Agjentët e BKH dhe operacionales ishin në Fier për hetime top sekrete

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier ku hetuesit e BKH u përplasën me të afërmit e ish kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj.

Sipas burimeve mesohet se janë arrestuar 3 persona, ndërsa sipas policisë, BKH dhe operacionalja ka qene në Fier për veprime hetimore kur janë konfliktuar me të afërm të Agron Kapllanajt.

Natyra e veprimeve dhe rasti konkret mbahet top sekret, por gjatë këtyre veprimeve është ngritur dhe dron nga BKH për vëzhgim të subjekteve.

Incident në Fier mes hetuesve të BKH dhe operacionales dhe njerëzve të Agron Kapllanaj

Incident ne Fier mes hetuesve te BKH dhe operacionales dhe njerëzve të Agron Kapllanaj

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Operacionalja janë përplasur me disa njerëz pranë ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj.

Deri tani nuk dihet akoma pse ndodhen në Fier hetuesit e BKH-së.

Agron Kapllanaj është një ndër themeluesit e partisë “Djathtas 1912” me kryetar Enkelejd Alibeaj.

B/W

Rriten vetëprodhuesit e energjisë elektrike/Ja sa jane ne total !

Numri i konsumatorëve që vetëprodhojnë energjinë elektrike pësoi rritje me 21.67% gjatë vitit 2024, në raport më një vit më parë. 

Sipas të dhënave zyrtare gjatë vitit që shkoi, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka miratuar aplikimet e 887 klientëve, duke e çuar numrin e atyre që kanë zgjedhur të investojnë në burime të rinovueshme për të prodhuar energjinë për përdorim personal në 2415. Kapaciteti total i instaluar nga vetëprodhuesit ka arritur në 216.823 mËp.

Ndërkaq, të ndarë sipas llojit të klientit, privatët kryesojnë me 1645 konsumatorë, ndërsa pas tyre vijnë familjarët me 705 konsumatorë. Po ashtu, të dhënat tregojnë se janë 51 institucione shtetërore si bashki, ministri apo institucione arsimore që kanë instaluar panele diellore për gjenerimin e energjisë, si dhe 15 konsumatorë jobuxhetorë, ku përfshihen ujësjellësa, poliklinika apo qendra shëndetësore.

Sipas Entit Rregullator të Energjisë, këto të dhëna reflektojnë një diversifikim të kategorive të konsumatorëve që po investojnë në energjinë e rinovueshme, duke mbështetur angazhimin e vendit për të rritur prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme dhe për të mbështetur krijimin e një mjedisi të pastër energjetik.

Po ashtu, sipas ERE-s, kjo është një tendencë inkurajuese që tregon se shqiptarët janë gjithnjë e më shumë të angazhuar për të kontribuar në arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, duke ndihmuar jo vetëm për mbulimin e nevojave personale energjitike, por edhe në stabilitetin e sistemit energjitik të vendit.

Çfarë monedhash përdorin më shumë shqiptarët? 

Gjatë vitit që lamë pas, më shumë kartëmonedha janë dërguar në sportelet e Bankës së Shqipërisë, për shkak të dëmtimit të tyre fizik. Përpunimi i kartëmonedhave është një proces që kryhet nga Banka e Shqipërisë për të kontrolluar gjendjen fizike dhe vërtetësinë e kartëmonedhave që kthehen nga qarkullimi prej bankave tregtare ose qytetarëve.

Në 2024, Banka e Shqipërisë përpunoi rreth 94.2 milionë copë kartëmonedha, krahasuar me 104.5 milionë copë në vitin 2023. Këto kartëmonedha u kontrolluan për të verifikuar autenticitetin dhe përshtatshmërinë për të vazhduar qarkullimin. Pavarësisht se janë përpunuar më pak kartëmonedha në 2024, shumë prej tyre kanë rezultuar të dëmtuara dhe disa false.

Një tregues i rëndësishëm në këtë proces është “norma e papërshtatshmërisë”, e cila tregon përqindjen e kartëmonedhave që konsiderohen të papërshtatshme për qarkullim, për shkak të konsumimit apo dëmtimeve fizike. Sipas raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë, kjo normë arriti 21.5% në 2024, që do të thotë se rreth një në pesë kartëmonedha u klasifikua si e papërshtatshme. Kjo normë është më e lartë krahasuar me vitin 2023, kur ishte 19.3%. Gjatë vitit, këto kartëmonedha janë zëvendësuar gradualisht me kartëmonedha të reja dhe të përshtatshme për qarkullim.

Gjithashtu, një tregues tjetër është koeficienti i qarkullimit të kartëmonedhave, i cili tregon sa shpesh kthehen kartëmonedhat në sportelet e Bankës së Shqipërisë. Në vitin 2024, ky koeficient ishte 0.6, që do të thotë se mesatarisht, një kartëmonedhë është kthyer më pak se një herë në vit në Bankën e Shqipërisë.

Koeficienti i qarkullimit ndryshon në varësi të prerjes së kartëmonedhës. Kartëmonedhat prej 500 dhe 1,000 Lekësh  janë kthyer më shumë se një herë në vit, që nënkupton se ato përdoren më shpesh në transaksione të përditshme dhe janë më të dëmtuara. Edhe 200 lekëshi përdoret më shumë, por materiali i tij prej polimeri e bën rezistent ndaj dëmtimit, grisjes, apo njollosjes. Ndërkohë, prerjet më të mëdha si 5,000 dhe 10,000 Lekë kanë pasur një koeficient më të ulët, gjë që tregon se ato qarkullojnë më rrallë dhe shpesh mbahen për kursime, apo transaksione më të mëdha.

Hekurudha elektrike /Rrogozhinë-Vlorë-Aeroport /Kompania austriake shpallet fituese për projektimin

Me një ofertë prej 78.81 mln lekë, Hekurudha Shqiptare ka shpallur kompaninë fituese që do të kryejë studimin dhe hartimin e projekt idesë për rehabilitimin e linjës hekurudhore Rrogozhinë – Vlorë, si dhe projektimin e vijës së re hekurudhore që do të lidhë aeroportin e Vlorës me qytetin e Vlorës.

Tenderi me fond limit 95 mln lekë u hap në muajin dhjetor të vitit të kaluar, teksa fituese është shpallur kompania austriake ILF Consulting Engineers Austria.  

Sipas dokumenteve që shoqëronin procedurën tenderuese, linja ekzistuese Rrogozhinë – Vlorë me gjatësi 84.27 km, funksionon nën kapacitetin optimal për shkak të infrastrukturës së vjetëruar dhe nevojës për përmirësime të thella.

Në të njëjtët dokumente thuhej se është e domosdoshme ndërtimi i një linje të re treni për të lidhur qytetin e Vlorës me aeroportin e Vlorës, duke qenë se ky aeroport krijon mundësi për zhvillimin ekonomik dhe turistik të rajonit.

Ndërkaq, kompania që ka fituar tenderin do të duhet të hartojë një projekt zbatimi për një linjë hekurudhore elektrike me shpejtësi deri në 120 km/orë.

Sipas Hekurudhës Shqiptare zbatimi i këtij projekti synon të ofrojë një shërbim të kombinuar të transportit hekurudhor me transportin ajror, duke lehtësuar aksesin e udhëtarëve në aeroport në mënyrë më të shpejtë, të sigurt dhe më të qëndrueshme.

Gjithashtu, një nga objektivat kryesore është rritja e sigurisë së lëvizjes për udhëtarët, duke reduktuar rrezikun e aksidenteve.

Blerja e votave në Fier/ Reagon PS

Ministrja Balluku, në një reagim në rrjetin social, komentoi zhvillimin e fundit në Fier  lidhur me arrestimin e një personi që kërkonte të blinte vota nën logon e PD. Sipas kandidates per deputete nga qarku Fier Kiduina Zaka, drejtues të PD Fier po përpiqen të heqin nga vetja përgjegjësinë dhe me këto veprime po përpiqen të justifikojnë humbjen në zgjedhjet e 11 majit. Më tej, vijoi duke thënë se fushata nuk është arenë shpikjesh dhe intrigash.

Postimi i plotë:

Fushatë e re, avaz i vjetër! Po të njëjtat skema, po e njëjta situatë me Partinë e Kënetës. 

 (https://web.albsig.al/sq/#/)

Vjedhin, vrasin, shpifin e mallkojnë dhe më pas thonë – jooooooooo nuk i kemi bërë ne, por ata. Akuzojnë burra e gra, pleq e fëmijë për bëmat e tyre, por i ka dal boja prej 12 vitesh tashmë.

Po përgatisin skenarin për humbjen historike të Partisë së Kënetës me këto deklarata e veprime të dëshpëruara, ndaj ju mos ia kurseni më 11 Maj shuplakën finale!

“Të kapur në krim elektoral drejtues të PD Fier përpiqen të heqin përgjegjësinë  nga vetja, por shqiptarët e dijnë se kush janë ata që për të arritur qëllimin e mrapshtë janë gati të vrasin dhe njerëz.

Ne ju bëjmë thirrje drejtuesve lokale dhe vendor të heqin dorë nga këto tentativa sepse nuk kanë asnjë shans të deformojnë vullnetin e popullit tonë. Këto veprime janë për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve të 11 majit për partinë e kënetës dhe partickat që janë hapur.

Vota e shqiptarëve do të jetë për të ardhmen amerikane, për pasaportën europiane që duan ta mbajnë peng bufat. PS ju bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë pa frikë cdo tentativë për blerje votash. Fushata nuk është arenë shpikjesh dhe intrigash.”

Kandidati i PS per qarkun FIER Ramion Kurti mes banoreve te Komunitetit Rom

Kandidati i PS per Qarkun Fier ne liste te hapur , Ramion Kurti ne vijim te turit elektoral eshte ndalur me banoret e komunitetit Rom ne Njesine Qender

Kandidati i PS Ramion Kurti i ka kushtuar vemendje ketij komuniteti duke e vleresuar kete kategori si pjese e pandashme e ketij qyteti . Kurti ka degjuar banoret per shqetesimet dhe problemet e perditshme duke percjelle edhe rrugen e zgjidhjes

Kete takim Kandidati I PS Ramion Kurti e ka postuar edhe ne profilin e tij ne rrjetet sociale:

Postimi i Ramion Kurtit

Me komunitetin Rom në Njësinë Qendër

Diskutuam si miq të mirë dhe ndamë hallet si një familje e madhe. Ishte frymëzuese të dëgjoja zërat tuaj dhe idetë e shkëlqyera që ndamë së bashku. Jam i bindur që duke punuar së bashku, mund të arrijmë rezultate të jashtëzakonshme dhe të sigurojmë që zëri ynë të dëgjohet.
Ashtu sikurse ju thashë, unë do të angazhohem personalisht me çështjet që diskutuam dhe do të punoj për të sjellë më shumë investime dhe mundësi në jetën tuaj.
Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen që më dhatë mua dhe PS
Faleminderit për zemrën e hapur!

Ja sa zgjedhes ka Qarku FIER te cilet do ti drejtohen kutive te votimit ne 11 Maj!

Edhe 3 dite na ndajne nga 11 maj , dita e votimeve per zgjedhjet parlamentare. Tashme ne 3 KZAZ e FIERIT eshte plotesuar edhe baza logjistike per te permbushur qellimin e nje procesi zgjedhor konform ligjit elektoral ne Republiken e Shqiperise.Materialet zgjedhore kane mberritur ne diten e djeshme ne 3 KZAZ per 490 qendrat e votimit si dhe pajisjet per numerimin e votave pas procesir te votimit. Ne diten e shtune pritet shperndarja e bazes materiale, kutive te votimit dhe fleteve te votimit ne 490 QV

Me heret ne zbatim të udhëzimit të Ministrisë së Brendshme jane afishuar ne cdo qender votimi edhe listat e zgjedhësve

Sipas KQZ ne në total në Qarkun e Fierit janë 490 qendra Votimi dhe 367 mije 628 zgjedhes(votues)

BASHKIA FIER

Numri i qendrave te Votimit  227

Numri i zgjedhezve.         157761

nr.votuesve nga Diaspora   12491

Total : Bashkia Patos

Q.V. 49

Votues: 32071

Diaspora:  2918 votues.

Bashkia Mallakaster

28.341  zgjedhes

  2.867  diaspora

        49   Q.V

Bashkia Roskovec

Roskovec

 6901 votues. Qendra votimi     12

Strum 

7127. Votues.    Qendra Votimi 12 

Kuman

6373.Votues      Qendra Votimi. 10      

Kurjan

3822.    Votues       Qendra Votimi. 8         

Totali

24223. Votues.       Qendra votimi 42

Bashkia Lushnje

Qéndra Votimi

gjithsej   156

Votues gjithsej 106 956

Votues brénda Vendit. 98 951

Votues te regjistruar Jasht vendit. 8005

5 Njesite te Zyrave te Gjendjes Civile te Bashkise Divjakë kanë ne total si me poshtë vijon:

Qendra Votimi (total) – 67

Votues (total) – 40.179 

Diaspora (total) – 4.164

NEOALB