Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, katër automjete dhe një motoçikletë të përfshirë

4 automjete dhe një motoçikletë janë përfshirë në një aksident të ndodhur pasditen e sotme tek bulevardi i palmave në Lushnje.Fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale dhe pa pasoja për jetë njerëzish.

Ambulanca është thirrur për sigurinë e personave të përfshirë në aksident për ekzaminime.Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe përveç dokumentimit të aksidenti po disiplinon dhe trafikun qytetas.

Rama për kantierin e zgjerimit të superstradës Tiranë-Durrës: Realizimi ka arritur në 50%

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga procesi i punës në zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës.Ai shkruan se punimet kanë ecur me ritme të shpejta, ndërsa deri më tani ka përfunduar 50% e realizimit fizik.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe nga kantieri i punës për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, Faza II, ku punimet kanë ecur me ritme shumë të mira e tashmë realizimi fizik ka arritur në masën 50%, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Studenti italian godet për vd*kje me makinë ,shqiptarin 39-vjeçar

Ai vdiq menjëherë teksa po shkonte në punë, i goditur nga makina e një studenti që kishte dalë jashtë kontrollit. Edmond Gjoci, 39 vjeç, banues në Tuoro të Italisë, i martuar dhe baba i një vajze 5-vjeçare, po ecte në buzë të rrugës rajonale 71 në Riccio.

Lancia Y u përplas mbi të dhe e rrëzoi përtokë si një birilë. Në tragjedinë që ndodhi këtë mëngjes në orën 7:45, ekziston hija e një shpërqendrimi fatal, kur fatet e një nxënësi 19-vjeçar të shkollës së mesme nga zona dhe një punëtori ferme u kryqëzuan në mënyrën më të tmerrshme.

I riu, i nënshtruar testeve, rezultoi negativ për alkool dhe çdo substancë tjetër. Kështu, midis hipotezave që po shqyrtohen nga Karabinierët, përveç sëmundjes së papritur, një avarie motorike ose një ngjarjeje të paparashikuar, ekziston edhe mungesa e përqendrimit gjatë drejtimit të automjetit.

Ndoshta për një kontroll të parëndësishëm, për të parë celularin, ose për diçka tjetër. Por për momentin nuk ka asgjë të sigurt në hetimin e hapur në mënyrë të pashmangshme nga prokuroria për vrasje rrugore. Përveç se, në fakt, këmbësori humbi jetën menjëherë dhe makina e vogël gri përfundoi jashtë rrugës pas përplasjes. Ai gjithashtu goditi një tabelë anës rrugës.

Që nga rindërtimi i parë i dinamikës, studenti e përshkonte të gjithë karrexhatën në mënyrë diagonale: vinte nga ana e Terontolës dhe po shkonte në drejtim të Cortonës. Makina dhe telefoni celular u sekuestruan. 39-vjeçari nga Trasimeno, me origjinë nga Shqipëria, por që jetonte në Tuoro prej rreth dhjetë vitesh, një person i thjeshtë dhe i njohur, vuri re vetëm automjetin që po shkonte drejt tij, por pa shmangur përplasjen fatale. Ai nuk arriti ta shpëtonte veten.

Ishte në buzë të rrugës së ngarkuar, pasi kishte mbërritur me autobus nga shtëpia: kishte një takim për të shkuar në punë, me sa duket në Pergo. Kur mbërritën makina mjekësore Alfa 3 dhe ambulanca, Edmond Gjoci ishte tashmë i vdekur.

Reagimi i Ambasadës së SHBA për zgjedhjet e 11 Majit: Urime popullit të Shqipërisë. Presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë!

Pasi kanë kaluar më shumë se dy javë nga zgjedhjet e 11 Majit, kur tashmë rezultati është certifikuar edhe nga KQZ në të gjitha qarqet, ka ardhur reagimi i parë zyrtar nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Një reagim i shkurtër, ambasada e SHBA uron popullin shqiptar dhe thekson se të dy vendet do të vijojnë të bashkëpunojnë ngushtësisht.

Ambasada e SHBA: Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë.

Ambasada

Apeli lë në qeli ish-deputetin e PS-së

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe shtetasit Ahmet Masha për heqjen e së sigurisë.Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për zgjatjen e afateve hetimore me 3 muaj, që ishin kundërshtuar nga personat nën hetim.

SPAK ka afat deri më 20 korrik për të përfunduar hetimet për këtë dosje.Organi hetues pret përgjigje për letër-porosinë e nisur partnerëve jashtë Shqipërisë, ku janë kërkuar informacione lidhur me disa episode të çështjes dhe subjekteve që pl hetohen.

Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 tetor të vitit të kaluar për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, përkrahje krimi dhe nxjerrje e sekretit shtetëror.

38-vjeçari i hyn pa dëshirë në banesë 18-vjeçares dhe tenton ta marrë me forcë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një 38-vjeçar ka hyrë pa leje në banesën e një të reje 18-vjeçare dhe ka tentuar ta marrë me forcë.

Sipas kallëzimit të vajzës, autori e ka goditur fizikisht para se të përpiqej ta largonte nga banesa. Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke arrestuar në flagrancë agresorin, i cili rezulton të jetë me precedentë penalë për vepra të mëparshme penale. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 38 vjeç,  banues në Gramsh.

Arrestimi i tij u bë pasi ka kallëzuar një 18 vjeçare, se 38-vjeçari i është futur pa dëshirë në banesë, e ka goditur me shpullë dhe ka tentuar ta marrë me forcë. Nga verifikimet e kryera menjëherë pas kallëzimit, rezultoi se shtetasi E. K. është dhe  me precedent penal në fushën e vjedhjes. Në drejtimin e Prokurorisë po punohet për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtij rasti.

U vetëpla*os me a*me ,40-vjeçari inskenoi atentat, u përpoq të mashtrojë policinë

Njoftimi i policisë: 

DVP Tiranë

Dokumentohen rrethanat e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e djeshëm, në fshatin Marikaj.

U vetëplagos aksidentalisht në banesë, me armën e zjarrit që e posedonte pa leje, dhe më pas shtiu disa herë, që të inskenonte një atentat ndaj tij, vihet në pranga 40-vjeçari.

I arrestuari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për krime kundër pronës.

Vihet në pranga dhe një 43-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Vorë, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të plagosjes me armë zjarri të një shtetasi, i cili ishte paraqitur në spital, për ndihmë mjekësore, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve për rastin, u arrestuan shtetasit:

  1. A.(M.), 40 vjeç (shtetasi i dëmtuar) dhe S. K., 43 vjeç, të dy banues në fshatin Marikaj.

Nga hetimet dyshohet se 40-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht, në banesë, me një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje dhe më pas ka shtënë disa herë, që të inskenonte një atentat ndaj tij. Për të penguar zbulimin e së vërtetës, ky shtetas ka hequr DVR-në e një kamere të sigurisë pranë banesës së tij.

Shtetasi S. K. e ka transportuar 40-vjeçarin në spital dhe gjatë veprimeve procedurale nga Policia, nuk ka kallëzuar për rrethanat e ngjarjes.

40-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Arma e zjarrit u gjet në banesën e këtij shtetasi dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Protestë e banoreve për bllokimin e rrugës në Kaninë

Banorët e fshatit Kaninë prej tre ditësh po protestojnë për të kundërshtuar mënyrën se si po zhvillohen punimet për ndërtimin e bypass-it të qytetit të Vlorës.Banorët thonë se në hyrje të parcelave bujqësore është vendosur një nënkalim prej llamarine dhe me lartësi minimale, që lejon kalimin vetëm për këmbësorët, duke pamundësuar hyrjen e mjeteve të tonazhit të rëndë, përfshirë ato bujqësore, zjarrfikëset dhe ambulancat.

Banorët thonë se me këtë zgjidhje po vihet në rrezik serioz siguria dhe jeta e banorëve. Protesta thonë ata ka për qëllim të parandalojë një zhvillim të gabuar për të ardhmen e zonës.Nëse nuk merren masa, do të vijojmë edhe në ditët në vijim, madje me protesta më të përshkallëzuara”.

“Ky nënkalim nuk mund të konsiderohet zgjidhje, sidomos nëse për Kaninën parashikohet ndonjë plan zhvillimi. Ne kemi kërkuar informacion në institucionet përkatëse, por jo vetëm që nuk kemi marrë përgjigje, por nuk ka as vullnet për anulimin e projektit dhe realizimin e një studimi të ri”.

Ndërkohë, by passi i Kaninës, i cili pritet t’i japë një zhvillim të ri zonës dhe të lehtësojë ndjeshëm trafikun, është drejt përfundimit. Megjithatë, banorët paralajmërojnë se nëse nënkalimet nuk merren në konsideratë si prioritare për interesat e tyre, protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, bashkë me fëmijët.