Aksidenti në Berat,humb jetën 50-vjeçari

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Berat-Dimal, në afërsi të Urës së Moravës.Rreth orës 06 :30, 50-vjeçari Eduart Ismaili ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij tip Benz A Class kur ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtonte.

Për pasojë, mjeti ka dalë jashtë rrugës dhe ka përfunduar në kanalin në anë të saj.Përplasja ka qenë e fortë dhe mjeti është shkatërruar totalisht duke bërë që të kërkohet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të aksidentuarin nga mjeti.

Eduart Ismaili është transportuar menjëherë drejt Spitalin Rajonal të Beratit për trajtim mjekësor, por pa mundur t’u shpetoje plageve te marra.

“Informacion paraprak/Rreth orës 07:30, në fshatin Moravë, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin F. P., 31 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin E. I., 50 vjeç.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë disa minuta më parë, mbi aksidentin në fshatin Moravë, njoftojmë se si pasojë e aksidentit, shtetasi E. I. humbi jetën, në spital. Ndërkaq, shtetasi F. P. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”,njoftoi policia e Beratit.

Cila është fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025 deri më tani?

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Similarweb, fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025, deri më tani, është “YouTube”, me një mesatare mbresëlënëse prej mbi 510 milionë kërkimesh mujore në mbarë botën.

Ky rezultat nuk përbën surprizë, duke marrë parasysh dominimin e YouTube në jetën digjitale të përditshme.Nga përmbajtja edukative dhe argëtuese, tek lajmet dhe vlogjet personale, platforma është shndërruar në një mjet universal për të mësuar, zbavitur dhe informuar. Gjithashtu, shumë përdorues – veçanërisht të rinjtë – e shohin YouTube-in si një motor kërkimi më vete.

Pas YouTube, në listën e fjalëve më të kërkuara renditet “Facebook”, me rreth 325 milionë kërkime mujore, ndërsa “Amazon” mban vendin e tretë me mbi 237 milionë kërkime.

Këto platforma përfaqësojnë jo vetëm gjigantë teknologjikë, por edhe pjesë integrale të mënyrës se si komunikojmë, blejmë dhe konsumojmë përmbajtje në kohët moderne.

Kjo renditje reflekton qartë prioritetet e përdoruesve të internetit në vitin 2025, duke nxjerrë në pah ndikimin e madh të rrjeteve sociale, teknologjisë dhe përmbajtjes vizuale në përditshmërinë tonë digjitale.

Rezidencat qeveritare ne bregdetin e Vlores,do kthehen në hotele luksoze, kompanitë fituese

Plani për kthimin e rezidencave qeveritare në Vlorë dhe Velipojë në hotele luksoze markë ndërkombëtare ka bërë një hap para.

Korporata e Investimeve Shqiptare njoftoi këtë javë listën e kompanive që kanë shprehur interes për zhvillimin e këtyre dy pronave shtetërore përmes një programi qe qeveria ka nisur ta zbatojë në një sërë projektesh.

Konkretisht për kontratën “Për rikonceptimin e rezidencave qeveritare ne struktura akomodimi elitar, Vila Velipojë” që eshtë pjesë e nënprojektit

“Hospitality” kanë shprehur interes tre kompani dhe pas verifikimit të dokumenteve kanë kaluar në fazën e dyte te trija. Behet fjale per shoqérite:

  1. Shoqëria “Soleil and Sea” shpk
  2. Bashkimi i Subjekteve shoqëria “2A Group shpk”

“Practica Arquitectura y Urbanismo SLP”, “Barclay Crousse”, “Tharm Architects”, Brand Company

“Swiss Diamond Group SA” 3. Shoqëria “Xhenis shpk”.

Ndëkrohë për kontratën “Për rikonceptimin e rezidencave qeveritare ne struktura akomodimi elitar, Vila Vlorë” pjesë e nënprojektit “Hospitality” kanë shfaqur interes pesë shoqëri nga te cilat janë kulaifikuar për fazën e dytë katër prej tyre:

  1. Shoqëria “Blu Horizont 2005” shpk
  2. Shogëria “Soleil and Sea” shpk
  3. Bashkimi i Subjekteve shogëria “2A Group shpk”,

“Practica Arquitectura y Urbanismo SLP”, “Barclay Crousse”, “Tharm Architects”, Brand Company “Sëiss Diamond Group SA”

4. Bashkimi i Subjekteve “Shoqëria Edil-Al-IT shpk & Zdrava shpk shpk.

Në fazën e dytë ku do te bähet edhe perzgjedhja e kandidatit fitues shoqëritë duhet të paraqesin nje propozim që permban dy pjesë, projekt idenë arkitekturore (zarfi 1) dhe ofertën financiare (zarfi 2).

Si do zhvillohen rezidencat në Vlorë dhe Velipojë

Vilat qeveritare në Vlorë dhe ajo në Velipojë do të kthehen në hotele luksoze.

“Ky projekt ka si synim të transformojë keto rezidenca nga struktura të amortizuara dhe të pashfrytëzuara në qendra bashkëkohore të turizmit elitar dhe zhvillimit ekonomik. Duke ruajtur vlerat historike te perdorimit të këtyre pronave, rikonceptimi do të sjellë nje harmoni mes së shkuarës dhe së ardhmes, duke i dhenë rëndësi jo vetëm inovacionit, por edhe ruaities se identitetit te tyre.

Rezidencat qeveritare do te perfshijne standardet me të larta të mikpritjes bashkëkohore, të mbështetura nga teknologjitë më të avancuara dhe dizajni bashkekohor. Transformimi i tyre synon te krijoje nje pervojë unike per turistët, investitorët dhe personalitetet VIP, duke i kthyer ato në modele të qëndrueshmërisë ekonomike dhe mjedisore”, – nenvizohet ne dokumentet e thirrjes.

Zona ku do te zhvillohet projekti perfshin së pari rezidencën Qeveritare “Vila nr. 2” ku sipërfaqja ndërtesës 1126 m2. Rezidencën Qeveritare “Vila nr.6” ku sipërfaqja ndërtesës është 332.48 m? dhe e treta rezidenca Qeveritare “Vila nr.9” me sipërfaqe të ndërtesës 186 m?.

Ne total, sipërfaqja e konkursit: 1,644.7 m?. Ndërkohë lidhur me rezidencën ne Velipojë dokumentet specifikoje se ky konkurs synon te gjeneroje ide dhe propozime inovative për transformimin e rezidencës në struktura të akomodimit elitar, duke krijuar destinacione moderne dhe te qendrueshme qe permbushin standardet më të larta ndërkombëtare të luksit.

Referuar te dhenave qe jane bere publike, kjo pasuri është në total 8100 metra? ku përfshihet edhe ndërtesa. Të dhenat e pasurisë janë: Rezidenca Qeveritare “Vila Velipojë”, Shkodër, Zona Kadas nr. 3072, lloji i pasurisë “Ndërtesë + Truall”, nur pasurie: 5, Sipërfagia e aiurmës së ndërtesës 1200 m2

Referuar të dhenave që janë bërë publike, kjo pasuri është në total 8100 metra? ku perfshihet edhe ndërtesa. Të dhenat e pasurisë janë: Rezidenca Qeveritare “Vila Velipojë”, Shkodër, Zona Kadastrale nr. 3072, lloji i pasurisë “Ndërtesë + Truall”, numër pasurie: 5, Sipërfaqja e gjurmës së ndërtesës 1200 mz + Sipërfaqja e truallit 8100 m?.

“Institucioni perfiton hapesira te reja qe janë më funksionale, në kushtet e një hoteli butik e një standardi me 5 yje, ku personalitetet e larta shteterore do te vazhdojne te perfitojné nga shërbimet që këto godina qeveritare do të ofrojnë, kushteve të percaktuara në marrëveshjen mes Korporatës dhe DSHQ”,

“, – thuhet ne dokument./

Monitor

Aksident në Greqi/ Shqiptari 42-vjeçar ndërron jetë! 4 të lënduar

Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi, ku ka humbur jetën një 42-vjeçar shqiptar.Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ishullin Euboea, në qytetin Karystos, ku automjeti i drejtuar nga një shqiptari është përplasur me një mjet që lëvizte në drejtim të kundërt dhe drejtohej nga një shtetas grek 75-vjeçar. Përplasja ka qenë e forte dhe ka rezultuar me përmbysjen e automjetit të parë dhe vdekjen e 42-vjeçarit që ishte pasagjer në mjetin e bashkëatdhetarit.

Përveç viktimës, aksidenti ka shkaktuar plagosjen e katër personave të tjerë, përfshirë drejtuesin e mjetit shqiptar dhe tre pasagjerë grekë, të cilët janë transportuar në spital me lëndime të ndryshme, dy prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda dhe një tjetër ka mbetur me dëmtime më të lehta.

Një tjetër i plagosur është edhe drejtuesi i mjetit grek, i cili gjithashtu ka marrë dëmtime nga përplasja. Forcat zjarrfikëse janë angazhuar menjëherë për të liruar të lënduarit, dhe hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit janë në vazhdim nga Komisariati.

Shpërndarësi i picave përplaset nga një makinë në mes të Lushnjës

Një shpërndarës picash ka përfunduar në spital i lënduar këtë mbrëmje në Lushnje. Aksidenti ka ndodhur në bulevardin e palmave ku një shpërndarës picash ishte duke kaluar në bulevard me motoçikletë me targa AV 450 ndërsa mjeti tip Ford me targa AA 599 VH po dilte nga një parking.

Duke pasur shikimin e kufizuar dhe duke dalë me indjetro, drejtuesi i mjetit tip Ford nuk e ka vënë re motoçiklistin. Nga përplasja është lënduar drejtuesi i motoçikletës një i ri rreth të 30-ve dhe është dërguar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjes ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërron jetë 2 vjeçari pasi hëngri një kokërr rrush

Një fëmijë dyvjeçar ka vdekur në Francë pasi hëngri një kokërr rrush.Siç raporton The Independent, djali i cili do ta festonte ditëlindjen e tretë më 15 prill, ndërroi jetë të hënën në mbrëmje pasi pësoi një arrest kardio-respirator ndërsa u mbyt me rrushin në Suresnes.

Prindërit thirrën shërbimet e urgjencës për të raportuar se fëmijë i tyre kishte gëlltitur rrushin, por kur mburriten, e gjetën djalin në arrest kardiorespirator.

Përpjekjet për të ringjallur djalin nga shërbimet e urgjencës zgjatën më shumë se një orë, përpara se ai të vdiste rreth orës 21:30 në shtëpinë e prindërve të tij.

“Bloomberg”: Rama me Kushner e Berisha me LaCivita, si po e ndikon Trump fushatën e zgjedhjeve në Shqipëri

Kryeministri shqiptar Edi Rama e cilësoi Donald Trump si “të mirë për të gjithë”, duke e paraqitur trajtimin e ashpër të Presidentit ndaj aleatëve të SHBA-së si një mundësi për një Bashkim Europian që ka humbur rrugën e tij, për të rigjetur forcën dhe për të ndërtuar ndikimin global.Kështu e nis “Bloomberg” artikullin për ndikimin e presidentit amerikan në fushatën e zgjedhjeve në Shqipëri.

“Komentet e Ramës, të bëra në një intervistë në Tiranë, janë të jashtëzakonshme, jo vetëm sepse ai është një socialist që ka vënë bast për të çuar Shqipërinë në BE deri në vitin 2030 nëse fiton zgjedhjet parlamentare muajin e ardhshëm, por edhe sepse pasqyrojnë një fushatë në të cilën Trump dhe bota e tij luajnë një rol të befasishëm dhe të madh”, shkruan “Bloomberg”.Një nga vendet më të varfra të Europës, vijon “Bloomberg”, Shqipëria ka luftuar me korrupsionin e gjerë dhe fluksin e dyshuar të parave të paligjshme nga krimi i organizuar, duke e bërë rrugën e saj për anëtarësimin në BE një proces të vështirë. Rama, që synon të zgjatë 12 vitet e tij në pushtet, tha se Bashkimi Evropian ka shkuar duke u bërë shumë ‘vetë-referues’ dhe ‘egocentrik’, dhe duhet të mësojë të qëndrojë përballë fuqive të tjera në një kohë luftërash tregtare dhe çoroditjeje globale të shkaktuar nga SHBA.

“Kur Trump thotë se Zoti e shpëtoi për ta bërë Amerikën të Madhe Përsëri, ai tregon vetëm gjysmën e historisë. Gjysma tjetër është se ai shpëtoi Trump edhe për ta zgjuar Europën dhe për ta bërë që të rregullojë gjërat”, citon kryeministrin Rama “Bloomberg”.

“Ndërkohë që nuk ka sondazhe të besueshme publike para zgjedhjeve të 11 majit, Shqipëria është vetëm një nga disa shtete të Ballkanit ku administrata Trump dhe aleatët e saj kanë interes. Në Serbi, Presidenti Aleksandar Vuçiç priti Donald Trump Jr. në mars; Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, kritikoi zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani; dhe Dërguari i Posaçëm i Trump për misione speciale, Ric Grenell, ka marrë një interes të madh për Ballkanin Perëndimor që nga administrata e parë”.

Rama po përballet me një sfidë nga Partia Demokratike e udhëhequr nga Sali Berisha, me prestigjiozen amerikane që vazhdon: “I sanksionuar nga SHBA për korrupsion të dyshuar, Berisha ka angazhuar Chris LaCivita, ish-menaxherin bashkëpunues të fushatës presidenciale të Trump, për t’i këshilluar në betejën e tij për fitore në zgjedhjet e 11 majit.

Një nga sulmet ndaj Ramës është për lidhjet e tij me Alexander Soros, djalin e investitorit miliarder — një figurë urrejtjeje për shumë të djathtë të mbështetur nga MAGA, të cilin kryeministri e konsideron mik. LaCivita postoi një fotografi të të dyve në X në shkurt me komentarin, ‘Puppet dhe puppet master’.

Kryeministri ka realizuar edhe kontaktet e tij me rrethin e brendshëm të Trump. Më herët këtë vit, Jared Kushner, ylli i parë i presidentit të SHBA-së dhe këshilltari i tij i mandatit të parë, fitoi miratimin paraprak nga qeveria shqiptare për një resort luksoz prej 1.4 miliardë dollarësh në një bazë ushtarake të ish-shfrytëzuar”.

Drita jeshile për projektin e Ishullit Sazan, në bregun jugor të Shqipërisë, aty ku Adriatiku dhe Deti Jon takohen, erdhi disa ditë para inaugurimit të Trump në janar. Ky projekt është bërë një nga projektet më të rëndësishme të planifikuara nga Kushner në Ballkan, që përfshijnë një Hotel Trump në kryeqytetin serb të Beogradit.

Rama, një artist dhe ish-lojtar basketbolli, e mohoi që miratimi i projektit nga qeveria e tij të ishte një tentativë për të fituar pëlqimin e presidentit të SHBA. Kushner vizitoi ishullin për herë të parë në vitin 2021, bashkë me gruan e tij, Ivanka Trump, dhe Grenell”, shkruan “Bloomberg”.

Në atë kohë, nuk ishte diçka që do të na jepte pikë politike në Uashington. Ishin të tjerë në pushtet dhe nuk ishte fare e qartë që Trump mund të fitonte”, citohet Rama në artikull.

Autoritetet shqiptare janë në “proces të bisedimeve” me ekipin e Kushner dhe marrëveshja nuk është finalizuar ende. “Nuk është se ia dhamë ishullin. Është një partneritet. Mund të jetë më i shpejtë, mund të jetë më i ngadaltë, por është që të dyja palët të bien dakord. Ata kanë mbështetje të plotë nga ne, por duhet të biem dakord”, citohet sërish Rama, që quajti marrëdhënien e tij me Kushner personale, duke e cilësuar mik.