonën e Pireut, dy grupe kriminale, të përbëra nga të paktën 6 persona secila, fillimisht u përleshën me njëra-tjetrën me grushte dhe shqelma. Më pas, anëtarët e dy grupeve kriminale shkëmbyen të shtëna me armë zjarri.

Nga kontrollet fizike dhe kontrollet e kryera në banesa, u gjetën dhe u sekuestruan, ndër të tjera 1 pistoletë me një karikator me 10 fishekë, 1 revolver me 6 fishekë, 1 pistoletë me goditje me 1 fishek, 1 armë gjahu, një mori fishekësh të kalibrave të ndryshëm, 2 karikatorë dhe këllëf pistolete, 14 thika të llojeve të ndryshme, veshjet e përdorura në konfliktin e armatosur, tableta anabolike, 1 palë doreza, 3 makina dhe 1 motorr, marijuanë me peshë 2.4 gram si dhe 175.470 euro.

Personat e arrestuar, me dosjen e ngritur kundër tyre, sipas rastit, akuzohen për krijim të një organizate kriminale, tentativë vrasjeje me dashje, dëmtim të rrezikshëm trupor, shkelje të detyrës dhe shkelje të ligjeve për drogën dhe armët.

Shumica e të akuzuarve kanë një të kaluar kriminale për vepra të ngjashme dhe të tjera penale, ndërsa hetimi vazhdon të përcaktojë fushëveprimin e plotë të aktivitetit të tyre kriminal.

Punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë – Ura e Dajlanit

Autostrada Tiranë – Durrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoritetit Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin me fond limit 77.1 mln lekë për ndërhyrje emergjence për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në segmentin nga Vora në urën e Dajlanit.

Paralelisht me këtë segement, aktualisht është duke u punuar për zgjerimin e autostradës në 5 km e parë, që nisin pak pasi kalon kthesën e Kamzës, deri në mbikalimin e Rinasit. Referuar dokumenteve zyrtare punimet në këtë segment parashikohet të zgjatin 19 muaj nga momenti i nënshkrimit të kontratës, çka do të thotë se do të mbyllen në pranverë të vitit 2026. Megjithatë, autoritetet kanë deklaruar se synimi është që ato të përfundojnë përpara afatit e më konkretisht në dhjetor të këtij viti. Kosto totale për ndërhyrjen në 5 km e parë arrin në 3.44 mld lekë apo rreth 34.4 mln euro, me TVSH. Pas zgjerimit të autostradës, shpejtësia e lejuar për qarkullimin e automjeteve do të jetë 90 – 140 km/h. Sipas projektit, autostrada do të shtohet me nga 2 korsi në secilin kah lëvizjeje, duke bërë që në total të arrihet në 8 korsi.

Ndërkaq, plani është që zgjerimi të vijojë edhe pas mbikalimit të Rinasit, që konsiderohet si faza e tretë e zgjerimit të autostradës. Edhe për këtë segment, Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të hapë tenderin, me një fond limit në dispozicion prej 2.5 mld lekë. Detajet mbi gjatësinë e rrugës që do t’i nënshtrohen punimeve dhe kohëzgjatjen e tyre nuk janë ende publike.

Ndërhyrja në këtë aks rrugor synohet të sjellë një përmirësim në drejtim të trafikut, që aktualisht paraqet probleme të shumta. Kjo jo vetëm për qytetarët, por edhe për binzeset që operojnë përgjatë saj. 

Dollari, në nivelin më të ulët që nga 2008 – Zhvlerësohet edhe euro

Dollari amerikan kanë vijuar tendencën në rënie në raport me lekun, edhe gjatë javës që sapo u mbyll, për shkak të zhvlerësimit përballë euros në tregjet ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, monedha e gjelbër ka prekur nivelin më të ulët që nga mesi i vitit 2008, kur shpërtheu kriza e pasurive të patundshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari e mbylli ditën e premte në mesatarisht 83.15 lekë, niveli më i ulët në rreth 17 vitet e fundit.

Në anën tjetër, euro ka qenë më e qëndrueshme përballë monedhës tonë, por vijon të tregtohet pranë nivelit më të ulët historik. Ndryshe nga euro, ecuria e së cilës përcaktohet nga kërkesa dhe oferta në tregun e brendshëm, tendenca e dollarit përcaktohet nga ecuria në raport me euron në tregjet ndërkombëtare. Pra, raporti dollar/euro në tregjet ndërkombëtare reflektohet në raportin dollar/lek në tregun e brendshëm. Sipas Bankës së Shqipërisë, euro e mbylli këtë javë në nivelin mesatar prej 97.95 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Ekspertët parashikojnë se tendenca e lekut mund të vijojë në rënie të paktën gjatë muajve të verës, pasi fluksi i madh i turistëve sjell me vete edhe valutë të huaj, kryesisht euro.

Monedha amerikane është gjendur nën presion, gjatë muajve të fundit, për shkak të disa faktorëve. Së pari ishin paqartësitë në lidhje me tarifat e njoftuara në fillim të prillit nga presidenti amerikan, Donald Trump, që shkaktuan kaos në tregje, por gjithashtu dobësuan edhe besimin e investitorëve te dollari si një aset i sigurt, në periudha trazirash. Së dyti, ndikuan sulmet e hapura të Donald Trump ndaj presidentit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për të ulur normat e interesit. Goditjen e fundit, monedha e gjelbër e mori nga përfshirja e Shteteve të Bashkuara në luftën 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit.

Media gjermane shkruan për kryeministrin: Edi Rama mes pikturës dhe pushtetit. Tirana të quhet TiRama?

“A nuk duhet që qyteti të riemërtohet TiRama?”, pyet gazeta e njohur gjermane “Suddeutsche Zeitung” në një artikull të fundit dedikuar kryeministrit Edi Rama.

Suddeutsche thekson talentin e Ramës si piktor dhe ndikimin e tij në skenën politike shqiptare dhe ndërkombëtare.

Nga vizatimet që krijon në takime, te arkitektura e rinovuar e Tiranës dhe karriera e gjatë politike, shkrimi thekson se Rama është gjithmonë një personazh që nuk mund të injorohet.

****

Kryeministri i Shqipërisë – Pikturë dhe pushtet

Edi Rama është i lodhur. Mbrëmjen e kaluar, ai u kthye nga SHBA-ja, ku kishte marrë pjesë në dasmën e miliarderit Alexander Soros dhe Huma Abedin, këshilltares politike dhe shoqes së besuar të Hillary Clinton. Në tavolinën përpara tij ndodhet një vizatim – vija dhe rrathë në të zezë dhe vjollcë. Këto të ashtuquajtura “vizatime të përditshme” janë markë tregtare e artistit Edi Rama, pozicioni kryesor i të cilit është kryeministër i Shqipërisë. Ato ekspozohen në të gjithë botën në muze dhe galeri. Ndonjëherë pikturat shumëngjyrëshe të kujtojnë korale, ndonjëherë pjesë bimësh në dekompozim – në çdo rast, ato janë diçka psikedelike, kaotike, madje edhe sensuale. “Por, nuk duhet të nxirrni përfundime për piktorin”, ka thënë dikur Rama.

Vizatimet e tij bëhen gjatë konferencave, takimeve apo bisedave. “Kështu e kaloj pjesën më të madhe të kohës sime. Pa laps në dorë, nuk mund të duroj”, thotë Rama, i cili ka qeverisur Tiranën që nga viti 2013. Një kryeministër që pikturon edhe kur bën diçka tjetër, dhe me sukses – një hobi mjaft i pazakontë për një politikan. Kështu, arti i tij është gjithashtu një tipar unik që e bën atë një figurë rrëzëllitëse. Dhe shpesh të shpërqendron nga fakti që Edi Rama është me të vërtetë kontrovers.

Një takim në qershor

Meqenëse Rama flet me kënaqësi për vizatimet e tij, në mesin e qershorit ka një audiencë në ndërtesën qeveritare në zemër të kryeqytetit shqiptar. Përpara krahut ku ndodhet zyra e tij, papagallët Lulu dhe Pippo ulen në një kafaz. Duket sikur janë vendosur qëllimisht për të përshëndetur vizitorët në hyrje – si frikësim: kur papagallët bërtasin emrat e tyre, britmat e tyre jehojnë nëpër korridoret e gjata. Përballë kafazit varet një vepër arti gjigante nga artisti gjerman Thomas Demand; në anën tjetër qëndron një dollap qelqi në të cilin çdo vizitor duhet të mbyllë telefonin e tij celular, para se të takojë kryeministrin.

Rama, me mjekër të bardhë, i veshur i gjithi me të zeza, duhet të përfundojë një mesazh me tekst para se të ngrejë kokën nga pas tavolinës së madhe. Ai buzëqeshi vetëm një herë, në fund të bisedës gati njëorëshe.

Zyra e tij si një deklaratë

Muret e larta të zyrës së tij janë të mbuluara me letër muri, të shtypur dendur me vizatimet e tij; aty varet një portret i madh i kryeministrit të parë të Shqipërisë, Ismail Qemali. Në shumë vitrina ndodhen dhurata të panumërta shtetërore, përfshirë një kuti koleksionuese të filmit “Kumbari”. Në një cep ndodhet një grumbull i pajisjeve të palestrës; mbi një raft rrobash, varen fanellat e basketbollit. Ka një tavolinë konferencash me karrige transparente prej pleksiglasi që paraqesin emblemën e vendit, shqiponjën, dhe një kënd me divanë prej lëkure për mysafirët zyrtarë shtetërorë. Dhe pastaj është tavolina e madhe prej druri të errët, pothuajse tërësisht e mbuluar me stilolapsa, lapsa me ngjyra, bojëra uji dhe furça. Çdo fëmijë që sheh një rrëmujë të tillë do të dëgjonte: Pastroje shpejt!

I përqendruar, edhe kur nuk shikon

Mos u shqetësoni nëse gjatë bisedës, ai nuk e shikon homologun e tij, thonë njerëzit që e kanë takuar. Nuk është e pahijshme, por më tepër një shenjë se sa i përqendruar është ai. Por, në këtë ditë, ai e lë vizatimin mënjanë, me sa duket shumë i lodhur për t’u përqendruar.

Rama, i martuar dhe me dy fëmijë, preferon të vizatojë në faqet e shtypura të agjendës së tij, të cilat stafi i tij i vendos mbi tavolinë. A i kontrollon një ndihmës për informacione konfidenciale para se t’ia dorëzojë ato? “Jo”, ankohet Rama. “Kjo ndonjëherë mund të jetë problem, sepse letrat për protokollin bëhen të papërdorshme kur vizatoj mbi to”. Ai flet butë sot, por dikush mund ta imagjinojë lehtësisht zërin e tij të thellë me volum të plotë.

Katër mandate, një rekord

Në mesin e majit, Partia Socialiste (PS) e Ramës u rizgjodh me 52 për qind të votave, duke siguruar një shumicë absolute – megjithëse vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve si OSBE-ja kritikuan fushatën, duke përmendur keqpërdorimin e burimeve publike nga partia në pushtet, ndikimin e padrejtë mbi votuesit dhe frikësimin e punonjësve publikë. Vetë votimi, thonë ata, u zhvillua në mënyrë korrekte. Ai shënoi mandatin e katërt të Ramës – duke e bërë atë kryeministrin më jetëgjatë në historinë e Shqipërisë, tani 12 vjet në detyrë.

Gjithmonë në rreshtin e parë

Javën e kaluar, në samitin e NATO-s në Hagë, Rama qëndroi në rreshtin e parë për të bërë foto—krahas Donald Trump, Keir Starmer, Recep Tayyip Erdogan dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Duke qenë gati dy metra i gjatë, është e vështirë të mos vihet re, madje as atletet e tij të bardha, të cilat i vesh shpesh dhe me kënaqësi. Në vitin 2023, ai i tha revistës italiane “Vogue” se sa e rëndësishme është pamja e jashtme.

Por, të qenit në rreshtin e parë në këtë grup të shquar është gjithashtu e habitshme për faktin se, që nga janari i vitit 2025, vendi i tij ka një popullsi prej pak më pak se 2,4 milionë banorësh – dhe një problem të madh emigrimi. Që nga fundi i diktaturës në vitin 1991, thuhet se rreth gjysma e popullsisë është larguar nga atdheu i tyre. Tani, ata duan t’i kthejnë ata, pasi gjërat më në fund po bëjnë përparim. Sipas Bankës Botërore, ekonomia e Shqipërisë është rritur më shpejt në vitet e fundit sesa ajo e vendeve të tjera të Ballkanit. Turizmi është veçanërisht në lulëzim: 11,7 milionë turistë të huaj mbërritën në vitin 2024, një shifër prej 15 për qind më shumë se një vit më parë. Pjesë të mëdha të bregdetit të Mesdheut po zhvillohen vrullshëm; dhëndri i Trump, Jared Kushner, po tregon interes për ishullin e Sazanit në jug, dhe një aeroport i ri është planifikuar për deltën e lumit Vjosa, një park kombëtar i mbrojtur.

A nuk duhet që qyteti të riemërtohet TiRama?

Edhe ndërtimi është i përhapur. Rama po përqendrohet në arkitekturë në një shkallë të madhe. Në kryeqytetin Tiranë, me një popullsi prej rreth 600 000 banorësh, po ndërtohet një ndërtesë e pazakontë pranë tjetrës, e projektuar nga firma arkitekturore si “Coop Himmelb(l)au”, Daniel Libeskind dhe Stefano Boeri – edhe nëse nuk është shumë e qartë se kush do të jetojë këtu. Sipas Zyrës Federale të Statistikave, të ardhurat kombëtare bruto për frymë të Shqipërisë në vitin 2023 ishin 7 680 dollarë. Në krahasim, në Gjermani janë 54 800 dollarë. Ballkonet e rrumbullakosura në Ndërtesën Skënderbeu 85 metra të lartë, të projektuar nga firma arkitekturore holandeze MVRDV, kanë për qëllim të përfaqësojnë kokën e heroit kombëtar Skënderbeu. Por, në Tiranë, thonë se ajo duket si Edi Rama!

Në përgjithësi: A nuk duhet që qyteti të riemërohet TiRama?

Që nga fillimi, qyteti ishte vitrina e tij. Në vitin 2000, Rama u bë kryetar bashkie i Tiranës dhe mbeti i tillë për 11 vjet. Ai solli ngjyra në sfondin gri socialist; artistë të njohur si Ólafur Elíasson dhe Liam Gillick morën pjesë në idenë e tij për të lyer dhjetëra shtëpi me ngjyra të ndezura, dhe për herë të parë, Rama provoi edhe sulmin e shtypit ndaj një politikani, i cili ishte edhe artist. Në vitin 2003, miku dhe ish-studenti i tij, Anri Sala realizoi filmin e shkurtër “Dammi i Colori” rreth ndryshimeve shumëngjyrëshe, i cili u shfaq në Bienalen e Venedikut. Që atëherë, bota e artit në veçanti ka pasur tendencën të mbyllë sytë ndaj Ramës, një artist që është gjithashtu politikan.

Sepse, pavarësisht gjithë simpatisë për kryeministrin ekstravagant, ka probleme të mëdha në vend me korrupsionin, trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe nepotizmin – akuzat drejtohen si ndaj qeverisë ashtu edhe ndaj opozitës. Por, kritikat publike janë të rralla; raportimi i pavarur si gazetar është i vështirë në Shqipëri.

Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve në Shqipëri, tha së fundmi se “pjesa më me ndikim e skenës mediatike ndikohet dhe kontrollohet nga autoriteti i qeverisë, veçanërisht nga autoriteti i vetë kryeministrit”.

Megjithatë, Rama konsiderohet një stabilizues në Ballkan brenda BE-së; Ursula von der Leyen e quan atë “i dashur Edi”. Qëllimi i tij: ta çojë Shqipërinë në BE deri në vitin 2030. Negociatat e pranimit kanë filluar që nga viti 2022, dhe sipas presidentit të Këshillit të BE-së António Costa, vendi ka perspektiva të mira.

Ekziston rreziku i “fshehjes pas artit”, shkruan një nga kritikët e Ramës

Kritikë si gazetari holandez Vincent W. J. van Gerven Oei, i cili jetoi në Shqipëri për disa vite, shqetësohen se profili i Ramës si artist shpërqendron shumë nga politika e tij. Ai argumenton se nuk është arti i tij, por të qenit artist, kjo është ajo që i sjell dobi politikisht.

Ekziston rreziku i larjes së artit, veçanërisht kur shihet nga jashtë, siç e përshkruan gazetari në tekstet e tij. Kur përballet me këtë kritikë, Rama shpreh moskuptim. Ai nuk e kupton se si arti mund t’i sjellë dobi në politikë. “Nuk kam qenë artist me kohë të plotë për një kohë të gjatë. Arti është streha ime, një kundërpeshë ndaj jetës sime të përditshme politike, në të cilën jam vazhdimisht i rrethuar nga të tjerë”. Për më tepër, arti dhe politika në Shqipëri kanë qenë të njëjta për një kohë shumë të gjatë, “të tmerrshme!” Ai e përjetoi këtë nga afër.

Rama pikturonte pa pushim që në moshën tre vjeç, dhe si adoleshent, ai filloi të zhvillonte një interes për historinë e artit. Jo aq e lehtë: “Thjesht u ndal me Gustave Courbet”, thotë Rama.

Çdo art përkatës që pasoi piktorin realist, i cili vdiq në vitin 1877, ishte tabu. “Kur kuptova se sa më shumë kishte, një botë e re u hap për mua”.

Për një kohë të gjatë, ai i kishte njohur veprat e artistëve të dashur si Salvador Dalí dhe Picasso vetëm si fotografi në libra të ndaluar. Rama hasi veprën e tij të parë origjinale të artit, një skulpturë nga Auguste Rodin, në vitin 1989. Në atë kohë, ai po udhëtonte për në Gjermani si lojtar në ekipin kombëtar të basketbollit të Shqipërisë. Për të vizituar “Kunsthalle” në Bremen, ai doli fshehurazi nga hoteli ku rrinte ekipi – një nga ditët më të lumtura të jetës së tij, tregoi ai më vonë. Në të njëjtën kohë, njohja e kësaj bote të re dhe të gjerë e bëri jetën më të vështirë, “sepse muret përreth meje papritmas u ndien më të trasha”. Ai aplikoi në shkollën e artit dhe filloi të luftonte kundër atyre mureve. “Arti më solli në politikë,” thotë Rama.

Një ditë, kryeministri i atëhershëm Fatos Nano telefonoi dhe e pyeti nëse do të donte të bëhej ministër i Kulturës.

Ai nuk kishte gjetur gjuhë të përbashkët politike me të atin, Kristaqin, i cili punonte për regjimin si skulptor. “Babai im ishte komunist, por për fat të mirë nuk më tha çfarë të bëja ose të besoja.” Pasi përfundoi studimet, Rama punoi si profesor arti në Tiranë dhe një bursë përfundimisht e çoi në Paris. Në vitin 1998, i ati vdiq. 34-vjeçari i atëhershëm në fakt donte të largohej nga vendi pas disa ditësh, por kjo nuk ndodhi kurrë. Ndërsa po përgatiste kafe për të gjithë pas funeralit, kryeministri i atëhershëm Fatos Nano telefonoi dhe e pyeti nëse do të donte të bëhej ministër i Kulturës. “Në rregull,” tha Rama. Në CV-në e tij, të cilën ministria e kërkoi më pas për hir të procedurës, ai thjesht shkroi: Edi Rama, i lindur më 4 korrik. Kjo duhej të mjaftonte; pjesa tjetër është histori.

Njerëzit që e njohin Ramën prej vitesh thonë se vitet e tij në pushtet e kanë ndryshuar atë. Politikat e tij kanë tiparet e autokracisë dhe duket se ai e ndryshon mendimin e tij edhe për çështje themelore në varësi të klimës politike, siç janë qendrat e azilit në BE, të cilat ai i refuzoi kategorikisht në vendin e tij në vitin 2018. Në vitin 2023, ai më pas lejoi Italinë të ndërtonte qendra të tilla, edhe nëse ato aktualisht përdoren ndryshe nga sa ishin konceptuar fillimisht nga kryeministrja, Giorgia Meloni. Aktualisht, ato strehojnë njerëz, kërkesat e të cilëve për azil janë refuzuar tashmë në Itali.

Për artistin Adi Dule, një shok fëmijërie, Rama ka mbetur po ai i dikurshmi. Ai ndan një studio me të në një zonë industriale në verilindje të Tiranës, ku punojnë së bashku me argjilë. Në dhomën me tavan të lartë, Rama gjithmonë ulet në kolltuk pranë oxhakut të hapur, i cili varet imponueshëm nga një tub, thotë Dule. Batanija me modele blu në kolltuk tregon se ai duhet të jetë ulur atje shumë herë.

Në fund, ai ju jep një album për artin e tij

Skulpturat e Ramës duken si versione 3D të pikturave të tij. “Baballarët tanë ishin të dy skulptorë, kështu që është në gjakun tonë.” Burrat e njohin njëri-tjetrin prej 50 vjetësh. “Një miqësi kaq e gjatë. Kush mund të mburret me këtë”, shprehet me buzëqeshje burri me këmishë të ngushtë, që i nxjerr në pah muskujt. Pavarësisht politikës dhe pavarësisht lidhjes së Ramës me njerëz të famshëm si Clinton-ët, afërsia e tyre nuk ka ndryshuar kurrë. “Edi është thjesht perfekt”, thotë Dule. Çfarë tjetër mund të thoshte ai në prani të një gazetari?

Dhe si e shikon Edi veten? A është ai I njëjti si 27 vjet më parë, kur hyri në politikë, dhe që ata duan të dëgjojnë për të në fund të gjithë kësaj.”Jo, politika i ndryshon të gjithë. Por shpresoj se kam qëndruar thelbësisht besnik ndaj vetes.” Ai thotë se është bërë më i duruar me kalimin e viteve; përndryshe, nuk do të kishte shans të mbijetonte në cirkun politik. “Megjithatë, ndonjëherë kam përshtypjen se nuk jam më vetëm një person, por dy: politikan dhe artist.” Edhe pse ai ka pushuar së qeni një “artist me kohë të plotë”, siç e thotë ai, ai nuk dëshiron ta lërë plotësisht artistin si politikan. Burri i gjatë kërcen përpjetë, ndërsa takimi i tij i radhës po afron. “Vetëm një minutë,” thotë Rama, duke marrë një album për artin e tij dhe duke e shtrënguar në dorë. Edhe pse më parë kishte theksuar sa pak i interesonte se çfarë mendonin të tjerët për punën e tij, pak krenari artistike është e domosdoshme.