Sot provimet e maturës shtetërore! Mbi 27 mijë nxënës të klasave të 12-ta i nënshtrohen testit të parë

Zilja e fundit për maturantët ra! Nga mësimet në klasa, është koha e testimit të njohurive të fituara në tri vite gjimnaz.Mëngjesin e kësaj të marte mbi 27 mijë nxënës të klasave të XII do t’i nënshtrohen provimit të parë të maturës, në gjuhën e huaj.

Edhe pse telefonat janë të ndaluar gjatë provimit, për ata që mund të guxojnë të marrin mjete elektronike me vete, janë marr masa ekstra në institucionet arsimore ku do të zhvillohet testimi: bllokues valësh për të gjitha pajisjet digjitale.

Riaktivizohet zjarri në Darëzezë,kërkohet ndërhyrje nga ajri

Eshte rindezur zjarri ne pyllin me pisha te Darzezes ne Fier.Forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Roskovecit, punonjës të pyjores dhe banorë të zonës i janë bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në masivin pyjor të Darëzezës.

Zjarri i djeshëm masiv u shua mëngjesin e sotëm, por në mesditë vatrat e zjarrit u riaktivizuan duke u përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme. Terreni i vështirë ranor e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse duke detyruar efektivët të përdorin mjete rrethanore.

Ndërkohë Bashkia Fier ka vënë në dispozicion edhe një traktor me zinxhir për hapjen e korridoreve. Riaktivizimi i vatrave të zjarrit në Darëzezë ka ndodhur paralelisht me një një tjetër vatër zjarri në kodrat e Zhupanit ku edhe në këtë zonë ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse ka qënë e kufizuar.

Nuk vendosnin gjoba edhe pse konstatonin shkelje, 6 policë dërgohen në gjyq

Prokuroria e Elbasanit ka çuar në gjyq gjashtë punonjës policie, pasi këta nuk vendosnin gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Edhe pse i kapnin në shkelje, ata nuk i ndëshkonin, duke mos bërë detyrën e tyre me qëllim përfitime të paligjshme. Sipas hetimeve, disa prej tyre akuzohen për korrupsion pasiv, që do të thotë se dyshohet se kanë marrë ryshfet për të mos vendosur gjobat, ndërsa të tjerët për shpërdorim detyre, pra që nuk e kanë bërë punën siç duhet.

Gjashtë punonjësit e policisë të dërguar në gjyq: Xhevahir Stwrmugu, Endri Hazizi, Aurel Tahiri, Nertil Xhemalaj, Erald Koprenca, dhe B.T. Endri Hazizi, Aurel Tahiri dhe Xhevahir Stërmugu, të cilët kanë qenë në arrest shtëpie, akuzohen për korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, shpërdorim detyre dhe falsifikim kompjuterik.Ndërsa policët Eraldi Koprencka dhe Nertil Xhemalaj janë pëzulluar nga detyra pasi akuzohen për veprën penale shpërdorim detyre.

Hetimet janë kryer në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), ku janë zbuluar disa raste kur policët kishin rënë dakord mes tyre të mos ndëshkonin shkelësit, duke dëmtuar financat e shtetit dhe besimin e qytetarëve te policia.

Njoftimi i Prokurorisë së Elbasanit:

Nuk vendosnin gjoba edhe pse konstatonin shkelje nga drejtuesit e mjeteve, Prokuroria Elbasanit dërgon në gjyq gjashtë policë për ‘Korrupsion pasiv’ e ‘Shpërdorim detyre’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq gjashtë punonjës policie, shtetasit Xh.S., E.H., A.T., N.Xh., E.K., dhe B.T. nën akuzë për veprat penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga nenet 259/1, 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Në përfundim të një hetimit të plotë, të gjithanshëm duke përdorur dhe metodat proaktive të hetimit në bashkëpunim dhe me AMP, Dega Elbasan-Korçë, mbi procedimin penal nr.377 të vitit 2024, u arrit të identifikohen disa raste të korrupsionit të punonjësve të policisë ndaj drejtuesve të mjeteve me qëllim mosndëshkimin e tyre administrativisht.

Shtetasit XH.S, E.H, A.T, N.XH punonjës të policisë pranë Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan janë akuzuar respektivisht për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, më shumë se njëherë të parashikuar nga neni 259/1, 248, të Kodit Penal. Ndërsa shtetasit E.K, B.T, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal.

Gjatë veprimtarisë së tyre këta punonjës policie, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, edhe pse konstatonin rastet e kundërvajtjes administrative të drejtuesve të mjeteve nuk procedonin me dashje me vendosjen e masës administrative duke dëmtuar interesat financiarë të shtetit dhe interesin publik.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, i bën thirje shtetasve që të denoncojnë çdo lloj akti korruptiv apo abuzim me detyrën të çdo funksionari publik me qëllim vendosjen e tyre para përgjegjësisë penale.

Përfshihet nga flakët një zonë me ullishte në Fier

Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me ullishte të Zhupanit në Fier

Flakët që janë përhapur me shpejtësi të favorizuara nga era, janë pikasur nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. 

Dy mjete kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje por ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

Zjarri dje ne Darzeze, evidentohen 4 ha e djegur me bimesi

Rreth 4 hektarë me bimësi e shkurre në nénkurorën e pyllit me pisha të Darëzezës janë djegur nga zjarri masiv që u aktivizua mesditën e djeshme. Sipas informacioneve pranë prefekturës Fier, vetëm një sipërfaqe e vogël me pisha është prekur nga zjarri .

Fatmirësisht flakët që u përhapën me shpejtësi u vunë nën kontroll falë një operacioni të përbashkët të shërbimeve zjarrfikëse të Fierit, Roskovecit, Lushnjes, Patosit, Albpetrolit , punonjësve të pyjores dhe banorëve të zonës, ndërsa dy buldozerë të bashkisë Fier i erdhën në ndihmë situatës kritike për hapjen e korridoreve brenda masivit për të mundësuar hyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

Gjatë natës dy mjete zjarrfikese dhe tre grupe qëndruan në gatishmëri në rast të riaktivizimit të vatrave të zjarrit ndërsa ditën e sotme zjarri është shuar plotësisht. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve identifikimin e autorëve .

Fieri e Lushnja ,dikur “Hambari i Myzeqese”, sot me pak siperfaqe e mbjelle me grure

Reduktohet nga vit ne vite siperfaqja e mbjelle me kulturen e grurit ne Qarkun e Fierit. Sipas te dhenave te shprehura nga Agjencia  e Ekstensionit te Bujqesise ne Fier cdo vite fermeret po i largohen gjithmone dhe me shume kultures se grurit. Vetem ne kete vite ne ketw Qark fermeret kane mbjelle me grure 8954 ha  apo rreth 2000 ha me pak nga viti  2024 kur u mbollen 11 058 ha 

Sipas specialisteve te bujqesise ,reduktimi i siperfaqes se mbjelle me grure ne Qarkun Fier  eshte pasoje e nje renie te interesimit si dhe te cmimit te grurit ne treg dhe vershimit te kesaj kulture nga importi nga vendet e tjera si Serbi, Greqi ,Rusi Kanada etj te cilet jane edhe prodhuesit me te medhenj te grurit ne bote.

Reduktimi i siperfaqes se mbjelle me grure eshte pasoje e nje situate jo te favorshme per fermerin.Nisur nga shpenzimet e shumta qe ka fermeri qe nga mbjellja deri ne korrje te grurit llogaritjet e nxjerrin ate me humbje duke e bere qe te largohet gjithmone dhe me shume nga mbjellja e kesaj kulture . 

Sipas drejtorise se bujqesise ne Fier tendence ne rritje kete vite dhe inetresim i fermerit ka qene mbjellja e perimeve ne sera

Digjen dy automjete në Maliq, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Dy mjete janë djegur mëngjesin e sotëm në fshatin Sovjan të bashkisë Maliq.Sipas informacioneve paraprake, mësohet se njëri prej mjeteve është djegur plotësisht, ndërsa mjeti tjetër pjesërisht, ku mund të ketë marrë flakë nga përcjellja e telave të energjisë elektrike që kishte në afërsi.

Nga ana e policisë nuk përjashtohet pista e një zjarrvënie të qëllimshme sa i përket mjetit të djegur plotësisht. Që prej mëngjesit të sotëm, po merren në pyetje banorët, si edhe po bëhet krehja e zonës për të parë nëse ka kamera sigurie që do të zbardhin ngjarjen.Burime bëjnë me dije se pronari i mjetit të djegur plotësisht mohon të ketë konflikte, megjithatë dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme janë ende si pistë hetimi.

Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

Kryedemokrati Sali Berisha zbaton masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, e dhënë nga Apeli i GJKKO-së.Masa për Berishën, detyrim paraqitje, u caktua nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm Engert Pëllumbi në 5 janar të këtij viti.

Ai rrëzoi pjesërisht vendimin e shkallës së parë të 27 nëntorit 2024 kur Berisha doli nga arresti i shtëpisë pas më shumë se 330 ditësh, vendim që u mor po nga Flojera Davidhi.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së ka njoftuar strukturat dhe mbështetësit për të qenë para ambienteve të SPAK.Pasi la ambientet e SPAK i, i rrethuar nga mbështetësit e tij, Berisha deklaroi për mediat: “Kjo zyrë e shtetit do të shpallet seksion i kartelit Troplini”.

PO ashtu, Berisha lexoi mesazhin që la në SPAK, ku theksoi se Altin Dumani do quhet Altin Troplini, duke shtuar se kjo zyrë shteti është seksion i kartelit më të rrezikshëm në Europë.Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo zyrë shteti që paguhet me rrogat më të larta në gadishullin e Ballkanit, paguhet me 7 mijë euro personin nga prokurorët për meritën e veçantë se komunikojnë dhe bëjnë pazare me kriminelët, do të shpallet seksion i kartelit Troplini.

Do të shpallet seksion i kartelit më të fuqishëm të drogës në Europë, karteli i vetëm që administron portin kryesor të vendit, portin e Durrësit. Ndaj dhe në shënimin që i lashë Altin Troplinit, e informova se sot e tutje nga Dumani, do ta quajmë Altin Troplini.

Kjo për arsye të forta ligjore sepse ky bashkëpunëtor i kartelit më të rrezikshëm, më të fuqishëm të Europës, mbajti në zyrën e tij 22 ditë vendimin e gjykatës për arrestin e Xhevdet Troplinit, Elvis Doçit apo Pojës, sepse Poja quhet në fakt ky kartel droge.

Dhe jo vetëm e mbajti 22 ditë, por e çoi për ekzekutim pasi Xhevdeti dhe Elvisi kishin mbërritur në destinacionet që kishin zgjedhur dhe të lirë sot, duke kontrolluar nga vendndodhjet e tyre përsëri në çdo metër katror portin e Durrësit dhe trarikun e kokainës.

Ndaj dhe unë i lashë këtë shënim: Me mbajtjen për 22 ditë të fletëarrestit të gjykatës për bosët e kartelit më të madh në Europë të drogës, kartelit Troplini, Altin Dumani do regjistrohet si bashkëpunëtor kryesor i këtij karteli dhe do ndryshojë mbiemrin e tij nga Dumani në Altin Troplini”, u shpreh Berisha.