KPA shkarkon nga detyra prokurorin e FIERIT ,Genci Mane

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 29 korrik vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Fierit, Genci Mane. Kryesuesja e trupit gjykues të KPA, Mimoza Tasi lexoi në mënyrë të përmbledhur argumentet e vendimarrjes për shkarkimin e Manes, duke e konsideruar atë të papërshtatshëm për të vijuar detyrën.

Ashtu si institucioni Komisionerëve Publikë dhe drejtuesi i SPAK, edhe Kolegji ka arritur në përfundimin e se prindërit e subjektit nuk kanë pasur mundësi financiare t’i jepnin atij shumën 1.7 milionë, vlerë që sipas subjektit i ishte dhënë për shkak tëë heqjes dorë nga ana e tij prej pjesës takuese në banesën në Berat. Sipas KPA, Mane nuk provoi me dokumentacion justifikues ligjor të ardhurat e babait nga puna pranë një shoqërie, ndërkohë që vlera 1.7 milionë lekë e pretenduar si e përfituar nga pjesa takuese e banesës, vlerësohet se është disa herë më e lartë se çmimi referencës.

Po ashtu, Koelgji konstatoi se kërkesa për çeljen e trashëgimisë është bërë pas kalimit të barrës gjatë hetimit administrative në KPK, ndërsa dhurimi i pjesës takuese është kryer në vitin 2024, pasi ishte ushtruar ankim nga ana e institucionit të Komisionerëve Publikë.

Ashtu si në ankim, edhe Kolegji vlerëson se vlera e apartamentit në Fier e blerë nga subjekti, është nën çmimin e tregut të lirë sipas përcaktimeve të Entit Kombëtar të Banesave. Kontratat e shitbblerjeve të disa apartamenteve në të njëjtin objekt ndërtimi të vendosura në dispozicion nga subjekti, u çmua se nuk mund ta përmysnin gjetjen e Komisionerit Publik, pasi sipas KPA, treguan një çmim mesatar më të lartë nga sa e ka blerë shtëpinë Mane.

Trupi gjykues i Kolegjit, arrin në përfundimin se subjekti mungesë burimesh për pagesën e këstit të parë të apartamentit dhe se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, duke mos arritur nivel të besueshëm në këtë kriter.

KPA ka gjetur të bazuar edhe shkakun e ankimit lidhur me përfitimin e një kredie të butë nga subjekti, duke konstatuar se është marrë në kundërshtim me legjislacionin përkatës. Sipas Kolegjit, subjekti në aplikimin për këtë kredi ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë pasuri, duke mos treguar të vërtetën se kishte pjesë takuese në apartamentin dhe truallin në Berat. po ashtu, ka rezultuar se të ardhurat e familjes së tij nuk kanë qenë të ulëta ashtu si kërkohej. Këto rrethana janë konsideruar në vlerësimin tërësor.

Po ashtu, Kolegji ka gjetur të drejtë edhe shkakun përsa i përket një kontrate furnizimi me energji elektrike në emër të subjektit, të cilën Mane e kundërshtoi duke pretenduar se ishte fictive dhe ishte realizuar pa dijeninë e tij nga punonjësit e OSHEE-së, për shkarkimin e faturave. Sipas Kolegjit, subjekti nuk e përmbysi dot barrën e provës se kjo kontratë nuk ishte e tij. Kryesuesja Tase konstatoi se Mane u shpreh indifferent për zbulimin e të vërtetës lidhur me këtë rrethanë. Ndërkohë, gjatë shpalljes së vendimit u evidentua se, sipas akteve të administruara, ka rezultuar se kontrata e regjistruar në emër të Manes ka vijuar derisa është pezulluar me kërkesë të tij. Për këtë kontratë është konstatuar se ka pasur faturim energjie në mars 2012, që nga vlera e shpenzuar duket se ka qenë njësi dhe jo apartament. Sipas KPA, mosgjetja e kopjes së kontratës, nuk provon fiktivitetin e kontratës si e pretendon subjekti. Edhe këto rrethana janë konsideruar nga KPK në vlerësimin tërësor.

Kolegji e gjen të pabazuar pretendimin e drejtuesit të SPAK për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm lidhur me konstatimin për mosdeklarimin e përdorimit të automjeteve në deklaratën veting, pasi në atë periudhë ka rezultuar se nuk i ka pasur në përdorim.

Edhe mangësitë e konstatuara në aspektin profesional nuk janë gjetur të mjaftueshme për të sjellë penalizimin, por janë konsideruar në vlerësimin tërësor.

KPA çmon se problemet për pasurinë, sjellja e subjektit në drejtim të probleme të konstatuara për kontratën e energjisë, paraqitja e të dhënave të pavërteta për kredinë, si dhe mangësitë e konstatuara në aspektin profesiona, në sytë e një vëzhguesi të jashtëm të dhëna të mjaftueshme për cënimin e besimit tek sistemi i drejtësisë.

Përfundimisht, Kolegji vlerëson se prokurori Genci Mane është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën dhe e shkarkoi atë.

Edmond Hoxhaj , BIRN

Rama- “Asnje lavazh s’do te gendroje mes lagjeve per te lare makinat”

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social Facebook një video në lidhje me lirimin e hapësirave publike.

Kreu i qeverisë shkroi se asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për larjen e makinave dhe i bëri thirrje qytetarëve t’i heqin ato në mënyrë që të mos paguajnë edhe gjobën e krimit mjedisor.

Paralajmërimi i Trump, rriten çmimet e naftës në tregjet evropiane

Çmimet e naftës u rritën në tregjet evropiane, pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se do të shkurtonte afatin për Presidentin rus, Vladimir Putin, për të arritur një marrëveshje paqeje me Ukrainën.

Çmimi i naftës bruto WTI u rrit me rreth 2.2%, duke arritur në 66.50 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar Brent u rrit me rreth 2%, duke shkuar në 69.80 dollarë, që nga ora 15:00 CEST.

Trump i kishte caktuar më parë Putinit një afat 50-ditor në muajin korrik, duke paralajmëruar se në rast se Moska nuk do t’i jepte fund luftës në Ukrainë, SHBA do të vendoste një tarifë prej 100% ndaj Rusisë.

“Jam i zhgënjyer nga Presidenti Putin, shumë i zhgënjyer prej tij. Kështu që do të duhet të rishikojmë, dhe unë do t’i shkurtoj ato 50 ditë që i dhashë, në një numër më të vogël,” u tha Trump gazetarëve në Skoci të hënën.

“Mendoj se tashmë e di përgjigjen, çfarë do të ndodhë,” shtoi ai, përpara takimit me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Tregjet reagojnë ndaj marrëveshjes BE-SHBA për energjinë

Çmimet e naftës kishin nisur të rriteshin edhe më herët gjatë ditës së hënë, pas lajmeve për një marrëveshje të re tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, të njoftuar të dielën.

Sipas marrëveshjes, BE-ja pranoi të blejë 750 miliardë dollarë produkte energjetike amerikane gjatë tre viteve të ardhshme, përfshirë naftë, gaz natyror të lëngshëm (LNG) dhe energji bërthamore. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, BE-ja do të përballet me një tarifë prej 15% për shumicën e mallrave të saj pas përfundimit të afatit të tarifave më 1 gusht, në vend të një tarife më të lartë, të kërcënuar prej 30%.

Tregjet evropiane të aksioneve gjithashtu reaguan pozitivisht, duke shënuar rritje në orët e para të mëngjesit të së hënës, përpara se të stabilizoheshin në pasdite.

Presionet e Trump ndikojnë në luhatjen e çmimeve

Komentet dhe kërcënimet e Trump për tarifa kanë ndikuar herë pas here në çmimet e naftës gjatë këtij viti, duke i ulur ato për shkak të shqetësimeve për një ngadalësim të mundshëm ekonomik që do të prekte kërkesën globale për energji.

Nga ana tjetër, rreziku gjeopolitik ka nxitur rritjen e çmimeve, sidomos kur investitorët janë ndjerë të shqetësuar për furnizimet. Sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore në Iran, për shembull, shkaktuan një rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës në muajin qershor.

OPEC+ dhe Kina në fokusin e tregut

Një takim i komitetit të OPEC+ pritet të mbahet të hënën, ku anëtarët do të diskutojnë politikën e prodhimit për muajin shtator.

Si Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), ashtu edhe Administrata Amerikane e Informacionit për Energjinë (EIA) parashikojnë një tepricë të furnizimit me naftë gjatë vitit të ardhshëm, me ofertën që tejkalon ndjeshëm kërkesën.

Pas arritjes së marrëveshjes me BE-në, Uashingtoni ka përqendruar vëmendjen te Kina. Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, dhe Përfaqësuesi i Tregtisë, Jamieson Greer, pritet të takohen të hënën në Stokholm me zyrtarë të lartë kinezë, përfshirë Zëvendëskryeministrin He Lifeng.

Kina dhe SHBA kanë rënë dakord për një armëpushim tarifor 90-ditor, i cili do të përfundojë më 12 gusht. Ka shpresë se të dyja palët do të arrijnë të zgjasin marrëveshjen, ndërsa aktualisht Kina tarifon mallrat amerikane me 10%, dhe SHBA tarifon mallrat kineze me 30%.

Fier/ Kryen marrëdhënie sek*uale me një 13-vjeçare, ndiqen penalisht dy 15 vjecar, ne kerkim nje 30 vjecar

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin F. S., 30 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy 15-vjeçarë, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

BE dhuron automjete të blinduara për Shqipërinë: 15 milionë euro për forcimin e kapaciteteve ushtarake

Bashkimi Evropian do të mbështesë Forcat e Armatosura Shqiptare me një paketë të re ndihme prej 15 milionë eurosh, në kuadër të Instrumentit Evropian të Paqes (European Peace Facility), duke e çuar në 28 milionë euro shumën totale të dhënë për Shqipërinë deri më sot.

Kjo mbështetje përfshin automjete të lehta të blinduara shumëfunksionale, mjete taktike dhe inxhinierike, si dhe furnizime shtesë, trajnime operacionale dhe mirëmbajtjeje, sipas nevojës. Synimi i BE-së është të rrisë kapacitetin operativ të Shqipërisë, si kontribuese në misionet ndërkombëtare të sigurisë, përfshirë ato të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP) të BE-së.

Deklaratë nga BE: Angazhim i fortë për Shqipërinë

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, vlerësoi rolin e Shqipërisë si një partnere e besueshme:

“Shqipëria është një partnere e ngushtë dhe e qëndrueshme e BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë, një kontribuese në operacionet e BE-së dhe një aleate e NATO-s. Forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me Shqipërinë përforcon stabilitetin dhe paqen në të gjithë Evropën.”

Ndihma e re pasqyron përparimin e marrëdhënieve strategjike BE–Shqipëri, të forcuara pas nënshkrimit të Partneritetit për Siguri dhe Mbrojtje në nëntor 2024 dhe nisjes së Dialogut të parë për Sigurinë dhe Mbrojtjen në prill 2025.

Instrumenti Evropian i Paqes, krijuar në mars 2021, synon të forcojë kapacitetet e mbrojtjes së vendeve partnere dhe të rrisë sigurinë rajonale e globale. Shqipëria përfitoi për herë të parë ndihmë nga ky instrument në korrik 2024, me një paketë fillestare prej 13 milionë euro.

576 mln lekë për rrugët lidhëse në Tunelin e Llogarasë/ ARRSH hap tenderin, synohet lehtësimi i trafikut

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e rrugëve lidhëse në Tunelin e Llogarasë. Fondi limit i vënë në dispozicion për këtë projekt është 576 milionë e 395 mijë lekë.

Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, segmenti rrugor rruga lidhëse me Tunelin e Llogarësë (Palasë) fillon pas daljes së tunelit, rreth 1 km larg, më pas vazhdon në rrugën ekzistuese për një tjetër kilometër.

Rruga që do të bëjë lidhjen e tunelit me pjesën e ndërtuar të Palasë- Dhërmi, do të shërbejë për ndërlidhjen e zonave bregdetare të jugut për mjetet e transportit nga Orikumi në Himarë, kalon nga Qafa e Llogarasë deri në Himarë e me tej.

Kryqëzimi ekzistues që bën lidhjen e rrugës së re Palasë-Dhërmi, me aksin e vjetër do konceptohet në formë rrethrrotullimi. Nga ky rrethrrotullim deri tek rrethi tashmë i ndërtuar janë edhe 600 metër gjurmë komplet e re. Gjurma e objektit ka në përbërje dy akse rrugore.

Referuar dokumentit, ky projekt ka për qëllim, të rehabilitojё gjurmën ekzistruese, nga dalja e tunelit tё Palasёs, deri tek kryqёzimi ekzistues i rrugёs sё re me rrugёn e vjeter dhe të projektojё ndёrtimin e njё rruge tё re, nga kryqёzimi ekzistues deri tek rrethrrotullimi i projektit Palasё- Dhёrmi, tashmё nё ndёrtim.

Ndërkohë, gjatë stinës së verës përgjatë gjatësisë së saj ndeshemi me formimin e kolonave të trafikut automobilistik. Situatë e krijuar kryesisht nga fluksi i madh i turistëve në këtë zonë. Ndërsa gjatë stinës së dimrit, kushtet teknike për kalimin e këtij segmenti, lidhur ngushtë me karateristikat gjeografike të zonës, përkeqësohen duke rritur rrezikun e incidenteve që mund të ndodhin në të.

Duke u bazuar në të dhënat e publikuara në Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin e Turizmit , zona në fjalë ka potencial të lartë ekonomik. Zona e Palasёs, Himarës dhe Dhërmiut paraqiten si zona strategjike për zhvillimin e turizmit në këtë zonë, të kushtëzuara edhe nga vlerat e rralla mjedisore që zona zotëron.

Klienti g*det me th*kë praktikantin e berberhanes në mes të Vlorës

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Sh. S., 24 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. Sh., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

SPAK mbyll hetimet per Ilir Meten dhe Kryemadhin, nis njohja e të pandehurve me akuzat!

Mbyllen hetimet për dosjen “Meta” , ndërsa nis paraqitja e të pandehurve që janë thirrur për t’u njohur me përfundimin e hetimeve.

Sot, po ashtu, paraqitet Fatime Kryemadhi, e ëma e Monika Kryemadhit, e cila pritet të paraqitet të mërkurën.

Ndërkaq, këtë të hënë është parashikuar që t’i komunikohet mbyllja e hetimeve dhe Pirro Xhixhos.
Ndërsa, për ish-presidentin Meta nuk dihet ende kur do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani deri më tani nuk ka dijeni dhe njoftim nga SPAK-u.