Digjen 3 banesa në Berat, flakët rrezikojnë 3 fshatra

Vatra të reja zjarri janë aktivizuar në vend përkatësisht në Berat.

Mësohet se flakët kanë rënë në fshatrat e Terpanit në Berat. Flakët rrezikojnë banesat në zonat e Vokoposë, Zhapokikut, Rehovit dhe Rërpanit. Mësohet se tre shtëpi janë përfshirë nga flakët.

Temperaturat e larta dhe era janë faktorë të cilët kanë favorizuar flakët duke vështirësuar punën e zjarrfikësve.

Ministria e Mbrojtjes pasditen e sotme ka dalë me një njoftim ku bëri me dije se 30 vtra zjarri janë aktive në vend. Situata ka qenë e rënduar në Gramsh ku është regjistruar edhe një viktimë nga flakë

Aksident ne Levan-Tepelene/ Mikrobusi përplas makinën me tre turistë francezë

Aksident në autostradën Levan–Tepelenë/

Një aksident rrugor është regjistruar sot në segmentin Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj. Dy automjete, një “Audi” me të cilin udhëtonin turistë të huaj dhe një mikrobus me targa të Libohovës, janë përplasur mes tyre.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe shërbimet e emergjencës, të cilat po asistojnë të lënduarit dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Zjarri ne Gramsh – Helikopterët nisin evakuimin ajror të të plagosurve drejt Tiranës

Gramshi po përjeton ditët më të vështira të historisë së tij, pasi zjarret masive që kanë përfshirë dhjetëra fshatra kanë shkaktuar viktima, të plagosur dhe dëme të mëdha materiale.

Prej mbrëmjes së sotme ka nisur transportimi me helikopter i personave të lënduar drejt Spitalit të Djegieve në Tiranë. Helikopterët e emergjencave civile, të dislokuar në stadiumin “Myslim Koçi” të qytetit, po përdoren për evakuimin urgjent të të plagosurve ose atyre në gjendje të rëndë shëndetësore.

Stadiumi është shndërruar në një qendër emergjence ku mjekët ofrojnë trajtim të menjëhershëm, para se pacientët të transportohen ajrorisht.

Zjarret kanë përfshirë fshatra si Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas dhe Bulçar, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuime masive. Situata në terren është e rënduar nga terreni i pyllëzuar, era e fortë dhe temperaturat e larta që favorizojnë përhapjen e flakëve.

Autoritetet shtetërore u bëjnë thirrje banorëve për bashkëpunim dhe ruajtje të qetësisë, ndërsa operacionet e shpëtimit vijojnë pa ndërprerje për të shpëtuar jetë dhe për të minimizuar pasojat e kësaj katastrofe natyrore.

Situata ala*mante në Gramsh – Evakuohen edhe 3 fshatra të tjerë, 1 v*ktimë dhe 6 të plagosur

Situata alarmante në Gramsh – Evakuohen edhe 3 fshatra të tjerë, 1 viktimë dhe 6 të plagosur

Zjarret masive që kanë përfshirë prej disa ditësh zonën e Gramshit kanë marrë përmasa alarmante, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e tre fshatrave të tjerë: Ërmenj, Harunas dhe Zenelas.

Ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje banorëve të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me forcat e emergjencës për një evakuim të sigurt.

Nën pushtetin e flakëve ndodhen tashmë fshatrat Skënderbegasi, Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Ërmenj, Harunas, Zenelas, Spanesh dhe Kazie.

Bilanci paraprak është i rëndë: 6 persona të plagosur dhe 1 viktimë – një 80-vjeçar që dyshohet të jetë autori i zjarrvënies. Ai ka humbur jetën mes flakëve.

Ndërhyrja nga ajri me helikopterë të ushtrisë ka nisur, por operacioni vështirësohet nga terreni i pyllëzuar, era e fortë dhe temperaturat e larta që favorizojnë përhapjen e shpejtë të zjarrit.

Autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë, ndërsa situata vijon të jetë kritike.

Pla*os me a*me zjarri 30-vjeçaren, ne kerkim autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër–Murriqan, ku një 30 vjecare ka mbetur e plagosur me arme zjarri

Sipas burimeve, e lënduara është Erisa Isufi, 30 vjeçe, e cila është dërguar me urgjencë në spital dhe po merr trajtimin mjekësor të nevojshëm.

Autori i dyshuar është identifikuar si Edison Probatistaj, i cili pas ngjarjes është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është shpallur në kërkim nga Policia.Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes të dyve, për arsye ende të paqarta.

Shërbimet e Policisë së Shkodrës po kryejnë kontrolle intensive në terren për kapjen e tij, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Fier – Arrestime dhe procedime penale nga Policia

Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton për disa raste të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, ku janë marrë masa ligjore ndaj disa shtetasve të dyshuar për shkelje të ndryshme.

Sektori i Qarkullimit Rrugor

  • U arrestua në flagrancë shtetasi G. H., 40 vjeç, banues në Fier, pasi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, u përplas me mjetin e shtetases rumune R. C., 46 vjeçe. Përplasja shkaktoi vetëm dëme materiale.
  • U arrestua në flagrancë shtetasi F. M., 22 vjeç, banues në Greqi, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier

  • Arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 28 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës një 33-vjeçar.
  • Nisin procedim penal ndaj shtetasit H. Xh., 28 vjeç, banues në Roskovec, i dyshuar për vjedhjen e një produkti ushqimor në një banesë në Roskovec.
  • Shpallën në kërkim shtetasin R. Gj., 48 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të motrës së tij. Vijon puna për kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve – Komisariati i Policisë Lushnjë

  • Arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. P., 28 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, i dyshuar për “Plagosje të rëndë me dashje”, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 60-vjeçar.
  • Nisin procedim penal ndaj shtetasit K. A., 26 vjeç, banues në fshatin Toshkëz, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 38-vjeçar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Fluks udhëtarësh në pikën kufitare të Kakavijës! 112.000 udhëtarë në 10 ditët e para të gushtit

Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën kufitare Kakavijë janë përpunuar rreth 12.400 shtetas dhe mbi 4.100 mjete.Nga këta, afërsisht 8.000 kanë hyrë në Shqipëri dhe rreth 4.400 kanë dalë, ndërsa në hyrje janë regjistruar rreth 2.600 mjete dhe në dalje 1.500.

Nga 1 deri më 10 gusht 2025, totali i kalimeve ka arritur mbi 112.000 shtetas dhe rreth 37.500 mjete, me një fluks rreth 20% më të lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Dy aksidente të njëpasnjëshme në Fier, 5 të pl*gosur

Dy aksidente kanë ndodhur pasditen e djeshme në Fier, me pasojë plagosjen e 5 personave. Aksidenti i parë ka ndodhur në fshatin Varibop njësia administrative Cakran në aksin e autostradës Levan – Tepelenë. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku si pasojë janë plagosur lehë dy shtetas .

Ata janë dërguar në urgjencën e spitalit rajonal Fier ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas kanë lënë spitalin, pohuan burime policore dhe nga bluzat e bardha të spitalit Fier.Aksidenti i dytë ka ndodhur në aksin e vjetër Levan- Mifol, në vendin e quajtur Ferras. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor. Tre të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore. Në vendngjarje policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.