Luleshtrydhet e importuara nga Greqia me prani pesticidi të rrezikshëm.

Me shpejtësi rrufe në media qarkulloi lajmi se mandarinat shqiptare u bllokuan në disa vende të BE-së, sepse përmbanin nivele të larta pesticidesh, por e kundërta ndodh kur vendet e BE-së fusin në tregun shqiptar fruta dhe perime me pesticide të rrezikshme.

Te luleshtrydhet e importuara nga Greqia është konstatuar prania e mbetjes së pesticidit Hexythiazox, i cili konsiderohet me risk për shëndetin e njeriut.Kontrollet e AKU-t në terren, pas analizave të kryera në ISUV, kanë faktuar se luleshtrydhet e importuara nga shteti grek kanë prani të pesticidit, që përbën risk për shëndetin e konsumatorëve.

Situata bëhet më alarmante edhe për vetë faktin që luleshtrydhet preferohen shumë nga fëmijët.Në një kërkesë për informacion drejtuar AKU-t na bëhet me dije se subjekti importues është “Geri shpk” me aktivitet “Magazinë fruta-perime”.

Sipas AKU-t, subjekti e ka importuar produktin në përputhje me legjislacionin në fuqi. Pra, teorikisht në bazë të çertifikatave shoqëruese, luleshtrydhja e importuar nga Greqia ishte konform rregullave dhe për konsum, por praktikisht nga  analizat e ISUV rezultoi se ky produkt duhet të hiqej menjëherë nga tregu, sepse paraqiste rrezik.

Megjithatë inspektorët e AKU-t nuk arritën të minimizojnë rrezikun duke bllokuar luleshtrydhen, pasi e gjithë sasia e importuar rezultoi e shitur.

Në bazë të procedurave standarde kur një produkt dërgohet për t’u analizuar duhet të qëndrojë i bllokuar deri në daljen e rezultatit të analizave.

Në rastin konkret asnjë kilogram luleshtrydhe nuk rezultoi e  bllokuar.Efikasiteti i AKU-t duhet të qëndrojë në evidentimin e rasteve problematike dhe bllokimin e produkteve që paraqesin risk, pa u konsumuar nga qytetarët.

Më herët televizioni “Ora News” ka  ngritur alarmin  për shitjen e mishit të pulës së infektuar me salmonelë në rrjetin e dyqaneve “KFC” në Shqipëri.

Deri në momentin që është bërë bllokimi, në dyqanet “KFC” është shitur 1357 kg mish pule dhe sasia e bllokuar ishe vetëm 177 kg.

Edhe në rastin e ëmbëlsirave “Fruit Toffee” Mix 500g me prezencë të copave të metalit që janë tregtuar në Shqipëri, sipas burimeve zyrtare rezultoi se produkti nuk ka mundur të bllokohet dhe rezulton i shitur.

Nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Ndaj bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj është në fuqi masa ‘detyrim paraqitje’.

Ndërkohë në seancën e kaluar në Apelin e GJKKO-së, u la në fuqi vendimi për sekuestron preventive ndaj llogarive bankare të saj. Apeli rrëzoi vendimin e Xoxës që kërkoi heqjen e sekuestrues, ndërkohë që ndaj saj vazhdon të jetë në fuqi dhe masa ‘detyrim paraqitje’.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet është zbuluar një mekanizëm i organizuar korruptiv, që ka lejuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa që të përfitojnë nga fondet publike për pasurim personal, përmes veprimeve të paligjshme dhe të kamufluara.

9 femije te prekur nga fruthi ne FIER

Shpërthimet e fruthit në mbarë botën , kanë vënë në alarm edhe autoritetet shëndetësore në vendin tonë. Vetëm gjatë muajit mars 2025 në Fier janë identifikuar 9 raste , ndërsa fëmijët e prekur kanë rezultuar të pavaksinuar. Sipas mjekes epidemiologe pranë Njësisë Vendore té Kujdesit Shëndetësor Parësor në Fier, Anila Moçi , rasti i parë i konfirmuar ka qënë i një fëmije i cili pas qëndrimit 2 javor në Itali është kthyer i infektuar ndërsa prindërit e tij kishin refuzuar bërjen e vaksinës kundër fruthit. Një tjetë vatër infeksioni shpërtheu më pas në një kopësht dhe pavarësisht se të gjithë fëmijët e prekur janë trajtuar në spital dhe aktualisht janë né gjëndje të mirë shëndetësore , mjekja Moçi paralajmëron rrezikun e përhapjes së fruthit në rast refuzimi të vaksinës.

Mjekja epidemiologe pohon gjithashtu se vaksinimi mbetet mbrojtja më e sigurt ndaj kësaj sëmundjeje për të parandaluar shpërthimet epidemike teksa ka theksuar se prindërit nuk duhet të bëhen prehë e zërave se vaksina kundër fruthit shkakton autizëm, debat i tejkaluar tashmë.

Një shpërthim i tillë i fruthit në Fier është regjistruar në vitin 2018 ku në Qarkun e Fierit u prekën 8 persona. Përballë kësaj situate mjekja Moçi u ka bërë apel të gjitha institucioneve arsimore parashkollore dhe shkollore të mos pranojnë fëmijë të pavaksinuar sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit pasi bëhen shkak për përhapjen e fruthit edhe te fëmijët e tjerë.

Pergjimet/ Ajola Xoxën e thërrasin amerikanët, por Veliaj e këshillon

Vijon edhe sot publikimi i përgjimeve të tjera për kryebashkiakun Erion Veliaj të arrestuar për akuza të rënda si korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.Në audiopërgjimet që “CNA.al” ka siguruar, të cilat janë çuar nga SPAK-u në Apelin e GJKKO-së, duket qartë në një bisedë mes Ajola Xoxës dhe Erion Veliajt, shmangia që bashkëshortja e Veliajt i bën Konsullatës Amerikane në Tiranë.

Sipas materialeve, duket qartë se Ajola është kontaktuar nga Konsullata Amerikane. Nuk dihet arsyeja. Konsullata të thërret ose për të të dhënë vizën ose për ta hequr atë.

Ajola dihet që ka vizë, nuk dihet arsyeja pse e kanë thirrur.

Se në rast se kërkonte vizë në Konsullatën e SHBA-së nuk kishte arsye për të mos shkuar, por duket e qartë në bisedë se shmanget Konsullata e SHBA-së dhe më pas Erion Veliaj i thotë se me ardhjen e Aleksit do të zgjidhen gjërat.

Aleksi nuk e ka mbiemrin në tekst, por me sa dyshohet nga kuptimi i bisedës mund të jetë Alex Soros, miku i Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës, të cilin ai e shpall shpesh vëlla e mik të tij të ngushtë.

PËRGJIMET E BURGUT/ Ajola Xoxën e thërrasin amerikanët, por

Pra, nga e gjithë biseda kuptohet qartë shmangia që i bëhet dhe nga Ajola, por dhe më pas, pas telefonatës me Veliajn dhe me qëndrimin e kryebashkiakut që të shmanget Konsullata Amerikane. Arsyeja pse shmanget një institucion i tillë diplomatik është pak e çuditshme.

Më lart e theksuam se Konsullata të thërret ose për të të dhënë vizën ose për të të hequr vizën. Në rast se do të kishte një aplikim për vizë kuptohet që ajo do të kishte shkuar me vrap, arsyeja pse nuk ka shkuar nuk dihet.

Pra, ka jo pak dyshime që ndoshta diçka tjetër po ndodhte në Konsullatën e SHBA-së dhe Ajola ka dashur ta shmangë që të mos ketë asnjë kontakt me Konsullatën e SHBA-së në Tiranë.

Në këtë kuadër është publikuar së fundmi një komunikim të Veliajt me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

PËRGJIMET E BURGUT/ Ajola Xoxën e thërrasin amerikanët, por

Në datën 18 shkurt të vitit 2025, Ajola Xoxa vë në dijeni Erion Veliajn se Konsullata Amerikane i ka kërkuar që në datë 19 shkurt të 2025-ës të paraqitet tek Ambasada Amerikane në Tiranë.

“18.02.2025

Në orën 16:00, shtetasja Ajola Xoxa kontaktohet nga Konsullata Amerikane, nga ku i kërkohet të paraqitet në datë 19.02.2025 pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ajola Xoxa e informon se për shkaqe shëndetësore e ka të pamundur dhe e lënë për të biseduar për një datë tjetër”, thuhet në përgjimet e siguruara.

Në një tjetër përgjim, pikërisht në datën 19 shkurt 2025, Veliaj bisedon në lidhje me thirrjen e Ajola Xoxës në Ambasadën Amerikane ku i thotë se nuk ka pse të shkojë t’u japë llogari palëve të një shteti tjetër.

Ndër të tjera Veliaj përmend emrin e Aleksit (që dyshohet të jetë Alex Soros) dhe i thotë se kur të vijë ai do të rregullohen gjërat dhe s’ka nevojë të japë llogari.

“19.02.2025

Në orën 18:15, Erion Veliaj bisedon në lidhje me thirrjen e Ajolës në Ambasadën Amerikane, ku i thotë se nuk ka pse të shkojë dhe se është administratë tjetër. I thotë se kur të vijë Aleksi do të rregullohen gjërat dhe s’ke nevojë që t’u japësh llogari palëve që nuk janë vendi yt”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.al

E moshuara ne Mallakastres gjendet e vetë*arur ne oborrin e shtepise

Drejtoria Vendore e Policisë Fier


Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, është gjetur e vetëvarur në oborrin e banesës së saj, në fshatin Usojë, shtetasja T. Z., 88 vjeçe, e cila vuante nga depresioni.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Q., 37 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka goditur me grushte, kushëririn e tij, si dhe i ka dëmtuar dyqanin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 30 vjeç, banues në Fier, pasi ka goditur me grushte dhe me send të fortë, xhaxhanë e tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit B. H., 51 vjeç dhe F. N., 32 vjeç, të dy banues në Roskovec, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur një 37-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. K., 74 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy 16-vjeçarë, pasi u kapën duke drejtuar automjete, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur kryqëzimi i Dajçit.Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë një prej tyre ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës.Nga verifikimet paraprake, drejtuesit e mjeteve nuk kanë qenë nën ndikimin e alkoolit. Autoritetet po kryejnë veprimet administrative të nevojshme.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti

Arrestohet ish-efektivi i RENEA (EMRI)

Arrestohet ish efektivi i RENEA, Altin Morina.

Morina është arrestuar mbrëmë nga shërbimet e komisariatit nr.2 në Tiranë.
Altin Morina u shpall në kërkim në 17 maj të 2024 në kuadër të operacionit Revanshi

Altin Morina 2

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, ndaluan shtetasin A. M., 45 vjeç, i shpallur në kërkim nga SPAK, për veprën penale “Kultivimi i bimeve narkotike“, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Gjatë kontrollit fizik, 45-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë. Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u arrestua dhe drejtuesi i automjetit me të cilin lëvizte 45-vjeçari, shtetasi E. H., 25 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Tronditen tregjet globale, bie dollari dhe aksionet në bursa

Tregjet globale kanë rënë ndjeshëm dhe dollari amerikan arriti në nivelin më të ulët në gjashtë muaj pas planit te tarifave të njoftuar nga Donald Trump.

Aksionet kryesore në bursat amerikane ranë ndjeshëm. Apple pësoi një goditje me 9% ndërsa Tesla ra më shumë se 8%.

Tregjet evropiane u tronditën gjithashtu: Indeksi standard i Evropës ra me 2.57%. Indeksi DAX i Gjermanisë ra 3%, Indeksi bazë i Francës 3.31% – rënia më e madhe njëditore që nga korriku 2023.

Indeksi standard i Italisë ra 3.6%, rënia e tij më e madhe njëditore që nga marsi 2023.

Dollari u ul gati 2.2% kundrejt një disa valutave të huaja, përfshirë paundin. Tronditja që tregjet globale pësuan pasi Trump njoftoi planin e tij ishte e ngjashme me goditjen që pësuan nga pandemia e Covid-19.

Por presidenti amerikan tha se plani I tij për tarifat po shkon mirë.

Trump foli shkurtimisht për gazetarët teksa linte Shtëpinë e Bardhë për t’u nisur në Florida dhe tha se tregjet dhe aksionet do të rriten dhe ekonomia amerikane do të lulëzojë.

“Tregjet do të rriten, aksionet do tërriten, vendi do të lulëzojë. Dhe pjesa tjetër e botës dëshiron të shohë nëse ka ndonjë mënyrë për të bërë një marrëveshje. Ata kanë përfituar prej nesh për shumë e shumë vite. Për shumë vite ne kemi qenë në anën e gabuar dhe unë mendoj se ajo që do të ndodhë do të jetë e pabesueshme.”

Sekretari I tregtisë I administratës së Trump, Hoëard Lutnick tha se presidenti nuk do të tërhiqet në asnjë mënyrë nga tarifat, ndërsa shumë vende kanë filluar të marrin masa hakmarrëse.

Lutnick tha se Trump duhet lejuar që të drejtojë ekonominë globale pasi e di mirë çfarë po bën.

Por Organizata Botërore e Tregtisë ka ulur ndjeshëm parashikimet e saj për tregtinë globale për shkak të tarifave.

Në vend që të parashikojë një rritje prej 3% në vëllim, tani pritet një tkurrje prej 1%.

Për vetë konsumatorët amerikanë tarifat do të thonë kosto shtesë. Sipas një analize nga The Budget Lab në Universitetin Yale, tarifat e Trump do t’i kushtojnë një familjeje mesatare amerikane rreth 2,100 dollarë në vit.

Familjet me të ardhura më të ulëta përballen me 980 dollarë shtesë në kosto vjetore.

Analiza vlerëson se tarifat e ndryshme të Trump do të rrisin çmimin e të gjitha produkteve prej lëkure, duke përfshirë këpucët, me 18%, veshjet me 16%, pajisjet elektrike me 10%, dhe peshkun dhe produktet e freskëta me 4%.

Të kombinuara, tarifat e Trump do të rrisin çmimet rreth 2.3%, thuhet në raport.