Humb jetën 48-Vjeçari nga Ballshi ne plazhin e Darzezes


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më datë 15 korrik 2025 në plazhin e Darëzezës, ku ka humbur jetën një pushues. Viktima është identifikuar si B. Ç., 48 vjeç, banues në Ballsh. Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak. 

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Më datë 15.07.2025, në plazhin e Darëzezës, ka humbur jetën, dyshohet për shkak të arrestit kardiak, shtetasi B. Ç., 48 vjeç, banues në Ballsh. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Taksa e re për shtëpitë e dyta, në fuqi nga 1 janari 2026, mund të sjell rënie çmimesh

Qeveria shqiptare po përgatit ndryshime në taksimin e pronës, të cilat pritet të prekin drejtpërdrejt qytetarët që zotërojnë më shumë se një banesë.
Lidhur me këtë eksperti imobiliar Armand Shkëmbi, tha se do të ketë një dyfishim të kësaj takse.

‘Kush ka banesë të dytë do të paguajë më shumë taksë prone. Sot që flasim në Shqipëri ne paguajmë 0.05 % të çmimit të referencë të pronës si taksë mbi pronën. Që do të thotë për një pronë që e ka çmimin referencë 100 mijë euro.

Ne paguajmë 50 euro në vit taksë prone që i bie 3 deri në 5 euro në muaj. Tani qeveria duhet që ti jap mundësi bashkive që të taksojnë nga 0.1 % deri në 0.2% që i bie dyfishim deri në 4- fishim të kësaj takse. Pra nga 5 euro në muaj mund të shkojë 10 ose 20 euro në muaj. E kombinuar kjo edhe me rritje çmimi të referencës mund të shkojë edhe më shumë se aq, pra për pronën e dytë’, tha ai.

Sipas ekspertit, kjo do të prek ata pronarë që i kanë aktualisht pronat e dyta dhe për ata që do ti blejnë pas 1 janarit 2026 kur ligji të hyjë në fuqi.

‘Janë pronat e dyta dhe të treta ato që do të taksohen dhe do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2026. Do të jetë edhe për ata që i kanë sot edhe ata që do ti blejnë pas një janarit. Taksa e pronës të dytë dhe të 3 duke ushtruar presion fiskal mbi njerëzit që i mbajnë bosh unë mendoj se do të detyrohen që ti shesin ato prona do dalin më shumë prona në treg dhe mund të kemi edhe ulje të çmimeve brenda viti 2026’, tha ai.

I pyetur sa kohë mund ti duhet një çifti të ri për të blerë një banesë, ai tha se duhen shumë vite pasi çmimet janë të larta.

‘Një jetë. Në Tiranë janë 70 mijë apartamente bosh dhe klasa punëtore dhe njerëzit e thjeshtë nuk blejnë dot shtëpi, çmimet janë të larta. Vetëm në Shqipëri është ky mekanizmi që ti mund të blesh në ndërtim e sipër, në botën perëndimore ti mund të rezervosh dhe jo të blesh. Dhe është ky fenomen që ndërtuesi s’ka peshë fiskale që ka çuar shumë lekë tek ndërtesat e reja’, tha ai./Shqiptarja.com

Qeveria, gati të rikthejë fermereve skemën e kompensimit të TVSH-së në 10%

Pas përfundimit të aksionit për kontrollin e tregtimit me faturë të produkteve blegtorale, qeveria po përgatitet të rikthejë një skemë kompensimi për fermerët nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së në nivelin 10%.

Sipas burimeve për Monitor, është gati një projektligj i ri, i cili parashikon që kompensimi për fermerët të aplikohet duke nisur nga viti 2026, si pjesë e një reforme më të gjerë për formalizimin e zinxhirit agroushqimor dhe uljen e kostove për prodhuesit vendas.

Deri tani në rang vendi rezultojnë të regjistruar 100 mijë fermerë të pajisur me NIPT që kanë të drejtë të shesin te përpunuesi, grumbulluesi apo supermaketet produktet e veta, pa faturë TVSH-je, por nëpërmjet autofaturës që plotësohet prej blerësit.

Skema e TVSH-së së rimbursueshme që përfitohej prej përpunuesve u hoq plotësisht në vitin 2022. Pas heqjes së saj, ku fermeri përfitonte tregtimin e produkteve me çmim të leverdisshëm, u rrit kostoja e prodhimit, sepse TVSH-ja e paguar nuk kreditohet më dhe bëhet pjesë e kostos së lëndës së parë.

Deri në vitin 2017, rimbursimi i TVSH-së për përpunuesit ishte 20%, çka do të thotë se psh,. për çdo blerje të qumështit me faturë tatimore nga fermeri, përpunuesi mund të kreditonte këtë vlerë në TVSH-në e zbritshme.

Kjo skemë e bënte ekonomikisht të leverdishme blerjen edhe me çmim të lartë për fermerin dhe siguronte marzh të qëndrueshëm fitimi për industrinë.

Nga viti 2019 deri në 2022, skema ndryshoi. TVSH-ja në blerje (nga fermerët) u ul në 6%. Ndërsa TVSH-ja në shitje e produkteve të bulmetit mbeti 20%. Kjo krijoi një pabarazi fiskale, pasi industria paguante më shumë në dalje sesa kreditonte në hyrje.

Prej vitit 2022, skema e TVSH-së së kreditueshme u heq plotësisht, duke vendosur 0% TVSH të zbritshme për blerjet e qumështit nga fermerët.

Shoqata e Industrisë së Përpunuesve të Qumështit propozoi që skema të harmonizohej me praktikat e rajonit, ku TVSH-ja e blerjes dhe e shitjes të unifikohej në 6% ose 9%, për të shmangur pabarazitë tatimore.

Skema e vjetër të zëvendësohej me një mekanizëm neutral fiskal, jo penalizues për përpunuesin. Ky propozim nuk u pranua nga Ministria e Financave në buxhetin e vitit 2022.

Në vend të rimbursimit të TVSH-së, qeveria aplikoi subvencione direkte deri në 10,000 lekë për krerë bagëtie/lopë për fermerët.

Por përpunuesit në atë kohë theksuan se skema e subvencioneve nuk do të ketë efekt të të drejtpërdrejtë në uljen e kostos së lëndës së parë për industrinë. Nuk garanton formalizimin, sepse nuk është e lidhur me volumin real të qumështit të shitur.

Ndryshe nga rajoni, ku subvencionet jepen për litër qumësht të prodhuar e dorëzuar, në Shqipëri mungon kjo logjikë e orientuar drejt prodhimit të formalizuar.

Situata me heqjen e TVSH-së së kreditueshme, kostot e larta të ushqimit të kafshëve nga fragmetizimi i tokave dhe mungesës së vaditjeve krijuan një zinxhir pasojash në sektor, duke ulur ndjeshëm volumin e përpunimit dhe duke vënë në rrezik vazhdimësinë e kapaciteteve prodhuese, ndërkohë që tregu po përballet me konkurrencë gjithnjë e më të fortë të mallrave të gatshme që vijnë nga importi.

Po ashtu për shkak të çmimit më të lirë të shitjes së qumështit jashtë, importet vijojnë të jenë në nivele të larta, pasi qumështi i prodhuar nga fermat e huaja po përdoret, kryesisht në sezonin e verës si lëndë e parë për përpunuesit vendas.

Në periudhën janar-prill 2024 u importuan 6 mln litra qumësht sipas të dhënave të Doganave. Kjo ishte sasia më e larta e qumështit e importuar prej 2016-s. Për janar-prill 2025 u importuan 5,1 mln litra qumësht. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar importet janë ulur 15,4%.

Çfarë synon aksioni?

Nisja prej 14 korrikut të aksionit të tatimorëve për kontrollin e zinxhirit të tregtimit të mallrave blegtorale nga fermeri drejt grumbulluesit dhe konsumatorit final shkaktoi paqartësi te fermerët në radhë të parë dhe grumbulluesit ku nisën t’i kërkonin njëri-tjetrit fatura fiskale, teksa mes tyre transaksionet dokumentohet me autofaturim të blerësit. Po ashtu inspektorët tatimorë nisën të kërkonin origjinën e mallit edhe te tregtarët ambulantë.

Nisur nga situata Administrata Tatimore sqaroi për Monitor se fokusi i aksionit është forcimi i kontrollit në terren mbi lëshimin e autofaturës për tregtimin e produkteve blegtorale, ku rezulton informalitet i lartë në tregtimin e tyre, sidomos prej grumbulluesve dhe përpunuesve të mëdhenj. Nëpërmjet këtij aksioni tatimet synojnë të rrisin të ardhurat, dhe të forcojnë sistemin për gjurmueshmërinë e mallit.

Pavarësisht nisjes së aksionit skema e faturimit për tregtimin e mallrave blegtorale nga fermeri drejt grumbulluesit nëpërmjet faturës fiskale të llojit autofaturim, me qëllim më pas hedhjen në treg të tyre për konsumatorin final nuk ndryshoi. Do të vijojë të mbetet e njëjtë. Pra fermeri i pajisur me NIPT shet produktet e tij te grumbulluesi, përpunuesi apo supermarketet, ndërsa këta të fundit kanë detyrimin e lëshimit në SelfCare të autofaturës.

E njëjta skemë do të vijojë të funksionojë për shitjen e fermerëve të regjistruar si tatimpagues për kategorinë  “person fizik” apo “shpk”. Në këtë rast fatura e fiskalizuar për shitjen e mallit lëshohet prej tij. Në këtë rast nuk funksionon autofatura.

Po ashtu përmes një njoftimi Tatimet bënë me dije se tregtarët ambulantë nuk kanë asnjë detyrim për të lëshuar faturë dhe për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat.

Ndërsa Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në reagimin e saj bëri me dije se kontrollet për sigurinë ushqimore dhe pajisjen me faturë tatimore nuk janë aksion kundër fermerëve, por një hap për ta formalizuar, forcuar dhe mbështetur sektorin bujqësor. /Monitor

“Keqinterpretim i pamjeve pranë VJOSES: Asnjë gjurmë nafte”

Pamjet që janë shpërndarë ne disa faqe ne rrjetet sociale apo media si “dëshmi ndotjeje me naftë” pranë grykëderdhjes së Vjosës, në të vërtetë tregojnë një ligatinë të cekët, tipike për zonat bregdetare ku uji përzihet me rërë deti, bimësi nënujore dhe sedimente natyrore.
Kjo është arsyeja pse uji duket i errët nga sipër, sidomos në verë kur dielli përthan sipërfaqen dhe ul nivelin e ujit, duke nxjerrë më shumë në pah algat dhe shtresat organike në fund.

Ky fenomen natyror krijon lehtësisht idenë e njollave të naftës kur shihet nga lart, por nuk ka lidhje me derdhje hidrokarburesh.

Nëse shihet më me kujdes, uji i grykëderdhjes vetë është i pastër dhe i kaltër, pa gjurmë ndotjeje të dukshme për syrin e lirë. Ajo që është quajtur “shenjë ndotjeje” është thjesht një pjesë e peizazhit natyror, që çdo verë merr këtë pamje për shkak të veçorive të lagunës.

Ky nuk është “zbulim”, por një keqinterpretim i nxituar. Para se të alarmohet publiku me lajme të pasakta, mediat duhet te bëjne dallimin dhe investigimin mes ndotjes reale dhe fenomeneve natyrore që ngatërrohen lehtë me të.

Gabime ndodhin — por ky gabim meriton të pranohet dhe të sqarohet nga mediat qe e kane publikuar duke akuzuar edhe deputeten e PS Fier Antoneta Dhima per publikimin e pamjeve Neoalb

Ndiqen penalisht 3 autorët e dyshuar të zjarrëvënieve në fshatrat Drenovë, Suk 2 dhe Frakull e Madhe.

Qarku Fier

Identifikohen dhe procedohen penalisht 3 autorët e dyshuar të zjarrëvënieve në fshatrat 📍Drenovë, 📍Suk 2 dhe 📍Frakull e Madhe.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të tjera procedurale, të kryera menjëherë pas njoftimeve për vatra zjarri në këto fshatra, shërbimet e komisariateve të Policisë Mallakastër dhe Fier referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
E. V., 70 vjeç, banues në fshatin Drenovë;
Xh. R., 59 vjeç, banues në fshatin Suk 2;
R. Ç., 48 vjeçe, banuese në fshatin Frakull e Madhe.

Nga hetimet dyshohet se si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarreve që këta 3 shtetas kanë ndezur në tokat e tyre, për djegien e mbeturinave, janë djegur sipërfaqe pyjore, si dhe sipërfaqe të mbjella me vreshta dhe pemë frutorë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre me qëllim apo nga pakujdesia, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Banesa dykatëshe në Fier përfshihet nga flakët, alarmohen familjarët dhe fqinjët

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Çeligrad të Fierit, duke alarmuar jo vetëm familjarët por edhe fqinjët. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e tyre.

At*ntati ndaj fierakut-Vr*sësi me pagesë rrëfen ngjarjen

Skerdi Tase, i njohur si pjesë e grupit të vrasësve me pagesë të Nuredin Dumanit, ka dëshmuar këtë të martë për herë të parë në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë Skerdi Tase, në procesin “Plumbi i artë”Më herët kanë dëshmuar në këtë proces të penduarit Nuredin Dumani dhe Erion Alibej.

Pyetet nga prokurori i SPAK-ut, Behar Dibra, për atentatin në vitin 2017 ndaj tregtarit të vajrave Aredin Behari.

Skerdi Tase: “Me Henkrik Hoxhaj jam njohur nga një shok i përbashkët. Ky shtetas Viron Tavanxhiu na foli për një atentat që do i bëhej një personi në Fier. Henriku kishte siguruar një makinë, armët dhe i ishin vënë në ndjekje të këtij personi.

Ditën e ekzekutimit Henriku më tha se porositësi e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë “Pse po e vononi atë punë?” I shkuam në lokal për ta qëlluar, por u fut poshtë tavolinës e më pas brenda në lokal. Nuk u futa më tej se isha pa doreza.

Vironi më ka kontaktuar edhe për të bërë vrasjen e Agim Boriçit po në qytetin e Fierit. U realizuan veprimet në vitin 2018. Me Henrikun takoheshim përditë për të bërë planet.

Riku më tha se kishte marrë dhe një punë tjetër për Aredin Beharin”.

Vr*sësi me pagesë Skerdi Tase rrëfen atentatin ndaj Aredin

Vijon zjarri në Drenovë, ushtria i shkon në ndihmë zjarrfikëses

30 forca të ushtrisë i kanë ardhur në ndihmë mëngjesin e sotëm operacionit të përbashkët të shërbimeve zjarrfikëse dhe atyre bashkiake, për shuarjen e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës.

Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive dhe është shtrirë në një sipërfaqe të madhe në brendësi të pyllit me pisha.

Aktualisht po punohet me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë që pamundëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse ndërsa pritet sërish ndërhyrje nga ajri për të vënë nën kontroll flakët.