Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve ne BUJQESI -2025

Aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 për sektorin bujqësor hapen sot duke ofruar një paketë financimi të integruar që përfshin kredinë e butë dhe mbështetje financiare përmes granteve, njoftoi në rrjetet e saj sociale Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.

Sipas Denaj, kjo skemë ka për qëllim rritjen e konkurrueshmërisë dhe fuqizimin e inovacionit në zinxhirin agroushqimor, duke siguruar gjithashtu përmbushjen e standardeve të BE-së për sigurinë ushqimore.

“Për më tepër, ajo synon realizimin e objektivit ambicioz të qeverisë për eksportimin e 1 miliard eurove produkte bujqësore deri në 2030-ën.

Për të mbështetur zhvillimin bujqësor, Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron një fond rekord prej 20 milionë eurosh, të cilat janë të strukturuara në nëntë masa mbështetëse, të cilat mund të përdoren nga fermerët dhe subjektet bujqësore për të zhvilluar plane investimi të personalizuara”, thekson Ministrja Denaj.

Kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2% dhe 70% kolateral nga shteti, gërshetohet me Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 me 50% grant, duke krijuar një paketë të plotë financimi për sektorin bujqësor.

Ministrja sqaron në postimin e saj, se aplikantët mund të përfitojnë nga disa masa mbështetjeje, duke i mundësuar kështu të krijojnë një plan të qëndrueshëm dhe tërësor për zhvillimin e fermave të tyre.

Ky program është i hapur për fermerët individualë, si dhe për shoqëritë me status fizik ose juridik, të cilët mund të aplikojnë për ndihmë financiare nëpërmjet Agropikave ose Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në zonën e tyre.

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron 9 masa mbështetëse:

-ndërtimin e serrave diellore të reja për prodhimin e perimeve,

-luleshtrydheve dhe rrushit të tavolinës;

-mbjellje të reja në pemë frutore, ullinj, agrume dhe vreshta;

-rrjeta antibreshër për pemët, agrumet dhe vreshtat ekzistuese;

-sistemet e ujitjes me pika në pemëtore dhe vreshta;

-ndërtimi i ambienteve për mbarështimin e blegtorisë dhe shpendëtarisë;

-mekanizimi dhe modernizimi i fermave bujqësore dhe blegtorale;

-pajisjet për përpunim dhe paketim për perime, fruta, rrush, verë, ullinj dhe vaj ulliri;

-investime në agroturizëm;

-koshat dhe rrjetat e peshkimit për akuakulturë.

Aplikimet janë të hapura nga data 30 korrik deri më 30 shtator, dhe fermerët mund të marrin asistencë nga ekipi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për çdo pyetje ose nevojë për ndihmë.

Skema e Investimeve 2025 ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin dhe modernizimin e sektorit bujqësor në Shqipëri, duke kontribuar në rritjen e eksporteve dhe përmirësimin e standardeve të prodhimit.

Aksident ne aksin Cakran-Gorishove

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Cakran–Gorishovë, në afërsi të fshatit Vreshtas, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital nga autoambulanca e mbërritur në vendngjarje. Pamjet tregojnë mjetin e dëmtuar rëndë dhe stafin mjekësor duke ofruar ndihmën e parë për të lënduarit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit ka sjellë përplasjen e fortë.

Vullkani në Rusi aktivizohet pas lëkundjeve te termetit 8,8 ballë

Vullkani më i lartë i Euroazisë ka shpërthyer pas tërmetit në rajonin Kamchatka të lindjes së largët të Rusisë, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti.

Me një lartësi prej 4,750 metrash, Klyuchevskaya Sopka është një nga vullkanet më aktivë në botë.

Një tërmet me magnitudë 8.8 ballë goditi sot rajonin lindor rus Kamchatka, duke vendosur në alarm për cunami jo vetëm Rusinë, por edhe SHBA-të, Japoninë dhe një sërë vendesh.

Aksident i r*ndë në afërsi të Borshit: 2 vikt*ma dhe 2 të plag*sur

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në afërsi të Borshit, ku një furgon është përplasur me një automjet tjetër.

Rreth orës 14:00 në aksin rrugor Borsh – Sarandë, ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor ku janë përfshirë dy automjete:
• Një automjet tip Benz, me targë AB637CX, i drejtuar nga shtetasi Myfit Qevani, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
• Një automjet tjetër tip Benz Vito, me targë AA052NV, me drejtues Kujtim Mehmeti, rreth 60 vjeç, si dhe pasagjerja – bashkëshortja e tij, e cila aktualisht nuk është identifikuar me emër.

Si pasojë e përplasjes, dy personat e fundit (bashkëshortët) kanë humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca dhe grupi hetimor nga Komisariati i Sarandës, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Fier – Gjykata dënon me burgim të përjetshëm autorin e vr*sjes efektivit të “Shqiponjave”

Fier – Gjykata dënon me burgim të përjetshëm Azgan Mërnicën për vrasjen e efektivit të “Shqiponjave”

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dhënë vendimin e saj për Azgan Mërnicën, duke e dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të Policisë së Shtetit, pjesëtar i forcave speciale “Shqiponja”, N.C.

Prokuroria kërkoi dënimin maksimal për Mërnicën, i cili akuzohej për tre vepra penale:

  • Vrasje me armë zjarri të punonjësit të policisë,
  • Armëmbajtje pa leje,
  • Drejtim të parregullt të mjetit.

Ngjarja e rëndë në Baltëz

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj 2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz të Bashkisë Fier. Sipas dosjes hetimore, gjithçka nisi si një konflikt banal. Azgan Mërnica po drejtonte automjetin e tij me shpejtësi të lartë në një kthesë të rrezikshme, kur u ndalua nga efektivi N.C., i cili i tërhoqi vëmendjen për mënyrën e rrezikshme të ngarjes.

Sipas Prokurorisë, pas një debati të ashpër verbal, Mërnica ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar për vdekje efektivin, i cili ndodhej në detyrë. Pas ngjarjes, i akuzuari u kap nga forcat e rendit pas një operacioni disaorësh.

Vendimi i plote i Gjykates FIER

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me trup gjykues të përbërë nga:

  • Gjyqtare: Elira Hroni
  • Gjyqtare: Miranda Nakaj
  • Gjyqtar: Vladimir Cjapi

në seancën gjyqësore të datës 30.07.2025, zhvilluar në prani të përfaqësuesit të Prokurorisë, z. Denis Hyka, të pandehurit A.M me mbrojtës avokatin Xhevair Morina dhe në mungesë të viktimës N.C,

pasi shqyrtoi tërësisht aktet e dosjes penale nr.___, provat materiale, dëshmitë dhe konkluzionet përfundimtare të palëve, në përfundim të gjykimit me procedurë të shkurtuar,

P Ë R   K Ë T O   A R S Y E

Bazuar në nenet 79/b, 278, 291, 55 të Kodit Penal dhe nenet 190, 379, 384, 388, 390, 406 e 485 të Kodit të Procedurës Penale,

V E N D O S

1️⃣ Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në dëm të punonjësit të policisë së shtetit, viktimës N.C, dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

2️⃣ Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

3️⃣ Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

4️⃣ Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, me bashkimin e dënimeve të mësipërme, gjykata vendos dënimin përfundimtar të të pandehurit A.M me burgim të përjetshëm.

5️⃣ Në masën e dënimit do të llogaritet edhe periudha e vuajtur në paraburgim, duke filluar nga data e arrestimit 16.05.2024, ora 01:50, e në vijim. Dënimi do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

6️⃣ Në bazë të nenit 190 pika 1, germa “b” të K.Pr.Penale, provat materiale të sekuestruara konfiskohen dhe asgjësohen sipas ligjit.

7️⃣ Në aplikim të nenit 393 të K.Pr.Penale, shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurit A.M.

E drejta e ankimit:

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

U shpall në Fier, sot më datë 30.07.2025.

GJYQTARE

Elira Hroni

GJYQTARE

Miranda Nakaj

GJYQTAR

Vladimir Cjapi

Makina përplaset me triçiklin ne Lushnje-Fier,2 të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Lushnje–Fier, pranë fshatit Gorre, ku janë përplasur një automjet tip “Benz” dhe një motomjet tip triçikël.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia Rrugore ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë një manovër e gabuar gjatë një parakalimi.

Situata me zjarret në vend/ Nivel i lartë rrez*ku në Fier

Reshjet e shiut, që përfshinë pjesën më të madhe të vendin ndikuan në shuarjen e zjarreve, ndërkohë që mbetet aktive një vatër në fshatin Spatharë të Skraparit.Sa i përket zjarreve, sot pritet nivel rreziku i lartë në qarkun Fier. Në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër pritet nivel rreziku i moderuar, ndërsa në qarqet Lezhë, Durrës dhe Tiranë pritet nivel rreziku i ulët.

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e dëmeve në pyjet që u dogjën nga flakët.

Nga zjarri në fshatin Plan i Bardhë dhe malin e Allushit në Klos, u dogj rreth 120 ha dhe u përshkua rreth 350 ha me shkurre, pishë dhe lis.Në fshatin Zall Gjoçaj në Mat, u dogj rreth 20 ha dhe u përshkua rreth 499 ha me shkurre, pish dhe ah. Në fshatin Gurë-Lurë në Dibër, u dogj rreth 55 ha dhe u përshkua rreth 580 ha me shkurre, pish dhe ah.

Në vendin e quajtur “Qafa e Buallit” në Bulqizë, u dogj rreth 22 ha dhe u përshkua rreth 35 ha me shkurre, pish dhe kullota.

Ndërkohë, në bazë të parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë, dhe lokalisht të dobëta në qarqet e tjera.





Dh*në mes shqiptarëve dhe grekëve në një lokal në Athinë, 3 të pl*gosur dhe dy të arrestuar

Një përleshje e dhunshme ndodhi mbrëmjen e së martës në sheshin e Ymittos në Athinë, ku të paktën pesë të rinj u përfshinë në një konflikt që përfundoi me tre të plagosur me thikë dhe dy të arrestuar.

Sipas burimeve policore, ngjarja ndodhi pas një debati të ashpër mes të rinjve jashtë një lokali. Sherri verbal përshkallëzoi në dhunë fizike, dhe në kulmin e përplasjes, njëri nga të rinjtë nxori thikë dhe goditi disa prej pjesëmarrësve.Për pasojë, tre persona përfunduan në spitalin, dy shtetas grekë, 18 dhe 20 vjeç, si dhe një 30-vjeçar me kombësi shqiptare. 20-vjeçari ka pësuar plagë në shpinë dhe në mushkëri dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Menjëherë pas ngjarjes, forcat policore mbërritën në vendin e ngjarjes dhe pas kërkimeve intensive, arrestuan dy persona, një 18-vjeçar shqiptar dhe një 17-vjeçar grek, të cilët do të dalin sot përpara Prokurorisë.