Apolonia mund Tiranën 104-103 pas dy kohëve shtesë!

Emocion i veçantë sot në Pallatin e Sportit në Fier ku ekipi i Basketbollit të djemve, mundi ekipin e Tiranës me rezultatin 104 me 103 pas dy koheve shtese duke siguruar një vend në playoff. Ndeshja ishte e fortë dhe mbështetësit fierak ishin të shumtë.

Spektakël, adrenalinë dhe fitore dramatike! 💚💚

Plagoset një person , shpallet në kërkim autori

Plagosje me thikë , në të dalë të qytetit të Pogradecit.
Ngjarja ka ndodhur në rrugë në afërsi të një dyqani.
Mësohet se i lënduar ka mbetur 1 person, i cili sipas informacioneve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burime bëjnë me dije se konflikti ka nisur në çast ku dy të përfshirët janë konfliktuar për motive të dobëta.
Autori ndërkohë është shpallur në kërkim nga policia.

Në lagjen nr 3, rreth orës 20.20, gjatë një konflikti fizik, shtetasi L. O, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin M. T., 36 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit L. O. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”-njofton policia.

Rama: “Kthehuni në Shqipëri”,Investoni në fshat, 500 aplikantët e parë pa taksa për 10 vite

Nga Kreta, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje shqiptarëve që të kthehen dhe të investojnë në Shqipëri.Rama deklaroi se për ata që do investojnë në fshat, për 500 të parët nuk do ketë taksa për 10 vite.

Për të gjithë ata që janë këtu në Greqi, apo në vende të tjera, që kanë një tokë në fshat, shtëpi të rrënuar të gjyshit, apo të afërm ku mund të bëhet një investim, kemi kaluar ligjin në parlament, për emigrantët, që çdokush që zotëron një tokë, për të cilën nuk e ka akoma dokumentin e pronësisë, por ka dëshmitarë në fshat që është toka e të parëve të tij, mund të marrë vërtetim e të marrë leje për ta kthyer shtëpinë e gjyshit në agroturizëm, apo për të investuar atje, për blegtori, gjëra që ju i bëni këtu dhe për të cilat keni eksperiencë të jashtëzakonshme.

Ju keni shumë eksperiencë, keni shumë dije, keni parë shumë. Për 500 aplikantët e parë, janë 10 vite, pa taksë, pas TVSH, pa asnjë lloj detyrimi ndaj shtetit”, theksoi ai.

Ambasada amerikane: Kush gënjen do përballet me ndëshkime serioze

Në mesazhin e publikuar në faqen zyrtare theksohet se çdo person që gënjen për të marrë vizën e SHBA, apo që shkel afatet e qëndrimit në skadim të vizës do të përballet me ndëshkime serioze.

🇦🇱 Të gjithë aplikantët për vizë duhet të dëshmojnë se kualifikohen për një vizë në mënyrë që të vijnë në Shtetet e Bashkuara. Kjo përfshin qëllimin për të qenë në përputhje me ligjet tona. Nëse gënjeni për të marrë një vizë, punoni në mënyrë të paligjshme ose qëndroni në Shtetet e Bashkuara pas skadimit të vizës ose programit të udhëtimit pa vizë, do të përballeni me ndëshkime serioze. Këto përfshijnë burgimin, dëbimin dhe ndalimin e përhershëm të marrjes së vizës amerikane në të ardhmen.

🇺🇸 All visa applicants must prove they qualify for a visa in order to come to United States. This includes demonstrating an intent to comply with our laws. If you lie to get a visa, work without legal permission, or stay in the United States after your visa or visa waiver period expires, you will face serious penalties. These include jail time, deportation, and a permanent ban on obtaining a U.S. visa in the future.

securingusborders

Tërheqje rekord të eurove nga tregu, vetëm përmes ankandeve u blenë rreth 284 milionë euro nga Banka e Shqipërisë


Rreth 933 milionë euro ose gati 1 miliardë, është shuma që Banka e Shqipërisë ka tërhequr nga tregu valutor i brendshëm, me qëllim rritjen e rezervës valutore, por edhe stabilizimin e kursit të këmbimit. Në krahasim me vitet e mëparshme, shuma e tërhequr këtë vit ka qenë më e larta, duke shënuar kështu një rekord historik dhe zbutur goditjet e kursit të këmbimit nga zhvlerësimi i euros.

Gjatë vitit 2024, Banka e Shqipërisë synonte të blinte përmes ankandeve 250-330 milionë euro, me qëllim rritjen e rezervës valutore. Ajo i ka qëndruar këtij objektivi, duke blerë në total rreth 283.80 milionë euro nëpërmjet ankandeve në 2024.

Vetëm gjatë tre muajve të fundit që lamë pas, Banka e Shqipërisë ka zhvilluar katër ankande për blerjen e valutës, ku 3 prej tyre kanë qenë me opsionin FORWARD, pra përmes një marrëveshjeje paraprake për blerjen e euros në një datë të ardhshme dhe me një kurs këmbimi të përcaktuar që në momentin e arritjes së kësaj marrëveshjeje.

Shuma e blerë në ankandet e periudhës tetor-dhjetor rezulton të jetë disa herë më e ulët se blerjet e valutës në tremujorët e mëparshëm. Kështu, të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kjo e fundit bleu rreth 13.80 milionë euro përmes ankandeve në tremujorin e fundit, kundrejt 15.70 milionë euro në tre muajt pararendës dhe 14.50 milionë që ishte mesatarja e vitit.

Krahas blerjeve me ankand, të cilat kanë si objektiv “ruajtjen e nivelit dysheme”, paralelisht janë blerë 335.30 milionë euro kundrejt 176.10 milionë euro në tremujorin e tretë, duke e çuar totalin e blerjeve për vitin 2024 në 649 milionë euro.

Për sa i përket vitit 2025, Banka Qendrore ka planifikuar të blejë 270-350 milionë euro. Në krahasim me vitin e kaluar, ku numri i ankandeve të realizuara ishte vetëm 20, gjatë këtij viti pritet të zhvillohen gjithsej 22 ankande. Shumat individuale për ankand kanë qëndruar të pandryshuara në 5-10 milionë euro dhe krahas ankandeve FORWARD me maturim njëmujor, parashikohet të realizohen edhe ankande FORWARD me maturim tremujor.

Rezerva valutore shërben për të realizuar nevojat e qeverisë për valutë për shlyerjen e borxhit të jashtëm, mbështetur tregtinë ndërkombëtare, duke përmbushur kërkesën për valutë që buron nga importuesit, si dhe mundësuar ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë në treg, me qëllim parandalimin dhe zbutjen e lëvizjeve të forta të kursit të këmbimit.

Gati ndërtimi i urës mbi lumin Bunë- Mali i Zi miraton marrëveshjen me Shqipërinë

Parlamenti i Malit të Zi ka ratifikuar së fundmi marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë. Marrëveshja për ndërtimin e urës u  nënshkrua në Podgoricë më 27 shkurt 2023 nga kryeministrat e dy vendeve, Dritan Abazoviç dhe Edi Rama. Marrëveshja mes dy vendeve është ratifikuar më parë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe më pas botuar në Fletoren Zyrtare në qershor të vitit 2023.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është ndërtimi i Urës që përmirëson lidhjet ndërkufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke krijuar kushte për shfrytëzimin maksimal të potencialeve natyrore dhe kulturore, si dhe forcimin e zhvillimit ekonomik dhe social në rajon. Hartimi i projektit është përgatitur me burimet financiare të palës shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH).

Ura do të jetë e gjatë 380 metra me 3 harqe dhe do të përdoret nga makinat, kalimtarët dhe biçikletat. Kjo urë do të shkurtojë rrugën nga plazhi i madh i Ulqinit deri në Velipojë.

Projekti pritet të kushtojë rreth 20 milionë euro dhe sipas marrëveshjes do të bashkëfinancohet në masën 50% nga secili vend, duke përfshirë kostot totale të ndërtimit, mbikëqyrjes së punimeve dhe shërbime të tjera që lidhen me realizimin e projektit

Bardhi reagon pas premtimeve të Ramës: Kryeministri sot prezantoi programin e PD.

Sekretari i Përgjithshëm i PD dhe drejtues politik i Qarkut Fier Gazment Bardhi reagoi pas prezantimit të programit nga kryeministri Edi Rama.

Rama tha se qeveria e drejtuar prej tij, nëse fiton sërish në 11 maj, do të miratojë rritjen e pagës minimale në 500 euro dhe pagën mesatare në 1200 euro.

Por për Bardhin, Rama ka marrë programin e PD dhe e prezantoi si të vetin.

Gazment Bardhi shton se Rama pranoi sot se programi i PD është i realizueshëm ashtu siç edhe u premtua nga vetë demokratët më herët. “Çdo premtim i yni bazohet në një analizë të kujdeshme, të kryer nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtar”, shtoi Bardhi.

Reagimi
Nuk është asfare e çuditshme që Edi Rama ka mbetur pa ide, pa alternativë, dhe pa vizion. Nuk është as e papritur që ka marrë alternativën dhe programin e PD dhe ka nisur ta prezantojë si të vetin. Pas 12 vitesh në pushtet, jo vetëm lodhesh, mbetesh pa ide, nuk të shërben dot as propaganda, por punët e shtetit të duken të parëndësishme!

Pa dashur sot duke prezantuar programin e PD, Edi Rama ka pranuar se programi ynë është I REALIZUESHËM, ashtu siç PD ka premtuar që ditën e parë kur e ka prezantuar. Çdo premtim i yni bazohet në një analizë të kujdeshme, të kryer nga eksprtë vendas dhe ndërkombëtar.

Por për tu realizuar, duhet të largohet Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar në 11 Maj, që kishin mundësinë ta bënin për 12 vjet, por as nuk deshën dhe as nuk ditën. Një punë që nuk bëhet për 12 vjet, nuk ka asnjë shans pa ndryshim që të bëhet më nga i njëjti person që gënjeshtrën ka të vetmin mjet në politikë.

Tashmë është koha për një Qeveri të re, një qeveri të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, që ka altenativën dhe idetë për të zhvilluar Shqipërinë. Gjithmonë zhvillimi nis nga ekonomia, nga mirëqenia e qytetarëve, nga përparimi dhe mbështetja e biznesit dhe fermerëve.

Me PD pas 11 Majit:
✅ Do të vendosim minimumin jetik 200 euro.
✅ Do të rrisim pagën minimale në 500 euro.
✅ Do të rrisim pagën mesatare në 1200 euro.
✅ Do të dyfishojmë pensionet.

✅ Voto nr. 1️⃣: Koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. 🇦🇱✌️ #ShpëtoShqipërinë

Komisioni i Zgjedhjeve cakton 93 Vendet e Numërimit të Votave

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi caktoi sot, Vendet e Numërimit të Votave për zgjedhjet e datës 11 maj 2025.Vendet e Numërimit të Votave të miratuara plotësojnë kriteret e përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe aktet e KQZ-së në fuqi.

Sipas vendimit të KQZ, VNV janë përgjithësisht salla me përmasa të mëdha ose palestra sportive, plotësojnë kriterin teknik të sipërfaqes bazuar në numrin e QV-ve të ZAZ-së.

VNV janë përgjithësisht brenda territorit të ZAZ-ve, ofrojnë lehtësi logjistike të transportit rrugor nga QV-të e ZAZ-së, ofrojnë kushte për aplikimin e teknologjisë mbështetëse për numërimin e votave si dhe kanë sistem të pandërprerë të furnizimit me energji elektrike.

Në zgjedhjet për Kuvend do të jenë 93 VNV.Gjithashtu, u miratuan disa shtesa në vendimin “Për caktimin e vendndodhjes së disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

Shtesat konsistuan në miratimin e 230 qendrave të votimit në ambiente private në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë.

Komisioneri miratoi Procedurën Standarde të Operimit (PSO) për përgatitjen e zarfave me dokumentacionin zgjedhor për votuesit nga jashtë.

Procedura Standarde e Operimit ka për qëllim detajimin e procedurave standarde teknike të përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor që do t’i dërgohet zgjedhësve nga jashtë.

Ky dokument është i strukturuar në 8 krerë në përmbajtje të të cilëve janë të specifikuara si fazat/hapat e përgatitjes së zarfave me dokumentacionin zgjedhor; materialet dhe pajisjet e nevojshme për këtë proces; procedurën e përgatitjes së setit me dokumentacioni zgjedhor për votuesit nga jashtë; personelin përgjegjës që angazohet për këtë proces; detyrat/veprimet që kryen personeli për secilën nga fazat e përgatitjes së  dokumentacionit zgjedhor; trajnimi i nevojshëm; organizimi i ambientit të punës; organizimi i turneve dhe punonjësve.

Referuar kësaj procedure, personeli i atashuar për procesin e përgatitjes së zarfeve me dokumentacioni zgjedhor për votuesit nga jashtë duhet të nënshkruajë deklaratën e konfidencialitetit, si dhe të ketë akses të autorizuar në ambientet e përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor.