GJKKO publikon vendimet për masat e sigurisë ndaj 14 të ndaluarve gjatë operacionit “Ura”

Gjykata e Posacme e Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar përmes një komunikate ka zbardhur vendimin e marrë sot ndaj 14 të ndaluarve në kuadër të operacionit “Ura”, ku 11 prej tyre mbetën me masën “arrest me burg” dhe 3 të tjerë u liruan duke iu ndryshuar masa “Detyrim paraqitje”.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Orges Ali Molla, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”  kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal,  “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Musa Ismail Korça, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Rando Skënder Aliu, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Sokol Isteri alias Tatani, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ligor Sotir Çombashi, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Altin Mhill Pjetri, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ‘’Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ervin Zija Zeqiri, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Gëzim Lulëzim Thartori, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Alfred Besim Hysa, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Genti Gani Nderjaku alias Ekil Nderjaku, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Trafikimi i narkotikëve’’, kryer në formën e veçantë bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Altin Xhavit Morina, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në zbatim të nenit 248, pika 2 dhe 260 të K.Pr.Penale, zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Armand Luftar Tragaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (kryer në katër episode), parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal (sipas ligjit penal favorizues, para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021).

Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Armand Luftar Tragaj.

Në referim të nenit 234, pika 2 të K.Pr.Penale urdhërohet personi nën hetim Armand Luftar Tragaj të paraqitet pranë oficerëve të policisë gjyqësore  që do të përcaktohen nga Prokurori, të hënën e parë të çdo muaji, ora 10.00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim Armand Luftar Tragaj, nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.

Në zbatim të nenit 248, pika 2 dhe 260 të K.Pr.Penale, zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Bexhet Muhamerr Mema, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga   neni 245/1,paragrafi 4, i Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Bexhet Muhamerr Mema.

Në referim të nenit 234, pika 2 të K.Pr.Penale urdhërohet personi nën hetim Bexhet Muhamerr Mema të paraqitet pranë oficerëve të policisë gjyqësore  që do të përcaktohen nga Prokurori, të hënën e parë të çdo muaji, ora 10.00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim Bexhet Muhamerr Mema, nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.

Në zbatim të nenit 248, pika 2 dhe 260 të K.Pr.Penale, zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ervis Behxhet Deti, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, neni 245/1, paragrafi 4 i Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Ervis Behxhet Deti.

Në referim të nenit 234, pika 2 të K.Pr.Penale urdhërohet personi nën hetim Ervis Behxhet Deti të paraqitet pranë oficerëve të policisë gjyqësore  që do të përcaktohen nga Prokurori, të hënën e parë të çdo muaji, ora 10.00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim Ervis Behxhet Deti, nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.

Ngarkohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

Gjykata pezullon vendimin e Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve ndërkombëtarë ne Harvard

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë.Vendimi erdhi disa orë pasi institucioni prestigjioz paraqiti një padi kundër këtij veprimi, duke e cilësuar atë si një “hakmarrje politike”.

Gjykatësja e Qarkut, Allison Burroughs, e emëruar nga ish-presidenti Barack Obama, vendosi që Harvard do të pësonte dëme “të menjëhershme dhe të pariparueshme” nëse masa e qeverisë do të hynte në fuqi pa një shqyrtim të plotë ligjor. Sipas gjykatëses, revokimi i certifikimit për programin e studentëve ndërkombëtarë shkel ligjin dhe të drejtat kushtetuese të universitetit.

Në padinë e dorëzuar, Harvard akuzon administratën se po ndëshkon universitetin për qëndrimin e tij të pavarur dhe refuzimin për të zbatuar kërkesat ideologjike të qeverisë. Këto përfshijnë dorëzimin e të dhënave disiplinore të studentëve dhe ndërprerjen e iniciativave për barazi dhe përfshirje.

“Ky është një veprim hakmarrës ndaj të drejtës së Harvardit për të mbrojtur pavarësinë akademike dhe lirinë e shprehjes,” thuhet në dokumentet e paraqitura në gjykatë.

Konferenca e parë mbi këtë çështje do të zhvillohet të martën në mënyrë virtuale, ndërsa të enjten pritet që gjykata të dëgjojë argumentet për lëshimin e një urdhri paraprak, i cili do të bllokonte përfundimisht vendimin e administratës derisa të merret një vendim zyrtar.

Revokimi nga ana e administratës Trump e të drejtës së Harvardit për të pranuar studentë të huaj do të kishte pasoja serioze, duke detyruar qindra studentë ndërkombëtarë të largohen nga SHBA ose të humbasin statusin e tyre ligjor.

𝐊𝐒𝐇𝐙 certifikon rezultatin e zgjedhjeve ne FIER , VLORE,GJIROKASTER , LEZHE

𝐊𝐒𝐇𝐙 𝐦𝐢𝐫𝐚𝐭𝐨𝐧 𝐓𝐚𝐛𝐞𝐥𝐚𝐭 𝐏𝐞̈𝐫𝐦𝐛𝐥𝐞𝐝𝐡𝐞̈𝐬𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐑𝐞𝐳𝐮𝐥𝐭𝐚𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐪𝐚𝐫𝐪𝐞𝐭 𝐕𝐥𝐨𝐫𝐞̈, 𝐅𝐢𝐞𝐫, 𝐋𝐞𝐳𝐡𝐞̈, 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐞̈𝐫

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publike miratoi Tabelat Përmbledhëse të Rezultateve për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputet në katër zona zgjedhore, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.
Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Vlorë

  1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 26.162 vota
  2. Lëvizja Bashkë ka marrë 1.327 vota
  3. Lëvizja Atdheu ka marrë 112 vota
  4. Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 742 vota
  5. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 64.560 vota
  6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 6.267 vota
  7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 333 vota
  8. Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 109 vota
  9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 353 vota
  10. Partia Mundësia ka marrë 5.354 vota
  11. Partia Socialdemokrate ka marrë 1.497 vota

Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Fier

  1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 42.693 vota
  2. Lëvizja Bashkë ka marrë 2.131 vota
  3. Lëvizja Atdheu ka marrë 224 vota
  4. Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 1.224 vota
  5. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 116.736 vota
  6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 9.210 vota
  7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 569 vota
  8. Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 69 vota
  9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 1.428 vota
  10. Partia Mundësia ka marrë 4.617 vota
  11. Partia Socialdemokrate ka marrë 2.516 vota

Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Lezhë

  1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 33.623 vota
  2. Lëvizja Bashkë ka marrë 429 vota
  3. Lëvizja Atdheu ka marrë 71 vota
  4. Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 1.779 vota
  5. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 33.552 vota
  6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 4.775 vota
  7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 79 vota
  8. Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 15 vota
  9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 92 vota
  10. Partia Mundësia ka marrë 937 vota
  11. Partia Socialdemokrate ka marrë 2.104 vota

Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Gjirokastër

  1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 12.499 vota
  2. Lëvizja Bashkë ka marrë 628 vota
  3. Lëvizja Atdheu ka marrë 48 vota
  4. Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 212 vota
  5. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 29.685 vota
  6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 1.669 vota
  7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 82 vota
  8. Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 37 vota
  9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 202 vota
  10. Partia Mundësia ka marrë 683 vota
  11. Partia Socialdemokrate ka marrë 418 vota

BE “mbyll dyert” për rreth 7,900 shqiptarë/ Rreth 15 mijë morën urdhër largimi, por mbi gjysma u kthyen

Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, rreth 15 mijë shqiptarë u urdhëruan të largoheshin nga një vend i BE-së, ndërsa mbi 7,800 persona janë kthyer pas një urdhri për t’u larguar në një nga vendet e Bashkimit Europian ku ishin vendosur, referuar shifrave të vitit 2024.

Në vitin 2024, rreth 123 mijë shtetasve të vendeve të treta iu refuzua hyrja në territorin e BE-së në një nga kufijtë e saj të jashtëm, një rritje e vogël prej 0.3% krahasuar me vitin 2023. 

Ndërkohë, rreth 918 mijë persona u gjetën të ishin të pranishëm ilegalisht në një vend të BE-së, duke përfaqësuar një rënie prej 27.4% krahasuar me 1.27 milion në vitin e kaluar.

Numri i shtetasve të vendeve të treta të cilëve u është lëshuar një urdhër për t’u larguar nga një vend i BE-së ishte mbi 450 mijë, një rënie prej 7.3% krahasuar me vitin 2023.

Pas një urdhri për t’u larguar, rreth 110 mijë shtetas të vendeve të treta u kthyen në një vend të tretë, një rritje prej 19.3%.

Sipas shifrave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, në mesin e shtetasve që nuk janë pjesë e BE-së të kthyer nga territori i një vendi të BE-së në këtë periudhë, Gjeorgjianët me 11,585 kryesuan listën e shtetasve të vendeve të treta të kthyer, të ndjekur nga turqit me 7,910 dhe shqiptarët me një numër prej 7,895.

Në total, shiptarët e kthyer nga territori i një vendi të BE-së dhe një vendi jo të BE-së vlerësohet në rreth 8 mijë. Krahasuar me vitin 2023, duket se numri i shqiptarëve të kthyer ka qenë më i ulët një vit më parë.

Sipas Eurostat, kthimet më të mëdha të shtetasve shqiptarë në vitin 2024 janë bërë nga Greqia, Franca, Gjemania, Italia dhe Hungaria.

Përplasi të miturën me makine dhe u largua nga vendngjarja, shpallet në kërkim 27-vjeçarja në Vlorë

Prokuroria e Vlorës ka shpallur në kërkim një 27-vjeçare, e dyshuar për përfshirje në një aksident rrugor.

Sipas burimeve të policisë, ajo dyshohet se ka goditur me automjetin e saj një vajzë 15-vjeçare, e cila po udhëtonte me biçikletë, duke i shkaktuar lëndime të lehta. Pas ngjarjes, e reja nuk ka qëndruar në vendin e aksidentit, por është larguar.

Sipas njoftimit zyrtar, “Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Vlorë dhe Sarandë kanë referuar çështjen në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasen E. B., 27 vjeçe, banuese në Vlorë. Ajo dyshohet se më datë 19 maj 2025 është përfshirë në një aksident, ku është dëmtuar një vajzë e mitur. Pas përplasjes, drejtuesja e mjetit është larguar nga vendngjarja. Vijojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.”

 Berisha tregon kur do të largohet nga politika

Kreu i PD Sali Berisha, i pyetur nga gazetari Osman Stafa se kur do t’i mbarojë “mandati i misionarit”, ka deklaruar se do të largohet vetëm kur të arrijë që shqiptarët të votojnë të lirë. 

Sipas tij kjo arrihet vetëm nëse qytetarët do të shpëtojnë nga narko-shteti, ndërsa shton se beteja e vërtetë nis tashmë pas farsës elektorale të 11 majit. 

“Po të marrësh të gjithë betejën time, e kam bërë për shqiptarët. Betejën në PD e bëra që të votojnë demokratët dhe mos ua kontrollojë kush kryetarin. Betejën po e bëj që shqiptarët të kenë zgjedhje të drejta.
Misioni im mbaron ditën kur shqiptarët do të votojnë të lirë. Me këtë narko-shtet shqiptarët kurrë nuk do të mund të votojnë të lirë pa i çliruar prej tij. Lufta e vërtetë nis pas farsës së zgjedhjeve”, tha ai.

Pamjet e operacionit “Enigma”, 7 te arrestuar

Durrës

Pamje nga zhvillimi i operacionit me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i koduar “Enigma”, gjatë të cilit u vunë në pranga 7 shtetas, 3 prej tyre të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Gjatë operacionit u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta, 3 prej tyre me fishekë në fole gati për qitje, shuma parash dhe sende që do t’i shërbejnë hetimit.

Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike në Facebook

Një ditë përpara se shqiptarët t’u drejtoheshin kutive të votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nxorri një urdhër të prerë për partitë politike: ‘ndaloni fushatën’.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale,” shkroi KQZ në një postim në Facebook më 10 maj. “Subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale gjatë heshtjes zgjedhore, në asnjë formë”, shtoi deklarata.

Megjithatë, urdhri i komisionerit u shpërfill gjerësisht në hapësirën digjitale.Sipas të dhënave nga Libraria e Reklamave Politike të kompanisë “Meta” – pronare e platformave Facebook dhe Instagram, dhjetëra kandidatë për deputetë dhe Partia Demokratike në opozitë, sponsorizuan reklama gjatë ditës së zgjedhjeve.

Thyerja e heshtjes zgjedhore ishte vetëm një nga qindra shkeljet të evidentuara nga BIRN të Kodit për Fushatën Digjitale – një mekanizëm vetërregullues i nënshkuar nga partitë kryesore pjesëmarrëse në garën elektorale, përfshirë shpërndarja e materialeve dezinformuese të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe përdorimin e profileve false me origjinë nga vende aziatike për të gjeneruar amplifikim të postimeve në media sociale.

Partia Socialiste në pushtet siguroi një fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke marrë 83 nga 140 deputetë në legjislaturën e ardhshme parlamentare. Rrjetet sociale – në mënyrë të veçantë Facebook dhe Instagram, luajtën një rol protagonist në fushatën zgjedhore dhe u përdorën gjerësisht nga partitë dhe kandidatët për të transmetuar ofertat e tyre politike.

Shkelja e heshtjes zgjedhore 

Sipas Kodit Zgjedhor, dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Kodi dikton se në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera të subjekteve zgjedhore. Subjektet zgjedhore që thyejnë heshtjen sanksionohen me gjobë 500 mijë lekë.

Por kërcënimi i sanksioneve duket se nuk i ka trembur kandidatët dhe as partitë politike.Sipas të dhënave të Librarisë së Reklamave, 77 kandidatë për deputetë dhe Partia Demorkatike, transmetuan 344 reklama politike gjatë ditës së zgjedhjeve, duke shpenzuar vetëm më 11 maj të paktën 5,553 dollarë.

Vetëm Partia Demokratike, e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, shpenzoi 3638 dollarë për 17 reklama politike në Facebok dhe Instagram gjatë ditës së zgjedhjeve parlamentare.

Shumica e kandidatëve për deputetë që e shkelën heshtjen zgjedhore i përkasin Koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore të udhëhequr nga Partia Demokratike (40%), ndjekur nga Partia Socialiste (36%) dhe Partia Koalicioni Euro-Atlantik (13%).

Në total, gjatë gjysmës së dytë të fushatës zgjedhore, përfshirë ditën e zgjedhjeve, kandidatët dhe partitë politike shpenzuan më shumë se 193 mijë dollarë për reklama politike në Facebook dhe Instagram, nga të cilat 80,098 dollarë u shpenzuan nga koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike dhe kandidatët e tij për deputetë.

Në të njëjtën periudhë të fushatës, kandidati me shpenzimet më të larta për reklama në platformat e META-s ishte Agron Shehaj, kreu i Partisë Mundësia, i cili shpenzoi rreth 17,842 dollarë. Pas tij renditej Belind Këlliçi nga Partia Demokratike me një shpenzim prej 7,844 dollarësh për reklama politike.

Përdorimi joetik i Inteligjencës Artificiale

Nëpërmjet nënshkrimit të Kodit për Fushatën Digjitale, partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet 11 majit u angazhuan për përdorimin etik dhe transparent të teknologjisë në fushatë, duke përfshirë edhe Inteligjencën Artificiale, si dhe të mos shpërndajnë përmbajtje keqinformuese.

Megjithatë, të dhënat e mbledhura nga BIRN nëpërmjet monitorimit të mediave sociale të kandidatëve për deputetë, tregojnë që angazhimet e marra nuk u respektuan. Në mënyrë të veçantë, kandidatët përdorën gjerësisht materiale të prodhurara me Inteligjencë Artificiale për të sulmuar rivalët politikë gjatë fushatës.

Vetëm gjatë gjysmës së dytë të fushatës, BIRN regjistroi 171 shkelje të Kodit nga kandidatë dhe parti politike nga i gjithë spektri politik.

Shumica e shkeljeve të regjistruara vinin nga Partia Socialiste në pushtet, duke përbërë 72% të rasteve. Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i udhëhequr nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike ishte përgjegjës për 19% të shkeljeve, ndërsa koalicioni ‘Nisma – Shqipëria Bëhet‘, i udhëhequr nga Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, përbënte 5%.

Shkeljet e regjistruara nga Partia Socialiste shënuan një rritje në fazën e dytë të fushatës, ndërsa afrohej dita e zgjedhjeve, krahasuar me dy javët e para të monitorimit.

Fushata nga ‘Palët e Treta’

Gjatë fushatës zgjedhore, përveç partive politike, në rrjetet sociale bënë propagandë elektorale edhe palë të treta – profile kryesisht anonime, të cilat edhe pse nuk janë të lidhura formalisht me një parti politike apo kandidat, mbështesin subjekte zgjedhore të caktuara ose sulmojnë rivalët e tyre.

Monitorimi i mediave sociale zbuloi se të paktën 19 faqe Facebook-u ose profile Instagrami operuan si ‘palë të treta’ gjatë gjysmës së dytë të fushatës zgjedhore, duke shpërndarë postime dhe reklama në favor të disa subjekteve politike.

Më aktivja mes tyre ishte një profil i titulluar ‘Team Edi Rama,” me faqe në Facebook, Instagram dhe TitkTok, i cili bëri një fushatë reklamash në mbështetje të Partisë Socialiste.

Vetëm në Facebook, kjo faqe e themeluar më 19 mars – në prag të hapjes së fushatës elektorale, arriti të siguronte më shumë se 4.6 milionë shikime në videot e saj deri më 11 maj. Një pjesë e reklamave të kësaj faqe u publikuan pa shënim shpjegues për financuesin (disclaimer), ndërsa pjesa tjetër përmbanin një adresë email të Partisë Socialiste.

Një tjetër problematikë e konstatuar gjatë fushatës, ishte dhe përdorimi i bot-eve – profileve false për të amplifikuar në mënyrë joautentike përmbajtjen në Facebook. Vetëm gjatë intervistës së fundit të kryeministrit Edi Rama, qindra profile nga preardhje nga vendet aziatike, kryesisht nga Vietnami, u angazhuan duke postuar komente identike në faqen e tij në Facebook.