Sherr mes shqiptarësh në Greqi, plago*et 17-vjeçari

Një ngjarje e përgjakshme ka ndodhur mbrëmjen në zonën e Vardas të Ilias në Greqi, ku një shtetas shqiptar 17-vjeçar është sulmuar me thikë nga një 21-vjeçar shqiptar.Siç raporton patrisnews.com, pas ngjarjes, 17-vjeçari u dërgua në Infermierinë e Pirgos ku iu nënshtrua një operacioni të gjatë, i cili përfundoi me sukses.

Gjendja shëndetësore e të plagosurit pas operacionit është stabile dhe duket se i riu nuk është më në rrezik për jetën.Lidhur me shkaqet e ngjarjes, viktima 17-vjeçare dhe i dyshuari 21-vjeçar janë takuar për të zgjidhur një çështje personale lidhur me mosmarrëveshjet financiare.

Gjatë takimit është “ndezur” gjaku dhe 21-vjeçari ka nxjerrë thikën që kishte në posedim, duke e goditur në pjesë të barkut 17-vjeçarin.21-vjeçari është arrestuar menjëherë nga zyrtarët e Policisë së Vuprasisë.

Aksident i trefishtë , një prej makinave përfundon mbi të tjerat

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak momente më parë në kthesën e Valiasit, Kamëz, ku janë përfshirë tre automjete.

Deri më tani, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar rastin dhe për të menaxhuar trafikun në zonë.

Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e përplasjes së automjeteve.

Nis ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit Joan

Sot, në një ceremoni të shënuar me praninë e qindra besimtarëve dhe përfaqësuesve nga kishat e ndryshme të botës, do të fronëzohet Kryepeshkopi i ri, Joani.Në këtë ceremoni, e cila ka nisur pak më parë marrin pjesë edhe krerët më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe të ftuar nga Greqia.

Ceremonia do të shënojë fillimin e ushtrimit të plotë të detyrës së tij si drejtues i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Të pranishëm në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë janë përfaqësues nga besimet fetare në vend.

Po ashtu prezentë janë edhe përfaqësues nga qeveria dhe politika, mes tyre Presidenti Bajram Begaj, ish-Presidentët Alfred Moisiu, Bamir Topi, si edhe lideri i PD, Sali Berisha.

Rama : ”Nga janari 2026 paga minimale 500 euro”,prezantohet programi

Paga minimale do të jetë 500 euro nga janari i vitit 2026, theksoi kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit të PS.Sipas kreut të PS, në Shqipërinë e vitit 2030 paga mesatare do të jetë të paktën 1200 euro, ndërsa në vitin 2024 u mbyll me shirën 100 euro.

Rama: Paga mesatare ishte 322 euro në vitin 2013, viti 2024 u mbyll me pagën mesatare 1000 euro, në Shqipërinë e 2030 do të jetë të paktën 1200 euro.

Në Janar të vitit 2026 me një vendim që do të merret paga do të jetë 500 euro.

Për të mbështetur punonjësit që do të përfitojnë nga një rritje e shpejtë sipërmarrësit do të jenë të detyruar të rrisin pagën minimale, në vitin e parë s’do të kenë asnjë detyrim tatimor për shtesën

Janë hapur mbi 300 mijë vende pune, ambicia jonë është pensioni të jetë 400 euro në Shqipërinë 2030 për të gjithë ata që kanë paguar sigurime të plota, pensioni minimal për të gjithë të tjerët që të shkojë në 200 euro.

Rama paraqet modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot programin elektoral të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, duke zbuluar edhe një model të pasaportës që, sipas tij, do të përdoret nga shqiptarët pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kjo është fytyra e pasaportës shqiptare evropiane,” u shpreh Rama, duke theksuar se dizajni i ri përmban elementët e sigurisë të standardeve të BE-së.

Ai vuri në dukje se, megjithëse qytetarët shqiptarë sot udhëtojnë pa viza, ende përballen me kontrolle shtesë në kufijtë evropianë.

Importoi mbi 18 ton fileto pule me salmonelë,në kërkim administratori i kompanisë, procedohen 3 inspektorët e AKU-së

Një skandal i rëndë ushqimor ka dalë në dritë në Tiranë, ku një kompani private ka importuar produkte ushqimore që përmbanin bakterin e salmonelës. Policia ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë, ndërsa ka proceduar penalisht vëllanë e tij dhe tre inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Sipas njoftimit të DVP Tiranë, 50-vjeçari A.G., administrator i kompanisë, dhe vëllai i tij, M.G., 53 vjeç, kanë futur në vend sasi produktesh ushqimore të kontaminuara, të cilat më pas u lejuan për tregtim nga inspektorët e AKU-së.

Në këtë skemë janë përfshirë edhe tre inspektorë të AKU-së, G.H., 38 vjeç, S.L., 42 vjeçe, dhe A.S., 46 vjeç, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos parandaluar daljen e këtyre produkteve në treg.

Çështja është tashmë në duart e Prokurorisë së Tiranës, e cila po vijon hetimet për këtë rast serioz që përbën një kërcënim për shëndetin e qytetarëve.

Itali-Nje bandë e armatosur sulmoi dy furgona të blinduar, duke grabitur disa milionë euro.

Një ngjarje dramatike ndodhi vonë të premten pasdite në në dalje të tunelit jugor të San Vinçenco, në Livorno, ku një bandë e armatosur sulmoi dy furgona të blinduar, duke grabitur disa milionë euro. Dyshohet se aty transportoheshin pensionet e një pjese të madhe të zonës, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht. Sulmi u realizua kur banditët arritën të ndalonin autokolonën, duke sulmuar një nga dy furgonët dhe duke kërcënuar rojet e sigurisë me armë. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por dëmi material dhe humbjet janë të konsiderueshme. Pasi kryen grabitjen, autorët përdorën tre automjete të tjera, të dyshuar si të vjedhura, dhe i vunë flakën atyre, për të krijuar kaos dhe për të lehtësuar arratisjen e tyre. Ngjarja ndodhi në një zonë ku po zhvilloheshin punime të vazhdueshme dhe ku rruga ka vetëm një korsi, duke mundësuar që banditët të ndalonin furgonët. Njëri nga furgonët u përdor për të bllokuar rrugën, ndërsa një tjetër, një furgon transporti kafshësh, iu vu flaka për të krijuar më shumë panik dhe për të shmangur çdo mundësi mbështetjeje nga forcat e rendit. Dëshmitarët e ngjarjes raportuan për një zhurmë të fortë dhe disa të shtëna armësh, ndërsa një kolonë tymi dilte nga automjetet e djegura që ndodheshin përpara dhe pas furgonëve të blinduar të sulmuar. Hetuesit kanë arritur në përfundimin se sulmi është realizuar nga një grup prej rreth dhjetë anëtarësh, të cilët kishin planifikuar grabitjen me kujdes dhe kishin vepruar me efikasitet të jashtëzakonshëm.

Reshjet dhe breshëri në ‘Fier Shegan’demton prodhimet bujqesore

Situata me reshje me intensitet te larte kame karakterizuar gjithe territorin e bendit ne diten e sotme. Ne zonen e Fier Sheganit ne Lushnje breshëri qe ka rene ne diten e sotme ka lene pas deme te konsiderueshme ne bujqesi .

Breshëri i rënë për rreth 15 minuta ka rrënuar prodhimin e pritshëm.Qindra parcela të kultivuara me pjeshkë janë dëmtuar totalisht .Mesohet se në Barbullinjë, janë të kultivuara mbi 160 hektarë me pjeshkë të cilat janë dëmtuar totalisht.