Rama:“Bizneset, afat deri në 31 korrik për të larguar materialet”

Kryeministri Edi Rama ka dhënë ultimatum për bizneset të cilat mbajnë materialet e tyre buzë rrugëve duke zënë hapësirat publike.Bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës, ka theksuar ai në një postim.

“Ka nisur edhe përpjekja për çlirimin e buzërrugëve kombëtare nga rraqet e llojllojshme të bizneseve anë rrugës.Bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës, që është edhe distanca ligjore e sigurisë – përjashtuar objektet e ndërtuara me leje, po jo materialet në oborret e tyre të përparme, gardhet e të cilëve po ashtu do të duhet të tërhiqen në maksimumin e mundshëm, sipas projektit që do t’u dorëzohet më tutje nga ARRSH.

Mbajtja buzë rrugëve e rraqeve si këto në foto apo të tjera, nga materialet ndërtimore tek inertet dhe makinat e vjetra e me radhë, përtej afatit të paralajmëruar do të shoqërohet me masa të rënda ndëshkimore sipas parashikimeve ligjore në fuqi.

Tanimë Shqipëria po troket në derën e Bashkimit Europian dhe kjo fazë kalimtare e ushtrimit të aktivitetit ekonomik në dëm të komunitetit e të mjedisit në tërësi, po edhe të sigurisë së qarkullimit në rrugët kombëtare në veçanti, duhet të konsiderohet e mbyllur. Nga të gjithë dhe me mirëkuptimin më të madh kombëtar, për Shqipërinë 2030 në BE”, ka shkruar Rama.

26-vjeçarja mb*ti babain, arrestohet edhe e ëma, por ajo e mohon përfshirjen në vr*sje

Arrestohet edhe e ëma e 26-vjeçares Ermalinda Rama, e cila mbyti babain Anesti Rama me tel në fshatin Frashër të Fierit. Pas vrasjes, së bashku me të ëmën, kanë tentuar që të fshihnin ngjarjen duke pastruar trupin e 56-vjeçarit dhe me qëllim inskenimin si aksidentale. Nëna e të resë ka mohuar përfshirjen në ngjarje.

Pasi vrau të atin, vajza telefonoi policinë duke pretenduar se babai kishte humbur jetën si pasojë e një ngjarje aksidentale.Por, pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, u krijuan dyshimet se 56-vjeçari nuk kishte humbur jetën aksidentalisht.Ajo ka pranuar më pas krimin në polici, duke treguar se i ati ishte fanatik dhe se nuk e linte që të vishej si donte apo të argëtohej. 26-vjeçarja i ka thënë grupit hetimor se 56-vjeçari i ushtronte presion në përditshmërinë e saj dhe se kishte debate të shpeshta me të atin pasi nuk i jepte para kur ajo i kërkonte.

Më pas, 26-vjeçarja, dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e shtetasit A. R., shtetasen V. R., 53 vjeçe, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, shtetasja E. R. ka njoftuar Policinë.”, thuhej në njoftimin e policisë një ditë më parë.

Sa do rritet taksa e ndërtesës për qytetarët në rrethe pas referencave të reja

Rritja e çmimeve të referencës për 61 bashkitë në vend, të publikuara së fundmi për konsultim te projektvendimi i Ministrisë së Financave, pritet automatikisht të rrisë detyrimin e qytetarëve për taksën e ndërtesës.

Çmimet e referencës të vendosura nga qeveria, përdoren jo vetëm për shitblerjen e pasurive të paluajtshme, por edhe për llogaritjen e vlerës së pronës që disponojnë banorët.

Metodologjia e miratuar nga qeveria përcakton se vlera e apartamentit që disponon një qytetar llogaritet mbi çmimet e referencës.

Ndërsa detyrimi për taksën e ndërtesës përcaktohet mbi vlerën e apartamentit. Si rrjedhojë, rritja e detyrimit të taksave për qytetarët do të jetë në % të njëjtë me rritjen e çmimeve të referencës.

Sa rritet detyrimi për taksën e ndërtesës në rrethe

Rritja e çmimeve fiskale do të sjellë rritje të pagesës vjetore të taksës së ndërtesës si për apartamentet e banimit ashtu edhe për bizneset.

Për shtëpitë niveli i taksës së ndërtesës si për apartamente edhe për njësi tregëtare llogaritet mbi vlerën e shtëpisë apo të dyqanit.Për të dyja kategoritë pushteti vendor e llogarit vlerën e ndërtesës (si për banim dhe për aktivitet tregtar) sipas çmimeve të referencës.

Për shtëpitë e banimit shkalla e taksës së ndërtesës për qëllime banimi, pra për apartamentet është 0,05% e vlerës, por është në diskrecionin e Këshillit Bashkiak që mbi shkallën kombëtare të miratojë nivel + 30% më të lartë apo -30% më të ulët.

P.sh marrim shembull qytetin e Vlorës, duke e llogaritur detyrimin për taksën e ndërtesës së apartamenteve mbi shkallën kombëtare prej 0,05%.

Në Vlorë çmimi aktual i referencës 61,800 lekë për metër katror. Vlera e një apartamenti me sipërfaqe 90 m2 llogaritet 61,800 lekë/m2 x 90 m2 = 5,562,000 lekë vlera e shtëpisë

Detyrimi për taksën e ndërtesës 0,05 % x 5,562,000 lekë = 2,781 lekë detyrimi vjetor.

Çmimi i ri i referencës për zonën nr.1 në Vlorë propozohet 98,000 lekë/m2. Vlera e apartamentit llogaritet 98,000 lekë/ m2 x 90 = 8,820,000 lekë.

Detyrimi për taksën 0,05% x 8,820,000 = 4,410 lekë detyrimi vjetor.

Rritja nga ndryshimi i referencave 4,410- 2,781 = 1,629 lekë në vit apo 58.6% sa rritja e çmimit të referencës. / Monitor

Vr*u të atin ,26-vjeçarja ishte kthyer tek prindërit pas ndarjes nga partneri

 Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike që tronditi Fierin dhe mbarë opinionin publik. Një 26-vjeçare, Emanilda Rama, vrau me tel babanë e saj, 56-vjeçarin Anesti Rama, në banesën familjare në Frashër.

Sipas informacioneve nga grupi hetimor, vajza ishte kthyer në shtëpinë e prindërve pas ndarjes nga partneri me të cilin ishte e fejuar. Shkaku i ndarjes, sipas dëshmisë së saj, ishte gjendja e rëndë ekonomike dhe pamundësia për të vazhduar jetesën bashkë. Pas kthimit, ajo jetonte me prindërit dhe punonte në bujqësi.

Pas disa orëve në komisariat, Emanilda Rama ka pranuar autorësinë e krimit. Në dëshminë e saj, ajo ka treguar se e ka mbytur babanë me një tel, duke i marrë jetën në mënyrë të ftohtë. Sipas saj, shkaku kryesor ka qenë presioni i vazhdueshëm që ndjente nga i ati, i cili e kontrollonte në çdo aspekt të jetës.

“Babai më kontrollonte çdo ditë. Nuk më linte të vishem si dua, nuk më linte të dilja, as të argëtohesha si vajzat e tjera. Më trajtonte me shumë fanatizëm,” – ka deklaruar e reja. Ajo theksoi se nuk ka qenë objekt i dhunës fizike, por trysnia psikologjike ishte e madhe dhe e pandërprerë.

Krimi është kryer me gjakftohtësi, ndërkohë që mësohet se vajza ka qëndruar për disa orë në banesë përpara se të dorëzohej. Vetëm pas publikimeve në media, familjarët e tjerë janë informuar për ngjarjen.

Ngjarja ka shkaktuar një tronditje të thellë në komunitetin lokal, ndërsa hetimet vijojnë për të hedhur dritë mbi rrethanat e plota të krimit. Prokuroria pritet të kërkojë masën e sigurisë për 26-vjeçaren në ditët në vijim

U mb*t në Lagunën e Patokut, gjendet trupi i 16-vjeçarit, bashkëmoshatari ndodhet në spital

Gjendët nga polombarët trupi i pa jetë 16 vjeçarit që u mbyt në Lagunën e Patokut.Ngjarja ndodhi këtë mesdite, kur dy 16-vjeçarët kanë hyrë për t’u larë në det, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin por dyshohet se i ka marrë rrjedhja.

Njëri prej tyre është nxjerrë nga uji dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa 16-vjeçari tjetër u mbyt.Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe të Policisë Kufitare, si dhe u kërkua ndërhyrja e polombarëve të Renea-s, për kërkimin dhe gjetjen e trupit.

FIER:Zbardhet dëshmia e vajzës që vr*u babanë 

Një krim i rëndë në familje ka tronditur Fierin, ku 26-vjeçarja Emanilda Rama ka pranuar përpara hetuesve se ka vrarë babain e saj, Anesti Rama, 56 vjeç. Në dëshminë e dhënë pas arrestimit, e reja ka pohuar se shkak i veprës së rëndë ishte kontrolli i rreptë dhe qëndrimet fanatike të të atit, i cili, sipas saj, nuk e lejonte të vishej apo të dilte sipas dëshirës.

Fillimisht, Emanilda kishte raportuar në polici se babai i saj kishte ndërruar jetë aksidentalisht, pasi ishte rrëzuar në tualet. Por hetimet zbuluan të vërtetën e dhimbshme. Ekspertët e mjekësisë ligjore konstatuan shenja dhune në fytin e viktimës, që tregonin qartë se 56-vjeçari ishte mbytur.

Gjithashtu, në këtë ngjarje është përfshirë dhe bashkëshortja e viktimës, nëna e 26-vjeçares, V. R., 53 vjeçe. Sipas Policisë së Shtetit, ajo ka ndihmuar vajzën në pastrimin e trupit dhe në tentativën për të fshehur gjurmët e krimit, duke u përpjekur të inskenojë një vdekje natyrale.

Pas fshehjes së provave, vajza ka telefonuar policinë për të njoftuar për “aksidentin”. Megjithatë, hetimet e shpejta kanë nxjerrë në pah mospërputhje në deklarata dhe prova të qarta të një vrasjeje të paramenduar.

V. R. ndodhet e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po merret në pyetje për të përcaktuar saktësisht rolin dhe shkallën e përfshirjes së saj në ngjarjen e rëndë.

. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit.

Fier/ Vr*u babanë e saj duke e mb*tur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

Drejtoria Vendore e Policisë Fier/Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika dhe autorësia e një krimi në familje.

Vrau babanë e saj, nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), dhe e kallëzoi në polici, rreth mesnatës, si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja.

Shoqërohet nëna e saj, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për pastrimin e trupit të 56-vjeçarit të vrarë, me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale.

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas kallëzimit të shtetases E. R., 26 vjeçe, rreth orës 23:00 të datës 23.07.2025, se babai i saj, shtetasi A. R., 56 vjeç, kishte humbur jetën aksidentalisht, në banesën e tyre, në fshatin Frashër, u finalizua operacioni “Inskenimi”.

Shërbimet e Policisë, gjatë deponimit të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë krijuar dyshim se humbja e jetës së 56-vjeçarit nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara.

Gjatë këtyre veprimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Fierit, ka rezultuar se shtetasja E. R. ka vrarë babanë e saj, shtetasin A. R., për motive të dobëta, me mjet strangulues (mbytur me tel).

Më pas, 26-vjeçarja, dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e shtetasit A. R., shtetasen V. R., 53 vjeçe, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, shtetasja E. R. ka njoftuar Policinë.

53-vjeçarja është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcatuar shkallën e përgjegjësisë së saj në lidhje me këtë rast. Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë njoftim shtesë për përgjegjësinë penale të kësaj shtetaseje.

Gjithashtu, vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin me prova ligjore të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Skemë mashtruese përmes SMS dhe aplikacioneve: Policia paralajmëron qytetarët – Mos klikoni, ju vjedhin paratë!

Skemë mashtruese përmes SMS dhe aplikacioneve: Policia paralajmëron qytetarët – Mos klikoni, ju vjedhin paratë!

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik ka ngritur alarmin për një skemë të re mashtruese që po përhapet me shpejtësi përmes SMS-ve dhe aplikacioneve të komunikimit online. Persona ende të paidentifikuar po dërgojnë mesazhe me linke të rreme, duke u shtirur si institucione bankare ose shtetërore dhe duke kërkuar “përditësim të të dhënave bankare” apo “verifikim të llogarisë”.

Sapo qytetarët klikojnë mbi këto linke dhe japin informacionin personal apo të llogarive të tyre bankare, mashtruesit marrin kontroll mbi këto llogari dhe kanë arritur të vjedhin shuma të konsiderueshme parash.

Policia thekson se asnjë bankë apo institucion zyrtar nuk kërkon kurrë të dhëna sensitive përmes SMS-ve ose faqeve të dyshimta dhe i bën thirrje qytetarëve të jenë vigjilentë.

Udhëzimet e Policisë:

  • Mos klikoni në asnjë link të dërguar nga burime të panjohura;
  • Mos jepni të dhëna personale, si numri i kartës bankare, PIN-i apo fjalëkalimet;
  • Verifikoni çdo informacion të tillë nëpërmjet kontaktit direkt me bankën ose institucionin përkatës;
  • Raportoni menjëherë çdo rast të dyshuar te Policia e Shtetit apo strukturat për krimin kibernetik.

Policia deklaron se po bashkëpunon ngushtë me bankat dhe partnerët ndërkombëtarë për të identifikuar dhe ndjekur penalisht autorët e këtyre veprimeve.

Respektoni sigurinë tuaj digjitale!

Mos ndani të dhëna personale me burime të pasigurta!