Përmbytje në Shkup, del nga shtrati lumi Makrova

Reshjet e dendura të shiut që goditën Shkupin mbrëmjen e djeshme shkaktuan rritje të nivelit të lumit Markova, duke çuar në daljen e tij nga shtrati në disa zona dhe përmbytje të pronave.Sipas Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave në Shkup, lumi ka dalë mbi urën pranë vendbanimit Lubosh dhe ka shkaktuar përmbytje në disa shtëpi, depo dhe objekte industriale në fshatrat Studeniçan dhe Batinci, si dhe në pjesë të Pintisë.

Përmbytje janë raportuar gjithashtu në një pjesë të bulevardit Boris Trajkovski, pranë lagjes Pintija. Autoritetet lokale në Studeniçan dhe Kisella Vodë kanë ndërhyrë në terren për të menaxhuar situatën, ndërsa në zonat më të prekura janë angazhuar shërbimet emergjente.

Në operacionet e shpëtimit dhe menaxhimit të krizës po marrin pjesë Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit e Qytetit të Shkupit, Ndërmarrjet Publike të Qytetit të Shkupit, si dhe Njësitë e Pushtetit Lokal. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe janë në gatishmëri për çdo përkeqësim të mëtejshëm të kushte.

Gjendet e moshuara e gelltitur brenda barkut të një pitoni në Indonezi

Gjendet e moshuara e gelltitur brenda barkut të një gjarpri ( piton )në Indonezi .

Familja ishte ne ankth pasi gruaja e moshuar ishte të e zhdukur ndersa ndoqen me pas gjurmet e nje pitoni ne nje bimësi të dendur në Sulawesi Jugor, Indonezi Ngjarja ka ndoshur dje pasdite. Vendasit u frikësuan për më të keqen kur panë pitonin 8 metra të rënduar nga një fryrje e madhe në stomak

Duke u ndeshur me gjarpërin, ata gjetën trupin e 66-vjeçares Hasia, e cila ishte zhdukur teksa po kthehej në shtëpi nga puna e saj nga një plantacion gome.

Gjarpri besohet se e ka sulmuar te moshuaren duke dale nga bari i gjatë dhe me pas e kishte shtrënguar në këmbën e saj, duke e bërë atë të bjerë.

Hasia luftoi për të shpëtuar nga kontrolli i saj, por u shtrydh për vdekje ndërsa u gëlltit e tëra, u raportua në vend.

Djali i saj, Nurdin, tha se familja e shqetësuar nisi një kërkim kur ra nata.Ata e cane pitonin me thike dhe gjetën trupin e Hasias në stomak.

Nurdin e tmerruar tha: “Në fillim ishim të shqetësuar sepse ajo nuk vinte në shtëpi, as pasdite.“Ne ishim të shqetësuar se ajo kishte humbur apo lënduar veten në punë.

Më pas e kërkuam në plantacion deri rreth orës 21:00, kur gjetëm një piton të madh të shtrirë ende në bar.’Kjo ishte shkatërruese. E di që ishte një vdekje e dhimbshme për nënën time.

“Edhe pse gjarpri ka vdekur, nuk është ngushëllim. Nuk do ta kthejë kurrë atë. Tani po bëjmë lutje që ajo të jetë në paqe.’

Indonezia ka një popullsi të madhe pitonësh që jetojnë në pyjet e saj të harlisur. Burimet e shumta të ushqimit i kanë lejuar pitonet të rriten ne permasa te medha

Megjithatë, rritja e urbanizimit dhe rritja e fermave të vajit të palmës dhe plantacioneve të gomës ka çuar në rritjen e konfliktit me njerëzit.

Dhunon vjehrrën, perfundon ne prokurorine FIER 54-vjeçarja

Një 54-vjeçare është proceduar penalisht  nga Policia e Fierit  pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë , për veprime të mëtejshme.Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. K., 54 vjeçe, banuese në Golem, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Policia e FIERIT ne 24 oret e fundit disa te arrestuar per vepra te ndryshme penale

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-L. K., 47 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-L. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K., 27 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka patur vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. R., 60 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka thyer disa karrige në lokalin në administrim të një 34-vjeçari;
-A. T., 42 vjeç, banues në Fier, pasi ka kundërshtuar punonjësin e Policisë, gjatë ekzekutimit të një vendimi të Këshillit Bashkiak.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. K., 54 vjeçe, banuese në Golem, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Partnerja e Safet Bajrit mbetet në qeli, Apeli i Posaçëm miraton masën e arrestit me burg

Partnerja e Safet Bajrit, Eria Ago është lënë në burg nga gjykata ditën e sotme. Apeli i Posaçëm raportohet se ka miratuar masën e arrestit me burg ndaj saj.

Gjykata e Posaçme caktoi ndaj saj masën e arrestit me burg për akuzat e krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje te autorit të krimit. Dyshohet se e reja ka larguar me automjet vrasësit e Licit, pak çaste pas kryerjes së krimit.

E zhdukur prej disa ditësh, gjendet e v*ekur 22-vjeçarja shqiptare në Itali!

22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 Marsit  në Romë, është gjetur e vdekur në një zonë të pyllëzuar në Poli. Trupi i saj ishte futur në një valixhe, raporton Corriere della Sera.

Sipas hetimeve fillestare, e reja kishte pasur një lidhje me një shtetas filipinas, i cili është identfikuar dhe arrestuar. E reja shqiptare studionte statistika në Universitetin Sapienza. Përveç familjes së saj, të cilët kishin bërë denoncim në polici, për ta gjetur atë ishin mobilizuar edhe miq, duke publikuar fotografi të së resë.

Hetimi mori një kthesë dramatike mbrëmë kur hetuesit e policisë mbërritën në banesën e filipinasit, ku policia mjeko-ligjore kreu një inspektim. I njëjti i ri, me të cilin viktima shkruante prej kohësh mesazhe në mbrëmjen e zhdukjes së saj, u identifikua nga policia dhe u dërgua në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Në mbrëmjen e zhdukjes së saj, Ilaria me sa duket ishte larguar nga shtëpia me nxitim për të takuar dikë. Prindërit e saj, të cilët jetojnë në Terni, raportuan se ajo nuk kishte marrë asgjë me vete, por se celulari i saj punonte dhe se dikush i ishte përgjigjur mesazheve të saj. 

Lënda plasëse në Tiranë, pronari i banesës ishte kthyer pak muaj më parë nga SHBA

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me shpërthimin me lëndë plasëse pranë një banesë në Tiranë.

Mësohet se shënjestër e sulmit ka qenë Tonin Qafa, i cili ka jetuar për shumë vjet në Amerikë dhe ka tre muaj që është kthyer në Shqipëri. Në vitin 2009, ai humbi një vëlla, i cili u vra tragjikisht.

Sidoqoftë, dyshimet e policisë dhe hetimet e zhvilluara sugjerojnë se ngjarja ka ndodhur si pasojë e konflikteve që kanë lidhje me djalin e Tonin Qafës, i cili jeton jashtë vendit. Hetimet janë përqendruar kryesisht në këtë aspekt, duke menduar se ndoshta këto konflikte janë arsyeja që ka çuar në tragjedinë që goditi familjen e tij.

Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese ne Tirane

Informacion paraprak.

Rreth orës 00:35, në rrugën “Besnik Hidri” në portën e jashtme të banesës të shtetasit T. Q, dyshohet se ka plasur një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.