Nesër dita e fundit e vetëdeklarimit për pagat/ Bie serveri i Tatimeve, shkak fluksi i lartë

Bie serveri i Tatimeve.

Shkak për këtë duket se është fluksi i lartë për vetëdeklarimin e pagave.

31 marsi është afati i fundit për dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, DIVA 2024.

Detyrimin për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës e kanë të gjithë ata individë rezidentë dhe jo rezidentë, që gjatë vitit 2024:kanë pagë bruto vjetore mbi 1.2 milionë lekë,janë të dypunësuar, të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit; realizojnë të ardhura nga burime të tjera mbi 50 mijë lekë në vit për të cilat nuk është mbajtur tatimi në burim

9552abbe 15f9 405f 87aa 6a9c9c900cf5

Kërcënuan të riun se do ti publikonin fotot ne Tik-Tok,arrestohet 27-vjeçari

Vihet në pranga 27-vjeçari, Fadil Tafa, pasi në bashkëpunim me një person tjetër kërcënuan një shtetas që t’u jepte 1000 euro për të fshirë foto dhe shkrime nga platforma TikTok.Policia ka ndaluar gjithashtu edhe shtetasin Leonard Haxhiu, 21-vjeç, për shtrëngimin me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, ndodhur me datë 14.03.2024, bazuar në kallëzimin e bërë nga një person.

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Imazhi”.

Dokumentohen 2 raste të shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë.

Kanosën një 33-vjeçar, që t’iu jepte 1000 euro, për të fshirë foto/shkrime mbi jetën private të tij, nga rrjeti social “Tik Tok”, vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër.

Ndalohet dhe 21-vjeçar, për të njëjtën vepër, ndodhur në mars të 2024.

Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Imazhi”.

Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi F. T., 27 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasja L. M., 25 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur një 33-vjeçar, për dhënien e shumës 1000 euro, që të fshinin disa foto/shkrime të jetës së tij private, nga rrjeti social “Tik Tok”.

Po në kuadër të operacionit “Imazhi” u ndalua shtetasi L. H., 21 vjeç, për shtrëngimin me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, ndodhur me datë 14.03.2024, bazuar në kallëzimin e bërë nga një shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia jep detaje nga vjedhja ne Lushnje

Informacion paraprak

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në fshatin Golem, Lushnjë, persona të paidentifikuar, në subjektin tregtar (thertore) në pronësi të shtetasit A. K., kanë vjedhur automjetin tip fugon dhe kasafortën.

Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, për t’iu shmangur Policisë, autorët janë larguar në një rrugë dytësore dhe si pasojë, në fshatin Golem automjeti ka dalë nga rruga dhe u gjet nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kqyrjes së automjetit, është gjetur edhe kasaforta e vjedhur nga autorët, e pa hapur.

Policia ka shoqëruar 2 shtetas, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lushnje-Vodhën biznesin, por gjatë arratisë përfunduan në kanal

Një biznes në afërsi të Golemit në Lushnje ka rënë pre e hajdutëve.Gjatë natës në një biznes thertore kanë hyrë dhe kanë vjedhur kasafortën si dhe kanë marrë një nga furgonat e kompanisë për t’a transportuar dhe larguar nga vendngjarja.

Gjatë largimit në nxitim “mysafirët e padëshiruar” kanë gabuar dhe kanë dalë nga rruga me makinën që po kryenin vjedhjen dhe kanë rënë në kanalin kullues.

Policia në vendngjarje ka kryer ekspertizën dhe ka dokumentuar provat që mund të çojnë në gjetjen dhe kapjen e autorëve.

Gjithashtu në zonë po merren edhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së bizneseve për të gjetur dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes si dhe për të zbuluar se me çfarë mjeti shkuan autorët për të kryer vjedhjen.

Pasi furgoni me të cilin po largoheshin ka rënë në kanal në dalje të fshatit Golem j vogël drejt autostradës, autorët janë larguar me një tjetër mjet dhe sipas burimeve nga policia kanë dalë në autostradën Lushnje-Rrogozhinë

Tërmeti në Mianmar shkatërron 60 xhami, vriten 700 besimtarë myslimanë

Një organizatë myslimane e Mianmarit thotë se më shumë se 700 besimtarë u vranë kur tërmeti me magnitudë 7.7 goditi vendin në kohën e namazit të së premtes gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Qeveria e udhëhequr nga ushtria e vendit ka vendosur numrin e të vdekurve deri më tani në 17000, raporton Associated Press.


Agjencia e lajmeve thekson se nuk është e qartë në këtë moment nëse 700 besimtarët, të raportuar të vdekur nga Rrjeti Mysliman i Revolucionit të Pranverës së Mianmarit, janë përfshirë në shifrat e qeverisë të dhëna nga zëdhënësi i qeverisë, gjeneralmajor Zaw Min Tun në televizionin shtetëror

Qeveria ka vlerësuar numrin e të plagosurve në 3,400 dhe tha se më shumë se 300 persona janë ende të zhdukur. Në një moment të rrallë shprese një grua e bllokuar nën mbetjet e një ndërtese hoteli për gati 60 orë u nxor e gjallë të hënën.

Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë goditi dhe Tajlandënfqinje.

Deklaratat e Trump për aneksim, kryeministri i ri i Groenlandës: SHBA nuk do ta marrë kurrë territorin tonë

Kryeministri i ri i Groenlandës Jens-Frederik Nielsen ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do ta marrin vendin e tij. Nielsen, një ish-ministër 33-vjeçar i industrisë dhe mineraleve, u betua si kryeministri më i ri i Groenlandës të premten.Në konferencën e tij të parë për shtyp si udhëheqës, në qytetin e tij të lindjes, Nuuk, ai bëri thirrje për unitet politik për të luftuar presionet e jashtme.

Në një kohë kur ne si popull jemi nën presion, duhet të qëndrojmë së bashku”, tha ai.Gjatë një interviste me NBC të shtunën, Trump tha se do ta marrin Groenlandën, dhe u shpreh “100 % i sigurt”. Sipas tij ka një mundësi të mirë që amerikanët mund ta bëjnë atë pa forcë ushtarake, por theksoi se as këtë alternativë nuk e heq nga tavolina. Trump tha se ai kishte pasur biseda reale për aneksimin e territorit gjysmë-autonom danez.

Trump: Zelensky dëshiron të tërhiqet nga marrëveshja e mineraleve, do të ketë probleme nëse e bën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dëshiron të tërhiqet nga marrëveshja për mineralet, raportojnë mediat amerikane.

Trump e paralajmëroi udhëheqësin ukrainas se do të përballej me probleme të mëdha nëse e bënte këtë, sipas Reuters.

“Ai po përpiqet të tërhiqet nga marrëveshja për tokat e rralla. Por nëse e bën këtë, ai do të ketë probleme, probleme të mëdha, të mëdha,” u tha Trump gazetarëve.

Breshri dëmton mijëra pemë frutore dhe vreshta në fshatrat e Librazhdit

Një pjesë e madhe e fshatrave të Njësisë Administrative Polis në bashkinë e Librazhdit u përfshinë pasditen e të dielës nga moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura dhe stuhi e cila u pasua me rënie breshëri për rreth 30 minuta në fshatin Gurëshpatë dhe rrethinat e tij.

Si pasojë e rënies së breshrit u shkatërruan pemëtaria dhe vreshtat e kësaj zone të cilat ishin në fazën e lulëzimit të plotë.

Paraprakisht, sipas burimeve zyrtare dëmet e shkaktuara nga stuhia e breshrit janë mjaft të mëdha dhe për këtë vit moti i keq ky fenomen natyror ka shkatërruar plotësisht prodhimin e pritshëm të pemëve frutore dhe vreshtave në këtë rajon.

Stuhia e breshrit që përfshiu një pjesë të fshatrave të Njësisë Administrative Polis të bashkisë së Librazhdit nga ora 17:00-17:30 rezultoi fatale për pemëtarinë dhe vreshtarinë e kësaj zone për këtë vit.

Nga pasojat e stuhisë janë prekur disa qindra familje fermerësh të kësaj zone mes të cilave janë edhe disa dhjetëra që kanë investuar së tepërmi në krijimin e plantacioneve me pemë frutore.