Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sulaj të Fierit, dyshohet për një të plagosur
Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sulaj të Fierit, dyshohet për një të plagosur
Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sulaj të Fierit, dyshohet për një të plagosur
Në sistemin aktual zgjedhor nuk ekziston një prag ligjor për marrjen e një mandati në secilin qark. Në bazë të formulës D’Hont, kualifikohen për të marrë mandate vetëm partitë që kalojnë një prag aritmetik të votave në secilin qark.
Llogaritja e saktë e këtij pragu për një qark të caktuar mund të bëhet vetëm pasi të jenë numëruar të gjitha votat e qarkut. Por një parashikim paraprak mund të bëhet bazuar në sondazhet e derisotme nëpër qarqe, si dhe në përvojën e Kosovës me votat nga emigracioni (meqë në Shqipëri nuk kemi patur një përvojë të tillë).
Duke ndërthurur të dhënat e mësipërme, kam bërë një parashikim paraprak të pragut aritmetik për mandat në çdo qark (shihni tabelën e mëposhtme). Pragu aritmetik në një qark shërben si orientim jo vetëm për partitë e vogla që synojnë ta kalojnë pragun, por edhe për partitë e mëdha që synojnë të marrin disa mandate në secilin qark.
Fjala vjen, partitë e mëdha në Qarkun Shkodër, duhet të marrin pesëfishin e votave të pragut aritmetik, që të sigurojnë 5 mandate atje. Përndryshe, mbeten me 4 mandate… Ose në Qarkun Dibër duhet të marrin trefishin e votave të pragut aritmetik, që të sigurojnë 3 mandate atje. Përndryshe, mbeten me 2 mandate… E kështu me radhë.
Greva 24 orëshe paralizon transportin detar, hekurudhor dhe ajror në Greqi. Punonjësit kërkojnë paga më të larta për të përballuar rritjen e kostove të jetesës.
Ndonëse qeveria ka rritur pagën minimale mujore me 35% në 880 Euro, kjo ka qenë e pamjaftueshme për shumë familje të cilat ende luftojnë për të përballuar jetesën mes rritjes së kostove të ushqimit, energjisë dhe strehimit.
Përfaqësuesi i sindikatës së marinarëve Angelos Galanopoulos tha për mediat ndërkombëtare thotë se edhe pas rritjeve të fundit të pagave, situata ekonomike për shumë qytetarë mbetet e vështirë.
Kemi të bëjmë me probleme serioze. Duke marrë parasysh të dhënat që kemi edhe nga viti 2020 dhe duke krahasuar me rritjen e pagave që kemi pasur që atëherë, ka mospërputhje të mëdha. Është një hendek që vazhdon të rritet për shkak të rritjes së çmimeve dhe inflacionit që prek energjinë dhe ilaçet. Privatizimet në shëndetësi dhe arsim sjellin gjithashtu probleme më të mëdha për të ardhurat e ulëta”, u shpreh përfaqësuesi i Sindikatës së Marinarëve, Angelos Galanopoulos.
Paga minimale e Greqisë për sa i përket fuqisë blerëse ishte ndër më të ulëtat në Bashkimin Evropian në janar, pas Portugalisë dhe Lituanisë, treguan të dhënat nga zyra e statistikave të BE-së, Eurostat.
Kemi të bëjmë me probleme serioze. Duke marrë parasysh të dhënat që kemi edhe nga viti 2020 dhe duke krahasuar me rritjen e pagave që kemi pasur që atëherë, ka mospërputhje të mëdha. Është një hendek që vazhdon të rritet për shkak të rritjes së çmimeve dhe inflacionit që prek energjinë dhe ilaçet. Privatizimet në shëndetësi dhe arsim sjellin gjithashtu probleme më të mëdha për të ardhurat e ulëta”, u shpreh përfaqësuesi i Sindikatës së Marinarëve, Angelos Galanopoulos.
Paga minimale e Greqisë për sa i përket fuqisë blerëse ishte ndër më të ulëtat në Bashkimin Evropian në janar, pas Portugalisë dhe Lituanisë, treguan të dhënat nga zyra e statistikave të BE-së, Eurostat.
Greva mbarëkombëtare 24-orëshe po organizohet nga dy sindikatat kryesore të vendit,njëra që përfaqëson sektorin privat dhe një tjetër publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë me akuza të forta ndaj qeverisë dhe sistemit të drejtësisë, duke deklaruar se kriminelët që investojnë në Shqipëri do të përballen me ligjin. Ai ka theksuar se, sipas tij, në krye të Policisë së Shtetit qëndron një individ që është i lidhur me grupe kriminale, duke përdorur termin “drejtor Matrixi” për të identifikuar drejtorin aktual të policisë.
Berisha ka deklaruar gjithashtu se krimi ka përfshirë të gjitha nivelet e administratës shtetërore dhe qëndrimi ndaj krimit është i dobët dhe i ndikuar nga politika. Ai ka pohuar se investimet e kriminelëve, si ndërtimi i kullave, janë shkatërruese për ekonominë shqiptare, pasi ato financohen me para nga aktivitetet kriminale, sidomos ato të trafikut të drogës. Për më tepër, Berisha ka theksuar se ky investim ka përfshirë shfrytëzimin e narko-euros, dhe si pasojë po zhvlerësohet valuta e euros në Shqipëri, duke e bërë atë më të dobët se në çdo vend tjetër të Europës. Në këtë kontekst, ai ka deklaruar se beteja e PD-së do të jetë zero tolerancë ndaj krimit, kudo ku kriminelët mund të ndodhen, duke përfshirë destinacione si Dubai, Aruba dhe Afrika e Jugut.
Kreu i PD Sali Berisha: Në krye të Policisë së Shtetit është një bashkëpunëtor i bandave, i emëruar i tyre. Ky drejtor Matrixido e quaja. Rendi dhe siguria në Shqipëri janë në duar të krimit. Krimi urdhëron emërimin e ministrave. Pushteti i bandave buron nga pushteti i Ramës, Ballës, Hoxhës që erdhi tani. Garantoj se kriminelët se kudo që të jenë do të çohen përpara ligjit. Kjo betejë do të nisë me ministrat, mburojë e kriminelëve. Kjo, sepse këta ministra iu vënë në dispozicion krimit, drejtorë të policisë dhe gjyqtarë. Beteja jonë do jetë zero tolerancë ndaj krimit, kudo të jetë, në Dubai a në Aruba, Afrikë të Jugut do gjenden. Investimi i tyre në Shqipëri është shkatërrimtar për ekonominë shqiptare. Këto kulla ndërtohen me narko-euro dhe këtu zhvlerësohet euro si në asnjë vend tjetër të Europës.
Delegacioni i OSBE-ODIHR ka vizituar sot Prokurorinë e Përgjithshme, takim ky që zhvillohet në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
Misioni i OSBE/ODIHR do të kryejë monitorimin e procesit zgjedhor, ku do të jenë të angazhuar 300 vëzhgues afatshkurtër dhe 26 vëzhgues afatgjatë, që do të shpërndahen në 12 qarqet në Shqipëri.
“Në ditën e zgjedhjeve do të ketë një komponent më të gjerë të vëzhguesve, vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e OSBE, Asambleja Parlamentare e KiE dhe Parlamenti Evropian. Qëllimi i këtij misioni do të jetë vlerësimi i kryerjes së këtij procesi, nëse do të jenë në përputhje me angazhimet e Shqipërisë ndaj OSBE-së dhe detyrime të tjera të Shqipërisë, si edhe përputhja me legjislacionin vendas”, ka njoftuar pak diotë më parë kreu i misionit, Lamberto Zannier.
Sipas Zannier, vëzhgimi i OSBE/ODIHR do të shtrihet në të gjitha aspektet, nga kuadri ligjor, fushata elektorale, mbulimi mediatik dhe puna e administratës zgjedhore në të gjitha nivelet.
Ai theksoi se një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga ODIHR në proceset e mëparshme zgjedhore, si dhe monitorimit të fushatës në rrjetet sociale, përfshirë edhe përdorimin e mundshëm të parave të krimit në fushatë.
Një 31-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar në një zonë të Selanikut, nga punonjës policie të Drejtorisë së Policisë Moudania, për posedim droge.Në mënyrë të veçantë, pas veprimeve të koordinuara të policisë, 31-vjeçari u gjet dhe në kontrollin e banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan 2 pako kanabis të papërpunuar, me peshë totale 450 gram, 2 peshore elektronike precize dhe shumën prej 6 650 euro. I arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Selanik.
Aeroporti i Mynihut do të tërhiqet nga këshillimi për projektin e ndërtimit të aeroportit të ri në Vlorë. Mediat gjermane si Merkur.de dhe Tz.de bëjnë me dije se kjo u njoftua nga këshilli i qytetit ditën e sotme.Sipas shkrimit të mediave gjermane, shkak për këtë vendim u bënë protestat nga ambientalistët shqiptarë dhe të huaj. Jo vetëm kaq, por kritika ndaj këtij projekti pati edhe nga Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian.
Pjesë nga shkrimi i mediave:
Konsiderohet si lumi i fundit i egër i Evropës dhe aktualisht aty po ndërtohet një pistë dhe kullë kontrolli: bëhet fjalë për lumin Vjosa në Shqipëri. Qeveria atje po ecën përpara me ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës – pavarësisht rezistencës së ashpër nga konservatorët vendas dhe kritikave nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian.
Projekti ka një lidhje me Mynihun: Filiali i ‘Munich Airport GmbH’, Aeroportit Ndërkombëtar të Mynihut është duke vepruar si këshilltar. Siç u njoftua në Këshillin Bashkiak të Mynihut të martën (8 prill), Aeroporti Ndërkombëtar i Mynihut do të tërhiqet nga ky aktivitet në fund të prillit.
Partia e Gjelbër e mirëpriti këtë në një deklaratë, por paralajmëroi se angazhime të tilla të dyshimta duhet të shmangen në të ardhmen.
Opozita shqiptare jo vetëm që e ka kundërshtuar projektin në planin e mbrojtjes së mjedisit, por edhe në planin ekonomik, duke e quajtur si një gjobë të madhe mbi shqiptarët
Është nënshkruar dje marrëveshja mes Fincanterit, kompanisë së prodhimit të anijeve me bazë në Itali, dhe KAYO, kompanisë shtetërore për sigurinë, që do përfshijë prodhim anijesh, si për nevojat e flotës shqiptare, ashtu edhe në të ardhmen për mundësitë e esksportit.
Në këtë takim gjithashtu u firmos edhe Letra e Mirëkuptimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese “Libra” në përdorim të Forcës Detare Shqiptare.
Kryeministri Rama, në fjalën e tij tha se kjo është një tjetër dëshmi e bashkëpunimit midis dy vendeve.
Dua të falenderoj veçanërisht edhe të gjithë skuadrën ushtarake që ka ardhur nga Italia për këtë demostrim të një bujarie të madhe, të një miqësie të madhe, të një respekti të thellë; dua të falenderoj veçanërisht kreun e palës ushtarake për mikpritjen dhe për kujtimin e bukur që do ta marr me vete për “xhevahirin’’ këtu afër, të anijes së marinës italiane. Nuk ndodh çdo ditë që të kesh një mundësi të tillë dhe faleminderit, Guido që më tregove një tjetër muze Italian, por këtë herë në det dhe jo në tokë. Është vërtetë një kënaqësi e jashtëzakonshme dhe dua të shpresoj që ushtarakët tanë, që kreu i forcave të marinës shqiptare të jenë të gëzuar. E di që “oreksi vjen duke ngrënë’’, por ndërkohë duhet shijuar “kjo pjatë e madhe bujarie dhe mirësie’’ nga ana e Italisë.” – u shpreh kryeministri Rama në përshëndetjen e tij.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh se do të jetë një bashkëpunim jo vetëm në fushën e mbrojtjes por edhe për pjesën tregtare
‘Dhurimi i anijes Libra tregon bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe është një akt që tregon miqësinë tonë. Dhurimi i anijes Libra do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve ushtarake të forcës detare shqiptare. Për efektivat e forcës tonë detare, kjo anije do të rikthejë mundësinë e anijeve me kapacitete ushtarake. Dhe përgjigjja jonë në këtë rast, së bashku me Guidon dhe me ekipin e tij që na kanë mbështetur në këtë rast, nuk ka rëndësi të nisesh në një përpjekje por edhe të ngulmosh, siç është dhe motoja e anijes që kemi pranë. Memorandumi që u nënshkrua sot, mes këtij Ficantieri-t dhe KAYO, është një hap i rëndësishëm për jetëzimin e PashëAlimanit. Bashkëpunimi mes KAYO dhe Fincantieri do të ketë një punë të dyfishtë, ai nuk do të fokusohet vetëm në raportet luftarake por edhe në raportet tregtare mes dy vendeve.’-tha Vengu.
Ministri Italian i Mbrojtjes, Crosetto, në fjalën e tij pas nënshkrimit të dy dokumenteve tha se raportet mes Shqipërisë dhe Italisë janë në një fazë shumë pozitive dhe ndërvepruese.
“Shpreh gatishmërinë dhe vullnetin tonë të mirë për të bashkëpunuar me Shqipërinë si në fushën e Mbrojtjes ashtu edhe në çështjet me karakter ekonomik. Sigurisht që anija Libra nuk përbën thjeshtë një pike-mbërritje por një pike-nisje të bashkëpunimit të mëtejshëm të shkëlyqer mes vendeve tona, ashtu si edhe në bashkëpunimin mes forcave tona të armatosura edhe në industri. Ne jetojmë në kohë të vështirë ndaj kombet duhet të kuptojnë që duhet të bashkëpunojmë më ngushtë së bashku. Prej ditës së sotme do të rrisim nivelin tonë të bashkëpunimit, që do të forcohet. Nën udhëheqjen e kryeministrit Rama dhe kryeministres Meloni për të forcuar bashkëpunimin në të gjtha fushat”,- tha Crosetto.