Zjarret në Delvinë, 11 banesa të djegura e mbi 2 mijë të evakuuar

Vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri në zonën e Delvinës, të cilat kanë përfshirë fshatrat Kalasë, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçëz dhe Palavli, në njësinë administrative Vergo.Zjarri është përhapur edhe në kodrën përballë fshatit Palavli dhe në zonën sipër baxhos në Kopaçez, prej nga dyshohet se ka avancuar në malin mbi Borsh.

Për shkak të situatës së rrezikshme, mbi 2 mijë banorë nga gjashtë fshatra janë evakuuar gjatë ditës së djeshme.Bilanci paraprak flet për 11 banesa të djegura dhe dëme të mëdha në bujqësi, pemëtari, ullishte dhe blegtori.Ndërsa flakët kanë përfshirë edhe Kishën 200-vjeçare të Shën Dhimitrit në Senicë, një monument i rëndësishëm historik dhe kulturor.

Sot temperaturat në 43 gradë.

Dita e sotme do të shënojë vlera të larta të temperaturave, ku sipas të dhënave të shërbimit metereologjik, temperaturat pritet të arrijnë deri në 43 gradë .

Ministria e Mbrojtjes njofton se, sipas të dhënave të raportuara në Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes CivileIGJEUM dhe Qendrën e Koordinimit të Emergjencave Civile të BE-së (ERCC), sot pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit.

MM thekson se, Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet që të rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, ndërsa qytetarët i ftojmë të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë tek autoritetet.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat më të larta do të ‘prekin’ qarqet si Gjirokastër, Berat dhe Elbasan, ndërsa shifra deri në 41 gradë pritet që të shkojnë edhe në qarkun e Kukësit.

Kodi i Ri Penal/ “I mitur” deri në 21 vjeç, hiqen disa vepra penale dhe rritet mbrojtja për viktimat

Gavel And Scales Of Justice On Desk In Law Office

Pas më shumë se 30 vitesh, Shqipëria miraton një Kod të Ri Penal, i cili sjell ndryshime thelbësore në mënyrën e konceptimit dhe trajtimit të drejtësisë penale në vend. Një ndër risitë më të mëdha është zgjatja e kufirit të moshës për të miturit deri në 21 vjeç, si dhe mbrojtja e posaçme ndaj tyre, qoftë si viktima, qoftë si autorë të veprave penale.

Fokus te mbrojtja dhe rehabilitimi i të miturve

Kodi i ri i jep përparësi reintegrimit dhe rehabilitimit të të rinjve të përfshirë në veprimtari kriminale, duke e vendosur burgimin si masë të fundit. Ndëshkimi për çdo vepër penale kundër të miturve do të jetë më i ashpër, ndërsa vendimmarrja për masat edukuese do të bazohet në faktorë individualë dhe socialë.

Viktimat, më shumë të drejta

Një tjetër shtyllë e rëndësishme e reformës është forcimi i mbrojtjes për viktimat e veprave penale. Kodi i ri parashikon që viktima të ketë të drejtën të ankimojë vendimin gjyqësor që zëvendëson burgimin me një masë alternative apo vendos lirimin me kusht – një mekanizëm shtesë kontrolli ndaj vendimeve të drejtësisë.

Veprat e vjetra, jashtë Kodit

Me këtë reformë, janë hequr disa vepra të vjetruara penale, duke u dhënë fund boshllëqeve dhe paqartësive në praktikë. Kodi sjell përkufizime të reja që mungonin më parë në ligjin shqiptar, çka ndihmon në unifikimin dhe qartësimin e zbatimit të ligjit.

Drejtësia restauruese dhe dënimet alternative

Në Kodin e ri të Procedurës Penale, është futur koncepti i drejtësisë restauruese, me synim riparimin e dëmit ndaj viktimës, si dhe zbutjen e masave ndëshkuese për vepra të lehta, përmes dënimeve alternative ndaj burgimit dhe dënimeve plotësuese.

Kriminalizohen vepra të reja penale

Kodi penal modernizon përbërjen e veprave penale, duke kriminalizuar sjellje të reja dhe të rrezikshme për shoqërinë, si:

  • Terrorizmi kibernetik
  • Trafikimi i armëve (përfshirë armët e printuara 3D)
  • Evazioni fiskal i sofistikuar
  • Krimet kundër mjedisit
  • Numërtimi i rremë i armëve

Gjithashtu, është përcaktuar më saktë përgjegjësia penale për mbajtjen e lëndëve narkotike, duke u bazuar në sasinë dhe llojin e lëndës

Fier–Lushnjë | Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur, shkelje të masës “arrest në shtëpi” dhe ndërtim pa leje

Fier, 25 Korrik 2025 – Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka zhvilluar disa operacione gjatë 24 orëve të fundit, duke çuar në arrestime dhe procedime penale për vepra të ndryshme, nga drejtimi i mjetit në gjendje të dehur deri te ndërtimet e paligjshme.

Arrestime në Fier për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë:

  • A. S., 21 vjeç, banues në Lushnjë;
  • P. G., 37 vjeç, banues në Fier;
    Të dy u kapën duke drejtuar automjete në gjendje të dehur, duke rrezikuar sigurinë në rrugë.

Thyerje e masës “Arrest në shtëpi”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë:

  • S. H., banues në Fier, pasi u kap jashtë banesës, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” që i ishte caktuar më herët për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Procedime penale për ndërtime pa leje dhe kundërshtim të policisë

Nga strukturat hetimore të Fierit dhe Lushnjës janë referuar materiale në Prokurori për procedim penal ndaj shtetasve:

  • P. F., 65 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
  • D. Xh., 46 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka kundërshtuar patrullën e policisë bashkiake gjatë verifikimit të zënies së hapësirave publike;
  • T. K., 52 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Hetimet në vijim

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme ligjore.

Mb*ti me tel babanë ne FIER, KJO eshte 26-vjeçarja që tentoi të fshihte kr*min

Kjo eshte fotoja e 26-vjeçares, Emanilda Rama, e cila mbyti me tel babanë e saj një ditë më parë në fshatin Frashër të Fierit.Ngjarja dyshohet se është planifikuar, sepse para disa ditësh, nënë e bijë e kishin çuar 56-vjeçarin, Anesti Rama në spital për vizitë te kardiologu në mënyrë që të justifikonin vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa në orën 01:00 është telefonuar policia.

Emanilda Rama, 26-vjeçarja ka deklaruar në polici se babai ka rënë në tualet dhe vdiq. Së bashku me nënën e kanë larë dhe kanë veshur trupin e pajetë.

Kur ka shkuar në vendin e ngjarjes, policia ka parë mavijosje në qafë nga ku kanë lindur dyshimet se vdekja nuk ishte natyrale.

Pas disa orëve në komisariat, Emanilda Rama është thyer dhe ka treguar që ajo e ka lidhur me tel të atin dhe e ka vrarë.

E reja ka treguar se e ka urryer të atin dhe se nuk e ka përkrahur kurrë në jetë.

Sipas burimeve policore 26- vjeçarja në dëshminë e saj në polici ka pranuar krimin pasi sipas saj i ati e trajtonte me shumë fanatizëm, duke mos e lejuar as të vishej në mënyrë bashkëkohore e as te argëtohej, një sjellje që i ushtronte shumë presion në përditshmërinë e saj.

Ndërkohë nuk është ankuar për dhunë të asnjë lloj forme.

“I mbante lekët për vete. Nuk me blinte as rroba, asgjë. Me ka nxirë jetën”, ka thënë ajo.

Arrestohet 39-vjeçari që dogji 4 banesa dhe një zonë të tërë pyjore

Shkaktoi zjarrin që dogji 4 banesa, pjesë të pyllit dhe pemë frutore, përfundon në pranga 39-vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka identifikuar dhe arrestuar autorin e zjarrvënies së ndodhur një ditë më parë në fshatin Kakavijë, njësia Dropull, ku u dogjën katër banesa, sipërfaqe pyjore dhe pemë frutore, ndërsa u rrezikua edhe jeta e banorëve.

I arrestuari është K. V., 39 vjeç, banor i zonës, i cili dyshohet se gjatë punës me troko në oborrin e banesës së tij ndezi zjarr, i cili më pas, për shkak të erës së fortë, doli jashtë kontrollit dhe përfshiu një zonë të gjerë banimi.

Menjëherë pas njoftimit, forcat e Policisë, në bashkëpunim me zjarrfikësen, FRONTEX-in, Forcat e Armatosura dhe me ndihmën e helikopterëve të autoriteteve greke, ndërhynë për të shuar flakët dhe evakuuan banorët në kohë, duke shmangur pasoja më të rënda.

Materialet hetimore ndaj 39-vjeçarit janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Drejtoria Vendore e Policisë në Gjirokastër u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos nisin asnjëherë zjarre të pakontrolluara. Çdo shkelës i ligjit do të përballet me pasojat penale. Qytetarët mund të denoncojnë çdo rast të tillë në numrin 112, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

Gjerbës,Mallakaster ,fshati pa ujë në vitin 2025: 120 familje mbushin bidonë në “Çesmën e Vidhajt” çdo ditë

Gjerbës, Mallakastër — Në një kohë kur furnizimi me ujë të pijshëm duhet të jetë një e drejtë bazike e garantuar për çdo qytetar, banorët e fshatit Gjerbës në Mallakastër vijojnë prej më shumë se 30 vitesh të përballen me mungesën e këtij shërbimi jetik.

“Çesma e Vidhajt” mbetet i vetmi burim uji për 120 familjet e këtij fshati, edhe pse zona është e rrethuar nga burime natyrore dhe rezervate uji. Pavarësisht dy investimeve madhore ndër vite që kanë mundësuar shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në çdo shtëpi, rubinetat në banesat e banorëve vijojnë të jenë të thatë.

“Jemi të detyruar të mbushim ujë me bidona në burim, dy kilometra larg. Dikush me hajvan, dikush me makinë, çdo ditë zëmë radhë që në mëngjes. Ky është rituali ynë i përditshëm, dy ose tri herë në ditë,” thonë banorët e revoltuar, të lodhur nga pritjet dhe premtimet e pambajtura.

85-vjeçarja Azyre Jaupaj, që jeton në fshat që prej moshës 16-vjeçare, kujton me dhimbje vitet e jetës të kaluara me bidonë në sup. “Nuk kam parë ditë të bardhë. Nga rubineti s’ka dalë asnjë pikë ujë,” shprehet ajo me trishtim.

Edhe kryeplaku i fshatit, Xhafo Murataj, e konsideron situatën të papranueshme për vitin 2025: “Jemi në shekullin e XXI dhe nuk kemi ujë në shtëpi. Është e turpshme dhe e patolerueshme.”

Banorët shtojnë se puset në zonë janë jashtë funksionit për shkak të thatësirës së zgjatur, ndërsa kërkesat e tyre të përsëritura kanë hasur në indiferencën e autoriteteve. Por mungesa e ujit është vetëm një nga plagët që rëndojnë jetesën në Gjerbës: rrugë të paasfaltuara, mungesë e energjisë elektrike, dhe mungesë e infrastrukturës vaditëse për bujqësinë.

“Të jetosh këtu është si të jesh i dënuar. As ujë, as drita, as rrugë. Gjerbësi është i braktisur dhe i harruar nga të gjithë,” thonë banorët në një apel të përbashkët për ndihmë.

Nga autoritetet vendore e deri te ato qëndrore, kërkohet reagim urgjent për të kthyer vëmendjen nga fshati që ka mbetur në mëshirën e fatit. Banorët e Gjerbësit nuk kërkojnë luks – ata kërkojnë vetëm të jetojnë me dinjitet

Sekuestrohen pasuritë e ish-ambasadorit në Katar

Sekuestrohen nga Prokuroria e Tiranës pasuritë e pajustifikuara dhe të padeklaruara të ish-ambasadorit tëShqipërisë në Doha

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë tëJuridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u sekuestruan pasuritë e pajustifikuara dhe padeklaruara të shtetasit E.Ç., ish-Ambasador i Republikës së Shqipërisë, Doha, Katar dhe bashkëshortes së tij,B.C. 

Hetimet mbi procedimin penal nr.1838 të vitit 2019, nisën pas referimit të materialit kallëzues nga Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive (ILDKPI) për veprën penale ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave tëzgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim“ si dhe “Pastrimi i produkteve tëveprës penale ose veprimtarisë kriminale “, parashikuar nga neni 257/a-2 dhe 287 të Kodit Penal. 

Pas hetimeve të kryera, rezultoi se shtetasi E. Ç., ka kryerveprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive dhe “interesave privatë” të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të  parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal, pasi në periudhën e viteve 2014 – 2017 ka qenë subjekt deklarimi në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në Ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”, i ndryshuar dhe ka kryer fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive dhe “interesave private”. 

Për sa më sipër, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës sëParë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është regjistruar kryesisht, procedimi pasuror nr. 07/R, i vitit 2025, në ngarkim tëkëtij shtetasi dhe personit të lidhur (B.C), bazuar në Ligjin nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar.

Pas hetimit pasuror të kryer dhe bazuar në analizën financiare të realizuar nga audituesi ligjor, është arritur në konkluzionin se subjekti i hetimit pasuror E.Ç. dhe personi i lidhur, nuk justifikojnë me burime të ligjshme të ardhurash, disa pasuri tëpaluajtshme dhe të luajtshme, në vlerë të konsiderueshme.

Sa më sipër, prokuroria kërkoi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, sekuestrimin e pasurive tëpaluajtshme/luajtshme si më poshtë:

1. Pasuri e paluajtshme, “Truall“, Nr.2/279 në pronësi të E. Ç., e mbyllur, e cila aktualisht vijon në:

a) Pasurinë nr.2/285, vol. 68, fq.71 dhe pasurinë nr 2/286, vol.68, fq. 72, Z.K. 8330.

b. Pasurinë nr 2/371, vol. 61, fq. 153, Z.K. 8330.

Pjesa takuese e shtetases B.C. është 10/33 e pasurisë truall, me siperfaqe 8250 m2;

2. Pasuri e paluajtshme, apartament, nr.146/46+1-34, vol. 54, fq. 194, ZK 3292, me sipërfaqe 65.5 m2, në pronësi të shtetasit E.Ç;

3. Pasuri e paluajtshme “Pyll”, Nr. 182/11, vol. 7, fq. 20, ZK 2380, me sipërfaqe 500 m2, në pronësi të shtetasit E.Ç;

4. Pasuri e paluajtshme “Pyll”, Nr. 182/20, vol. 6, fq. 232, ZK 2380, me sipërfaqe 300 m2, në pronësi të shtetasit E.Ç;

5. Pasuri e paluajtshme “Pyll” me sipërfaqe 10.000 m2 dhe e kufizuar në favor të E.Ç. dhe B. C. sipas Kontratës së Shitjes së Pasurisë së Paluajtshme me Rezervë me Kalim Pronësie Nr. 4094 Rep, Nr. 978 Kol datë 09.08.2020, me referencën nr. 3829; dhe

6. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, nr 1/51+3-19, e zones kadastrale 2364 me siperfaqe 52.63 m2;

II. Sekuestrimin e pasurive të luajtshme si më poshtë vijon:

1. Llogari ndihmese interesi në “Credins Bank”, gjendje kreditore 90.093,76 euro, në emër të shtetases B.C.

Kërkesa e Prokurorisë u gjet e drejtë nga Gjykata e cila vendosi sekuestrimin e pasrive si më sipër, cituar, me vendimin nr. 6047 akti, datë 24.07.2025.