Shtëpia e barit në fshatin Vadhizë, Prokuroria e Fierit nis hetimet për katër vepra penale ndaj pronarit dhe specialistit teknik të OSHEE

Shtëpia e barit në fshatin Vadhizë, Prokuroria e Fierit nis hetimet për katër vepra penale ndaj pronarit dhe specialistit teknik të OSHEE

Prokuroria pranë Shkallës së Parë e Juridiksionit tëPërgjithshëm Fier nis hetimet për veprat penale “Prodhimi dheshitja e lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” tëparashikuara nga nenet 283/1, 284/1 dhe 137/1 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit I.G. dhe “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në ngarkim tështetasit R.M.

Ky procedim ka filluar mbi bazën e njoftimit të marrë në datë25.05.2025, lidhur me ndalimin e shtetasit P.G. në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nëautomjetin që ky shtetas drejtonte, është konstatuar një sasilënde bimore e dyshuar si lëndë narkotike e llojit cannabis sativa. Nga policia gjyqësore është ushtruar kontroll nëbanesën e këtij shtetasi, e ndodhur në fshatin Vadhizë, Bashkia Fier, gjatë së cilit është konstatuar përshtatja e ambienteve të shtëpisë në një shtëpi bari, ku njëkohësishtbanonte edhe familja.

Gjatë këqyrjes së banesës janë gjetur bimë narkotike tëkultivuara për të cilat ishte vendosur sistem ngrohje, aspirimidhe ventilimi, fidanë të bimëve narkotike, një sasi lëndenarkotike, si edhe fara të dyshuara të bimëve narkotike. Gjithashtu, është konstatuar lidhja e paligjshme e energjisëelektrike duke u ndërhyrë për të siguruar që të mos matejenergjia që përdorej për rritjen e bimëve.

Policia gjyqësore ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasitI.G. dhe të specialistit teknik të terrenit të OSHEE-së qëmbulon zonën, R.M.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që kryejnë vepra penale në fushën e narkotikëve, si dhe që gjatë ushtrimit të detyrës kryejnë veprime në kundërshtim me ligjin.

30 Maj, afati i fundit për fermerët per naften falas

Fermerët në të gjithë vendin do të kenë afat për të aplikuar për fonde në bujqësi deri më datën 30 maj dhe më pas do të kalojnë në filtrin e verifikimit të aplikimeve dhe përzgjedhjen e tyre.

Aplikimet e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi janë hapur më 14 Prill dhe sipas të dhënave të AZHBR deri më 28 Maj, regjistrohen mbi 66 mijë aplikime, ku interes me të lartë ka patur për mbështetjen me naftë me mbi 50 mijë aplikime nga ana e fermerëve.

Sa i takon shpërndarjes gjeografike, edhe këtë vit nuk ka pasur surpriza pasi numri më i lartë i aplikimeve është në qarqet ku bujqësia dhe blegtoria është më e zhvilluar, si Fier, Korçë, Berat dhe Elbasan.

Fondet e vëna në dispozicion për fermerët nga ana tjetër kanë rritur ndjeshëm edhe formalizmin në bujqësi, pasi kushti kryesor për të përfituar është pasja e një nipti aktiv. Si rezultat, këtë vit janë mbi 5,200 fermerë të cilët janë pajisur rishtazi me një nipt në tatime.

Mbështetje do të jepet për bujqësinë, kryesisht për kultivimin e perimeve, frutave, bimëve aromatiko-mjekësore si dhe fermat organike,  blegtorinë, dhe bletarinë.  Ndër kriteret kryesor është toka në pronësi apo përdorim si dhe mospasja e detyrimeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Këtë vit, fermerët do të përfitojnë pagesa cash për naftën që përdorin për punime të mekanizuara në bujqësi.

Fondi është 3.2 miliardë lekë dhe do ti jepet më shumë prioritet në financim shoqërive të bashkëpunimit bujqësor, të cilat nuk do të kenë kufizim në financim.

Mbi 67 mijë fermerë në të gjithë vendin kanë përfituar fonde nga Skema e Subvencioneve në bujqësi përgjatë vitit 2024. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, tregojnë se janë disbursuar fondet konkretisht për 67,132 përfitues në total,  nga të cilët 14,937 përfitues nga skema kombëtare si dhe 52,195 nga skema e subvencionimit me naftë për bujqësinë.

Elon Musk largohet nga administrata e Trump – Cila është arsyeja e largimit të tij të papritur nga qeveria amerikane?!

Ekzekutivi miliarder i Teslës, Elon Musk, po largohet nga administrata Trump pasi udhëhoqi një fushatë të trazuar, gjatë së cilës ai përmbysi disa agjenci federale, por në fund dështoi të ofronte kursimet gjenerative që kishte kërkuar.

“Largimi i tij nga qeveria do të fillojë sonte”, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi kështu largimin e Musk nga qeveria. Musk më herët përdori platformën e tij të mediave sociale X për të falënderuar Presidentin Donald Trump ndërsa koha e tij si një punonjës i posaçëm qeveritar me Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë po i afrohej fundit.

Largimi i tij ishte i shpejtë dhe i thjeshtë. Ai nuk pati një bisedë zyrtare me Trump para se të njoftonte largimin e tij, sipas një burimi me njohuri për çështjen, i cili shtoi se largimi i tij u vendos “në një nivel të lartë stafi”.

Ndërsa rrethanat e sakta të largimit të tij nuk ishin menjëherë të qarta, ai u largua një ditë pasi kritikoi projektligjin e taksave të Trump, duke e quajtur atë shumë të shtrenjtë dhe një masë që do të dëmtonte punën e tij me Shërbimin DOGE të SHBA-së.

Disa zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë u irrituan veçanërisht nga këto komente dhe Shtëpia e Bardhë u detyrua të telefononte senatorët republikanë për të përsëritur mbështetjen e Trump për paketën. Ndërsa Musk mbetet i afërt me presidentin, largimi i tij vjen pas një rënieje graduale, por të qëndrueshme në pozicion.

Pas inaugurimit të Trump, miliarderi u shfaq shpejt si një forcë e fuqishme në orbitën e Trump: shumë i dukshëm, i zhurmshëm dhe shumë larg nga normat tradicionale.

Ervin Salianji kërkon lirinë me kusht

Ervin Salianji i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Fierit, ku kërkon lirinë me kusht, pasi ka kryer 2/3 e dënimit.Salianji ndodhet prej 27 shtatorit të vitit të kaluar në burgun e Fierit, pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke e dënuar me 1 vit burgim . Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë.Ish-deputeti demokrat e konsideron veten si një të dënuar politik dhe ka paralajmëruar se çështjen do e ndjekë deri në Strasburg.

“200 mijë euro për ‘k*kën’ e Talo Çelës”/ Dëshmon i penduari i drejtësisë

Në shqyrtimin e dosjes “Plumbi i artë” Gjykata e Posaçme nisi të dëgjojë dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej.sipas SPAK, Alibej akuzohet për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, si edhe Emiliano Ramazani dhe Rigers Runaj.

Prokurorët: Na trego për njohjen tuaj me bashkëpunëtorët e tjerë të drejtësisë Nuredin Dumanin dhe Skerdi Tasin.Alibej: Nuredin Dumanin e kam njohur pasi kam dalë nga paraburgimi i Elbasanit, fillimi i 2020. Ditën që jam liruar, fola me Arjan Spahiun. Ai kishte një kontakt, Fati, fati. E njihja si Fat Katnari. Kam qenë përdorues i EncroChat dhe Skyecc. Arjani ishte në Belgjikë. Ka qenë një periudhë delikate për mua, për shkak të atentateve që na kishin ndodhur në familje. Arjani erdhi në Shqipëri.

Arjani më tha se bahej fjalë për Dumanin që kishte dashur të më takonte. Unë kisha hedhur fjalë, që për Talo Celën jepja 100 mijë euro për ta vrarë dhe për të ma sjellë të gjallë.

Do bëhej takimi me Nuredinin. Unë i dhashë një makinë Arjanit, ka qenë një Class i zi. Shkon e merr Nuredinin në Katund të ri. Ishte aksham. Vjen Nuredini. Unë dija gjithçka mbi Nuredinin. Kisha prova fakte foto, adresa. Vjen Nuredini, e takoj në pallatin ku jetoj, por 2 kate më poshtë. Mbaja kushërinjtë aty, se unë isha i ngujuar. Takimi zgjati 2 ore 48 minuta. E ka regjistruar gjithë bisedën. E dëgjova për gjithçka.

Makina perplas per vde*je te moshuarin ne FIER

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, automjeti me drejtues shtetasin E. D., 23 vjeç, banues në Fier, ka përplasur këmbësorin, shtetasin V. F., 82 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Ekspertët: Euro mund të zëvendësojë dollarin si monedhë rezervë globale

Euroja ka potencialin të zëvendësojë dollarin amerikan si monedhë rezervë globale, por “mungesa e unitetit brenda eurozonës” dhe thellësia e tregjeve amerikane të kapitalit, mbeten pengesa të mëdha drejt këtij qëllimi, thanë ekspertët për Anadolu.

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, tha në një deklaratë të kohëve të fundit se euro ka potencialin të jetë një alternativë ndaj dollarit, pasi euro mund të luajë një rol më të madh në një botë të formësuar nga proteksionizmi tregtar.

Jane Foley, drejtuese e strategjisë së këmbimit valutor në Rabobank, shprehet se deklarata e Lagarde ishte në përputhje me atë të kancelarit gjerman Friedrich Merz pas zgjedhjeve, kur ai bëri thirrje për fitimin e pavarësisë më të madhe nga SHBA-ja.

Mungesa e unitetit fiskal brenda eurozonës dhe thellësia e madhe e tregjeve të kapitalit në SHBA mbeten kufizime të rëndësishme për zëvendësimin e euros nga dollari amerikan si monedhë rezervë globale; megjithatë, kjo nuk do të thotë që euro dhe monedha të tjera si CNY, nuk do të dobësohen në krahasim me dollarin amerikan”, tha ajo.

“Vërejtjet e Lagarde se Eurozona do të shtyjë përpara që më shumë tregti të faturohet në euro është një hap i rëndësishëm në lehtësimin e varësisë nga dollari”, shtoi ajo.

Kyle Chapman, analist i tregjeve FX në Ballinger Group, deklaroi se euro ka “potencialin për t’u bërë një alternativë ndaj dollarit, por do të duhen bërë ndryshime”.

Chapman tha se preferenca e përgjithshme ndaj dollarit është sepse “SHBA-të janë një entitet më koheziv me një treg të vetëm dhe thellësisht likuid të borxhit, ndërsa eurozona është e fragmentuar dhe e përbërë nga dhjetëra emetues, të gjithë me politikat e tyre dhe disa më të besueshëm se të tjerët”.

Tregu gjerman i obligacioneve është shumë i vogël për të rivalizuar me obligacionet e thesarit, dhe vendet e tjera evropiane nuk janë aq të sigurta”, vuri në dukje ai.

Që euro të bëhet një alternativë e vërtetë e dollarit, do të kërkonte, për shembull, më shumë huamarrje të përbashkët dhe emetim borxhi në nivel BE-je, tregje kapitali më të integruara dhe më shumë faturime në euro”, shtoi ai./ AA.

Zjarr pas mesnatës në parkun e autobusëve në Lushnjë! Shkr*mbohen 4 prej tyre, ja dyshimet e para

Një zjarr ka rënë pas mesnatës në parkun e autobusëve në Lushnjë.Flakët kanë shkrumbuar totalisht katër autobusë, të cilët ndodheshin të parkuar aty.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Gafurr Muço” Lushnjë, në vendin e quajtur “ish-parku i autobusave”, dyshohet se në një autobus të parkuar ka rënë zjarr aksidentalisht e për pasojë janë përfshirë nga flakët edhe tre autobus të tjerë, në pronësi të shtetasve V. Z., B. M. dhe G. M.”, njofton policia.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.