Berisha:”Nuk i njohim zgjedhjet”/ nuk përjashton grevën e urisë

Kryetari i Partisë Demokratike nuk ka përjashtuar mundësinë që opozita të futet në grevë urie në shtator kur nis sesioni i ri parlamentar.Berisha tha se greva e urisë nuk përjashtohet dhe se do bindë shqiptarët që zgjedhjet e 11 majit ishin farsë.

“Apsolutisht i gatshëm ta udhëheq deri në fitore. Me shembullin personal, tu rikthej shqiptarëve votën e lirë. Asgjë nuk përjashtohet, asnjë variant.Rëndësi për ne ka që shqiptarët me ndërgjegje të plotë të binden se kjo ishte një farsë dhe ajo që paraqet propaganda e qeverisë”-ishte përgjigja e Berishës.

Duke i konsideruar zgjedhjet e 11 majit farsë, Berisha përsëriti edhe njëherë se Partia Demokratike nuk i njeh këto zgjedhje.

Vjehrra g*det me sende të f*rta nusen e djalit , tenton të përdorë edhe th*kën

Ndaj një 75-vjeçareje ka nisur hetimi në Tiranë, pasi ka dhunuar bashkëshorten e djalit të saj.Policia thotë se ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 75 vjeçe, sepse pas një konflikti të çastit, ka goditur me një send të fortë bashkëshorten e djalit të saj.

Madje 75-vjeçarja ka tentuar ta godasë bashkëshorten e djalit edhe me mjet prerës.Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 75 vjeçe, sepse pas një konflikti të çastit, ka goditur me një send të fortë bashkëshorten e djalit të saj dhe ka tentuar ta godasë me mjet prerës.“-njofton policia.

Trenat e pasagjerëve, me koncesion – MIE po studion tregun

Operimi i trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor mund të jepet me koncesion. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe programi CONNECTA2 i financuar nga BE-ja po zhvillojnë propozime për të dhënë një kontratë shërbimi publik, teksa disa projekte hekurudhore janë në zhvillim.

Sipas Hekurudhës Shqiptare, ministria ka porositur një konsultim paraprak të tregut për të vlerësuar interesin në një kontratë operimi për pasagjerët dhe për të mbledhur reagime në mënyrë që të sigurojë një proces tenderimi transparent, konkurrues dhe efikas.

Operatori i zgjedhur i trenave do të furnizojë dhe ndoshta do të mirëmbajë trena të rinj, të dorës së dytë ose të marrë me qira, dhe gjithashtu mund të kërkohet të mbledhë tarifat. Kohëzgjatja e kontratës dhe modeli i shpërblimit do të përcaktohen bazuar në rezultatin e konsultimit të tregut, duke marrë parasysh ciklet e jetës së trenave, kostot e mobilizimit dhe nevojën për të siguruar një tender konkurrues.

Tenderimi pritet të fillojë në tremujorin e tretë të vitit 2025 për operacionet që do të fillojnë në tremujorin e tretë të vitit 2026. Këtu përfshihen shërbimet e pasagjerëve në linajt Tiranë – Durrës, Tiranë – Rinas dhe Durrës – Rinas, si projekti më i avancuar aktualisht. Më pas synohet zgjerimi i shërbimeve në linjën Vorë – Hani i Hotit dhe Durrës – Pogradec. 

Operacionet e pasagjerëve vlerësohen në 1.1 milion tren-km në vitin 2026, duke u rritur me zgjerime të ardhshme në rreth 4 milion tren-km në vitin 2036.

Sipas kompanisë shtetërore të hekurudhave, ”operatorët do të kishin një mundësi unike për të hyrë në një treg në rritje me mbështetje të fortë qeveritare dhe të BE-së, duke ofruar potencial për fitim afatgjatë përmes kontratave të shërbimit publik dhe zgjerimit të ardhshëm në shërbime ndërkufitare”.

Hapet thirrja, 227 vende pune për mjekë dhe infermierë në qendrat shëndetësore verore

Ministrja Koçiu informon se janë hapur 227 vende pune për mjekë dhe infermierë që do t’i bashkohen qendrave shëndetësore verore.

Nisja e sezonit turistik në të gjithë vendin, shoqërohet edhe me hapjen e qendrave shëndetësore verore nga veriu në jug të vendit, për t’u ardhur në ndihmë pushuesve vendas, por edhe turistëve të huaj, për një sezon të sigurt dhe të shëndetshëm.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka ripërsëritur sot thirrjen për mjekët dhe infermierët në Shqipëri, që të aplikojnë për vendet e hapura të punës në qendrat shëndetësore verore në vend.

Ministrja Koçiu pohon se tashmë janë hapur 227 vende pune për mjekë dhe infermierë që do t’i bashkohen qendrave shëndetësore verore në të gjithë Shqipërinë.

“Si çdo vit, këto qendra do të jenë në gatishmëri 24/7 për të garantuar kujdes shëndetësor për mijëra pushues vendas e të huaj”, shkruan Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Vitin e kaluar 34 qendra shëndetësore verore ofruan shërbim shëndetësor 24 orë në 7 ditë të javës pranë zonave më të frekuentuara turistike të shpërndara gjeografikisht në të gjithë Shqipërinë.

Gjatë periudhës 1 qershor 2024 deri në 30 shtator 2024 në këto qendra shëndetësore verore u realizuan 80 765 vizita mjekësore, ku 32% u kryen për shtetas të huaj

Prindërit protestë kundër infektimeve me salmonelë: Shteti inekzistent!

Mbahet sot protesta e prindërve përpara Bashkisë Gramsh në lidhje me infektimin me salmonelë për 14 fëmijë të kopshtit numër 1. 

Ajo që vihet re është një pjesëmarrje e ulët në protestë, kur një nga prindërit shprehet se ndodh për shkak të frikës së pushimeve nga puna. 

Ai shprehet se askush nuk është interesuar për fëmijët dhe reagimi nga shteti sipas tij ka qenë inekzistent.
Sipas tij nuk ka pasur asnjë orientim se si duhet të veprohet, duke pasur parasysh që salmonela është ngjitëse dhe prej saj mund të infektohen edhe persona të tjerë në familje e jo vetëm. 

“Përgjigjen e kam marrë dje pas disa sherreve në kopsht, nuk na jepnin përgjigje që kishim për ta marrë që të shtunën.
Thonin që nuk jepet kështu përgjigja. Nuk kemi parë asgjë nga ana e tyre. Përderisa është një sëmundje ngjitëse, mbase duhej një person mbase nga infektivi të na orientonte se si duhej të veprojmë. Askush as nuk na ka pyetur se si është fëmija.
I kam marr fëmijës vetëm një mjekim që i kam marrë me lekët e mia.
Nga shteti nuk kemi parë asnjë lëvizje, nuk është gjëkundi.
Pjesëmarrja në protestë është e ulët sepse ne i njohim dhe kanë frikë se mos ikin nga vendete punës. Por mua përpara fëmijës tim nuk më intereson asgjë. Dum të zbardhet e drejta.
Me sa shohim është një tender që i është dhënë një biznesi jashtë qytetit tonë”, tha ajo.

Shqipëria mes 10 vendeve për rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve në Europë

Shqipëria renditet e 10-ta në rreth 40 vende të Europës për rritjen e lartë të çmimeve të ushqimeve ndërmjet 2015-mars 2023.Të dhënat që burojnë nga Indeksi i Harmonizuar që BE përdor për të krahasuar ndryshimin e çmimeve në Europë tregon se që nga 2015-ta, Turqia kryesoi për rritjen e lartë të inflacionit të ushqimeve për shkak të valëve të inflacionit të viteve të fundit dhe në anën tjetër Zvicra kishte rritjen më të ulët.

Indeksi shqiptar i çmimeve të ushqimeve dhe pijeve jo alkoolikë shënoi në mars të këtij viti 167 % (2015=100), çka do thotë se nga viti 2015 deri në mars 2025 çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur me 67 për qind një nga nivelet më të larta në Europë.

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rriten 14% më shumë se mesatarja e BE-së në këtë periudhë. Eurostat e rendit Shqipërinë në vendin e 10 në 40 ekonomi, teksa para nesh renditet vende me zhvillime jo të zakonta, me inflacion shumë të lartë (p.sh. Turqia 1,470, Hungaria 210).

Shqipëria gjithashtu kishte rritjen më të fortë të çmimeve edhe në Rajonin e Ballkanit, duke përjashtuar Serbinë.

Rritja më ritme të lartë të çmimeve të ushqimeve në krahasim me vendet e tjera në Europë dëmton e konvergjencën afatgjatë ( arritjen e standardeve të jetesës së BE).

Në njërën anë presioni në konsum nga vizitorët e huaj dhe në tjetrën plakja e popullsisë po krijojnë një mjedis me çmime më të larta edhe në vijimësi. Zhvillimet pozitive në turizëm nuk po nxisin prodhimin bujqësor dhe vendi ka rritur varësinë e furnizimeve me ushqime nga importi vitet e fundit. Teksa kjo varësi po rritet mungojnë politikat që adresojnë kostot strukturore të zinxhirit të furnizimit ushqimor.

Për të zbutur pasojat e inflacionit të lartë pas luftës në Ukraine të gjitha vendet europiane, përfshirë edhe ato të rajonit aplikuan politika agresive në rritjen e pagave dhe pensioneve. Shqipëria ka bërë disa ndërhyrje sidomos në sektorin publik, por ende mbetet pas.

Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro. Paga më e lartë mesatare mujore bruto është në Serbi, më 1150 euro në muaj (135,403 dinarë serbë). Në Bosnjë dhe Hercegovinë, paga është gati 1100 euro (2140 Bam). Në Mal të Zi paga është 1083 euro.

Edhe Maqedonia e Veriut paguan mesatarisht punonjësit me më shumë se një mijë euro në muaj, konkretisht 62 mijë dinarë maqedonas, ose 1020 euro në muaj.

Makina perfundon ne kanal, humb jeten 28 vjecari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në vendin e quajtur “Rotondo e Kolonjës”.

Mësohet se shtetasi 28vjeç ka humbur kontrollin e automjetit. Më pas ka përfunduar në një kanal me ujë. I riu ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:50, në vendin e quajtur “Rotondo e Kolonjës”, shtetasi S. G., 28 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka rënë në një kanal me ujë dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Roja bregdetare e Vlorës shpëton dy turistët

Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i vijnë në ndihmë dy shtetasve të huaj që lundronin me një veliere, e cila kishte pësuar defekt në motor dhe kishin mbetur në det të hapur.

Gjatë ditës së sotme, DVKM Vlorë ka marrë njoftim se dy shtetas të huaj, në bordin e një mjeti lundrues që ndodhej rreth 5 milje në det të hapur, përballë Gjirit të Gramës, kishin nevojë për ndihmë.Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, ku mjeti lundrues i Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi është nisur drejt koordinatave të dhëna, për të bërë të mundur lokalizimin dhe ndihmën ndaj dy shtetasve, të cilët rrezikoheshin edhe për shkak të dallgëve. Njëkohësisht, patrulla kufitare tokësore ka mbajtur nën vëzhgim të vazhdueshëm velieren.

Pavarësisht kushteve të vështira, pas disa orësh ndërhyrjeje dhe në koordinim e bashkëpunim me ekuipazhin e Rojës Bregdetare, u bë e mundur shoqërimi i velieres dhe drejtimi i saj i sigurt në gjirin e Portopalermos. Dy shtetasit e huaj ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare vijon të jetë në shërbim të qytetarëve dhe turistëve, duke garantuar sigurinë në hapësirat detare dhe ndihmën e menjëhershme në çdo situatë emergjente.