Shqipëria po importon “mendimet” e botës

Shqipëria gjithnjë e më shumë po huazon dije nga shkrimtarë të huaj. Në vitin e fundit, Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të importeve të librave dhe revistave nga autorë të huaj. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave, gjatë vitit 2023 janë importuar rreth 1,900 ton libra, duke arritur nivelin më të lartë në pesë vitet e fundit. Krahasuar me vitin 2019, importet janë rritur me 63%, një trend që reflekton kërkesën në rritje për botime ndërkombëtare.

Ky ndryshim është i dukshëm edhe në Bibliotekën Kombëtare, e cila vetëm gjatë muajit janar të këtij viti ka shtuar në fondin e saj 13 tituj të rinj nga autorë të huaj. Shumica e këtyre botimeve vijnë nga vendet fqinje si Greqia, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, duke treguar një interes të shtuar për literaturën e rajonit dhe për autorët e huaj në përgjithësi.

Por ndërsa importet e librave vazhdojnë të rriten, edhe eksportet kanë shënuar një rekord të ri. Shqipëria nuk është më vetëm një konsumator i letërsisë së huaj, por po shndërrohet edhe në një eksportues të rëndësishëm të librave dhe revistave. Gjatë vitit 2023, vendi eksportoi 843 ton libra, me një vlerë prej 370 milionë lekësh. Në pesë vitet e fundit, eksportet në sasi janë trefishuar, duke treguar një dinamikë të re në tregun e botimeve shqiptare.Një tjetër tregues i rëndësishëm është vlera monetare e librave të importuar, e cila arriti në 3.2 miliardë lekë në vitin 2023, me një zgjerim prej 16% krahasuar me vitin paraardhës

Përplasen dy automjete, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në autostradën Milot-Thumanë. Mësohet se dy makina janë përplasur.

Njëra nga autoveturat ka goditur një tjetër mjet dhe më pas është përplasur me trafikndarëset.

Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit 34 vjeç dhe dy pasagjerët shtetasit 25 vjeç dhe vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore.

Rama në Athinë: Ligji i luftës është absurd, duhet të hiqet!

Edi Rama:
Ne jemi në marrëdhënie shumë pozitive, duhet ta dini që me Mitsotakis dhe qeverinë e tij jemi në një dialog të vazhdueshëm, kemi bërë përparim në ato çështje për të cilat kemi pasur dakordësi si ato që lidhen me minoritetet dhe vendime për të sanksionuar disa të drejta të tyre. Çështje që duheshin zgjidhur dhe janë zgjidhur. Kemi në tavolinë nga ana jonë kërkesën për të hequr përfundimisht ligjin e luftës sepse është absurditet. Dy popuj të afërt dhe anëtare të NATO-s dhe jemi në gjendje lufte sepse ka një ligj absurd. Insistimi ynë është ky ligj duhet të hiqet. Besoj që ky ligj dhe çështje të mbetura ku shumë shpesh bufat e kënetave nacionaliste andej e këtej kanë bërë lëmsh dynjanë, ne do të dalim sipër kënetave e do të bëjmë të mundur hapjen e një epoke partneriteti stretagjik.

Rama në Athinë: Me votat tuaja do te realizojme ëndrrën Europiane

Ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët të cilët jetojnë në Athinë, takime që zhvillohen në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.

Ditën e djeshme kreu i qeverisë ishte në Kretë, ku theksoi rëndësinë historike të këtyre zgjedhjeve për integrimin e vendit dhe marrjen e një pasaporte europiane për shqiptarët.

Në nisje të fjalës së tij në Athinë, Rama u shpreh se vota e diasporës i nevojitet kësaj mazhorance jo vetëm për një mandat më shumë në pushtet, por për të realizuar ëndrrën për të qenë në BE

“Ky është takimi i fundit para zgjedhjeve ndaj dua edhe të marr disa pyetje nga ju.
Pas zgjedhjeve do të vijmë të bëjmë një festë të madhe falënderimesh për të gjithë ju, dhe do të vijmë për t’ju thënë që ne nuk i deshëm votat tuaja për të marrë 4 vite më shumë ulur ne karrige, por me votat tuaja duam të vrapojmë për të realizuar ëndrrën shekullore që të jemi pjesë e Europës të barabartë me europianët”, tha ai.

Dhunonte kunaten dhe femijet e saj te mitur, arrestohet 35 vjecari

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. C., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe fëmijëve të saj të mitur, 14 dhe 15 vjeç. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. C., 38 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen L. P., 57 vjeçe, banuese në Krutje, pasi dyshohet se me vetgjyqësi ka spostuar gardhin rrethues të pronës së shtetasit V. P., 65 vjeç.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. Q., 37 vjeç banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka dëmtuar automjetin e një 33-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Limuzina e presidentit rus shpërthën në Moskë

Një limuzinë luksoze nga flota zyrtare e makinave të presidentit rus Vladimir Putin shpërtheu në qendër të Moskës, sipas The Sun. Ky incident ka ngritur shqetësime për sigurinë e Putinit dhe ka nxitur spekulime rreth kërcënimeve të brendshme të mundshme brenda Kremlinit dhe tentativave të dështuara për vrasje.

Sipas tabloidit në Mbretërinë e Bashkuar Express, automjeti ishte në pronësi të Departamentit të Menaxhimit të Pronës Presidenciale të Putinit dhe kushton 357,000 dollarë. Në pamjet, udhëtarët shihen duke ikur nga flakët ndërsa zjarrfikësit po punojnë për të shuar flakët.

Automjeti Aurus Senat me vlerë £ 275,000, i cili është një simbol i elitës politike të Rusisë, u pa i përfshirë nga flakët pranë selisë së FSB-së në Lubyanka.

Dëshmitarët thanë se zjarri ka filluar në motor dhe është përhapur me shpejtësi brenda makinës. Njerëzit nga restorantet aty pranë nxituan për të ndihmuar përpara se të mbërrinin shërbimet e urgjencës.

Sipas The Sun, shkaku i shpërthimit mbetet i paqartë dhe deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Shpërthimi ndodhi vetëm disa ditë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky parashikoi se Rusia mund të përballet me një pengesë të konsiderueshme në luftën në vazhdim, mes thashethemeve për shëndetin në rënie të Putinit.

Zelensky bëri së fundmi një deklaratë goditëse për luftën në vazhdim, duke deklaruar, ” Vladimir Putin do të vdesë së shpejti”, duke e quajtur atë një “fakt”, sipas The Mirror.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 30 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.5 lekë.Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.5 lekë.Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.7 lekë, ndërsa në shitje me 103.7 lekë.

Paundi britanik blihet me 117.4 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 63.3 lekë, ndërsa në shitje me 65 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe

Fitër Bajrami, mijëra besimtarë falen në ‘Sheshin Skënderbej’!

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe besimtarët u mblodhën në “Sheshin Skënderbej” për faljen e madhe në Tiranë. Ceremonia nisi në orën 06:45 me leximin e Kuranit dhe ligjëratën dhe më pas vijoi me faljen e madhe në shesh.

Kreu i Komunitetit Mysliman, mes të tjerash në fjalën e tij uroi të gjithë besimtarët anëmbanë dhe gjithashtu që “Zoti t’u kishte pranuar agjërimin dhe t’i ndihmonte në përballimin e sfidave të jetës”.