SPAK mbyll hetimet, merr të pandehur Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

SPAK përfundon hetimet për dosjen CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI ne SHBA dhe hetimin pasuror ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Ish-çifti Meta-Kryemadhi që u divorcuan pak kohë më parë janë hetuar për korrupsuon, pastrim parash e mosdeklarim e fshehje pasurie.

Kryemadhit iu komunikuan akuzat ne mesditë nga SPAK ndersa ish-presidentit Meta pritet ti komunikohen akuzat ne oren 14:00.Akuzat do t’i komunikohen edhe personave të tjerë të eskpozuar në këtë dosje, Ema Çoku e Pirro Xhixho.

Brenda pak dite SPAK pritet të dergojë dosjen në gjykatë ku në seance paraprake GJKKO do të vendose nëse ceshtja do të kalojë për gjykim, kthehet pas për plotesim apo pushohet

Greqi/ Arrestohen 3 shqiptarë për vr*sjen e noteres 69-vjeçare!

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar në Greqi për vrasjen e një notereje 69-vjeçare në Zakynthos, ngjarje e ndodhur në shkurt të këtij viti.Sipas hetimeve të zhvilluara nga autoritetet greke, dy burra, baba e bir, dhe një shok i tyre, janë përfshirë në këtë ngjarje tragjike.

Ata e sulmuan noteren në shtëpinë e saj, duke tentuar ta grabisnin, dhe gjatë përpjekjes për të hapur derën, ajo u rrëzua dhe pësoi lëndime fatale.

Një nga autorët, që jetonte në Nemea, ka rrëfyer detaje të ngjarjes gjatë marrjes në pyetje, duke përfshirë udhëtimin drejt Zakynthosit dhe përdorimin e maskave dhe dorezave gjatë sulmit.

Pas ngjarjes, ata u larguan dhe hodhën thikat dhe dogjën rrobat për të fshirë gjurmët. Hetimet janë ende në vazhdim për të sqaruar plotësisht motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

Gonzato:“Koha që Parlamenti të miratojë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore”

Silvio Gonzato, ambasador i delegacionit të BE-së ka komentuar sot nga Korça zgjedhjet e 11 majit.Pyetje: Si i shihni zgjedhjet e 11 Majit sipas raportit të OSBE ODHIR?

Gonzato: Nuk e di nëse kanë dalë rekomandimet përfundimtare, por natyrisht që kam parë rekomandimet paraprake. Ka patur gjithashtu një deklaratë shumë të qartë nga Brukseli dhe është një element që unë dua ta përmend, që unë e kam shumë kryesor siç e ka thënë dhe përfaqësuesja e lartë Kalas, është koha tashmë që qeveria shqiptare por edhe Parlamenti të miratojë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore e cila të përfshijë të gjitha rekomandimet e shkuara e të tashme nga OSBE ODIHR. Rezultati dhe përgjegjësia bie mbi qeverinë që të ndërmarrë e të kryejë këtë reformë kaq të gjerë sepse me patjetër që i ka numrat. Nga ana tjetër është dhe pritshmëria e shqiptarëve duke qenë se Shqipëria është në këtë rrugëtim për t’u futur në BE.

Pyetje: Standardet e zgjedhjeve?

Gonzato: Në raport me atë çfarë patë, kemi një raport të OSBE ODIHR i cili pasqyron si kanë qenë këto zgjedhje ndërkohë që i ka njohur me standardet. Ndërkohë që përmenden dhe çështje si përdorimi i burimeve publike, por administrimi i zgjedhjeve është përgëzuar nga raporti i OSBE ODIHR ndaj po e theksoj që kjo është diçka e cila duhet trajtuar nëpërmjet një reforme gjithëpërfshirëse në të ardhmen. Dua të vlerësoj komisionin qendror të zgjedhjeve për punën që ata kanë bërë, prokurorinë e përgjithshme, SPAK, që do të thoja ka qenë një bashkëpunim ekzemplar.

Pyetje: Qëndrimet e opozitës për mosnjohjen e zgjedhjeve, a do të ndikojnë në rrugëtimin për në BE?

Gonzato: Do doja të thoja që çdo parti e cila mendon apo ndjen se ka patur parregullsi, patjetër le t’i raportojë ato e të ankohet te organet përkatëse që janë organet që administrojnë zgjedhjet dhe natyrisht edhe te organet përkatëse. Kjo është mënyra se si duhet të shkojnë gjërat. Megjithatë shpresoj që të dyja partitë kanë theksuar një sërë herësh dedikimin e tyre ndaj procesit të anëtarësimit dhe përpjekjeve të Shqipërisë për të shkuar drejt BE, do të punojnë realisht në këtë drejtim.

Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme

Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.Ajo është shprehur se ka gjyq.

“Kam gjyq për shpifje me inceneratorin, gjithë dynjaja shkon në gjyq civil, unë vij këtu”, tha ajo për gazetarët.

UNESCO dha rekomandim zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere, Rama: Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi UNESCO dha rekomandim zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere.Ai u shpreh se ky është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar, “është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës”.

“Një lajm që na mbush me emocion dhe krenari pas një pune të gjatë, me një vizion të qartë:
#UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere.Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar — është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës.

Dhe asgjë nuk ka ndodhur rastësisht, por vjen pas një pune shumë intensive të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga vizita e parë e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Audrey Azoulay në Vjosë në shkurt 2023, e deri te puna e palodhur e specialistëve të zonave të mbrojtura që ndoqën çdo hap me përkushtim e profesionalizëm

Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është MODELI i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon ndërsa në shtator të këtij viti pritet miratimi përfundimtar nga Këshilli i Rezervateve të Biosferës të UNESCO-s për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore si një himn për natyrën dhe për njerëzit”, ka shkruar Rama.

FIER-Ngjarjet dhe veprat penale ne 24 oret e fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. T., 24 vjeç, banues në Lushnjë dhe R. S., 25 vjeç, banues në fshatin Radostinë, pasi gjatë kontrolleve fizike, iu gjetën përkatësisht doza Cannabisi dhe doza Kokaine.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin J. Ll., 54 vjeç, banues në fshatin Dushk, pasi dyshohet se ka vjedhur pajisje në 2 banesa në këtë fshat. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën disa prej këtyre pajisjeve, si dhe disa fishekë arme gjahu.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. T., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 15 vjeçe.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar një automjet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Trupat e NATO-s zbarkojnë në Shqipëri, nis zyrtarisht stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ‘25”

Trupat e Forcës Tokësore shqiptare u nisën në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga garnizoni i Zall-Herrit drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, duke shënuar fillimin zyrtar të stërvitjes së përbashkët “Defender Europe ‘25”.Kjo stërvitje ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë, zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Evropiane të SHBA (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s.

Shqipëria, si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara.

Defender Europe ‘25” synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe aftësive për të reaguar shpejt ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantike.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë mbeten të angazhuara për të siguruar një mjedis operacional të suksesshëm dhe për të kontribuar në mbrojtjen kolektive, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, në një postim në rrjetet sociale sot, ndau pamje nga translokimi i trupave në Zall-Herr.

“Nga Zall-Herri ku në orët e para të mëngjesit, trupat e Forcës Tokësore janë nisur drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, për të filluar zyrtarisht Defender Europe 25 – një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë”, shkruan Vengu.

Rama mesazh kandidatëve të PS, humbës në garën e 11 majit: Shiheni si mundësi të re karriere në vend tjetër pune

Gjatë fjalimit të mbajtur para anëtarëve të kabinetit të qeverisë dhe deputetëve socialistë të dalë nga zgjedhjet e 11 majit si dhe kandidatëve që garuan në këto zgjedhje, kryesocialisti Edi Rama u ndal veçanërisht te ata që nuk janë më pjesë e institucioneve pas zgjedhjeve, duke i nxitur të mos e përjetojnë largimin si një humbje personale, por si një mundësi për rritje profesionale.

“Nuk ka garë individuale që mund ta humbasësh pa u mërzitur. Ju siguroj se nëse do e shohin humbjen e vendit të punës si mundësi të re për një vend tjetër pune, si fitues të mandatit historik të 11 majit, atëherë jo vetëm do të jenë të dobishëm për këtë familje, por do ta pasurojnë karrierën e tyre profesionale,” u shpreh Rama.

Edi Rama: Nuk ka garë individuale që mund ta humbasësh pa u mërzitur. Ju siguroj se nëse do e shohin humbjen e vendit të punës si mundësi të re për një vend tjetër pune, si fitues të mandatit historik të 11 majit, atëherë jo vetëm do të jenë të dobishëm për këtë familje, por do ta pasurojnë karrierën e tyre profesionale. Dhe  nëse do të rikthehen në kuvend, do të garojnë përsëri në të ardhmen.

Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri. Na duhet një mirëkuptim i plotë mes nesh dhe me familjen tonë europiane, sepse do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt.