Rriten çmimet e energjisë në Bursën Shqiptare

Gjatë periudhës janar–korrik 2025, në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX) janë tregtuar rreth 986 mijë MWh energji, me një vlerë totale transaksionesh prej 116 milionë eurosh.

Sipas të dhënave të Tregut të Ditës së Avancë, çmimi mesatar i energjisë është regjistruar në 120 euro/MWh, duke shënuar një rritje prej rreth 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Në të njëjtën kohë është vërejtur edhe një rritje e lehtë e volumit të tregtimit në krahasim me një vit më parë.

Ndërkohë, ALPEX ka raportuar edhe për Tregun e Ankandeve Brenda së Njëjtës Ditë, i cili u lançua në dhjetor 2024. Gjatë 7-mujorit të parë të këtij viti në këtë segment janë tregtuar 8140 MWh, me një çmim klerues mesatar prej 154 euro/MWh.

Vetë operatori e ka vlerësuar këtë mekanizëm si një hap të rëndësishëm për forcimin e tregut rajonal dhe për integrimin ndërkufitar, duke e përafruar Shqipërinë dhe Kosovën me standardet e Bashkimit Evropian.

ALPEX menaxhon tregun e organizuar me shumicë të energjisë elektrike për zonat e ofertimit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kapet me 181 km/h në Levan–Tepelenë, Policia paralajmëron shoferët

Një shofer është konstatuar nga radari i Policisë duke lëvizur me 181 km/h në aksin nacional Levan–Tepelenë, ku kufiri maksimal i lejuar është vetëm 80 km/h.

Policia e Shtetit bën apel për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, duke theksuar se “tejkalimi i shpejtësisë nuk është guxim, por një rrezik fatal për jetën e drejtuesit të mjetit dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës”.

Materialet i janë referuar autoriteteve për masat administrative dhe penale përkatëse ndaj shoferit.

Treni me 106 udhëtarë ne Danimarke del nga shinat, 1 i vd*kur dhe 27 të pl*gosur

Një aksident hekurudhor ndodhi mesnatën e sotme në Danimarkë midis qyteteve Tinglev dhe Kliplev, në Jutlandin jugor, pranë kufirit gjerman, ku një tren me 106 udhëtarë doli nga shinat.

Për pasojë humbi jetën një person ndërsa të dy të tjerë janë në gjendje të rëndë për jetën.

Sic njofton BBC, policia tha se nga aksidenti vdiq një grua 60-vjeç dhe u plagosën  27 të tjerë.

Në një përditësim pak pas mesnatës, policia tha se një vinç u përdor në vendngjarje për të ngritur disa nga vagonët e dëmtuar për t’u siguruar që asnjë pasagjer tjetër të mos ishte lënduar.

Nga pesë të plagosurit rëndë, dy janë shtruar në spital në gjendje kritike. Policia tha se gjithsej 106 persona u përfshinë në aksident.

Pasagjerët në bord ishin disa nxënës që udhëtonin nga një shkollë në Sønderborg aty pranë, terminali i trenit, të cilët mbetën të padëmtuar.

“Mendimet e mia janë me të afërmit, shumë të plagosur dhe të gjithë ata që janë prekur aktualisht nga aksidenti”, tha kryeministrja daneze Mette Frederiksen në një deklaratë për transmetuesin publik Dr. “Shpresoj që të gjithë të marrin ndihmën dhe mbështetjen më të mirë të mundshme”. Operatori kombëtar hekurudhor DSB tha se kishte pezulluar shërbimet përgjatë linjës deri në njoftim të mëtejshëm.

Agjencia kombëtare hekurudhore Banedanmark raportoi në X se përplasja ndodhi në një kalim hekurudhor. Të paktën dy vagonë të trenit dolën nga shinat, sipas mediave lokale.

41-vjeçari g*det me th*kë bashkëjetuesen, prangoset nga policia

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një burrë plagosi me mjet prerës (thikë) për motive të dobëta bashkëjetuesen e tij. Ai është kapur dhe vënë në pranga. Agresori është 41-vjeç dhe i është sekuestruar thika me të cilën kreu krimin.

Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besim Alla”, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar shtetasin: F. C., 41 vjeç.41-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, në banesë, në rrugën “Besim Alla” ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Fier – Perndiqte nje vajze prej 4 muajsh,arrestohet 20-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhunës dhe përndjekjes, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • E. B., 20 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas dyshohet se prej rreth 4 muajsh, ka përndjekur një 17-vjeçare, duke i shkaktuar asaj gjendje ankthi dhe pasigurie.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Fier-Arrestime dhe procedime penale gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. T., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur 15 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën disa doza me lëndë narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-V. H., 35 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas rus 34 vjeç;
-G. S., 26 vjeç dhe E. B., 32 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njeri-tjetrin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Rreth 1.3 milionë aplikime për shërbime elektronike

Platforma qeveritare e-Albania po njeh një rritje të vazhdueshme, si në numrin e përdoruesve, ashtu edhe në shërbimet që ofron për qytetarët. Gjatë muajit korrik janë regjistruar rreth 1.3 milionë aplikime për shërbime  elektronike, duke shënuar një rritje krahasuar me muajin paraardhës.

Edhe përdorimi i shërbimeve elektronike është rritur ndjeshëm, duke arritur në afro 2.1 milionë. Ndërkohë, faqja zyrtare e platformës ka regjistruar mbi 15.6 milionë vizita dhe janë kryer thuajse 37 milionë transaksione, një shifër që dëshmon për përmasat gjithnjë në zgjerim të përdorimit të kësaj platforme nga qytetarët.

Numri i përdoruesve të rinj gjatë këtij muaji ka arritur në rreth 23 mijë, duke përfaqësuar një rritje të konsiderueshme krahasuar me muajt e mëparshëm të vitit. Aktualisht, platforma përdoret rregullisht nga rreth 344 mijë persona përmes celularit, çka tregon se shërbimet online po fitojnë gjithmonë e më shumë popullaritet.

Megjithatë, gjatë muajit korrik është vërejtur një rënie në numrin e dokumenteve të gjeneruara me vulë elektronike, të cilat kanë arritur në rreth 896 mijë. Dokumentet më të kërkuara këtë muaj kanë qenë certifikatat personale dhe familjare, si edhe vërtetimi për pagesën e kontributeve për individin.

Nga ana tjetër, qytetarët kanë përdorur më shpesh shërbimet me pagesë, ku më të kërkuarat rezultojnë të kenë qenë pagesa e taksës vjetore për mjetet e përdorura dhe për mjetet e luksit, aplikimi për certifikatën e projektit të fiskalizimit, si edhe aplikimet për pasaportë dhe kartë identiteti. Gjatë muajit, një numër i madh aplikimesh është bërë për kontributet e sigurimeve shoqërore, për vërtetimet e pagës, si dhe për depozitimin e pasqyrave financiare dhe raporteve të auditimit.

SCAN

Trump: Si Putin ashtu edhe Zelensky duan që unë të jem në takimin e ardhshëm për paqen

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se si Presidenti rus Vladimir Putin, ashtu edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, kanë kërkuar që ai të marrë pjesë në një takim të mundshëm mes tyre për të diskutuar rrugën drejt përfundimit të luftës në Ukrainë.

“Të dy duan që unë të jem aty,” tha Trump në një intervistë për Fox News me Sean Hannity. “Të dy duan që unë të jem aty, dhe unë do të jem.”

I pyetur nëse beson se paqja mund të arrihet në një afat të shkurtër, Trump u shpreh optimist: “Mjaft e shkurtër, po.”

Megjithatë, ai pranoi se kishte gabuar kur kishte menduar se konflikti do të ishte më i lehti për t’u zgjidhur. “Mendova se kjo do të ishte më e lehta nga të gjitha, por doli të ishte më e vështira,” tha ish-presidenti amerikan, duke iu referuar premtimit të tij elektoral për ta përfunduar luftën brenda 24 orëve nga rikthimi në pushtet.