SPAK i komunikon akuzën ish-deputetes së PS Klotilda Bushka. Merren të pandehur 30 persona, mes tyre dhe daja i Ajola Xoxes

Detaje të reja nga hetimet e Erion Veliajt. Krahas kryebashkiakut Veliaj, SPAK ka marrë të pandehur 30 persona dhe shoqëri fizike.

SPAK i ka komunikuar akuzën dhe Klotilda Bushkës, ish deputete e PS-së. Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Të pandehur janë marrë:

Ina Goxhaj

Adela Kondakçiu

Flutur Xhani

Valmir Xoxa

Erald Simixhiu (daja i Ajola Xoxes)

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Admir Pahumi, Simon Prendi, Erdit Salillari, Sonila Qato, Arbër Troka, Almir Hoxhaj dhe Arjana Hasani”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Erjon Çela dhe Rudina Palloj, me vendimin nr. 52, datë 23.07.2025 vendosi:

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Miranda SHKURTI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale), pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Nikollaq MIHALI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale), pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Admir PAHUMI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale), pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Simon PRENDI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Simon PRENDI dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 60 (gjashtëdhjetë) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Simon PRENDI për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

.Në aplikim të nenit 35, paragrafi 2, të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 1 (një) viti.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Erdit SALILLARI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Erdit SALILLARI dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 60 (gjashtëdhjetë) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

Në aplikim të nenit 35, paragrafi 2, të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 1 (një) viti.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Sonila QATO për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin e saj me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Sonila QATO dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 60 (gjashtëdhjetë) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

Në aplikim të nenit 35, paragrafi 2, të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 1 (një) viti.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Arbër TROKA për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Almir HOXHAJ për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Arjana HASANI për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve (sipas formularit përkatës), si dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur, iu ngarkohen të pandehurve deklaruar fajtorë, solidarisht.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.

Bulqizë, makina del nga rruga, 2 persona humbin jeten dhe një i plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 14:15 në zonën e njohur si “Antena”, në Qafë-Buall të Bulqizës.

Sipas informacionit paraprak të policisë, një automjet tip “Nisan” ka dalë nga rruga, duke shkaktuar humbjen e jetës së dy personave. Viktimat janë identifikuar si B.Gj. dhe D.Gj., ndërsa një tjetër pasagjer në mjet, shtetasi A.Gj., ka mbetur i plagosur dhe po transportohet me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik.

Rama jep lajmin-Shqipëria Hyn në Fazë të Re të Negociatave me BE – Hapet Grupi i Pestë i Kapitujve të Anëtarësimit

Bruksel, 23 korrik 2025 – Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian (COREPER) ka autorizuar sot zyrtarisht Presidencën Daneze të BE-së që të ftojë Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues lidhur me Grupkapitullin 5: “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”.

Ky zhvillim shënon një tjetër hap përpara në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe është pjesë e përparimit të qëndrueshëm në procesin e negociatave, të nisura zyrtarisht në vitin 2022.

🦅Kryeministri Edi Rama e ka përshëndetur vendimin si një moment tjetër të rëndësishëm për vendin, duke deklaruar:

“SHQIPËRIA NUK NDALET! 🇦🇱✋🇪🇺”

Grupi i pestë i kapitujve përfshin fusha të ndjeshme dhe themelore për zhvillimin afatgjatë të vendit, si bujqësia, zhvillimi rural, menaxhimi i burimeve natyrore dhe kohezioni territorial, të cilat kërkojnë përafrim të plotë me legjislacionin dhe standardet e BE-së.

SPAK në paraburgimin e Durrësit, i komunikon akuzat kryebashkiakut Erion Veliaj

SPAK i ka komunikuar në paraburgimin e Durrësit akuzat zyrtare kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Veç akuzave për korrupsion dhe pastrim parash, Veliajt i është shtuar edhe një akuzë e re për përdorim telefoni në burg.

Në dosjen “Veliaj” është përfshirë edhe polici që i dha telefonin.Akuzat i janë komunikuar edhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe biznesmenit Mirton Lika për fshehje të të ardhurave.

Nga ana tjetër, biznesmenit Elman Abule akuza iu komunikua një ditë më parë.

Veliaj ndodhet prej 6 muajsh në paraburgimin e Durrësit, pasi u arrestua më 10 shkurt. Ai është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.

Në të njëjtën dosje janë nën hetim edhe 6 biznesmenë si edhe bashkëshortja e Veliaj, Ajola Xoxa që vijon të paraqitet në SPAK sipas një mase të zbutur nga gjykata nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.

Ai ka kërkuar vazhdimisht rrëzim të masës së sigurisë, ndërsa së fundmi Gjykata e Lartë hodhi poshtë rekursin e bërë nga kryebashkiaku.

SPAK zgjat afatin për hetimet ndaj Erion Veliajt

Prokuroria e Posaçme ka vendosur zgjatjen e afatit e hetimit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. 

Mesohet se hetimet për Veliajn përfundojnë më 29 shtator, ndërkohë që sot pritet që atij t’i komunikohen akuzat nga prokurorët e posaçëm.
Veliaj nuk do të jetë i pranishëm në sallë, pasi ka lëshuar një prokurë të posaçme që akuzat t’i bëhen me dije avokatëve. 

Ai po hetohet bashkë me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenë për akuzat e korrupsionit, fshehje pasurie dhe pastrim parash. 

Veliaj përballet edhe me akuzën e futjes së paligjshme të sendeve në ambientet e paraburgimit, pasi ka përdorur një celular të një punonjësi të burgjeve.

Ndeshja Shqipëri–Serbi / FSHF dënohet nga FIFA me gjobë 161.500 franga zvicerane 

Federata Shqiptare e Futbollit është njoftuar zyrtarisht nga FIFA për një vendim disiplinor pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, e zhvilluar më 7 qershor 2025 në stadiumin “Air Albania”.

Sipas vendimit, FSHF dënohet me një gjobë prej 161,500 franga zvicerane dhe detyrimin që ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun, për shkak të sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë (këngë me përmbajtje diskriminuese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, përdorimi i gjesteve apo mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare).

Ky vendim është një penalizim serioz për gjithë komunitetin futbollistik dhe dëmton jo vetëm Federatën, por mbi të gjitha Kombëtaren. FSHF u bën thirrje të gjithë tifozëve të Kombëtares që të shmangin çdo veprim që mund të dëmtojë skuadrën tonë, të respektojnë rregullat ndërkombëtare dhe të kontribuojnë për një atmosferë dinjitoze në mbështetje të Shqipërisë.

Vetëm të bashkuar dhe të përgjegjshëm mund ta mbështesim Kombëtaren siç ajo e meriton.

Pesë ditë ne zjarr, flakët po i afrohen Parkut të Llogorasë!

Rreth 80 forca të ushtrisë të ardhura nga Poshnja e Beratit, 20 zjarrfikës, emergjencat civile, banorë të zonës por dhe ADZM kanë nisur sot në orët e para të ditës luftën për të izoluar flakët.

Ata po punojnë për mbajtjen nën kontroll të zjarrit i cili prej pesë ditësh po djeg pisha, bredha dhe bimësi te ndryshme në malin fshatit Dukat si dhe është në pikën kritike duke ju afruar Parkut të Llogorasë.

Situata vijon të jetë e rrezikshme pikërisht në zonën ku ndodhet mali i Dukatit me Llogoranë, ku terreni mjaft i vështirë, e bën te pamundur ndërhyrjen nga toka, ndërkohë që janë dy helikopterë që po punojnë duke hedhur ujë në zonën malore.

Sipas emergjencave civile, situata deri tani duket në kontroll, por era që rreth orës 11 nis në ketë zonë e bën të rrezikshme situatën.

Ekstradohet sot nga Dubai -Denis Bajri

Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë të Interpol Tiranës me Interpol Abu Dhabi dhe me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, pritet që gjatë ditës së sotme të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar D. B., 37 vjeç, shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, i akuzuar për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër.